Category: Showbiz

  • ‘Nuk arrite ta postoje se Zoti të donte aq shumë pranë’! Ana Lika publikon foton e fundit të nënës së saj

    ‘Nuk arrite ta postoje se Zoti të donte aq shumë pranë’! Ana Lika publikon foton e fundit të nënës së saj

    Dita e Krishtlindjes u kthye në një ditë zie për familjen Gjoni! Motra e madhe e Ingrid dhe Inis Gjonit ka ndërruar jetë. Ilda Gjoni, nëna e aktores Anna Lika ka mbyllur sytë përgjithmonë.

    Në reagimin e parë në rrjetet sociale për humbjen e madhe Anna bëri një dedikim rrëqethës, duke shkruar: “Më këpute shpirtin moj mami! Dua të jetë një ëndërr e keqe. Nuk e di a ta thash dot mjaftueshëm që të dua. Të mori Zoti në ditën më të shenjtë që ti të jesh engjëlli jonë. “Ne” përgjithmonë!”

    Tani ajo ka publikuar foton e fundit të së ëmës, shkrepur në shtëpi me djalin dhe partnerin.

    Mami im, e bukura ime! Kjo ishte foto e fundit e jotja qe ti nuk arrite ta postoje dot per Krishtlindje se zoti te donte aq shume sa ne kete dite te mori pran tij. E di qe ti do jesh gjithmon duke na par nga atje lart dhe te premtoj qe sdo na shohesh kurr me lot ne sy por vetem te buzeqeshur ashtu sic ishe dhe ti deri ne momentet e fundit. Une, Viki dhe Rodeo jemi krenar per nenen qe ke qen per ne. Nuk do kisha dashur kurr te beja kete postim per ty. Do me mungosh cdo dite e bukura ime!

    https://www.instagram.com/anna_lika/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a7149218-eeaa-402c-a3f9-b75b5a34676f

  • Pasi i preku të pasmet dhe kërcimeve sensuale, Buci tenton të puthë në buzë Santianën

    Pasi i preku të pasmet dhe kërcimeve sensuale, Buci tenton të puthë në buzë Santianën

    Mbrëmjen e djeshme Buci ka tentuar që puthë në buzë Santiana Malokun në “Big Brother Vip Kosova”.

    Mirëpo modelja menjëherë pas këtij veprimi është larguar duke qeshur, ndërsa të gjithë banorët shpërthyer në të qeshura nga veprimi i dyshes.Disa javë më parë Santiana dhe Buci ndonëse janë të fejuar jashtë kanë flirtuar me njëri-tjetrin, ndërsa ky i fundit në një moment i ka prekur të pasmet bukuroshes.

    Veprimi i tyre është komentuar gjerë e gjatë nga banorët e “BBVIP”, të cilët kanë aluduar se mes dyshes ka diçka më shumë se shoqëri.

  • Akuza të forta në Për’Puthen, Albina: Alba dhe Endi kanë kryer marrëdhënie jashtë kamerave

    Akuza të forta në Për’Puthen, Albina: Alba dhe Endi kanë kryer marrëdhënie jashtë kamerave

    Në studio Albën e akuzojnë se ajo mjaft tension seksual ndaj Endit dhe nuk është aspak e sinqertë

    Puntata e sotme e Për’Puthen” ka nisur me debate të forta mes Albinës, Albës dhe Endit.

    Në studio Albën e akuzojnë se ajo mjaft tension seksual ndaj Endit dhe nuk është aspak e sinqertë, ndërkohë që Alba shprehet: Unë këtu kam treguar që do jem vetvetja këtu dhe nuk mashtroj njrëz nëse do ekzistonte diçka me Endin.

    Ndërkohë Albina i kthehet Albës se nuk ka aspak respekt për të dhe e konsideron thjesht si një parazit dhe jo si një kërcënim.

    Alba: Ti merresh me mua jo unë me ty. Unë ndihem e ofenduar, kam dhënë pëlqim për Vedatin, dhe smund të ndjej diçka për Endin.

    Albina: E ke pëlqimin të dhunshëm për Endin. Ti flet broçkulla.

    Albina: Unë dyshoj që ka pasur marrëdhënie me Endin, po nuk tregon. Dhe gjatë gjithë kësaj kohë është në agresivitet, ndoshta ai nuk i nënshtrohet, kanë një marrëdhënie të konsoliduar jashtë kamerave.

    Endi: S’ka shanse.

    Alba: Nuk ka tension seksual sepse nuk do shprehja pëlqim për Vedatin.

    Endi: Nuk është goce e keqe mendoj. Një ditë nuk i them mirëmëngjesi se mund të zihemi kot, më erdhi tek pasqyra dhe më tha s’thua dot mirëmëngjesi ti? Kur i fola më vonë i thashë, ik mos më fol më, është injoruese dhe ofenduese. Nuk kam simpati por për respekt i fola./ Top Channel

  • Çfarë ndodhi?! Alba kërkon të lërë garën në ‘BBVK’

    Çfarë ndodhi?! Alba kërkon të lërë garën në ‘BBVK’

    Prej ditësh, Alba, banorja e ‘Big Brother Vip Kosova’ ka qenë një nga emrat më të diskutuar si jashtë dhe brenda shtëpisë më të famshme, për shkak të raporteve të saj me disa nga djemtë që kanë marrë pjesë në këtë format.

    E ndodhur në këtë situatë presioni, Alba në një bisedë me Bucin dhe Santianën në lavanderi u ka treguar se këtë të premte me apo pa votën e publikut ajo do të lërë në gjysmë garën.

    Ndonëse dy banorët u përpoqën që ta bindnin të ndryshonte mendje, ajo tha se situatat në shtëpi e kanë bërë të ndihet keq e për këtë arsye do të lërë garën.

  • “Doktori i Mrekullive” publikon foto nga Tirana dhe përshëndet fansat në gjuhën shqipe

    “Doktori i Mrekullive” publikon foto nga Tirana dhe përshëndet fansat në gjuhën shqipe

    Aktori i njohur turk, Taner Olmez ka publikuar disa foto nga Tirana në rrjetin social Instagram. Jo vetëm kaq por ai ka përshëndetur edhe në shqip.

    “Mirëmbrëma miq, mirëmbrëma Tirana. Faleminderit Nik Xhelilaj”, shkruan Taner Olmez.

    Tirana është kthyer në një qendër atraksioni turistik për turistë të huaj nga rajoni, Evropa, por edhe më gjerë. Në kryeqytet mund të shijosh thuajse të gjitha format e turizmit, duke nisur nga ai kulturor, historik, duke vijuar te turizmi arkitekturor e kulinar, e mandej te turizmi malor dhe i aventurës. Ajo që bien ë sy është se Tirana po vizitohet gjithnjë e më shumë dhe nga personalitete të njohura nga gjithë bota.

  • Habit Edona James: Ish-bashkëshorti më la me dy burra dhe u largua për të fjetur

    Habit Edona James: Ish-bashkëshorti më la me dy burra dhe u largua për të fjetur

    Edona James ka ndarë me banorët në dhomën e gjumit një ndodhi që përfshin ish-bashkëshortin e saj.

    Duke treguar historinë, Edona tha: “Më la me dy burra, tha po shkoj për të fjetur”.

    Anëtarët e shtëpisë u përgjigjën me të qeshura dhe me një kuriozitet të shtuar rreth dinamikës së marrëdhënieve të saj.

    Edhe më interesante ishte kur ajo zbuloi se bashkëshorti i saj nuk ishte tip xheloz dhe se ai nuk ka pasur asnjë problem me faktin që ajo ndan kohë dhe hapësirë me burra të tjerë.

    “Nuk ka qenë fare fanatik dhe nuk i shikonte vajzat e tjera”, shtoi Edona, duke theksuar besimin dhe hapësirën që ekzistonte në lidhjen e tyre.

  • Kiara Tito dhe Megi Pojani bëjnë xing në emision

    Kiara Tito dhe Megi Pojani bëjnë xing në emision

    Kiara Tito prej disa kohësh po prezanton “Fan Club DTWS” ndërsa Megi Pojani “Përputhen”. Përpos që punojnë të dyja në Top Channel asgjë nuk i lidhte Kiarën dhe Megin. Mirëpo së fundmi, vajzat kanë menduar një veshje më festive me rastin e Krishtlindjes dhe duket se padashje kanë zgjedhur të njëjtin fustan të kuq me fjongo.

    Një veshje që u shkon shumë të dyjave.

    https://www.instagram.com/zonevip.al/?utm_source=ig_embed&ig_rid=98dd505b-d704-4461-901a-d6efd7651fd0

  • Zhaklina bën një paralajmërim për sezonin e tretë të Big Brother VIP 3

    Zhaklina bën një paralajmërim për sezonin e tretë të Big Brother VIP 3

    Zhaklina Lekatari ka qenë së fundmi e ftuar në “Ndryshe”, ku foli për eksperiencën e saj në reality show-n e njohur, “Big Brother VIP Albania”.

    Ajo u vendos përballë pyetjeve të Salsanos dhe Adit. E pyetur nëse është akoma “aroma” e BBV në jetën e saj, Zhaklina tha:

    “Big Brother është një eksperiencë shumë e fortë dhe të gjithë janë të përfshirë. Edhe nëse ti do të mos jesh i përfshirë e të flasësh sa më pak, janë ata që të zvarrisin. Unë kam tentuar që pas 6 Majit, jeta ime të jetë sa më afër normaalitetit. Sa ja kam dalë nuk e di, por tani siç e sheh edhe ti jam e buzëqeshur. Duket sikur kam dalë jashtë vorbullës së Big Brother”.

    Me fillimin e BBV3, a mendon Zhaklina se do të zbehet edicioni i dytë?

    “Në përgjithësi thonë për produksionet e mëdha që dyshi është sezoni më i rëndësishëm, që bëhet më i fortë, ku ndodhin më shumë ngjarje e më të papritura. Por unë mendoj që Big Brother është një prodhim shumë i rëndësishëm, që ka mbrapa disa njerëz që kanë disa qëllime dhe duan ta çojnë produksionin e tyre diku. Mendoj se tek treshi do të gjendet diçka që do ta bëjë më të suksesshëm sesa dyshi“.

  • ‘Kam 20 vite që s’flas me babin’, mes lotësh, Alby rrëfen historinë e jetës: S’kisha askënd pranë kur linda vajzën

    ‘Kam 20 vite që s’flas me babin’, mes lotësh, Alby rrëfen historinë e jetës: S’kisha askënd pranë kur linda vajzën

    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Alby së fundmi ka rrëfyer historinë e saj të jetës dhe sakrificat që ka kaluar që fëmijë dhe deri më tani. Alby tregoi se prindërit e saj janë divorcuar kur ajo ka qenë 9 muajshe dhe është rritur e ndarë nga motrat. Në moshën 14-vjeçare ka ikur te tezja e saj në Amerikë, duke u distancuar kështu edhe nga babi i saj.

    “Kur kam qenë 9 muajshe, prindërit e mi janë ndarë. Kam pasur dy motra më të mëdha edhe mesa di unë prindërit kanë pasur probleme, babai pinte dhe ishte xheloz, bënte sherre. Kur isha 4 vjeçe mbaj mend që mami dhe babi ziheshin për mua se kush do më mbante mua, kur ishte koha e gjyqit. Unë ndenja me mamin, ndërsa motra e madhe zgjodhi babin me jetuar në Greqi. Motra tjetër zgjodhi gjyshen, dhe nuk jam rritur me asnjërën nga motrat sepse kemi qenë të ndara. Motrën e dytë e kam parë te gjyshja kur shkoja te gjyshja që shkoja të rrija atje, e kam pasur pak të vështirë që babin nuk e kam pasur në jetën time aq sa duhet, por mami më ka mbajtur shumë mirë kurrrë s’më ka folur kurrë keq për babin. Në moshën 13 vjeçe kanë vendosur të më dërgojnë në Amerikë tek tezja, sepse jemi rritur në shtëpi vetëm me gjyshen dhe mamin. Ata bënë të pamundurën, morën lekë borxh në komshinj dhe kushërinjtë për të plotësuar shumën e parave për të ikur atje. Mami punonte dy punë për të më ushqyer. Nuk ka qenë e lehtë se sado që më kanë mbajtur mirë e kam kuptuar jetën dhe s’më është dashur që këshilla që të mi japin prindërit e mi, e kam vuajtur fëmijërinë sepse i kam pasur prindërit e ndarë.”, tregoi Alby mes lotësh.

    Alby tregoi se ka 20 vite që nuk ka folur me të atin pasi sipas saj ai i ka keqtrajtuar mamin dhe nuk iu ka ndjenjur afër asaj dhe motrave të saj sikur fëmijëve të tjerë që ai ka.

    “Në moshën 14-vjeçare më dërguan te tezja, e kam pasur shumë të vështirë dhe me babin nuk kam pas folur një vit para se të ikja në Amerikë. Kam qenë shumë fëmijë i mbyllur nuk i tregoja ndjenjat, ndoshta dy herë kam folur me babin. Jeta atje ishte e vështirë, u largova nga mami dhe nga shkolla. U distancova nga të gjithë, sidomos nga babi sepse ishte i vetmi që nuk e kisha afër gjithmonë sepse kisha mamin dhe isha mësuar më shumë me të. Nuk më dukej më çudi pse se kam babin dhe kur u rrita s’doja të flisja më me të, sepse thoja më ka keqtrajtuar mamin nuk na ka ndenjur afër ne si vajzat e tij. Kur na takonte nuk na ndihmonte asnjëherë, e distancova veten dhe i mbylla ndjenjat që kisha për babin tim. Kam 20 vite që nuk e kam takuar as nuk kam folur, para disa viteve ka qenë i sëmurë me zemër dhe ka bërë operacion, unë se kam ndjerë fare që nëse i ndodh diçka, i pata mbyllur ndjenjat e mia dhe nuk më interesonte.”- u shpreh Alby.

    Alby tregoi se kur ka lindur vajzën ka qenë e vetme dhe aty e ka kuptuar se sa shumë të vret vetmia, ndërsa tregoi se e ndjen shumë mungesën e të atit.

    “Kur linda vajzën dhe fillova të kuptoja që duhet t’i falim njerëzit, ndoshta edhe unë e kam pasur gabimin që nuk i kam dhënë shans për të folur. Ndoshta historia e karrierës sime dhe s’kam ditur si ta përballoj. Babai ka kërkuar të flasë me mua por s’kam pranuar. Vajza ime nuk e ka babin e vet në jetën e saj dhe më dhemb zemra që se ka dhe aty e kam kuptuar edhe unë që është shumë e vështirë të rritesh pa baba. Por jam shumë e fortë gjithsesi dhe ajo forcë më ka bërë të qëndroj në këmbë dhe gjallë. Nuk e di nëse po e rris mirë vajzën, se edhe kur e kam lindur kam qenë vetëm edhe te spitali më ka ardh tezja që jetonte në Amerikë. Pas tre ditësh kur kam dalë nga spitali kisha valixhet dhe vajzën dhe isha vetëm, aty e kam kuptuar që vetmia me të vërtetë të mbyt deri në një farë pike. E kam pasur shumë të vështirë ta rris vajzën, sepse nuk e dija as si ti vesh bebelinat dhe si ta ushqeja apo ta vishja. Ajo sot është 5 vjeçe dhe është shumë e fortë, më e fortë se guri. Më mëson më shumë ajo mua se unë atë, tani kur e bëj diçka e mendoj 100 herë para sepse them a do ishte mirë për vajzën time se tani jetoj për vajzën. Atë e kam gjithçka në jetë. As dita dhe nata nuk ndryshojnë aq shumë kam ndryshuar unë pasi lindi vajza. E falenderoj shumë vajzën time që më ka bërë të ndryshoj sepse e kuptoj që e kam pas humbur veten. Në ditët më të këqija bëhem më e fortë vetëm duke e parë. Tani që rritet ka nisur të kuptojë sepse shikon fëmijët e tjerë në shkollë që janë me të dy prindërit dhe më pyet shpesh për të atin. I them gjithmonë që kur të rritesh do të t’i shpjegoj të gjitha sepse nuk e di nëse gabim apo jo. I them që më ke mua për gjithçka dhe s’të lej kurrë, sepse me kujtohet mungesa e babait tim, edhe pse s’kam folur ose s’doja të flisja me të prap e ndjej mungesën e tij edhe tani e kërkoj më shumë. Nëse fëmija im s’e ka babin në jetë mundet të ketë një gjysh si shembull, jo vetëm ajo, por edhe unë të kem babain tim. ”- u shpreh Alby.

  • “Lali Eri je me i miri”/ Këndoi për herë të parë në sheshin “Skenderbej”, pse u bë viral Mandi Nishtulla

    “Lali Eri je me i miri”/ Këndoi për herë të parë në sheshin “Skenderbej”, pse u bë viral Mandi Nishtulla

    Përmes një video që po qarkullon në rrjetet sociale, Mandi Nishtulla falenderon kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili theu tabutë dhe e ftoi të performonte në shesh hitin e tij “Sarile”.

    Edhe pse një nga këngëtarët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar, Mandi Nishtullës nuk e kishte menduar se një ditë do të ngjitej në një skenë gjigande në sheshin “Skënderbej”.

    Ai shpesh e kishte deklaruar nëpër intervista se nuk e ftonin në koncerte të tilla për shkak të paragjykimeve. Por, dje në mbrëmje ai këndoi për herë të parë në sheshin “Skenderbej” dhe për këtë nuk harroi të falenderonte njeriun që e ftoi të ishte pjesë e kësaj eksperience.

    Përmes një video që po qarkullon në rrjetet sociale, Mandi Nishtulla falenderon kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili theu tabutë dhe e ftoi të performonte në shesh hitin e tij “Sarile”.

    “Deri dje, pardje, na kanë thënë se nuk na marrin ne të zinjve. Por, e falenderoj shumë Lali Erin sepse ky është… (tregon zemrën). Vetëm këtë zgjidheni, ky është jeta ime. Të dua Lali Eri, je më i miri. I Love You”, thotë ai ne video.

    Kujtojmë që Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është vlerësuar nga Bashkimi Europian me çmimin “Kryebashkiaku më miqësor me komunitetin rom”. Një çmim i cili iu dorëzua në Bruksel, gjatë një ceremonie të posaçme të organizuar në Parlamentin Europian, nga Drejtoria e Përgjithshme për Negocimet e Fqinjësisë dhe Zgjerimit në Komisionin Europian dhe Rrjeti i Organizatave Europiane për Romët.

    Deri më datë 31 dhjetor, çdo mbrëmje, Tirana do të mirëpresë ne shesh artistë dhe instrumentistë, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme për festat./TopChannel