Prej kohësh në rrjet është përfolur se brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 3” do shohim edhe ish çiftin Olsi Bylyku dhe Egli Tako.
Gjithsesi, duket se kjo nuk ka gjasa të ndodhë. Në një seri me pyetje-përgjigje me ndjekësit në Instagram, Egli ka deklaruar se nuk do hyjë në BBV duke shtuar se ka një vit plot ëndrra dhe objektiva përpara që duhet t’i realizojë.
Telefoni është sekuestruar pas kontrolleve ndaj personave të pyetur në dosjen Meta – Kryemadhi
Aparati celular që i është sekuestruar deputetes Monika Kryemadhit, bashkëshorte e ish-presidentit Ilir Meta do të vijojë të mbahet i sekuestruar nga SPAK.
Kërkesa e Kryemadhit për t’ja kthyer celularin, u hodh poshtë nga Gjykata e Apelit të Posaçëm, që e konsideroi përpjekjen gjyqësore të deputetes të pabazuar ne ligj dhe në prova. Zyra e shtypit njoftoi se vendimi u shpall nga gjyqtarja Igerta Hysi. Burimet i thanë TCH se telefoni është sekuestruar pas kontrolleve ndaj personave të pyetur në dosjen Meta – Kryemadhi, të bashkuara prej një viti në një procedim të vetëm.
Por për shkak të sekretit hetimor edhe SPAK dhe gjykata nuk japin detaje mbi rrjedhën që kanë marre hetimet, ndonëse SPAK i tha TCH se Kryemadhi duhet të provojë që ky telefon i përket asaj dhe jo dikujt tjetër. Ndonëse në fund të vitit kryeprokurori Altin Dumani gjatë një takimi me gazetarët, e cilësoi sekuestrimin e aprovuar nga gjykata “si një mjet për kërkimin e provës”.
Por ajo që është publike është fakti që SPAK po proceson dy hetime mbi çiftin Meta të bashkuara me një fraksion.
I pari lidhet me një kallëzim të depozituar në SPAK për akuzën e Korrupsionit, Pastrimit të parave dhe fshehjes të të ardhurave. Në denoncimin e avokatit Idajet Beqiri, përmendet se bashkëshortët Meta-Kryemadhi kanë kryer ndërhyrje estetike në një klinikë private jashtë vendit dhe se nuk kanë deklaruar shpenzimet.
Hetimi për dyshimet e pastrimit të parave ka sjellë automatikisht hetim pasuror- bën me dije të njëjtat burime. Një tjetër hetim është edhe ai i denoncimit në episodin e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohur ndryshe si lobimi 700 mije dollaresh.
Në kallëzim thuhet se partia që drejtohej nga Ilir Meta, pagoi miliona për të lobuar për një fotografi me Donald Tramp. Mes letërporosive të përcjella, SPAK po pret ende përgjigje nga Qipro dhe nga San Marino. Por në këto hetime që janë ende të fokusuara tek shkresat e te huajve, dhe kur bankat i kane kopsitur përgjigjet për transfertat, maja e ajsbergut mbi këto çështje u bë e dukshme ditën kur deputetja Kryemadhi kërkoi në Gjykatën e Shkallës së Parë, kthimin e iPhonit, që nuk u pranua nga të dyja gjykatat. E qarte është se tani SPAK-un nuk e pengon asgjë ta këqyre telefonin e të nxjerrë prej andej, gjithë çfarë
Deklarata e Dojna Memës në emisionin “Oxygen”, është bërë virale e ka pasur reagime të shumta. Gjatë intervistës Dojna foli për ‘mbipopullimin’ e ekraneve shqiptare nga vajzat e Instagramit duke nënkuptuar që po shkelin në televizione vajza të patalentuara.
Pas ish banores së BB, Rike Roçi, edhe gazetarja Fjorda Llukmani ka reaguar ashpër ndaj Dojnës.
Sipas Llukmanit Dojna “shet” fëmijën e saj për reklama dhe se në emisionin që ajo drejton luajnë me njerëzit për sa më shumë klikime.
“Mos bëni si bëj unë, po bëni si them unë. Ma prishi komplet një farë pëlqimi që kisha për këtë vajzë. Më saktë kështu më prishet me këdo që bën moral e flet me fjalë të mëdha kot më kot me demek që ta pelqejë masa. Kjo është nga ato që nuk shet bythën e vet në Instagram por të fëmijës apo të personazheve si Esmaja etj. Dmth nuk fiton “duke dalë vetë si pjeshkë” por duke reklamuar 100 produkte fëmijësh, kap çfarë të kapësh, edhe emisionin që fiton klikime në kurriz të njerëzve injorantë. Për sa kohë ishte në “Top Channel” s’doli të fliste për antivlera kurse tani që mund t’i ketë zënë vendin dikush që u bë i famshëm nga Instagrami i paska djegur kësaj. Po çdo gjë e ka një fazë o zotri se s’do rrini në ekran të njëjtit njerëz përherë. Pse emisioni i tanishëm që moderon kjo s’ka nxjerrë antivlera? Sa të dush. Ka ikur pra koha e televizionit, e dimë të gjithë. Është koha e rrjeteve sociale, aty është audienca më e madhe. Dil bëj një gjë të zgjuar dhe edukative ti, mos rri duke reklamuar kremëra për bythë bebash a qumësht formulë se na keni hapur barkun.”, ka shkruar Fjorda Llukmani.
Ndërsa vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, emra personazhësh të famshëm vijojnë të përfliten si banorë të shtëpisë.
Egli Tako është njëri prej tyre, e duket se këngëtarja vetëm tani vendosi ta japë përgjigjen përfundimtare nëse do jetë në Big Brother apo jo.
Dhe përgjigja është Jo, Egli nuk e ka parë të arsyeshme të jetë pjesë e reality shoë të famshëm pasi siç vetë është shprehur ka të tjera prioritete dhe projekte për këtë vit.
“E di që keni lexuar, e dëgjuar pafund aludime kohët e fundit, por jo, nuk do jem. Kam një vit plot me ëndrra dhe objektiva përpara, të cilat duhet t’i realizoj. Të falenderoj nga zemra për fjalët e mira dhe vlerësimin që gëzon për mua”; i është përgjigjur Egli një ndjekësje të saj e cila e ka pyetur nëse do të jetë pjesë e Big Brother këtë vit.
“Bye Bye” ka qenë projekti muzikor që bashkoi për herë të parë dyshen e njohur, Tayna dhe Dafina Zeqiri, kënga e të cilave arriti një sukses të jashtëzakonshëm.
Mirëpo marrëdhënia e tyre nuk zgjati aq shumë pasi rreth tre vite më parë u përfol për një krisje të marrëdhënies së tyre dhe sipas spekulimeve në atë kohë, shkak për prishjen e miqësisë u përfol se ishte Instagrami, meqenëse artistet nuk komentonin dhe as nuk pëlqenin më postimet e njëra tjetrës. Për më tepër nuk promovonin materialet e reja muzikore të njëra-tjetrës, siç bënin rëndom. Në fund fare, ato mandje as nuk ndjekin më njëra tjetrën në Instagram.
Ditën e sotme, dyshja i është rikthyer sërish dramës përmes disa postimeve të rrjeteve sociale, duke akuzuar rëndë njëra-tjetrën.
Shkak për këtë fillim drame është bërë Tayna, e cila në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se prishja e marrëdhënies ka ardhur si pasojë e personave të tretë të cilat kanë thënë gjëra të pavërteta për njëra-tjetrën.
Lidhur me këtë deklaratë, Dafina ka reaguar menjëherë në kanalin e saj në Instagram, duke shkruar:
Hmm…. E keqja është kur ia bën një të mirë dikujt dhe ta kthen mbas një fare kohe shumë të shkurt me të keq.
Ti? Se di pse? Cfare ka ndodhur? Pse ty? Kur ti gjithcka që ke bërë? Duhet ta mbrosh atë njeri tek njerëzit e tjerë që janë munduar ta poshtërojnë. Nuk ka ndodhur kurrë që unë të prishem me dikë për shkak të ndonjë keqkuptimi apo fjalëve të njerëzve përreth se nuk jemi 10-vjec por 25-30 vjec. Nëse do ishte keqkuptim, do e kishim sqaruar dhe do e kishim kaluar. Fjalë të njerëzve përreth? Nuk kam unë njerëz përreth që merren me thashetheme. Nuk fiton njeri kur do të marrësh vëmendje duke poshtëruar dikë që të ka ndihmuar.
Santiana dhe Buci kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin. Santiana e ka quajtur Bucin mashtrues pasi ai e ngacmoi duke i thënë se ka mundësi të bëhet shoqe me Shqipen, me të cilën kanë pasur goxha shpesh debate.
“Ndoshta bëheni shoqe, unë për vete jam bërë shoqe me Albyn kurrë se kam mendu”, ka thënë Buci.
Më pas reagoi Santiana duke i thënë: “Ti je manipulues prandaj bëhesh shok me të, një herë ke folur keq për të”.
Sipas Shqipes, Santiana dhe Buci po e bëjnë këtë për lojë.
Viti 2024 ka nisur me disa zbulime çiftesh nga lojtarët shqiptarë dhe ata të njohur në Europë.
Mes emrave më të mëdhej në Europë dhe në Botë të cilët festuan festat e fundvitit bashkë, tashmë është shtuar edhe një çift shqiptarë, një futbollist i njohur dhe një këngëtare e njohur pasi prej kohësh gjurmoheshin nga mediat rozë për t’i zbuluar që ishin bashkë nga detajet e fotove, këtë fundvit nuk kanë qëndruar më fshehur. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Napolit dhe të përfaqësueses dardane Amir Rrahmanin. Ish-futbollisti i Partizanit të Tiranës është shfaqur publikisht me këngëtaren e njohur, Era Istrefi. Tashmë është bërë gjithçka publike dhe çifti nuk po ruhet më nga paparacët.
Noizy, ka qenë së fundmi i ftuar në “1 kafe me Labin” ku foli për karrierën e tij dhe jetën personale. Reperi u pyet edhe se kujt do t’i thonte “Më fal” në këto momente.
Noizy u përgjigj duke thënë se falje do t’i kërkojë familjes së tij sepse nuk kalon shumë kohë për shkak të angazhimeve, njerëzve që ka lënduar padashje, por mbi të gjitha vajzës së tij.
“Personi kryesor mund të jetë vetëm Noku vogël, Leandra, të cilës i kërkoj falje për shumë gjëra. Por ato mbeten mes meje dhe saj”, tha Noizy.
Sara Hoxha konfirmoi në “Më lër të flas” dy ditë më parë se Ledion Liço do të jetë prezantues i sezonit të tretë të “Big Brother VIP Albania” që starton në 13 Janar. Mirëpo ky ndryshim nuk u prit dhe aq mirë nga ndjekësit, te cilët shprehën hapur në komente mbështetjen për Arbana Osmanin.
Për këto komente, duket se ka ardhur nje reagim nga Ledion Liço.
Ai ka postuar një foto në InstaStory ku shkruan: “Besoni në fillimet e reja”.