Category: Showbiz

  • ‘Do ngelesh e virgjër’, Bledi Mane thirrje Shqipes: Mos ki frikë të ndjesh

    ‘Do ngelesh e virgjër’, Bledi Mane thirrje Shqipes: Mos ki frikë të ndjesh

    Afrimiteti i Shqipes me Blerandon është komentuar shumë ditët e fundit e për këtë ka folur edhe opinionisti Bledi Mane. Ai është i bindur se Shqipja dhe Blerando kanë ndjenja për njëri-tjetrin. Gjatë spektaklit të së hënës, Bledi i bëri thirrje Shqipes të mos ketë frikë nga ndjenjat.

    “Nuk jemi zyra e gjendjes civile ku ftojmë njerëzit të martohen apo të fejohen. Ne shprehim ato opinionet tona mbi atë çfarë vëllai i madh na servir. Në rastin konkret është një videoklip mjaft i bukur i cili tregon momente edhe intime të sinqerta dhe ajo që është më kokëfortë, gjuha juaj e trupit tregon më së miri atë çfarë ju nuk e thoni me fjalë. Ju të dy për mua jeni mashtrues, por ditët e fundit ju keni qenë të sinqertë me lojën dhe veprimet tuaja. Poshtë atyre pantallonave ju jeni ndjerë mirë me njëri-tjetrin, jam e sigurt se edhe lëkura e këmbës suaj është prekur. Shqipe kur të kritikojmë ulëret kur të flasim për dashurinë na shan. Nëse vazhdon me këtë logjikë do vdesësh e virgjër dhe beqare. Erdhi dashuria në pragun tënd. Nuk po them merre për burrë atë djalë por tregohu e sinqertë me publikun sepse video është e sinqertë. Brenda asaj videoje kishte rezonanca dashurie dhe ne jemi të rritur janë me miliona që e shikojmë. Por ti je një njëri që ke frikë të ndjesh”, u shpreh Mane.

  • “Kush është më i famshme që provoi me ty?”/ Modelja e njohur: Një nga më të kërkuarit në botë…

    “Kush është më i famshme që provoi me ty?”/ Modelja e njohur: Një nga më të kërkuarit në botë…

    Sulejmani u është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve, por disa duke i lënë edhe enigmatike

    Modelja e njohur, Erjona Sulejmani, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, aty ku me ndjekësit e saj ndan foto e video provokuese dhe seksi.

    Së fundmi, ish-bashkëshortja e futbollistit të njohur, Blerim Xhemalji, ka bërë një bashkëbisedim virtual me fansat e saj të shumtë. Këta të fundit kanë qenë kuriozë që të dinë sa më shumë rreth Erjonës.

    Nga ana tjetër, Sulejmani u është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve, por disa duke i lënë edhe enigmatike.

    “Kush është më i famshmi që e provoi me ty?”, i shkruante dikush modeles.

    “Sa shumë ju pëlqen gosip? Një nga më të kërkuarit në botë, por nuk mund ta them emrin”, ishte përgjigja e bukuroshes brune, duke ruajtur të fshehtë identitetin e personazhit misterioz.

  • ‘Më lëshon gazra në fytyrë’, Edona akuza të forta ndaj Bucit (Video)

    ‘Më lëshon gazra në fytyrë’, Edona akuza të forta ndaj Bucit (Video)

    Edona James dhe Buci nuk i kanë patur marrëdhëniet e mira me njëri-tjetrin dhe së fundmi transgjinorja ka bërë dhe një deklaratë të papritur.

    “Unë jam hidhëruar sepse më ke liruar gazra derisa unë isha ulur dhe me fytyrë nga ti, kjo nuk është kulturë”, i tha Edona Bucit.

    Buci nga ana tjetër e mohoi një gjë të tillë.

    https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c11ca3d5-61a7-4dc8-93c6-fecbebe86c0e

  • ‘S’do flesh më kurrë’, situatë e papritur në BBVK, Santiana tërheq nga krahu Shqipen

    ‘S’do flesh më kurrë’, situatë e papritur në BBVK, Santiana tërheq nga krahu Shqipen

    Një situatë e tensionuar është krijuar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Shqipja ditën e sotme ka vendosur që t’i zgjojë ndryshe banorët e shtëpisë. Ajo ka marrë një tepsi e një lugë dhe ka zgjuar nga gjumi banorët.

    Santiana është bezdisur shumë nga ky veprim i Shqipes dhe e ka tërhequr nga krahu duke i thënë: Ti s’do flesh kurrë, se ti nga sot nuk ke për të pasur gjumë më. 100 herë na e ke prishur gjumin dhe s’të kemi thënë asgjë.

    https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/?utm_source=ig_embed&ig_rid=2f5fd06f-d2c6-44d4-8691-1068616541eb

  • ‘Ik o budallaqe’, e papritur në ‘BBVVK’, Santiana tërheq nga krahu Shqipen

    ‘Ik o budallaqe’, e papritur në ‘BBVVK’, Santiana tërheq nga krahu Shqipen

    Shqipja ditën e sotme ka vendosur që t’i zgjojë ndryshe banorët e shtëpisë. Ajo ka marrë një tepsi e një lugë dhe ka zgjuar nga gjumi banorët.

    Santiana është bezdisur shumë nga ky veprim i Shqipes dhe e ka tërhequr nga krahu duke i thënë: Ti s’do flesh kurrë, se ti nga sot nuk ke për të pasur gjumë më. 100 herë na e ke prishur gjumin dhe s’të kemi thënë asgjë.

    Shqipja: Ik o budallaqe se ty të shau dje Ganiu, dhe ti nuk mbrojte dot veten tënde.

    Shqipja dhe Santiana nuk është hera e parë që debatojnë me njëra-tjetrën.

    Santiana ka qenë shumë e afërt me Bucin dhe pjesën më të madhe të ditës e kalonte me të.

    Ajo herën e fundit mori një surprizë nga i dashuri, ku e këshilloi që të vazhdojë lojën e saj dhe të tregojë veten. Ajo që pas takimit me të, nuk ka folur e as nuk është afruar më me Bucin.

  • E ndau nga Elia Zaharia, fotografja kapet “mat” me Princ Lekën në aeroportin e Romës

    E ndau nga Elia Zaharia, fotografja kapet “mat” me Princ Lekën në aeroportin e Romës

    Tashmë nuk ka më dyshime. Princ Leka dhe fotografja Blerta Celibashi janë çifti më i ri i showbizzit. Ata janë filmuar së bashku në aeroportin e Romës.

    Edhe më herët, fotot e çiftit teksa “arratiseshin” për të festuar natën e ndërrimit të viteve bënë xhiron e rrjetit.Dhe i vetmi “reagim” i Princit ishte të postonte disa foto nga Budapesti si për të konfirmuar gjithçka.

    Ndërkohë, partnerja e Princit duket se ka qenë “fanse” e dashurisë së tij me Elian. Prej më shumë se 4 vitesh ajo shihet teksa i bën rregullisht “like” fotove të Elia Zaharias, sidomos në kartolinat familjare.

    Siç thuhet, vajzat kanë patur edhe një miqësi më njëra-tjetrën

  • U përfol se është ndarë nga i dashuri milioner, Dafina Zeqiri u mbyll gojën të gjithëve: Duke…

    U përfol se është ndarë nga i dashuri milioner, Dafina Zeqiri u mbyll gojën të gjithëve: Duke…

    Këngëtarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri, i ka dhënë fund aludimeve se është ndarë nga i dashuri i saj, biznesmeni kosovar Kreshnik Gjergji.

    Prej disa ditësh në media po qarkullonte lajmi për ndarjen e çiftit, pasi këngëtarja hoqi nga adresa e saj në “Instagram” të gjithë ndjekësit, duke përfshirë këtu edhe të dashurin.

    Por mesa duket, çifti nuk është ndarë, madje sipas Dafinës ata “po përpilojnë listën e dasmës”.

    Këngëtarja u ka dhënë fund zërave për ndarje, duke postuar në “InstaStory” foto krah Kreshnikut, teksa të dy shijojnë pushimet së bashku.

    Tashmë, në këtë listën e ndjekësve të saj në Instagram, është vetëm mamaja e saj, presidentja Vjosa Osmani dhe studio muzikore.

  • “Emision i shitur, turp të keni”/ Luizi ndërpret emisionin dhe shpërthen keq ndaj Ronaldos: Paçi faqen e zezë

    “Emision i shitur, turp të keni”/ Luizi ndërpret emisionin dhe shpërthen keq ndaj Ronaldos: Paçi faqen e zezë

    “Kërkoj rinumërim të komenteve pasi nuk është normale që 95% të jenë në emrin tim”

    Një ditë më parë në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E Diell” u dhanë rezultatet e një sondazhi për personazhin më frymëzues në Shqipëri. Një ndër emrat e këtij sondazhi ishte edhe fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli.

    95% e njerëzve zgjodhën këngëtarin si personazhin më frymëzues, dhe 5% i mbetur ka zgjedhur personazhe të tjerë të njohur të ekranit.

    Por mesa duket ky rezultat nuk e ka kënaqur këtë të fundit, pasi dëshironte që sondazhi të dilte 100% vetëm me emrin e tij. Ronaldo Sharka i kërkoi ish-banorit të “Big Brother VIP 2”, një video prononcim për këtë sondazh.

    Luizi “fajësoi” Ronaldon për këtë gjë, ndërsa tha se ai së bashku me emisionin janë të shitur.

    Ndërkohë në fund të videos këngëtari i uroi për emisionin duke treguar kështu që po bënte shaka me fjalët që tha më parë.

    “Këtë video-selfie po e bëj për emisionin ‘E Diell’ tek Ronaldoja, meqenëse kanë hapur një sondazh dhe nuk jam dakord për komentet dhe përzgjedhjet që keni bërë. Kërkoj rinumërim të komenteve pasi nuk është normale që 95% të jenë në emrin tim. Kjo tregon që ai emision është i shitur, Roni është i shitur. Turp të keni, paçi faqen e zezë, urime për emisionin”, tha këngëtari i dashur për publikun.

    Kujtojmë që Luizi dhe Ronaldo pas daljes nga “Big Brother VIP” shpeshherë kanë pasur përplasje me njëri-tjetrin për shkak të “thumbave” që ky i fundit hidhte ndaj këngëtarit dhe bashkëshortes së tij, Kiara Tito.

  • Bora dhe Donaldi me një film aksion! E zbulon Karamuço: Më ftuan të marr pjesë, por…

    Bora dhe Donaldi me një film aksion! E zbulon Karamuço: Më ftuan të marr pjesë, por…

    Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në E Diell ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim, sot nuk foli për krimin dhe grupet e organizuara, por për një film të ri

    Karamuço zbuloi se ka marrë ftesë për të qenë pjesë e një filmi aksion nga Bora dhe Donaldi, por tha se e kishte refuzuar.

    “Kam përshtypjen se Bora do të përfshihet në një film, tjetër që do jetë aksion. Më thirri partneri i saj më tha profesor do na duhesh për skena.

    Refuzova të jem pjesë e filmit, një instruktor dhe këshilltar, për ca skema që do realizohen në film dhe Bora do dalë një figurë e jashtëzakonshme”-tregoi Karamuço në E Diell.

  • Pak ditë nga nisja, nuk do ta besoni se kush është personazhi i radhës që konfirmon pjesëmarrjen në BBV3

    Pak ditë nga nisja, nuk do ta besoni se kush është personazhi i radhës që konfirmon pjesëmarrjen në BBV3

    Teksa jemi vetëm pak ditë nga nisja e “Big Brother Vip Albania”, një tjetër personazh i njohur ka konfirmuar pjesëmarrjen. Veten në këtë format të famshëm do ta sfidojë edhe bashkëshorti i Fifit, Adis Patushi.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Adisi, përmes një Instastory ku shkruan: “Shihemi se shpejti”, ndërsa në foto shihet logoja e Big Brother.

    Kujtojmë që Fifi ka qenë një ndër banoret që bëri më së shumti bujë me lojën e saj dhe dinamikat e krijuara në shtëpinë e Big Brother.