Category: Showbiz

  • ‘Duke lotuar në shtrat nga malli për ty’, Inis Gjoni prek me fjalët për të motrën: Amaneti yt…

    ‘Duke lotuar në shtrat nga malli për ty’, Inis Gjoni prek me fjalët për të motrën: Amaneti yt…

    Inis Gjoni ka thyer heshtjen pas ndarjes nga jeta të motrës, Ildës, një ikje e parakohshme që tronditi të gjithë. Inisi ka postuar një video me disa nga momentet më të bukura të Ildës duke shkruar se ikja e saj e ka dërrmuar dhe trishtuar pafund.

    “Sot e shtrenjta motra jonë, Ilda bëri kthimin e fundit për në atdhe, për në familje, për në shtëpi, për tek nëna, për tek fëmijët, pa frymë por me atë buzëqeshjen dhe sharmin e fytyrës dhe shpirtit më të bukur në botë.

    Je nisur drejt Zotit, që me shumë besim dhe përulësi i lutemi të të strehojë tek kopshtet e Parajsës.

    Njeriu përballet dhe tejkalon shumë sprova në jetë, por dhimbja që solli ikja jote kaq e hershme, na ka dërmuar zemrat dhe trishtuar pa fund, ndjesitë dhe mendimet tona. Çdo orë e ketyre ditëve peshon si gurët e rënda të malit, që hesht dhe dëgjon vetëm vajtimin e një ikje pa kthim. Por na ngroh dielli që ti le pas, fëmijët, punët e mira vlerësimet aq të vyera të miqve, të afërmve, kolegëve dhe kushdo që të ka njohur dhe ka dëgjuar për ty.

    Jeta që ti jetove na frymëzon, dashuria energjia dhe mirësia jjote na bënë të ndjehemi kaq shumë krenare që ishim pjesë e çdo dite dhe misioni tënd.

    Fëmijët e tu të bukur dhe të mbarë do jenë amaneti yt i gjallë që neve së bashku të qëndrojmë gjithmonë një familje e fortë, me vlera dhe me qëllime të forta.

    Sot do mbesin dhe shumë shumë radhë të tjera pa shkruar, por që cdo natë do ti them kur të takoj në ëndrra, ti ëngjëll në qiell dhe unë duke lotuar në shtrat nga malli për ty.

    Zoti u kujdestë për ty dhe për çdo nënë që largohet nga kjo jetë që mbetet një udhëtim i ashpër dhe me fund të sigurt.
    Amiin”, shkruan Inisi.

    https://www.instagram.com/inisgjoni/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b7ef5d2a-63d8-474c-b00f-f62134cf6dd2

  • ‘Kanë kryer marrëdhënie jashtë kamerave’, plas keq në Përputhen, konkurrentja me akuza të forta

    ‘Kanë kryer marrëdhënie jashtë kamerave’, plas keq në Përputhen, konkurrentja me akuza të forta

    Albina e ka akuzuar Albën se ka kryer marrëdhënie jashtë kamerave me Endin, pasi sipas saj ajo ka një pëlqim për djalin. Konkurrentja i ka hedhur poshtë këto akuza duke thënë që nuk ka një pëlqim dhe nuk ndjen asgjë për Endin sepse ka një simpati për Vedatin.

    Pjesë nga debati:

    Alba: Unë ndihem e ofenduar, kam dhënë pëlqim për Vedatin, dhe s’mund të ndjej diçka për Endin.

    Albina: E ke pëlqimin të dhunshëm për Endin. Ti flet broçkulla. Unë dyshoj që ka pasur marrëdhënie me Endin, po nuk tregon. Dhe gjatë gjithë kësaj kohë është në agresivitet, ndoshta ai nuk i nënshtrohet, kanë një marrëdhënie të konsoliduar jashtë kamerave.

    Endi: S’ka shanse.

    Alba: Nuk ka tension seksual sepse nuk do shprehja pëlqim për Vedatin.

    Endi: Nuk është goce e keqe mendoj. Një ditë nuk i them mirëmëngjesi se mund të zihemi kot, më erdhi tek pasqyra dhe më tha s’thua dot mirëmëngjesi ti? Kur i fola më vonë i thashë, ik mos më fol më, është injoruese dhe ofenduese. Nuk kam simpati por për respekt i fola.

  • Kush fshihet pas 500 trëndafilave të kuq? Moderatorja e njohur zbulon kush ia dhuroi: Një person…

    Kush fshihet pas 500 trëndafilave të kuq? Moderatorja e njohur zbulon kush ia dhuroi: Një person…

    “Unë jam një njeri që, nëse mund të më bësh një baraspeshë mes një dhurate, një vlere monetare…”

    Në një bilanc me fotot më të mira të vitit (pas të cilave ka edhe një ngjarje), Atalanta Kërçyku ishte pasditen e sotme e ftuar në “Ftesë në 5”, me Bieta Sulon. Duke treguar për vitin e saj të mbushur me ngjarje, moderatorja e njohur u ndal edhe te përvoja në “Dancing With The Stars”, e cila jo vetëm e rriti profesionalisht, por e bëri edhe më të fortë për ekranin – synimin e saj në të ardhmen e afërt.

    Mes disa fotove të shkëputura nga ky vit që po lëmë pas, ajo që u bëri përshtypje të gjithëve është edhe fotoja me plot 500 trëndafila. Kush ia dhuroi? Me ç’qëllim?

    “Kjo foto ka qenë pas pjesëmarrjes sime në DWTS dhe më është dhuruar nga një person i afërt i imi, i cili e di se sa i dua unë lulet. Unë jam një njeri që, nëse mund të më bësh një baraspeshë mes një dhurate, një vlere monetare dhe luleve, unë do zgjidhja lulet, pavarësisht se i dua të dyja”, – tregon Atalanta duke dashur t’i bëjë bisht pyetjes kryesore.

    “Është mesazh i fortë, por është një mesazh që mua më bën të ndihem shumë me fat, sepse këto lloj shifrash ose numrash, çdo vajzë do të mund t’i ëndërronte në momentet e saj më delirante, por kur e shoh se si jeta ime tanimë ka copëza ëndrrash që dikur mund t’i kem ëndërruar, them sa me fat jam dhe se si manifestimi, shpërblimi ose unë, Zoti, fati, janë bërë bashkë të gjithë dhe më kanë sjellë në këtë pikë jete”, – vazhdon ajo të jetë korrekte në përgjigje pa dhënë asnjë informacion më shumë.

    Pyetjes së drejtpërdrejtë të Bieta Sulos nëse zemrën në këtë fundvit e ka të angazhuar apo jo, Atalanta përgjigjet me një “Jo” të prerë, por të pasigurt…

  • Buci tenton të puthë Santianën, mos e humbisni reagimin e saj

    Buci tenton të puthë Santianën, mos e humbisni reagimin e saj

    Banorët e “Big Brother VIP Kosova”, Buci dhe Santiana mbeten tema kryesore që Linda përmend gjithë kohës me konkurrentët e tjerë në shtëpi. Banorja prej ditësh po këmbëngul se mes tyre ka diçka më shumë se shoqëri.

    Sot Buci ka bërë një veprim me nota humori si përgjigje ndaj dyshimeve të Lindës.

    Ai i është afruar Santianës dhe me ironi i ka kërkuar ta puthë, ndërsa veprimi i tij ka ngjallur të qeshura tek të dy.

  • ‘Kalofsh mirë në varr’, Fero koment të pazakontë për vdekjen e gazetarit në Kosovë

    ‘Kalofsh mirë në varr’, Fero koment të pazakontë për vdekjen e gazetarit në Kosovë

    Këngëtari Feronit Shabani, tashmë i kthyer në besimtar të devotshëm të fesë së Islamit, shokoi me deklaratën e tij mbi vdekjen e gazetarit dhe moderatorit të njohur nga Kosova, Arton Turkaj.

    Arton Turkaj, rreth të 30-ave dhe autor i emisionit “Babë e Bir” në Radio Prishtina, ndërroi jetë si pasojë e një infarkti.

    Artoni, i njohur për komentet e tij satirike, shkroi më 25 dhjetor në Facebook: “Urime Krishtlindjet! Jua boft Allahu kabull.”

    Nisur nga ky postim, Fero shkroi se gazetari “bëri hajgare me Krijuesin” dhe la të nënkuptuar se e meritonte vdekjen.

    Fero koment të rëndë për vdekjen e gazetarit: Dezertor

    “Urime [për] vdekjen gazetar. Kalofsh mirë sonte në varr,” shkroi ish-reperi që hoqi dorë nga muzika për t’iu përkushtuar fesë muslimane.

    Artoni ishte një personazh i komentuar i rrjeteve sociale dhe i njohur për komentet satirike. Për vdekjen e tij reaguan jo pak figura në Kosovë, përfshirë edhe kryeministrin Albin Kurti.

  • “Marr frymë kur ndrisin sytë e ty”/ Rudina Dembacaj emocionon me fjalët për ditëlindjen e Vikit (FOTO)

    “Marr frymë kur ndrisin sytë e ty”/ Rudina Dembacaj emocionon me fjalët për ditëlindjen e Vikit (FOTO)

    “Ishte 28.12.2016 ora 07:00 e mëngjesit kur mësova çfarë është dashuria e papërshkrueshme me fjalë”Në shtëpinë e Rudina Dembacajt sot ka festë, pasi vajza e saj feston datëlindjen. Viktoria sot bën shtatë vjeçe dhe aktorja e njohur ka bërë një urim të bukur në rrjetet e saj sociale.

    Koha kalon shpejt dhe ajo tashmë është një zonjushë e vogël shumë e shkathët, që e shohim shpeshherë nëpër postimet e Rudinës.

    Ato janë shoqe të ngushta të njëra-tjetrës dhe sot, aktorja zgjodhi fjalët më speciale për t’ia dedikuar të bijës:

    “Ishte 28.12.2016 ora 07:00 e mëngjesit kur mësova çfarë është dashuria e papërshkrueshme me fjalë, lindja jote! Dritë e syve të mi, gëzuar ditëlindjen! Marr frymë kur ndrisin sytë e tu, bëhem me krahë kur qesh buza jote. Je shoqja ime më e ngushtë. Përgjithmonë edhe kur mami të bëhet plakë me buzë të kuqe ( siç thua ti ) , përgjithmonë dorë për dore. ♥️ #viktimamit #7vjeç“.

    https://www.instagram.com/rudinadembacaj/?utm_source=ig_embed&ig_rid=6b45e2fa-99d2-4d44-8d7e-665b464e6731

  • Personazhet VIP që kurorëzuan dashurinë e tyre në altar gjatë vitit 2023!

    Personazhet VIP që kurorëzuan dashurinë e tyre në altar gjatë vitit 2023!

    ashmë edhe disa ditë na ndajnë nga fundi i këtij viti dhe po ju listojmë çiftet e showbizit shqiptar që kurorëzuan dashurinë e tyre në altar gjatë 2023

    Viti 2023 ishte i mbushur me shumë ngjarje në showbizzin shqiptar. Ndarjet, ribashkimet, lidhjet e reja, martesat, sherret, pajtimet, miqësitë e reja, fëmijë të ardhur në jetë, sukseset dhe shumë të tjera. Tashmë edhe disa ditë na ndajnë nga fundi i këtij viti dhe po ju listojmë çiftet e showbizit shqiptar që kurorëzuan dashurinë e tyre në altar.

    Kiara Tito dhe Luiz Ejlli

    Tashmë të gjithë e dinë historinë e dashurisë së Luizit dhe Kiarës, e cila nisi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother”. Pas shumë sprovave që kaluan gjatë atij rrugëtimi, Luizi dhe Kiara kurorëzuan dashurinë e tyre në finalen e madhe të “BBV2“. Një ceremoni e organizuar përpara Bashkisë së Tiranës, kurorëzim i cili u bë nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, me të ftuar disa nga të afërmit e çiftit dhe transmetuar live në spektaklin e madh të finales së “BBV2”. Tashmë Luizi dhe Kiara janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

    Klea Huta dhe Elgit Doda

    Lidhja disa vjeçare e Kleas dhe Elgitit është kurorëzuar në martesë në datën 4 Qershor, e cila është edhe ditëlindja e djalit të tyre, Krid. Dasma u organizua buzë detit, në një resort në Livadh të Himarës, një vend i cili është edhe një nga të preferuarit e çiftit. E veçanta e kësaj ceremonie ishte se në altar ata nuk e dhanë betimin vetëm, por së bashku me djalin e tyre.
    Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj

    Dashuria e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj u kurorëzua në martesë më 17 qershor, në Toskanë-Itali. Premtimet e dashurisë u dhanë në një ceremoni të paqtë në kishën San Galgano, në prani të Dom Gjovalinit, familjarëve dhe miqve të tyre më të ngushtë. Dasma e tyre ka qenë shumë private dhe pamjet e publikuara në rrjete sociale kanë qenë shumë të pakta, pasi edhe të ftuarve u ishte ndaluar postimi në rrjete sociale i momenteve ose ambjenteve nga dasma derisa Arbana publikoi vetë disa momente nga dasma e tyre.
    Venera Lumani dhe Lind Islami

    Në një cermoni tradicionale Venera dhe Lindi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Ata organizuan një dasmë të madhe në bregdetin e Gjirit të Lalëzit, në Durrës. Pjesë e dasmës kanë qenë familjarë dhe shoqëri e ngushtë e çiftit, përfshirë këtu një sërë figurash publike. Çifti u njoh në vitin 2012 në “The Voice of Albania” dhe që prej atëherë nuk i janë ndarë më njëri-tjetrit. Në qershor të vitit 2018, ata njoftuan se ishin fejuar.

  • Nuk duron më, Alba kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova

    Nuk duron më, Alba kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova

    Alba duket se nuk po e mban më presionin e lojës, pasi ajo ka shprehur dëshirën për tu larguar nga shtëpia. Gjatë këtyre ditëve ajo është parë e përlotur dhe shpesh herë ka kërkuar ta thërrasin në dhomë të rrëfimit.

    E ndodhur në këtë situatë presioni, Alba në një bisedë me Bucin dhe Santianën në lavanderi u ka treguar se këtë të premte me apo pa votën e publikut ajo do të lërë në gjysmë garën.

    Ndonëse dy banorët u përpoqën që ta bindnin të ndryshonte mendje, ajo tha se situatat në shtëpi e kanë bërë të ndihet keq e për këtë arsye do të lërë garën.

  • ‘Të premtoj që do kujdesem përjetë për dritat e syve të tu’, Ingrit Gjoni fjalë rrënqethëse për ikjen e motrës

    ‘Të premtoj që do kujdesem përjetë për dritat e syve të tu’, Ingrit Gjoni fjalë rrënqethëse për ikjen e motrës

    Largimi i parakohshëm nga jeta i motrës së Ingritit dhe Inisit, Ilda Gjonit ka tronditur rrjetin. Ilda ishte vetëm 48 vjeç kur mbylli sytë përgjithmonë duke lënë pas tre fëmijë.

    Sot Ingriti ka bërë reagimin e parë në rrjete sociale pas ikjes së Ildës duke rrënqethur të gjithë me fjalët dedikuar motrës. Ingriti i premton Ildës se do kujdeset përjetë për dritat e syve të saj.

    Fjalët e Ingritit: Ky është publikimi më i vështirë që kam bërë në jetën time… Nuk e kisha menduar kurrë që do të shkruaja për ikjen e motrës sime, më të mirës prej nesh.

    Ilda Gjoni, nuk ishte veç motra jonë e mrekullueshme, ajo ishte vajza shembullore, nëna më e përkushtuar e Anës, Vikit dhe Rodeos, bashkëshortja e lumtur e Mikenit, shoqja që kushdo do të donte, mikesha që e kishte zemrën hapur për të gjithë. Ishte buza e qeshur, për të njohur dhe të panjohur.

    Ajo ishte tezja më fantastike, që u bë mami e dytë e Paridit. Unë nuk do mundem kurrë të shkruaj as 1% të asaj që meritonte Ilda. Besoj shumë që Zoti do ta shpërblejë me Parajsë për çdo gëzim që solli mes nesh në Tokë. Engjët dhe qielli janë shtëpia e saj sot dhe unë lutem për paqen e saj. Ilda, motra të do shumë gjithmonë dhe të premtoj që do kujdesem përjetë për dritat e syve të tu.

    Faleminderit të gjithëve ju për dashurinë dhe kujdesin e treguar ndaj nesh. Zoti ua shpërbleftë me të mira!

    Përcjellja e fundit dhe homazhet do të bëhen më 29 dhjetor nga shtëpia funerale “Parajsa”, ora 14:00, në Sharrë.

    https://www.instagram.com/ingritgjoniii/?utm_source=ig_embed&ig_rid=1bfc1456-a360-40f6-ac48-e761c6f78f57

  • “Urime!”/ Fero shokon me postimin për vdekjen e gazetarit: Kalofsh mirë sonte në varr

    “Urime!”/ Fero shokon me postimin për vdekjen e gazetarit: Kalofsh mirë sonte në varr

    Gazetari nga Kosova ndërroi jetë si pasojë e një infarkti

    Fero shokoi me deklaratën e tij mbi vdekjen e gazetarit dhe moderatorit të njohur nga Kosova, Arton Turkaj.

    Arton Turkaj, rreth të 30-ave dhe autor i emisionit “Babë e Bir” në Radio Prishtina, ndërroi jetë si pasojë e një infarkti. Artoni, i njohur për komentet e tij satirike, shkroi më 25 dhjetor në Facebook: “Urime Krishtlindjet! Jua boft Allahu kabull.”

    Nisur nga ky postim, Fero shkroi se gazetari “bëri hajgare me Krijuesin” dhe la të nënkuptuar se e meritonte vdekjen.

    “Urime [për] vdekjen gazetar. Kalofsh mirë sonte në varr,” shkroi ish-reperi që hoqi dorë nga muzika për t’iu përkushtuar fesë muslimane.

    Artoni ishte një personazh i komentuar i rrjeteve sociale dhe i njohur për komentet satirike. Për vdekjen e tij reaguan jo pak figura në Kosovë, përfshirë edhe kryeministrin Albin Kurti.