Category: Showbiz

  • “Me kë do përshtateshe më mirë si çift?”/ Ja si i përgjigjet Romeo-Fationit: Me…

    “Me kë do përshtateshe më mirë si çift?”/ Ja si i përgjigjet Romeo-Fationit: Me…

    “Ose një çun si çift në lojë ose një gocë si të dashur”

    Mbrëmë pas spektaklit të “Big Brother VIP” dhe pas festës, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë nisur që të luajnë lojën me banane.

    Në një moment banori më i ri, Fation Kuqari pyet Romeo Veshaj se me kë e shikon veten si ‘çift në lojë apo në një lidhje’.

    Aktori i njohur vendosi që të zgjidhte një ‘çift në lojë’ dhe tha emrin e Elvisit.

    Pjesë nga biseda:

    Fationi: Kë shikon ti si çift që do të përshtateshe?

    Romeo: Që do përshtatesha?

    Fationi: Si çift ose në lojë ose të dashur, merre si të duash. Ose një çun si çift në lojë ose një gocë si të dashur

    Romeo: Elvisi

    Ndërkohë kujtojmë se Romeo i pyetur nga banorët nëse është beqar apo i lidhur, ai u përgjigj:

    “Kur të jem gati do ta them”.

  • Bëri kërcim sensual në oborrin e shtëpisë së BB VIP, kush është banorja më e re? (VIDEO)

    Bëri kërcim sensual në oborrin e shtëpisë së BB VIP, kush është banorja më e re? (VIDEO)

    “Po futem në “Big Brother” se dua tu jap një atmosferë të këndshme njerëzve”

    Banorja e pestë që hyri mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” është këngëtarja dhe tekstshkruesja, Ana Kabashi.

    Ajo u shfaq e veshur me të bardha dhe zgjodhi një hyrje plot emocion në oborrin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    E shoqëruar nga një prej balerinëve profesionistë të Top Channel, Arta i la të gjithë pa fjalë, ndërsa performanca po shikohej nga banorët. Ajo hyri në shtëpi ndërsa mbahej në krahë nga njëri prej banorëve, Elvisi.

    Ndërkohë në klipin e saj prezantues, këngëtarja shprehet se është futur në BB VIP që të japë një atmosferë të këndshme.

    https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d890f9f8-325c-44d2-9db6-d97896e20967

    “Unë jam Arta Kabashi, jam këngëtare. Gjithashtu edhe shkruaj muzikë. Kam filluar të këndoj që fëmijë, shkruaj këngë kur jam e mërzitur. Në këtë mënyrë mund të nxjerr emocionet edhe kush është Arta tamam e vërtetë.

    Po futem në “Big Brother” se dua tu jap një atmosferë të këndshme njerëzve. Të jap pak pozitivitet, pak këngë, të krijojmë atmosferë të këndshme prej Arta Kabashit.

    Ka edhe një arsye tjetër, është hera e parë që unë dhe Ana do të ndahemi. Ana tani nuk ka mundësi me hyrë brenda dhe të më japë ndonjë kritikë. Ka me më marrë malli shumë, mirëpo dua ta shijoj këtë atmosferë në BB VIP si eksperiencë e vetme për mua.

    Pikat e mia të forta sa i përket karakterit janë besnikëria, jam shumë e vendosur, mendoj që jam e qetë. Pikat e dobëta, jam e ndjeshme, prekëm shumë lehtë nëse nuk flasin me respekt”, shprehet këngëtarja në klipin e saj prezantues.

  • “Po hy si djalë beqar e po pres me dalë…”/ Zbuloni këngëtarin që u bë pjesë e BB VIP: Nuk dua të bëj strategji

    “Po hy si djalë beqar e po pres me dalë…”/ Zbuloni këngëtarin që u bë pjesë e BB VIP: Nuk dua të bëj strategji

    “Eksperiencë e re, sprovë e re, sfida të reja, ndoshta edhe një dashuri e re”

    Këngëtari i njohur i muzikës shqiptare, Bardhi, është banori i fundit që u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP 3” mbrëmjen e djeshme.

    Ai u prezantua duke kënduar një nga këngët e tij më të famshme, teksa banorët e pritën të gjithë së bashku në arenën e “Super Sport”.

    Bardhi kështu bëhet banori numër 24 i shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe është gati për këtë aventurë të re.

    https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ddc40802-16d3-4493-8678-8331e9588f42

  • “Vetëm kulturë që nuk ke”, degardon në ofendime debati Rike-Meri: I ka kap kriza e VIP-ave

    “Vetëm kulturë që nuk ke”, degardon në ofendime debati Rike-Meri: I ka kap kriza e VIP-ave

    Rike Roçi dhe Meri janë përfshirë në një debat të ashpër këtë mbrëmje në Big Brother VIP.

    Gjithçka nisi kur Rike vendosi të linte pa një biletë kthimi Merin dhe Ilnisën.

    Rike: Si Gazi dhe Juli e thanë me shakan mos hyrjen time, sa i përket mërit dhe Ilnisës ishin reale me atë që thanë, ilnisa sapo pati mundësinë të më vinte në lojë, por mendoj se nuk i ka aftësitë të më vejë në lojë, Meri e ka nisur BBV dy ditë para.

    Meri: Është goditje poshtë belit zonjë. Ne kur u futëm në lojë i lamë mbrapa ato që kishim jashtë, kemi ardhur të zgjidhmi m problemet jashtë? Pse duhet të penalizohem unë për një gjë që ka ndodhur në ashensor, ishim të hutuar, sjell Rikja problematikën e ashensorit në BBV. Këta i ka kap kriza e VIP-ave.

    Rike: Vetëm kulturë që nuk ke, unë jam në moshën e mamasë tënde, ti je 40 vjeç, sa jam 70 e. Nuk është kulturë, është e vërtetë. Nuk jam sa mamaja jote, jam shumë më e re, të ishe si mamaja ime do të ishe me shumë fat. Mund të ishe gjyshja.

    Meri: Nuk do të të lë fare të flasësh.

  • Fation Kuqari futet në Big Brother, Roza humb bastin dhe refuzon të fle me të

    Fation Kuqari futet në Big Brother, Roza humb bastin dhe refuzon të fle me të

    Romeo dhe Roza kishin vendosur një bast. Banori i parë që hynte sonte në Big Brother do të flinte me Rozën. Banori i ri që shkeli shtëpinë sot ishte Fation Kuqari, ish-konkurrent i Përputhen. Roza refuzoi që të fle me Fationin duke u shprehur se nuk e sheh të arsyeshme.

    Edhe Fationi gjithashtu tha se gjërat duhet të bëhen me dëshirë prandaj e mbështet vendimin e Rozës.

    Fationi: Basti vihet me dëshirë

    Ledioni: O Fation ti beqar je, Roza beqare është, ç’të keqe ka të flini me njëri-tjetrin

    Fationi: Kam frikë nga situata, nuk e përballoj dot

    Roza: Nuk ka asgjë të keqe, por nuk e shoh të arsyeshme fare

    Romeo: Pse e vure bastin moj

  • “Ti je njohur nga rrjetet sociale”/ Ori për Ledjonën: I ke bërë vetes autogol, sepse…

    “Ti je njohur nga rrjetet sociale”/ Ori për Ledjonën: I ke bërë vetes autogol, sepse…

    Komenti i Ledjonës është diskutuar mbrëmjen e sotme në spektaklin e madh të Big Brother VIP3, teksa opinionistja Ori Nebijaj ka dhënë mendimin e saj.

    Ori e ka konsideruar fjalinë e Ledjonës si një autogol.

    Ori: Ledjona nga puna e saj është njohur më shumë nga rrjetet social se sa nga TV. Nga ana tjetër nuk e kuptoj se si mund të vendosësh në pikëpyetje nëse ata janë apo jo VIP-a.

    Ledjona: Jo jo nuk e kam vënë në pikëpyetje

    Ori: E kë vënë në Dhomën e Rrëfimit dhe sërish i ke bërë vetes autogol sepse je dhe vetë aty brenda.

  • “Nuk njoh asnjë nga ju”/ Banorët i kthehen kundër Ledionës pas komentit: Ka VIP-a që nuk i njeh njeri

    “Nuk njoh asnjë nga ju”/ Banorët i kthehen kundër Ledionës pas komentit: Ka VIP-a që nuk i njeh njeri

    Një nga banerët e cila është shënjestruar nga bashkëjetuesit e saj brenda Big Brother VIP është Ledjona Xheladinaj.

    Shprehja e saj e thënë natën e parë në shtëpi se “nuk njeh asnjë nga banorët” ka shkaktuar debate të cilat janë pasur edhe në ditët në vijim.

    Ledjona: Ka VIP-a që i njeh gjithë Shqipëria dhe ka VIP-a që nuk i njeh askush.

    Meri: Në momentin që je një një program VIP-ash nuk mund të thuash kush je ti mi. Nuk bën sens. Njësoj si ta pyes edhe unë se kush është kjo.

    Romeo: Nëse nuk të njohim ne ty të njohin yjet shpirt.

  • Kush është këngëtari i njohur që konfirmoi sot hyrjen e tij në “BBV”?

    Kush është këngëtari i njohur që konfirmoi sot hyrjen e tij në “BBV”?

    Sardi Strugaj ka lënë dyshime se do të futet sonte në shtëpinë e “BBV”. Me anë të një statusi në llogarinë e tij zyrtare të Instagramit ai ka shkruar: Më uroni fat!

    Kush është këngëtari i njohur që konfirmoi sot hyrjen e

    Por aludimet i shton ende më shumë motra e tij që shkruan:

    Sardi iku, po nxitoj tha të çoj makinën në servis. Ai e çon makinën në servis vetëm kur do ikë jashtë ose brenda?!

  • Do të flejë Roza me Fatjonin? Moderatorja humbi bastin në BBV, ‘shpërthen’ banori i ri: Unë nuk jam…

    Do të flejë Roza me Fatjonin? Moderatorja humbi bastin në BBV, ‘shpërthen’ banori i ri: Unë nuk jam…

    Basti i vënë një ditë më parë në shtëpinë e Big Brother VIP ka vënë në siklet Rozën.

    Nëse humbiste bastin e vënë, nëse sonte do të hynin apo jo banorë të rinj, ajo do të flinte me djalin e parë që do të hynte.

    Fatjon: Unë shoh shumë ëndrra dhe kam frikë nga vetja,

    Romeo: Çuni i parë që hyn do të fle me atë që humbet bastin.

    Rike: I bie që Roza humbi bastin dhe fle me Fatjonin.

    Fatjon: Unë nuk jam objekt, jam njeri.

    Banorët: Pse e vure bastin?

  • Pritja nuk zgjati shumë! Fatjon Kuqari, hyrja e re brenda Big Brother VIP

    Pritja nuk zgjati shumë! Fatjon Kuqari, hyrja e re brenda Big Brother VIP

    Siç është paralajmëruar në nisje të programit, mbrëmjen e sotme do të ketë 6 hyrje të reja në shtëpi.

    I pari nga 6 personazhet që do të futet sot është Fatjon Kuqari.

    Ledioni: Kush të duket më i miri, më i forti?

    Fatjoni: Fatjon Kuqari.

    Ledioni: Kush nuk të pëlqen fare?

    Fatjoni: Ledion kanë kaluar vetëm 3 ditë, unë e kam parë vetëm si publik.