Category: Showbiz

  • Jozefina Topalli reagon pas masës ndaj Berishës: Ekzekutimi më brutal i opozitës

    Jozefina Topalli reagon pas masës ndaj Berishës: Ekzekutimi më brutal i opozitës

    Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, e konsideron ekzekutim brutal të opozitës vendimin e sotëm të GJKKO-së për masën ndaj Sali Berishës.

    Reagimi i plotë:

    Vendimi i sotëm për arrestimin e Kryetarit të opozitës , (sepse ky i fundit ka zbatuar programin e tij elektoral) është ekzekutimi me brutal i opozitës , ( qe sjell ne memorie ekzekutimin e grupit te deputeteve nga Enver Hoxha ne “46); Eshte mesazhi i tronditjes se besimit, se ne vendin tone do kete me pluralizem real apo shtet te se drejtës.

    Vendimi i sotem i gjykateses te larguar nga sistemi i drejtësisë per korrupsion nga ish Presidenti Berisha , eshte ironia me e pabesueshme e gjithë këtij procesi te turpshëm, të pastër politik.

    Tashme eshte e qarte per cdo njeri me nivel mesatar, se gjykatesit jane kthyer ne noter te hetuesve politik!

    Vendimi i sotem per nje dosje, qe nuk ka ceshtje, nuk ka prova, nuk ka fakte , qe eshte ngritur mbi shkelje te renda kushtetuese e ligjore, qe eshte iniciuar nga qeveria, e mbi te gjitha per fajin se ish Kryeministri ka votu per nje ligj, qe ishte ne programin e tij elektoral eshte nje kuje per shtetin!

    Vendimi i sotem larteson edhe me shume kryetarin e opozites z. Sali Berisha i cili si askush tjeter ka mbrojtur pluralizmin e Kushtetuten sic i takon liderit ,qe themeloi bashke me bashkepunetoret e tij te kohes,partine e pare opozitare kunder nje prej dijtaturave me brutale qe ka njoh historia jone.

    Sali Berisha eshte politikani me i votuar ne 3 dekada!

    Vendimi i sotem politik per arrestimin e ish Presidentit, ish Kryeministrit, Kryetarit te opozites vetem ka ngjitur ne piedestal Sali Berishen duke e kthyer ne nje titan; …por na zvoglon te gjithe ne te tjereve, na zvogelon e na turperon si shoqeri.

    Inkuizicioni kunder tij eshte i pabesueshem.

    Me vendim gjykate nuk e njohen si Kryetar i Partise Demokratike edhe pse ishte votuar nga nje stermaxhorance e demokrateve. Kjo nuk ndodh as ne regjimet autoritare.

    Me vendim te turpshem e politik te gjykates i vodhen emrin e vulen e Partise Demojratike

  • ‘Kam harruar të buzëqesh’, një vit i vështirë për gruan e Shpat Kasapit, Selvija: Kam qenë shumë e mërzitur

    ‘Kam harruar të buzëqesh’, një vit i vështirë për gruan e Shpat Kasapit, Selvija: Kam qenë shumë e mërzitur

    Ky vit nuk ka qenë aspak i lehtë për bashkëshorten e Shpat Kasapit, Selvijen. Përmes një postimi në InstaStory ajo i kërkoi falje djalit të tyre që nuk ka qenë e lumtur dhe që ka harruar se si të buzëqeshë si pasojë e sfidave që ka kaluar këtë vit.

    “Shpirti im, më fal që ky vit nuk ka qenë i mirë për mua. Mami ka qëndruar më shumë e mërzitur e me dhimbje dhe shumë herë kam harruar se si të buzëqesh.Por ti shpirti im më jep arsye çdo ditë që unë të luftoj e të të qëndroj afër. Dua vetëm të ta shoh fytyrën, të ta ndjejë aromën, biles ka 1 vit që unë flej shumë pak pasi giysmën tjetër të natës e kaloj duke ta parë çdo milimetër të fytyrës tënde dhe duke shtuar lutjet tek Allahu I Madhëruar. Vetëm Zoti i Madh e ka në dorë shërimin e çdo dhimbje, largimin e çdo mërzitje dhe depresioni e ankthi që ta zen frymën dhe tek Ai mbështetemi.”– ka shkruar ajo, ndërsa nuk ka treguar më shumë se çfarë ka ndodhur në familjen e tyre.

  • Olta Gixhari konfirmon pritjen e ëmbël dhe tregon barkun e rrumbullakosur

    Olta Gixhari konfirmon pritjen e ëmbël dhe tregon barkun e rrumbullakosur

    Gjatë finales në “Dancing with the stars”, Olta Gixhari ka konfirmuar lajmin e pritjes së ëmbël.

    Ishte Bora Zemani ajo që e komplimentoi aktoren duke i thënë se ‘i ka rënë një nur’ e më pas e ftoi në skenë teksa i preku barkun e rrumbullakosur.

    Olta u shpreh se është në fazën më të bukur që mund të jetë një femër, tek shtoi se do të donte të kishte një vajzë por ende nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës që pret.

    https://www.instagram.com/olta.iconic.diva/?utm_source=ig_embed&ig_rid=48cdf42c-6420-432c-a9d5-7018e79bf780

  • Arbana apo Ledioni? Konfirmohet zyrtarisht kush do e prezantojë Big Brother VIP 3

    Arbana apo Ledioni? Konfirmohet zyrtarisht kush do e prezantojë Big Brother VIP 3

    Pas shumë aludimesh është konfirmuar zyrtarisht se cili do të drejtojë edicionin e 3-të të “Big Brother VIP Albania”.

    Nëpërmjet një video në rrjetet sociale, “Top Channel”, ka konfirmuar se BBV këtë sezon ndryshe nga dy sezonet e kaluara, nuk do të jetë në drejtimin e Arbana Osmanit, por do të drejtohet nga moderatori Ledion Liço.

    Po ashtu është konfirmuar se spektakli do të nisë më 13 janar.

    https://www.instagram.com/topchannelalbania/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e3804262-0bf6-41d7-83b0-74856e99f4dd

  • Sara Hoxha bën ndryshim në pamje, por njerëzit kapen me këtë detaj

    Sara Hoxha bën ndryshim në pamje, por njerëzit kapen me këtë detaj

    Sara Hoxha ka vendosur të bëjë një ndryshim në pamjen e saj, duke lyer flokët në tone të vishnjes dhe duhet ta themi që i shkojnë shumë.

    Mirëpo, menjëherë pas këtij ndryshimi të Sarës, duket se ndjekësve nuk i ka shpëtuar një detaj.

    Ata shprehen se ndryshimi i Sarës është frymëzuar nga Dua Lipa, që është edhe ish e dashura e Ledrit.

  • “Bashkim familjar”/ Donaldi poston foton me Ilirin dhe…

    “Bashkim familjar”/ Donaldi poston foton me Ilirin dhe…

    “Një dashuri si kjo e jona”

    Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj kanë pasur një raport “dashuri dhe urrejtje” brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 1”. Por pas përfundimit të reality show-t, mëritë mes tyre filluan të sheshohen dhe tani gëzojnë vetëm respekt për njëri-tjetrin.

    Kjo u duk qartë kur aktori dhe moderatori vendosi që të ftonte balerinin e njohur në edicionin e dytë të emisionit të tij, “Më lër të flas”.

    Por jo vetëm kaq, pasi me fillimin e këtij edicioni të “Dancing With The Stars” ku Shaqiri ishte kryetari i jurisë, ata janë takuar më shpesh me njëri-tjetrin dhe kanë treguar se e kanë lënë pas të shkuarën.

    Mbrëmë pas përfundimit të spektaklit më popullor të kërcimit, Donaldi dhe Iliri kanë postuar në rrjetet sociale foto ku shfaqen krah njëri-tjetrit. Madje në disa poza janë pranë aktorit dhe balerinit janë edhe partneret e tyre.

    Fillimisht Donaldi ka postuar një foto ku shfaqet me Ilirin dhe krahas shkruan: “Një dashuri si kjo e jona”, ndërkohë balerini e ka ripostuar dhe ka shkruar duke qeshur: “Film më vete”.

    Më pas aktori dhe moderatori ka postuar një foto ku shfaqet me Ilirin si dhe me Bora Zemanin dhe Emanuela Morini dhe shkruan: “Bashkim familjar”.

    Po me humor, Iliri e ka ripostuar në “Instastory” këtë foto dhe bashkëngjitur me të ka shkruar:

    “E kapi permesson e soxhornos tjetri”.

  • Aktori i njohur i humorit konkurrenti më i ri i “Për’puthen”, trazohet studioja/ Ja çfarë ndodhi mes rivalëve

    Aktori i njohur i humorit konkurrenti më i ri i “Për’puthen”, trazohet studioja/ Ja çfarë ndodhi mes rivalëve

    Puntata e fundit për vitin 2023 në “Për’puthen” u shoqërua me një surprizë që trazoi disi studion.

    North King u prezantua si konkurrenti më i ri, por në të vërtetë ishte thjesht një shaka që iu bë vajzave dhe djemve.

    Ai hyri në studio pasi u prezantua nga moderatorja Megi Pojani dhe nisi të bënte batuta. Vajzat reaguan për hyrjen e re, duke mbajtur lojën e aktorit Visjan Ukcenaj.

    Aktori menjëherë sapo hyri në studio tregoi synimet e qarta dhe se nuk e ka vështirë t’i bëjë vajzat për vete. Me këtë veprim u la të kuptohej se North King ironizoi djemtë e tjerë të programit.

    Ai nuk e mbylli me aq rolin e tij pasi vendosi të ulej në karrige pranë rivalëve të tij, ndërsa i vetmi që reagoi menjëherë ishte Vedati.

    Ai tregoi se si nuk shqetësohej aspak nga konkurrenti, pasi ka besim tek aftësitë e tij për të mbajtur pranë vetes vajzat.

    E gjithë kjo lojë nuk zgjati shumë pasi Visjan Ukcenaj nën rolin e North King e mbylli aktrimin, teksa studioja duartrokiti. /TCH

  • ´´O fanse e imja…´´/ Plas sherri në ‘BBVK’, Shqipja përplaset me Santianën

    ´´O fanse e imja…´´/ Plas sherri në ‘BBVK’, Shqipja përplaset me Santianën

    Një sherr që ka degraduar në ofendime e sharje ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova, mes Shqipes dhe Santianës.

    Vajzat debatojnë ashpër me njëra-tjetrën teksa janë në oborr dhe Shqipja hedh akuza kundrejt Santianës duke i thënë që kjo e fundit ëndërron të jetë si ajo.

    Shqipja: Ti je personi numër një që do të bëhesh si unë, je fanse e imja.

    Santiana: Kurrë në jetë Shqipe s’do doja të bëhesha si ti. Ti nuk ke njerzillëk brenda vetes dhe njerëz si ti nuk dua t’i kem afër as me kilometra sepse je negative dhe shpërndan negativitet tek e gjithë shtëpia.

    Kujtojmë që Shqipja ka pasur edhe më parë përplasje me Santianën duke e akuzuar që ajo “ka shitur veten” për 200 mijë euro, dhe ka tradhtuar të dashurin me Bucin.
    Sonte është “Prime” i “BBVK” dhe në nominim janë; Alba, Alby, Blerando, Santiana dhe Lindita.
    Një nominim i fortë, por na mbetet të presim për vendimin e Albës nëse ajo do të largohet me vullnet të lirë sonte nga shtëpia apo do ta vazhdojë garën.

  • Reagimi i parë i Elsa Lilës pas finales së “Festivalit të RTSH-së”

    Reagimi i parë i Elsa Lilës pas finales së “Festivalit të RTSH-së”

    Lart e poshtë u përfol se fituesi i festivalit ishte i paracaktuar, e madje kjo ishte arsyeja e tërheqjes së shumë konkurrentëve.

    Aludohej se këngëtarja Elsa Lila, e cila vitin e kaluar mori çmimin e dytë, do të ishte këtë vit fituese e çmimit të parë por, nuk ndodhi kështu.

    Kënga e Elsës u pëlqye nga një pjesë e publikut e u kritikua nga një tjetër, mirëpo pas finales, Elsa reagoi për herë të parë dhe vendosi t’i falënderojë të gjithë.

    “Faleminderit të gjithëve për dashurinë, mbështetjen dhe dëshirën për të dëgjuar muzikë të mirë! Kaluam së bashku një tjetër aventurë muzikore plot e përplot me emocione dhe të papritura! Por të papriturat, kur ke miq e dashamirës pranë, e bëjnë më të bukur udhëtimin, cilido qoftë ai! Duke ju uruar një vit plot dritë, ju përqafoj një e nga një e ju falënderoj çdo sekondë! Ju dua, Elsa”.- shkroi ajo.

  • Nga kush u frymëzua? Sara Hoxha bën ndryshimin në look (FOTO)

    Nga kush u frymëzua? Sara Hoxha bën ndryshimin në look (FOTO)

    Sara Hoxha ka zbuluar së fundmi ndryshimin që ka bërë në look

    Sara Hoxha ka zbuluar së fundmi ndryshimin që ka bërë në look. Tashmë që po vjen Viti i Ri, një ndryshim i tillë bëhet edhe më i nevojshëm.

    Influencerja ka publikuar disa foto në “Instagram”, ku shihet se i ka lyer flokët në ngjyrë vishnje dhe duket sërish kaq bukur.

    Megjithatë ndjekësit e saj kanë vërë re një tjetër detaj në këtë ndryshim që ka pësuar Sara, e cila sipas tyre është frymëzuar nga këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa.

    Këngëtarja së fundmi i ka lyer flokët në ngjyrë vishnje, ngjyrë kjo që është kthyer në një trend kohët e fundit nga vajzat shqiptare dhe jo vetëm.