Category: Showbiz

  • ’32 vjeçe dhe akoma je e virgjër’, opinionistja e Big Brother VIP kapet keq me Shqipen

    ’32 vjeçe dhe akoma je e virgjër’, opinionistja e Big Brother VIP kapet keq me Shqipen

    Shqipe Hysenaj dhe opinionistja e “Big Brother VIP Kosova”, Anita Haradinaj kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën mbrëmjen e djeshme gjatë primet të spektaklit.

    “Mollë sherri” i këtij debati u bënë Alba dhe Blerando, ku Shqipja nuk e quan të ndeshme flirtimet e banores me këtë të fundit.

    Situata degradoi në ofendime të rënda teksa Anita i tha Shqipes që s’ka fare moral pasi merret gjithë ditën me intriga.

    Pjesë nga debati:

    Shqipe: Kur nuk na ndjek mos fol kot.

    Anita: Shqipe ti gjykon Albën 22 vjeçe ndërsa për vete që je 32 vjeçe ke thënë që je e virgjër, çfarë të themi pastaj! Kur nxirrni fjalë nga goja të mendoni edhe për pasojat dhe për të keqen që jeni duke i bërë vetes.

    Shqipja: Çfarë lidhje ka kjo?

    Anita: Alba është totalisht në komoditetin e vet.

    Shqipja: Po e justifikon?

    Anita: E justifikoj, pse do justifikoj ty 32 vjeçe të virgjër dhe nuk do justifikoj një 22 vjeçare? Të kam thënë 100 herë që nuk dal në televizion që të bëj luftë me ty. Ti vazhdo dhe fol se na lodhe me moralizëm.

    Shqipja: Çfarë të bëj se e kam moralin shumë të lartë.

    Anita: S’ke fare moral moj, se meresh me intriga gjithë ditën.

  • Kiara Tito dhe Megi Pojani bëjnë ‘xing’ me të njëjtin fustan në emision!

    Kiara Tito dhe Megi Pojani bëjnë ‘xing’ me të njëjtin fustan në emision!

    Së fundmi vajzat kanë menduar një veshje më festive me rastin e Krishtlindjes dhe duket se padashje kanë zgjedhur të njëjtin fustan të kuq me fjongo.

    Prej disa muajsh Kiara Titos i është besuar moderimi i emisionit “Fan Club Dancing With The Stars”. Tashmë me konfirmimin e shtatzanisë së saj Kiara ka tërhequr akoma dhe më shumë vëmendjen e publikut. Një tjetër moderatore e cila ka spikatur shumë këtë sezon është edhe Megi Pojani, të cilës prej disa muajsh i është besuar moderimi i emisionit “Për’puthen”, ku tashmë Megi ka arritur të rrëmbejnë zemrën dhe vëmendjen e publikut.

    “Look-u” i vajzave në çdo episod është në qendër të vëmendjes nga publiku dhe dihet se një ‘xing’ i tillë nuk mund të mos vihej re. Së fundmi vajzat kanë menduar një veshje më festive me rastin e Krishtlindjes dhe duket se padashje kanë zgjedhur të njëjtin fustan të kuq me fjongo. Një veshje që u shkon shumë të dyja vajzave.

    https://www.instagram.com/topalbania_radio/?utm_source=ig_embed&ig_rid=cfde7aa0-0fb1-4020-8882-6cf39026d026

  • “E prishe shoqërinë për një femër”/ Aureli dhe Endi përballen në “Për’puthen” pas sherrit

    “E prishe shoqërinë për një femër”/ Aureli dhe Endi përballen në “Për’puthen” pas sherrit

    Kjo përballje mes tyre, e cila u bë për të sqaruar debatin, e thelloi më tepër tensionin mes djemve.

    Aureli dhe Endi zhvilluan puntatën e sotme të “Për’puthen” një përballje kokë më kokë, për të sqaruar sherrin që ndodhi mes tyre.

    Molla e sherrit në këtë situatë ishte Gabriela, emri i së cilës u përmend gjatë debatit që konkurrentët kanë bërë me njëri-tjetrin.

    “E prishe shoqërinë për një femër”, u shpreh gjatë përpalljes Endi ose siç njihet ndryshe me emrin Buçi.

    Kjo përballje mes tyre, e cila u bë për të sqaruar debatin, e thelloi më tepër tensionin mes djemve.

    Ndërkohë për herë të parë u transmetuan edhe pamjet nga prapaskena, në të cilat ka vijuar debati, madje në një moment Aureli ka tentuar ta godasë me grusht Endin.

    Përballja midis tyre në “Për’puthen”:

    Endi: Çfarë shoku më ke ti mua, më hodhe poshtë për tre sekonda.

    Aureli: Ti duhet të më kuptoje dhe të mos bëje zë.

    Endi: Ti hape muhabetin me spanjisht dhe po më thua flit drejtpërdrejtë. Ti nuk më ke kuptuar si shok i vërtetë ti më ke piptuar se çfarë do ti. Ti më hodhe poshtë për një femër. Jo të më thuash ti që jam veshi i asaj. Ti bën lojëra fjalësh, por mua nuk ma fut dot nuk ka shanse.

    Unë nuk kam shokë km familje. Shok i vërtetë nuk do kishte mbajtur anën e gabuar. Ti i shikon gjërat shtrembër. Ideja që sa i prishet interesi, jo shoqëri që hedh poshtë por të gjithë. Unë u stepa pak kur e dëgjova, por ky i tillë paska qenë.

    Aureli: Një gjë do të të them, mos më bëj për budalla mua. Ti e ke parë se kush janë shokët e mi. Sot jam këtu falë një shoqërie të mirë, pro këtu kemi ardhur me disa synime. Unë nuk e heq dot nga mendja shprehjen tënde, mos më bëj për budalla.

    Endi: Ti je si ai fëmija i përkëdhelur që nuk të ecën e jotja thua mos hajde më. Më vjen keq që nuk e kupton se çfarë ke përpara. Ti më hedh poshtë për një femër mua më thyhet zemra./TopChannel

  • Ikja e saj tronditi të gjithë/ Motra e madhe e Inisit dhe Ingridit, Ilda dikur ishte pjesë e ekranit

    Ikja e saj tronditi të gjithë/ Motra e madhe e Inisit dhe Ingridit, Ilda dikur ishte pjesë e ekranit

    Largimi i parakohshëm nga jeta i motrës së Ingritit dhe Inisit, Ilda Gjonit ka tronditur rrjetin. Ilda ishte vetëm 48 vjeç. Ajo ka qenë e para nga familja që ka qenë pjesë e ekranit si moderatore.

    Por dalja e saj në ekran nuk zgjati shumë, pasi Ilda u bë nënë shumë e re, në moshën 18 vjeçare ka sjellë në jetë vajzën e parë, Annën, që sot ësht aktorja shumë e dashur e publikut shqiptar.

    Pas 5 vitesh, Ilda u bë nënë për herë të dytë sërish me një vajzë. 4 vite më vonë, në moshën 27 vjeçare, kur vajza e madhe ishte 9 vjeç Ilda u divorcua me bashkëshortin.

    “Kam qenë 9 vjeç, por nuk e kam marrë si disfatë. Unë kam marrëdhënie shumë të mirë me babin dhe me mamin, nuk e kam marrë si traumë fëmijare. Bashkëshorti i sime mëje është një njeri i mrekullueshëm dhe shkon shumë mirë edhe me babin tim. Kjo na ka ndihmuar shumë për të qenë edhe në harmoni si familje”, tregoi Anna Lika në një intervistë të disa viteve më parë.

    Nga martesa e dytë, disa vite më vonë familja u shtua edhe me një djalë.

    Marrëdhënia e Ildës me dy motrat e saj, Inisin dhe Ingridin ka qenë më shumë se speciale. Motrat kishin zgjedhur të jetonin shumë pranë njëra tjetrës, në një lagje.

    “Më këpute shpirtin moj mami. Dua të jetë një ëndërr e keqe. Nuk e di a ta thash dot mjaftushëm që të dua. Të mori Zoti në ditën më të shenjtë që ti të jesh ëngjelli jon. “Ne” përgjithmonë””, kanë qenë këto fjalët e para publike të Anna Likës pas humbjes së të ëmës.

  • Bieta Sulo flet për raportin që ka me vajzën e Alban Dudushit: Nuk tentoj të bëhem mamaja e saj

    Bieta Sulo flet për raportin që ka me vajzën e Alban Dudushit: Nuk tentoj të bëhem mamaja e saj

    Bieta Sulo ka rrëfyer në emisionin “Në Shtëpinë Tonë” marrëdhënien e veçantë dhe të ngushtë me Xhoelën, vajzën e Alban Dudushit.

    Bieta ka treguar njohjen e saj të parë me të, ndërsa ka theksuar faktin se pse asnjëherë nuk është përpjekur që në këtë raport shume të ngushtë, t’i zëvendësojë asaj rolin e mamasë.

    “Në marrëdhënie të tilla, ajo që bëhet gabim, është që gratë e baballarëve, ndonjëherë tentojnë të bëjnë mamatë pa dashje, ndërkohë pse duhet të tentosh këtë rol, kur fëmija i gëzon lumturisht dhe i pastë me jetë të dy prindërit. Ti je mikesha në krah kur mbi të gjitha, diferenca e moshës është më e vogël mes meje dhe saj. Edhe kur jemi tani me pushime, jemi gjithmonë me Xhoelin, ‘A mo Alban, a do të dalim’, pra jemi motori për të bërë disa gjëra më shumë për të qenë më festive, më të aventurës, sado qe Kroi Art, e ka ulur pak ritmin, por në fund ndahen kampet, Albani me Kroin dhe unë me Xhoelin”, tha Bieta.

  • ‘Dua të jetë një ëndërr e keqe’, fjalët rrënqethëse të Ana Likës pas humbjes së nënës

    ‘Dua të jetë një ëndërr e keqe’, fjalët rrënqethëse të Ana Likës pas humbjes së nënës

    Sot është një ditë zie në familjen Gjoni! Motra e madhe e Ingrid dhe Inis Gjonit ka ndërruar jetë. Ilda Gjoni është nëna e aktores Anna Lika, e cila ka reaguar me një dedikim rrëqethës për humbjen e madhe.

    “Më këpute shpirtin moj mami! Dua të jetë një ëndërr e keqe. Nuk e di a ta thashë dot mjaftueshëm që të dua. Të mori Zoti në ditën më të shenjtë që ti të jesh engjëlli jonë. “Ne” përgjithmonë,” shkruan Anna.

  • E pyesin për numrin e marrëdhënieve se*suale brenda natës, Edona James shokon banorët

    E pyesin për numrin e marrëdhënieve se*suale brenda natës, Edona James shokon banorët

    Buci, Ardi dhe Mirdoni i kanë drejtuar pyetje Edonës lidhur me eksperiencat e saj personale. Edona nuk ngurroi t’i përgjigjej pyetjes.

    “Deri në sa marrëdhënie seksuale ke arritur numrin brenda natës?”

    Përgjigja e saj ishte: “30, 40”.

    Rrëfimi tjetër se si kishte kryer marrëdhënie me dy vëllezër, i shokoi akoma më shumë banorët, duke i bërë ata të qeshnin.

  • Alby rrëfen mes lotësh historinë e jetës

    Alby rrëfen mes lotësh historinë e jetës

    Alby mbrëmjen e djeshme në “BBVK”, ka treguar historinë e jetës së saj nga divorci i prindërve deri tek lindja e vajzës. Ajo është shprehur që shpesh herë ka qenë vetëm në jetë e madje edhe kur ka lindur vajzën ka treguar që s’ka pasur njeri afër.

    Komunikimi i saj me të atit ishte shumë i pakët e madje ajo ishte ftohur shumë nga ai, por tani i mungon prania e tij.

    Kur kam qenë 9 muajshe, prindërit e mi janë ndarë. Kam dy motra më të mëdha, prindërit kanë pasur probleme, babai pinte dhe ishte xheloz. Motra e madhe ka vuajtur më shumë sepse i ka parë të gjitha. Kur isha 4 vjeçe mbaj mend që mami dhe babi ziheshin se kush do më mbante mua, kur ishte koha e gjyqit. Unë ndenja me mamin, ndërsa motra e madhe zgjodhi babin dhe ikën në Greqi. Motra tjetër zgjodhi gjyshen, dhe nuk jam rritur me asnjërën nga motrat. Motrën e vogël e takoja vetëm kur shkoja te gjyshja që shkoja të rrija atje, e kam pasur pak të vështirë që babin nuk e kam pasur në jetën time aq sa duhet, por mami më ka mbajtur shumë mirë dhe s’më ka folur kurrë keq për të. E kam dashur shumë, kur isha me babin kërkoja mamin, kur isha me mamin kërkoja babin, edhe pse e dija që nuk rrija dot me të sepse ishte në Greqi. Në moshën 13 vjeçe kanë vendosur të më dërgojnë në Amerikë tek tezja. Ata bënë të pamundurën, morën lekë borxh për të plotësuar shumën e parave për të ikur atje. Mami punonte dy punë për të më ushqyer. Nuk ka qenë e lehtë, e kam vuajtur fëmijërinë sepse i kam pasur prindërit e ndarë. Në fillim e kisha shumë të vështirë kur ika në Amerikë, kam qenë shumë fëmijë i mbyllur nuk i tregoja ndjenjat. Jeta atje ishte e vështirë, u largova nga mami dhe nga shkolla. U distancova nga të gjithë, sidomos nga babi sepse ishte i vetmi që nuk e kisha afër gjithmonë sepse kisha mamin dhe isha mësuar më shumë me të. Nuk më dukej më çudi që isha distancuar nga babi dhe kur u rrita s’doja të flisja më me të, sepse thoja më ka keqtrajtuar mamin nuk na ka ndenjur afër ne si vajza. Kur na takonte nuk na ndihmonte asnjëherë, e distancova veten dhe i mbylla ndjenjat që kisha për të. Kam 20 vite që nuk e kam takuar as nuk kam folur, para disa viteve ka qenë i sëmurë me zemër dhe ka bërë operacion, unë se kam ndjerë fare që nëse i ndodh diçka, i pata mbyllur ndjenjat dhe nuk më interesonte. Kur linda vajzën kuptova që duhet t’i falim njerëzit, që nuk i kam dhënë shans për të folur. Ndoshta historia e karrierës sime dhe s’kam ditur si ta përballoj. Ai ka kërkuar të flasë me mua por s’kam pranuar. Vajza ime nuk e ka babin e vet në jetë e saj dhe më dhemb zemra se e di që është shumë e vështirë të rritesh pa baba. Por jam shumë e fortë gjithsesi dhe ajo forcë më ka bërë të qëndroj në këmbë dhe gjallë. Nuk e di nëse po e rris mirë vajzën, se edhe kur e kam lindur kam qenë vetëm. Pas tre ditësh kur kam dalë nga spitali kisha valixhet dhe vajzën dhe isha vetëm, aty e kam kuptuar që vetmia të vret. E kam pasur shumë të vështirë ta rris vajzën, sepse nuk e dija as si ta ushqeja apo ta vishja. Ajo sot është 5 vjeçe dhe është shumë e fortë, më e fortë se guri. Më mëson më shumë ajo mua se unë atë, tani kur e bëj diçka e mendoj 100 herë para sepse tani jetoj për vajzën. Atë e kam gjithçka në jetë. As dita dhe nata nuk ndryshojnë aq shumë saç kam ndryshuar unë pasi lindi vajza. E falënderoj shumë vajzën sepse e kuptoj që e kam pas humbur veten. Në ditët më të këqija bëhem më e fortë vetëm duke e parë. Tani që rritet ka nisur të kuptojë sepse shikon fëmijët e tjerë në shkollë që janë me të dy prindërit dhe më pyet shpesh për të atin. I them gjithmonë që kur të rritesh do të t’i shpjegoj të gjitha sepse nuk e di nëse bëj mirë apo jo nëse ja tregoj. I them që më ke mua për gjithçka dhe s’të lej kurrë, sepse me kujtohet mungesa e babait tim, edhe pse s’kam folur dhe s’doja të flisja me të e ndjej mungesën e atij sepse tani e kërkoj edhe më shumë. Nëse fëmija im s’e ka babin në jetë mundet të ketë një gjysh si shembull, jo vetëm ajo, por edhe unë të kem babain tim. Mami ka vuajtur shumë edhe motrat.

  • Nga fiksimi i cigares deri te ushqimi që nuk duhet të konsumojë, Kiara Tito zbulon më shumë nga shtatzania e saj!

    Nga fiksimi i cigares deri te ushqimi që nuk duhet të konsumojë, Kiara Tito zbulon më shumë nga shtatzania e saj!

    Kiara ka qenë e ftuar ditën e djeshme në emisionin “Ftresë në 5” me Bieta Sulën, ku ka treguar shumë për shtatzaninë, ndryshimet në jetën e saj, planet e 2024 e shumë të tjera

    Për Luiz Ejllin dhe Kiara Titon, data 24 dhjetor është një datë mjaft e rëndësishme, pasi njohën njëri-tjetrin. Një vit më parë, ata ishin ndër banorët që u bënë pjesë e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”. Rrugëtimi i tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka qenë me shumë emocione, sfida, gëzime, të qeshura, lot, por me një fund të lumtur. Ata u dashuruan, krijuan një lidhje dhe u martuan. E tani janë edhe në pritje të një vajze.

    Kiara ka qenë e ftuar ditën e djeshme në emisionin “Ftresë në 5” me Bieta Sulën, ku ka treguar shumë për shtatzaninë, ndryshimet në jetën e saj, planet e 2024 e shumë të tjera.

    Bieta: Çfarë të mungon më shumë në këtë periudhë shtatzanie?

    Kiara: Nuk e kisha menduar që do të më mungonte sallata jeshile, se nuk lejohet të konsumohet, duhet larë mirë dhe nuk e ha e kam shmangur, por më shkon mendja kot ndonjë herë kur e mendoj… Më komentojnë nëse kam hequr dorë nga cigarja. Kam hequr dorë nga momenti që kam marrë testin në dorë e kam hequr dhe se kam futur më në gojë, iku dhe cigarja…

    Je mërzitur për peshën?

    Kiara: Jo nuk jam se këto janë kilet më të bukura që mund të marr një vajzë në jetë gjithmonë kam dashur të marr disa kile dhe po e shijoj shumë

  • Enca vazhdon traditën, “çmend” rrjetin për Krishtlindje (FOTO)

    Enca vazhdon traditën, “çmend” rrjetin për Krishtlindje (FOTO)

    “Gëzuar Krishtlindjet. Unë jam në listën e fëmijëve të këqij këtë vit”

    Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, përmes një postimi në “Instagram” ka uruar të gjithë ndjekësit për festën e Krishtlindjes.

    Ajo ka realizuar një fotosesion me një fustan seksi të shkurtër rozë duke theksuar format e bëshme trupore.

    “Gëzuar Krishtlindjet. Unë jam në listën e fëmijëve të këqij këtë vit”, shkroi këngëtarja bashkëngjitur postimit.