Category: Showbiz

  • A do jetë pjesë e BB VIP 3? Modelja e njohur sqaron: Mos më pyesni më nëse…

    A do jetë pjesë e BB VIP 3? Modelja e njohur sqaron: Mos më pyesni më nëse…

    Publiku po pret me padurim që të njihet me banorët e rinj të “Big Brother VIP 3”

    Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e transmetimit të edicionit të tretë të “Big Brother VIP”. Publiku po pret me padurim që të njihet me banorët e rinj që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    Ky sezon i ri do të vijë me disa ndryshime dhe publiku është kurioz që të mësojë sa më shpejt se për çfarë bëhet fjalë, por duhet që të presë deri më 13 janar.

    Ndërkohë prej disa kohësh është përfolur shumë për emrat e personazheve të njohur që mund të bëhen pjesë e “Big Brother VIP 3”. Mes tyre është edhe emri i modeles së njohur, Adrola Dushi.

    Lidhur me këtë ka reaguar vetë modelja, e cila ka bërë një postim në “Instastory”, për të treguar se si qëndron e vërteta.

    Adrola, e cila është padiskutim një nga vajzat më të bukura shqiptare, ka shkruar në postimin e saj se nuk do të jetë pjesë e BB VIP.

    “Mos më pyesni më nëse do jem apo jo pjesë e BBV!!! NUK DO JEM”, janë fjalët që ka shkruar Dushi, duke u dhënë fund aludimeve nëse është apo jo në këtë sezon të reality show-t.

  • Fabrika ku punonte Bedrie Loka në pronësi të Zaimina Vasjarit, reagon këngëtarja: U përpoqa…

    Fabrika ku punonte Bedrie Loka në pronësi të Zaimina Vasjarit, reagon këngëtarja: U përpoqa…

    41-vjeçarja, Bedrie Loka, nënë e katër fëmijëve, pas bullizimit në platformën “Tik-Tok” dhe dhunës nga bashkëshorti, i dha fund jetës, duke pirë fotoksinë.

    Ditën e sotme është arrestuar edhe bashkëshorti i saj, Xhemal Loka, i cili nga hetimet rezultoi se ka dhunuar në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij.

    Për këtë ngjarje ka reagur edhe Zaimina Vasjari e cila ka zbuluar se e ndjera punonte në kompanin e saj. Zaimina shprehet se askujt nuk i interesoi historia e një gruaje të dhunuar por iu interesoi historia e Tik Tokut.

    “Tani do prehesh në paqe Bedrie. U përpoqa shumë dje të zbardhja historinë tënde nga lajmi i rrem që portalet të përfshinë por për fat të keq askujt nuk i interesoi historia e një gruaje të dhunuar se ndoshta është shumë e dëgjuar por historia e TikTokut do të ishtë një lajm më i klikuar. Për fat të keq sot dhe lajmi i vdekjes shet pa i interesuar e vërteta. Ti ishe një grua e bukur, e zonje, e fortë, një nga punëtoret më të shkëqyera të kompanisë sonë, e ndershme dhe një një nënë shembullore. Ngushëllime të përzemërta familjarëve”, shkruan Zaimina Vasjari.

  • ‘Kam prerë gjysmën e organit gjenital’! Edona James rrëfen procesin e shndërrimit në grua

    ‘Kam prerë gjysmën e organit gjenital’! Edona James rrëfen procesin e shndërrimit në grua

    Edona James ka rrëfyer në prime procesin e kthimit nga djalë në vajzë. Banorja e Big Brother VIP Kosova ka treguar se ka kaluar shumë sfida e ka bërë shumë operacione për të patur pamjen që ka sot.

    “Para luftës ka ardhur tezja dhe kemi shkuar ne Gjermani me mamin dhe vëllain. Për vëllain kam qenë si nënë sepse më duhej të gatuaja dhe të bëja rolin e nënës me të. Ne kemi vetëm 2 vite diferencë dhe prandaj duhet të isha kaq shpejt e rritur, s’kam qenë kurrë fëmijë.

    Babai e ka rrahur mamin shumë herë dhe nuk e kam mirë me të. Për mua nuk është baba ai që më ka bërë me nënën time por ai që më rrit dhe më jep dashuri. Unë kam lindur dhe s’më ka dhënë dashuri, kam lindur jo nga dashuria por nga zori.

    Mami më ka treguar që kur më ka lindur mua s’e ka ditur çfarë është fëmija. Atij nuk i ka interesuar se a jemi mirë apo nëse kemi për të ngrënë. Unë e di që kam një baba, por çfarë më ka dhënë ai mua? Kur s’më jep asgjë dhe unë s’kam çfarë të të jap ty.

    Për mua është e rëndë sepse babai s’na ka dashur asnjëherë. Atëhere s’e kuptoja se për çfarë janë ndarë ata të dy se kur je fëmijë do t’i shikosh prindërit bashkë. Nuk e shikoja kurrë veten në pasqyrë sikur djalë por si vajzë.

    Mamit i thonin gjithmonë që pse e lejon djalin të vishet si vajzë. Nëna është martuar në Gjermani, por nëse do të kishim jetuar në Kosovë unë s’do të isha këtu. Të kisha jetuar në Kosovë e kisha mbytur veten sepse s’do rrija kurrë në trupin e dikujt që nuk jam. Nga 6 deri në 13 vjeç për Vitin e Ri thoja gjithmonë, o zot shpresoj kur të zgjohem nesër s’do jem më djalë.

    Kur kam qenë 12 vjeç mami më ka detyruar të vishem si djalë dhe kam ikur në jetimore sepse nuk e duroja dot si fakt të vishesha ashtu. Kam qenë disa herë në spital sepse shikoja veten në pasqyrë dhe shikoja diçka që nuk është e vajzave dhe kam marrë thikën dhe kam prerë gjysmën e organit gjenital. Kisha shumë gjakderdhje, dhe u kam treguar doktorëve që s’e dua trupin tim kështu. Kam dashur të realizoj ëndrrën time të jem ashtu siç ma ndjen zemra.

    I kam thënë nënës më fal po s’mundem të jetoj më me ty. Kam luftuar për jetën time dhe për atë çfarë jam unë. Jam operuar 3 herë dhe dhimbjet ishin të mëdha por isha e lumtur sepse gjeta trupin tim. Në Kosovë nuk kam ardhur më sepse kisha frikë mos më bëjnë ndonjë gjë sepse më mallkonin dhe ofendonin shumë. Por jam e lumtur se kam parë që tani pas 10 vitesh jam bërë shembull për shumë persona.

    Unë jetën time e kam përgatitur për luftë. Për një luftë se dua të jem ajo që dua dhe të jetoj ashtu siç dua. S’di sa operacione kam bërë dhe sa dhimbje kam kaluar por prap jam e fortë. Kam fituar por ka qenë rrugë shumë e gjatë. Nervozohem shpejt dhe e ofendoj dikë shpejt sepse jam mësuar që vetëm të mbroj veten nga talljet. Jam e lumur kështu siç jam dhe ajo rrugë më ka bërë mua më të fortë. Unë e kam zemrën e mirë dhe s’ja dua askujt të keqen.”

  • Alketa Vejsiu zbulon planet, ku do e shohim bashkë me Arbanën

    Alketa Vejsiu zbulon planet, ku do e shohim bashkë me Arbanën

    Alketës i është propozuar nga një prej ndjekësve të saj, që të realizojë një podcast me Arbanën, gjë për të cilën u duk se nuk ishte aspak kundër.

    “Arbanën e duam në një podcast me ty dy (mbretëreshat) e ekraneve shqipfolëse“- i shkroi një ndjekës, ndërsa Alketa u shpreh e gatshme.

    “Më shumë se e mirëpritur. Besoj do kishim shumë për të thënë, një brez, një fillesë, një pasion, bashkëkohëse të pandara që 14 vjec në media. Gjithmonë kam dashur të bëjmë diçka bashkë, e ftova dhe në Festival në 2020 por su bë dot e mundur. Duhet në fakt te dyja ta kemi një moment televiziv. Ta ideoj Arbana, unë e ndjek“- u shpreh Alketa.

  • Ekskluzive/ Nuk e ka përmendur kurrë, Beniada flet për herë të parë për ish-partnerin!

    Ekskluzive/ Nuk e ka përmendur kurrë, Beniada flet për herë të parë për ish-partnerin!

    E bindur se e presin gjëra më të bukura, Benida tha se “nuk e kthen më kokën pas”.

    Beniada Nishani, si rrallë herë, foli sot në “S’e Luan Topi” për jetën e saj personale. Në media, është komentuar raporti i kaluar i modeles dhe madje janë përmendur emra, që vetë ajo nuk i ka konfirmuar asnjëherë.

    Duke qëndruar sërish e rezervuar për të folur me emra, Beniada rrëfeu për shumë ndjesitë. Ishte një lidhje shumë e bukur që e kam shijuar, tha ajo.

    “Unë nuk kam thënë asnjëherë një emër. Mendoj që në një lidhje, në fillim është e bukur ta shijosh ti. Nuk më pëlqen të them që jam e lidhur, jam me këtë personin. Dua ta shijoj dhe dua ta kuptoj si shkon lidhja, mos të flas para kohe. Unë e kam shijuar. Nuk e kam bërë publike, ishte diçka private që po shijoja. Isha e lumtur. Jam një person që nuk dua t’i bëj gjërat publike”.

    Kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç do, mbarojnë, shtoi ajo.

    “Jemi njerëz, bëjmë shoqëri. Kur gjërat nuk shkojnë ashti siç do, mbarojnë. Kur mbyllet një derë, hapet një portë, si thonë italianët. Është e vështirë të më shohësh të mërzitur, kjo s’do të thotë që s’po kaloj moment të vështirë”.

    E bindur se e presin gjëra më të bukura, Benida tha se “nuk e kthen më kokën pas”.

  • Dyshohet se Fero u martua, vjen reagimi i Arbenitës: “Në kërkim të një burri…”

    Dyshohet se Fero u martua, vjen reagimi i Arbenitës: “Në kërkim të një burri…”

    Ndërkohë që Fero përflitet se është martuar sërish, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Arbenitës në rrjetet sociale.

    Ditën e djeshme, mediat rozë janë pushtuar me lajmin se Fero është martuar sërish pas martesës së shumë përfolur me Arbenita Ismajlin.

    Sipas thashethemeve që qarkullojnë online, Fero ka kurorëzuar dashurinë e tij me një një grua të re të besimit islam dhe për këtë arsye është larguar edhe nga rrjetet sociale.

    Pas këtyre lajmeve, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Arbenitës në rrjetet sociale, e cila momentalisht po shijon disa pushime në Kolumbi, të cilat i ka konsideruar si pushimet e ëndrrave.

    Modelja e njohur ka postuar një galeri videosh dhe fotosh në profilin e saj të Instagramit, bashkangjitur të cilit ka shkruar:

    “Rrugës për të gjetur një bashkëshort të karteles së drogës”, nënkuptuar kështu personat që merren me tregtimin e drogës.

    I publikuar vetëm pak minuta më parë, ky postim i Arbenitës ka marrë mbi 4 mijë pëlqime dhe disa komente.

    “Cdokush është më i mirë se sa ai i fundit”, shkruan një komentues, duke nënkuptuar kështu Feron.

    Një koment pikant ka ardhur edhe nga motra e Arbenitës, e cila shkruan: “Mendo edhe për mua pak”.

    https://www.instagram.com/arbenitalsmajli/?utm_source=ig_embed&ig_rid=501ac28e-c56d-4c38-9cc4-bef44f69637e

  • Vetëhelmimi e 41-vjeçares në Durrës, reagon Kiara Tito

    Vetëhelmimi e 41-vjeçares në Durrës, reagon Kiara Tito

    Moderatorja, Kiara Tito ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Durrës, ku një 41-vjeçare, nënë e tre fëmijëve pas bullizimit ne Tik-Tok, i dha fund jetës, duke pirë fotoksinë.

    Kiara ka reaguar përmes një postimi në ‘Instastory’, teksa u bën thirrje për sensibilizim ndjekësve të saj të jenë më humanë me njëri-tjetrin.

    “Ku po shkon kjo botë? E frikshme! Asnjëherë nuk mund ta dini, se në çfarë gjendje emocionale është dikush dhe se sa shumë mund të rëndohet kjo gjendje. Vetëm prej disa komenteve fyese. Jo çdo njeri e ka forcën t’i përballoj. Kini pak mëshirë o njerëz!” , shkruan ajo.

  • Fero martohet me një vajzë të besimit Islam?

    Fero martohet me një vajzë të besimit Islam?

    Reperi Feronit Shabani, i cili tashmë njihet me emrin e tij të ri Khattab, ka kohë që ka bërë ndryshime drastike në jetën e tij private, duke e lënë edhe pasionin e tij të dikurshëm muzikën.

    Besimi i tij ka bërë që ai të marrë një kthesë të madhe në jetën e tij.

    Fero së fundmi është larguar edhe nga rrjetet sociale përfundimisht, ndërsa gazeta Insajderi raporton se arsyeja është martesa e tij me një grua të re, e cila po ashtu si Khattab i takon besimit
    Kjo sipas po të njëjtave burime, është arsyeja përse ai është larguar 100 për qind nga rrjetet sociale. Por deri më tani ish-reperi nuk ka konfirmuar ende nëse ka filluar një romancë të re apo jo.

    Kujtojmë se ai ka qenë më parë i martuar me bukuroshen Arbenita Ismajli, me të cilën ka një vajzë.

  • Një fëmijë të katërt për Emina Çunmulaj?

    Një fëmijë të katërt për Emina Çunmulaj?

    Emina është nënë e tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali por modelja ka zbuluar nëse do të ketë një fëmijë të katërt.

    Modelja shqiptare, me famë botërore, Emina Çunmulaj ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ditën e sotme, të cilët i kanë drejtuar pyetje të shumta dhe mjaft interesante.

    “Kur do e bësh një fëmijë të katërt”, pyet një ndjekëse e modeles së njohur, e cila mesa duket është e vendosur që të mos ketë një tjetër fëmijë.

    “Hahahahaha… Edhe me tre edhe spo di se si e ku. Ishallah ja çon Zoti dikujt që po mundohet për një se unë e kam plot konakun”, përgjigjet Emina, koment të cilin e ka shoqëruar me ikonën e zemrës.

    Kujtojmë që Emina është nënë e tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali me bashkëshortin e saj Sam Nazarian. Emina kurorëzoi dashurinë e saj në martesë në qershorin e vitit 2015. Prej shumë vitesh tashmë, Emina ka zgjedhur që fëmijët e saj të mos i ekspozojë në rrjetet sociale dhe pas këtij vendimi ka disa arsye tepër të forta.

    “Pse nuk i ekspozon fëmijët?“, shkruan një përdorues i rrjeteve sociale.

    “Ka shumë arsye”, i është përgjigjur modelja me famë botërore, duke shtuar:

    “Për siguri. Ka njerëz me mendje të sëmurë. Fëmijët e mi janë sulmuar në të shkuarën nga njerëz të sëmurë mendërisht. Ndoshta ata nuk dëshirojnë të jenë pjesë e platformës që unë e kam ndërtuar për veten time. Ata janë shumë të vegjël për ta vendosur këtë gjë momentalisht por ndoshta një ditë mund të më thotë që mami përse ma ke zbuluar fytyrën, unë nuk do e doja kurrë këtë gjë. Dhe lista vijon akoma edhe më shumë…”.

  • Bullizimi ndaj 41-vjeçares, Arbana i bën kërkesë publike kryeministrit Rama

    Bullizimi ndaj 41-vjeçares, Arbana i bën kërkesë publike kryeministrit Rama

    Një ngjarje e rëndë tronditi Durrësi ditën e sotme. Një 41-vjeçare i dha fund jetës pasi bullizohej në rrjetin social TikTok nga kolegët e fasonerisë ku ajo punonte.

    I menjëherëshëm ka qenë edhe reagimi publik, mes tyre edhe i Arbana Osmanit. Moderatorja i ka bërë thirrje Edi Ramës që të mbyllë platformën e Tik Tok.

    “Tmerr, vrasësit e kohëve moderne kanë “armë”, tastierat, por janë gjithmonë vrasës. Mbylleni këtë dreq Tik Toku. Tani!”, shkruan Arbana duke etiketuar kryeministrin Edi Rama.