Category: Showbiz

  • Kërceu me dorën e fashuar në finalen e DWTS, Enxhi zbulon si e ka tani: Është e thyer dhe e ënjtur, nuk u…

    Kërceu me dorën e fashuar në finalen e DWTS, Enxhi zbulon si e ka tani: Është e thyer dhe e ënjtur, nuk u…

    “Ja kam marrë shpirtin kësaj dore dhe tani që trupi ra në qetësi dhemb lumadhja”

    Më 29 dhjetor të vitit 2023 u mbajt finalja e madhe e “Dancing With The Stars”, ku fituese u shpall Enxhi Nasufi. Kjo e fundit arriti që të shkëlqente në të gjitha performancat edhe pse dorën e kishte të fashuar.

    E teksa kanë kaluar disa ditë nga përfundimi i këtij sezoni të spektaklit më popullor të kërcimit, këngëtarja e njohur ka zbuluar për fansat se si e ka dorën.

    Nasufi shprehet se dora është ende e ënjtur dhe se nuk ‘është ngjitur vet”.

    “Tani pasi mbaroi Dancing mund të tregoj që ja kam marrë shpirtin kësaj dore dhe tani që trupi ra në qetësi dhemb lumadhja. Dhe po është e thyer dhe ënjtur akoma. Nuk u ngjit vet”, ka shkruar Enxhi në një postim në “Instastory” teksa tregon dhe dorën e sëmurë.

  • “Është aktor më i mirë se këngëtar”/ Plas keq mes Luizit dhe Ermalit, ja zanafilla e ‘sulmit’

    “Është aktor më i mirë se këngëtar”/ Plas keq mes Luizit dhe Ermalit, ja zanafilla e ‘sulmit’

    Pak kohë më parë Ermal Mamaqi ishte i ftuar në një program televiziv ku teksa u pyet për aftësitë e Luiz Ejllit në aktrim, dha një përgjigje ironike.

    Ai u përgjigj se Luizi është aktor më i mirë sesa këngëtar, deklaratë që nuk u prit mirë nga fansat e këngëtarit.

    Ky i fundit ishte i ftuar në të njëjtin program, ku ia ktheu flakë për flakë Ermalit.

    “Unë nuk jam i kësaj fushe që të them jam aktor i mirë apo jo, por mund të them realisht që edhe ai është shkrimtar shumë më i mirë sesa humorist. Sepse e mbaj mend kur ka qenë panairi i librit,

    ka pas shkruar një libër ky edhe isha duke pirë kafe, pash njërin që kaloi me librin e tij në dorë. Duke e ndjekur me sy shkoi u ul në trotuar, nxorri stolin e filloi duke i grisur faqet të shiste gështenja”– ia ktheu Luizi po me ironi.

  • Banorja e BBVK fton Bucin për të shkuar në hotel: Gruas thuaji që do shkosh në punë

    Banorja e BBVK fton Bucin për të shkuar në hotel: Gruas thuaji që do shkosh në punë

    Transgjinorja Edona James bën shpesh bujë me deklaratat e saj dhe kështu ka ndodhur së fundmi. Gjatë një bisede me Santianën dhe Bucin, Edona i ka bërë një ftesë të papritur këtij të fundit.

    Edona e ka ftuar Bucin për të shkuar në hotel sapo të dalin nga shtëpia, teksa i tha që ta gënjejë bashkëshorten e tij.

    “Do shkoj të rri një javë në hotel, nuk do të dalë, vetëm do flasim. Ty të marr Buc, thuj Veronës që ki me punu. Duhet një hotel ku është i izoluar”, tha ajo.

  • Bashkëshorti i shpreh dashurinë Aulonës, por i jep një këshillë: Për të mirën tënde, sa më pak…

    Bashkëshorti i shpreh dashurinë Aulonës, por i jep një këshillë: Për të mirën tënde, sa më pak…

    Moderatorja dhe influencuesja Aulona Musta ka marrë një surprizë të bukur nga bashkëshorti i saj Tomi, teksa ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan. Përmes një video mesazhi, bashkëshorti i ka shprehur dashurinë në emision. Por i dha edhe një këshillë.

    “Ju falenderoj që më mundësoni të çoj këtë mesazh që paksa i çuditshëm, por i drejtohet gruas sime, megjithatë është një mënyrë shumë simpatike për t’i thënë që e dua shumë dhe dua që 2024 të na gjejë të gjithëve bashkë me të njëjtën daashuri që kemi pasur për njëri-tjetrin gjatë gjithë 2023-it. Gjithashtu, i uroj edhe sa më pak telefonin në dorë për të mirën e vetë”, tha bashkëshorti i Aulona Mustës.

  • Sara Hoxha për moderimin e BBV: Ledioni është më i miri

    Sara Hoxha për moderimin e BBV: Ledioni është më i miri

    Sara Hoxha ka konfirmuar se Ledion Liço do jetë në moderim të Big Brother VIP 3.

    E ftuar në një intervistë për “Më lër të flas”, producentja u shpreh se Ledioni di shumë mirë të mbajë programe televizive si Big Brother prandaj u zgjodh ai për ta moderuar.

    “Ledioni është një profesionist, është më i miri në punën që bën. E dija që nuk do e refuzonte, për shkak të dashurisë që ka për Top Channel dhe të bërit televizion në pergjithësi…Ai di shumë mirë të mbaje programe televizive mbi 4 orë siç është Big Brother”, tha Sara.

  • ‘Mos bëj si moraliste’, Rike Roçi sulmon keq Dojna Memën: I bënin sytë zemra kur i vendosnin 500€

    ‘Mos bëj si moraliste’, Rike Roçi sulmon keq Dojna Memën: I bënin sytë zemra kur i vendosnin 500€

    Moderatorja e emisionit investigativ “Piranjat”, Dojna Mema ishte e ftuar në emisionin “Oxygen”, ku një deklaratë e saj është bërë virale. Dojna foli për ‘mbipopullimin’ e ekraneve shqiptare nga vajzat e Instagramit duke nënkuptuar që po shkelin në televizione vajza të patalentuara.

    Por këtë deklaratë nuk e ka pritur mirë ish-banorja Big Brother Rike Roçi, e cila ka shpërthyer në një koment ndaj Dojnës.

    “Harroj kjo qe cuni babit … i vente 500 euro ne ball dhe ju benin syte me zemra kesaj …I urrej vajzat qe bejn si moraliste dhe pastaj nga mbrapa jan me keq” – komenton Rike në videon e postuar ku më pas dhe është fshirë komenti.

    Ajo i referohet këtyre pamjeve të cilat janë bërë vite më parë, kur Dojna Mema intervistoi Erik Fullanin gjatë një videoje Live.

  • I kanë thënë “Bye Bye” njëra-tjetrës, Tayna flet për bashkëpunimin me Dafinën: E kemi qarë

    I kanë thënë “Bye Bye” njëra-tjetrës, Tayna flet për bashkëpunimin me Dafinën: E kemi qarë

    Prej kohësh është konfirmuar se Tayna dhe Dafina nuk flasin më me njëra-tjetrën, madje në koncerte këndojnë respektivisht pjesën e tyre të këngës. Gjithsesi, kjo nuk e fshin historinë si një bashkëpunim i suksesshëm, ndaj edhe në intervistën e saj për “Canape”, Tayna u pyet për një koment rreth kësaj kënge.

    Nga përgjigjja e saj kuptohet se e vlerëson punën e Dafinës, pavarësisht se të dyja tashmë ecin në rrugë të ndara.

    “Këngën e kam bërë për gjysmë ore pjesën e parë, kam pasur qejf të bëj edhe pjesën e dytë, edhe atë e kam bërë për gjysmë ore se kisha për të shkuar në një ditëlindje dhe e kam bërë pak shpejt e shpejt, por ka dalë film. Dihet rezultati, s’besoj që ka ndonjë gjë për të thënë se dihen të gjitha, kështu që jam shumë e lumtur për këngën. Të dyja e kemi qarë, e kemi kënduar si duhet dhe rezultati dihet”-

    Aktualisht, “Bye Bye” ka arritur 79 milionë klikime në Youtube.

  • Unaza më humbi’, Bora zbulon çfarë i ndodhi pas propozimit të Donaldit: U mërzitëm shumë

    Unaza më humbi’, Bora zbulon çfarë i ndodhi pas propozimit të Donaldit: U mërzitëm shumë

    Bora Zemani e ftuar në “Se Luan Topi”, zbuloi detaje nga marrëdhënia e saj me Donaldin. Përsa i përket unazës ditën e propozimit, Bora tregoi se e humbi atë pasi hipën në makinë dhe të dy ishin mërzitur shumë.

    Fatmirësisht moderatorja e kishte gjetur sërish në fustanin e saj.

    Bora tregoi gjithashtu e emocionuar edhe takimin e parë me Donaldin.

    “Ne nuk jemi njohur në televizion, kemi qenë të ftuar në një koncert recital. Atje u pamë dhe u morëm vesh me njëri tjetrin. Sytë tanë duhet ta kërkoni njëri tjetrin. Sytë e Donaldit më goditën që në momentin e parë. E dija që njëri nga binjakët ishte i lidhur, kur pash Donaldin, i thash ishalla nuk është ky i lidhuri. Dhe kur e mora vesh u çlirova. Donaldi i ka marrë hapat i pari, por ishte qartë gjëja që në fillim. E ruanim njëri tjetrin me sy, filluan mesazhet derisa u takuam që takoheshim për pak dhe shkonte biseda deri në orët e para të mëngjesit. Humori ka qenë gjëja e parë që na ka lidhur shumë me njëri tjetrin. Qeshja aq shumë me mesazhet. Unë nuk dija emrat e çunave. Isha me shoqet e mia të ngushta, njëra gjeti emrin e Donaldit dhe shkon te storyt dhe thotë ‘ky është e gjeta’. Un i them do dali emri im. Më çon screenshot që i kisha parë storyn, tha më në fund të gjeta. Ky ishte mesazhi i parë, pastaj filloi komunikimi.”-tregoi Bora.

  • Viti i Ri e gjen Arbanën në spital: Sa të parëndësishme janë disa mërzi përpara shëndetit

    Viti i Ri e gjen Arbanën në spital: Sa të parëndësishme janë disa mërzi përpara shëndetit

    Nata e ndërrimit të vitit e ka gjetur Arbanën në spital. Moderatorja e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në Instagram ku tregon se Dielli ka pasur një komplikacion shëndetësor. Arbana i uron ndjekësve Vitin e Ri duke shkruar se mërzitë e tjera janë shumë të parëndësishme përpara shëndetit.

    https://www.instagram.com/arbanao/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ad763cbe-3b93-43c1-b973-cad51b65fcc8

  • Ekskluzive/ Këta janë 15 banorët e Big Brother VIP 3

    Ekskluzive/ Këta janë 15 banorët e Big Brother VIP 3

    Big Brother VIP do të rikthehet me sezonin e tij të tretë nga 13 janari. Teksa të gjithë po e presin me padurim, gjatë kësaj kohe ka pasur shumë aludime mbi personazhet e famshëm që do shohim brenda shtëpisë.

    Sot “xing.al” ju zbulon ekskluzivisht listën me 15 banorët e “Big Brother VIP 3” duke ju shuar kuriozitetin pak javë para fillimit të spektaklit.

    1.Ksenja

    2.Roza Lati

    3.Endrik Beba

    4.Sara Gjordeni

    5.Albi Nako

    6.Zamira Kita

    7.Sardi

    8.Nusja dhe mamaja e Klinton Zeqirajt (një banor i vetëm)

    9.Rike Roçi

    10.Dorina Mema

    11.La Fazani

    12.Alfio Rrotani

    13.Drini Zeqo

    14.Adel Lami

    15.Fation Kuqari