Category: Showbiz

  • U kapën bashkë në Paris, zbulohet kush është i dashuri i Dea Mishel

    U kapën bashkë në Paris, zbulohet kush është i dashuri i Dea Mishel

    Dea Mishel Hoxha është rikthyer në vëmendje të mediave pas pushimeve të saj në Paris. Natyrisht që në qytetin e dashurisë, vështirë se mund të shkohet vetëm, ndaj edhe të shumtë ishin ata që e menduan se një mashkull e shoqëron.

    Dhe në fakt kështu ka qenë. Në një foto të publikuar nga “Panorama Plus” Dea Mishel shfaqej në një nga baret e Parisit, në shoqërinë e një mashkulli.

    Shumë u bënë kuriozë se kush ishte mashkulli misterioz që shoqëronte Dean dhe në fakt ai ësjtë Isli, ish i dashuri i saj.

    Blogerja është rikthyer me ish të dashurin e saj Islin me të cilin ka patur një lidhje 5 vjeçare. Siç shihet edhe në foto, dyshja janë fotografuar duke shijuar pushimet në Paris.

  • Buci i bën pyetjen e vështirë Santianës: A do të mbetet merak nëse…

    Buci i bën pyetjen e vështirë Santianës: A do të mbetet merak nëse…

    Santiana dhe Buci kanë kaluar një kohë të mirë në xhakuzi së bashku.

    Gjatë kësaj kohe, Buci i ka bërë disa pyetje Santianës, ku njëra ndër to ishte “A do të mbetet merak diçka nëse del të premten?”.

    “Ti domethënë paske qejf të dal unë?”, ia ktheu Santiana. “S’të rrihet ty këtu pa mua”, vazhdoi ajo duke u shprehur e bindur se do jetë në finale bashkë me Bucin

    Santiana dhe Buci kanë kaluar një kohë të mirë në xhakuzi së bashku.

    Gjatë kësaj kohe, Buci i ka bërë disa pyetje Santianës, ku njëra ndër to ishte “A do të mbetet merak diçka nëse del të premten?”.

    “Ti domethënë paske qejf të dal unë?”, ia ktheu Santiana. “S’të rrihet ty këtu pa mua”, vazhdoi ajo duke u shprehur e bindur se do jetë në finale bashkë me Bucin

  • Ndahet nga jeta motra e Inis dhe Ingrid Gjonit, nëna e aktores Anna Lika

    Ndahet nga jeta motra e Inis dhe Ingrid Gjonit, nëna e aktores Anna Lika

    Zi në familjen Gjoni! Motra e madhe e Ingrid dhe Inis Gjonit ka ndërruar jetë.

    Ilda Gjoni, nëna e aktores Anna Lika ka mbyllur sytë përgjithmonë.

    Menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika ka ndarë lajmin e trishtë në Instagram

    “Ahh moj Ilda Gjoni mke keput shpirtin me ke merzit shum, po ti ke qen gjithmon pozitive e dashur e gjendur, njeri me zemer te madhe dhe nuk e mendoja kur qe njerzit e mire te dashur zoti i deshte prane vetes, nuk kam fjale te pershkruaj dhimbjen dhe merzin per ty Ilda nuk doja kure qe keto fjale ti shkruaj per ty sepse nuk ka fjale ti do ngelesh gjithmone ne zemrat tona dhe do ngelesh gjithmon shembulli si nje mami dhe nje teze perfekte do na mungosh Ilda qofsh e xhenetit Lamtumur nga kjo bote te duam shume do na mungosh”, shkruan ai.

    Ende nuk ka një reagim nga familjarët e të ndjerës dhe nuk dihet arsyeja e ndarjes së parakohshme nga jeta të Gjonit.

  • Pas mungesës në dasmë, Balina zbulon marrëdhënien me Arbanën, a do e shohim opinioniste në BBV3?

    Pas mungesës në dasmë, Balina zbulon marrëdhënien me Arbanën, a do e shohim opinioniste në BBV3?

    Balina Bodinaku ka qenë e ftuar në studion e “Më lër të flas”, ku ka rrëfyer si ka qenë ky vit për të. Ajo është pyetur lidhur me faktin që Arbana nuk e ftoi në dasmën e saj me Eduartin këtë verë, ndërsa ish-kolegu i Balinës, Arbër Hajdari, ishte i ftuar.

    Balina tha se dasmat janë për njerëzit e afërt e miqtë e ngushtë dhe kjo është arsyeja pse nuk është ftuar, duke zbuluar se nuk ka ndonjë raport të afërt me moderatoren.

    E pyetur nëse do të jetë opinioniste këtë sezon të Big Brother VIP, Balina tha se nuk di asgjë ende.

  • Pak para nisjes së Big Brother VIP 3, Kejvina bën deklaratën e papritur

    Pak para nisjes së Big Brother VIP 3, Kejvina bën deklaratën e papritur

    Kejvina ishte një nga konkurrentet më të komentuara të edicionit të dytë të “Big Brother VIP”. Momenti më kulminant ishte kur modelja qëlloi me shuplakë Luizin në transmetim live pas një debati të fortë mes tyre, gjë që çoi në përjashtimin e saj nga loja.

    Kejvina e ka treguar disa herë se është penduar për ngjarjen dhe sot ka treguar se hyrja në Big Brother ka qenë gabimi më i madh i jetës së saj.

    “Si Sot një vit më parë kam bërë gabimin më të madh të jetës sime. Prisni për gabime të tjera”, shkruan Kejvina.

  • Bora Zemani tregon çfarë ndodh në prapaskenat e DWTS: Olta Gixhari është më e vështira

    Bora Zemani tregon çfarë ndodh në prapaskenat e DWTS: Olta Gixhari është më e vështira

    Ndër të ftuarit e kësaj puntatë në “Fan Club DWTS” kanë qenë dy moderatorët e spektaklit Bora Zemani dhe Eno Popi. Të dy kanë treguar emocionet dhe eksperiencën e tyre, por edhe ato çfarë ndodhin në prapaskenë.

    Eno Popi: Në prapaskenë ka shumë atmosferë, ne punojmë me një ekip që është motor energjie i vazhdueshëm. Sido që të jetë energjia e skenës, atë që shihni juve në transmetim, është e pandarë edhe nga ajo që ndodh pas skenës. Jemi duke u konsultuar gjithmonë se çfarë ndodh më pas dhe jemi duke u bërë gati, por energjia nuk mungon. Qeshet shumë, ka shumë alegri, kërcehet shumë. Super është edhe atmosfera mbrapa.

    Bora Zemani: Në prapaskenë ndodh dhe çdo gjë tjetër, duhet të bëjmë edhe të gjitha ato zgjidhjet e situatave që ndodhin në program live dhe ka shumë të tilla.

    Përsa i përket jurisë, se kush juri ka qenë më e pabindur, e vitit të kaluar apo e këtij viti, Bora shprehet se këtë vit Olta është më e vështira sepse edhe pasi mbaron fjalën e saj, shpesh herë edhe i kundërpërgjigjet konkurrentëve.

    Kiara Tito: Kush është juria më e pabindur, juria e vitit të kaluar apo juria e këtij viti?

    Bora Zemani: Nuk di them kush ka qenë më i vështirë për t’u menaxhuar, por nga këta katër që janë këtë vit është Olta, është shumë e dukshme. Ka gjithmonë për të thënë diçka edhe kur e ka mbaruar fjalën e saj. Do i kundërpërgjigjet të tjerëve për çdo gjë, por është edhe shumë e lezetshme, është tamam lezeti i jurisë.

  • Njerëzit thanë se tatuazhi nuk i ngjan Kiarës, reagon Luizi

    Njerëzit thanë se tatuazhi nuk i ngjan Kiarës, reagon Luizi

    Luizi ka vendosur që t’i bëjë një surprizë Kiarës sot, duke bërë portretin e saj tatuazh. Data 24 dhjetor është ditë e rëndësishme për çiftin pasi një vit më parë u njohën në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

    Mirëpo shumë njerëz kanë komentuar kritika për tatuazhin duke u shprehur se vajza e pikturuar nuk i ngjan Kiarës.

    Pas komenteve Luizi ka reaguar me një foto në InstaStory ku tregon në njërën anë foton e Kiarës dhe në tjetrën tatuazhin.

  • Pas ndarjes nga Ledri, Sara Hoxha nis karrierën në televizion si moderatore

    Pas ndarjes nga Ledri, Sara Hoxha nis karrierën në televizion si moderatore

    Sara Hoxha dhe Ledri Vula prej muajsh janë në qendër te vëmendjes. Shkak është bërë ndarja e tyre, pasi çifti arriti të fitonte dashurinë e publikut.

    Pas disa vitesh së bashku dhe një femijë, edhe për këtë çift ka mbërritur fundi. (të paktën sipas zërave dhe ende pa asnjë konfirmim nga çifti)

    Prej javësh Sara po jeton jetën mes Tiranës dhe Prishtinës. E në fakt, nje arsye e ka pse Sara po shpenzon kaq shumë kohë në Tiranë.

    Bëhet me dije se blogerja ka vendosur t’i hyjë rrugës së ekranit. Pas eksperiences së saj si aktore, tashmë Sara thuhet se po kërkon një pozicion në ekranet shqiptare si moderatore.

    Nga ajo çfarë kemi mundur të mësojmë, ish-partnerja e Ledrit po mendon pjesëmarrjen në një format si moderatore. Duke qenë se Kosova është një kapitull i mbyllur për të, tentativat dhe bisedat, janë zhvendosur në Tiranë.

    Megjithatë deri më tani, vështirë se mund të japim detaje nëse projektet e saj do të finalizohen për sezonin e ri në janar.

  • Megi sqarohet me binjakët në lidhje me situatën me mikrofonin me qumësht

    Megi sqarohet me binjakët në lidhje me situatën me mikrofonin me qumësht

    Megi Pojani e ftur mbrëmë në emisionin “Më Lër të Flas”, ka folur për jetën e saj sentimentale dhe situatën e ndodhur më parë në lidhje me mikrofonin me qumësht.

    Ajo duhet të këndonte një këngë dhe nëse nuk e dinte këngën do të lagej me qumësht.

    Kjo në rrjet është diskutuar shumë dhe madje edhe ëshë gjykuar e ofenduar Megi. Ajo ka dashur që ta shpjegojë së cili është shqetësimi i saj në lidhje me këtë situatë.

    “Dua ta sqaroj, ka pasur diçka tek ajo interviste e madje është komentuar masivisht dhe madje si akt mizogjinist nga ana juaj.

    Nuk ka qenë shqetësimi im mikrofoni, ai shpërthimi i mikfronit që ishte ajo gameta, ajo qeliza mashkullore riprodhuese apo si mund të konceptohet.

    Nuk ishte ai shqetësimi im, unë e di sesi funksionon, televizioni ka rregulla. Përpiqem të jem dhe mendoj që jam treguar gjithmonë bashkëpunuese.

    Nëse diçka është lojë për mua është shumë e thjeshtë të behëm pjesë e lojës dhe kaq. Nuk jam e ngurtë që të them unë këtë gjë nuk e pranoj, mendoj që kam një radar shumë elastik për të pranuar shumë gjëra.

    Jam në një pikë që edhe vetë jam duke mësuar që çfarë është e tepërt dhe çfarë jo, çfarë mund të thuhet dhe çfarë nuk mund të thuhet. Në këtë gjë unë mendoj që jemi të gjithë bashkë sepse televizioni e ka këtë presion. Në atë rast shqetësimi im nuk ishte loja, shqetësimi im ishte intervista. Unë do kisha dashur që të kishin mësuar njerëzit pak më shumë për mua.

    Ndërtohet intervista, bazohemi tek komentet. “Çfarë mendon për komentet?” Tani t’ju pyes unë se çfarë thonë njerëzit, çfarë mendojnë për Romeon dhe Donaldin?

    Nuk ke se çfarë të vazhdosh pas kësaj, mendoj që njerëzit mund të kishin mësuar pak më shumë për mua sepse mendoj që jam njeri shumë interesant.”

  • Po natën me kë fle? Megi Pojani habit me përgjigjen!

    Po natën me kë fle? Megi Pojani habit me përgjigjen!

    Megi Pojani ishte e ftuar këtë të shtunë në “Më lër të flas”, ku rrëfeu si rrallëherë jetën e saj.

    Megi tha se jeta e saj ka ndryshuar që pasi mori drejtimin e “Përputhen” dhe tani zgjohet e fle me mendimin e “Përputhen”.

    “Po natën me kë fle?”, e pyeti Donaldi menjëherë.

    “Me Përputhen flej”, ia ktheu Megi.