Category: Showbiz

  • Luizi bën tatuazh Kiarën dhe në rrjet plasin memet

    Luizi bën tatuazh Kiarën dhe në rrjet plasin memet

    Luiz Ejlli dhe Kiara Tito festojnë sot përvjetorin e tyre të njohjes. Dyshja u njohën në formatin Big Brother VIP dhe nga aty dolëm të martuar dhe tani janë në pritje të një vajze.Në 1 vjetorin e tyre të parë,Luizi ka surprizuar Kiarën me një tatuazh ku ka gdhendur përgjithmonë fytyrën e moderatores.Ja këtu nis gjithçka,kjo pasi njerëzit në internet kanë komentuar tatuazhin me nota humori duke thënë se ajo nuk ngjason aspak me Kiarën.

    Sipas tyre, u duket si Efi, Bora Zemani, Tayna, Loredana, Lori Hoxha, madje edhe Adelina Ismaili.Të gjitha përveç Kiarës…

  • “Është komentuar si akt mizogjinist…”/ Megi sqaron vëllezërit Veshaj në lidhje me situatën me mikrofonin me qumësht

    “Është komentuar si akt mizogjinist…”/ Megi sqaron vëllezërit Veshaj në lidhje me situatën me mikrofonin me qumësht

    “Nëse diçka është lojë për mua është shumë e thjeshtë të behëm pjesë e lojës …”

    Moderatorja e njohur, Megi Pojani, ishte mbrëmë e ftuar në emisionin “Më Lër të Flas”, ku ka folur për jetën e saj private dhe situatën e ndodhur më parë në lidhje me mikrofonin me qumësht.

    Ajo duhet të këndonte një këngë dhe nëse nuk e dinte këngën do të lagej me qumësht. Kjo në rrjet është diskutuar shumë dhe madje edhe është gjykuar e ofenduar Megi.

    Për këtë arsye, Pojani ka dashur që ta shpjegojë së cili është shqetësimi i saj në lidhje me këtë situatë.

    “Dua ta sqaroj, ka pasur diçka tek ajo interviste e madje është komentuar masivisht dhe madje si akt mizogjinist nga ana juaj.

    Nuk ka qenë shqetësimi im mikrofoni, ai shpërthimi i mikrofonit që ishte ajo gameta, ajo qeliza mashkullore riprodhuese apo si mund të konceptohet.

    Nuk ishte ai shqetësimi im, unë e di sesi funksionon, televizioni ka rregulla. Përpiqem të jem dhe mendoj që jam treguar gjithmonë bashkëpunuese.

    Nëse diçka është lojë për mua është shumë e thjeshtë të behëm pjesë e lojës dhe kaq. Nuk jam e ngurtë që të them unë këtë gjë nuk e pranoj, mendoj që kam një radar shumë elastik për të pranuar shumë gjëra.

    Jam në një pikë që edhe vetë jam duke mësuar që çfarë është e tepërt dhe çfarë jo, çfarë mund të thuhet dhe çfarë nuk mund të thuhet. Në këtë gjë unë mendoj që jemi të gjithë bashkë sepse televizioni e ka këtë presion.

    Në atë rast shqetësimi im nuk ishte loja, shqetësimi im ishte intervista. Unë do kisha dashur që të kishin mësuar njerëzit pak më shumë për mua.

    Ndërtohet intervista, bazohemi tek komentet. “Çfarë mendon për komentet?” Tani t’ju pyes unë se çfarë thonë njerëzit, çfarë mendojnë për Romeon dhe Donaldin?

    Nuk ke se çfarë të vazhdosh pas kësaj, mendoj që njerëzit mund të kishin mësuar pak më shumë për mua sepse mendoj që jam njeri shumë interesant”, tha moderatorja e “Për’puthen”.

  • Si e priti Kiara surprizën? Në 1 vjetorin e njohjes, Luizi zbulon tatuazhin e ri (VIDEO)

    Si e priti Kiara surprizën? Në 1 vjetorin e njohjes, Luizi zbulon tatuazhin e ri (VIDEO)

    Në ditën e përvjetorit të njohjes me Kiarën, Luizi kujton edhe humbjen e babait: Kam një kujtim të dhimbshëm, por…

    Për Luiz Ejllin dhe Kiara Titon, data 24 dhjetor është një datë mjaft e rëndësishme, pasi njohën njëri-tjetrin. Një vit më parë, ata ishin ndër banorët që u bënë pjesë e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”.

    Rrugëtimi i tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka qenë me shumë emocione, sfida, gëzime, të qeshura, lot, por me një fund të lumtur. Ata u dashuruan, krijuan një lidhje dhe u martuan. E tani janë edhe në pritje të një vajze.

    E teksa sot ata festojnë 1 vjetorin e njohjes, këngëtari i dashur për publikun ka vendosur që t’a surprizojë partneren e tij. Ai ka realizuar një tatuazh me portretin e Kiarës.

    Ai gjithashtu tregon se dita e përvjetorit të tyre i kujton edhe humbjen e babait.

    https://www.instagram.com/gazeta_shqip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e67f76d5-6f4f-463b-bb00-ca71f98f87f4

  • Armaldo Kllogjeri: Luizi duhet ti kthehet jetës së përditshme

    Armaldo Kllogjeri: Luizi duhet ti kthehet jetës së përditshme

    Ish-banori i “Big Brother VIP” 2, Armaldo Kllogjeri, ka folur së fundmi mbi eksperiencën e tij në BBV, ku është ndalur edhe tek raporti me fituesin e këtij edicioni, Luiz Ejlli.

    Në intervistën e tij të fundit,ai tregoi se ky vit ishte plot sfida dhe momente të bukura, ndërsa sa i përket hyrjes së tij në “Big Brother Vip Albania”, ai është shprehur se nuk është penduar për asgjë.

    I pyetur në lidhje me raportin e tij me Luiz Ejllin, Armaldo tha se nuk ka më kontakte me të, dhe se nuk do të flasë për një kohë të gjatë me të.

    Ai u shpreh se sipas tij, “Luizi duhet t’i kthehet pak jetës së përditshme, jetës normale. Jo të vazhdojë të mendojë “Big Brother”-in akoma, lojën”.

    Kujtojmë që dy artistët njihen prej kohësh, por miqësia e tyre u kris gjatë eksperiencës së tyre në formatin “Big Brother”.

    Ndër të tjera, tenori shqiptar ka treguar se bashkëshortja e tij, Aida, ka qenë kundër që ai të bëhej pjesë e këtij formati, por kur dola tha ai, ajo ishte shumë krenare.

  • Atentati ndaj Top Channel, ngjarje e pazbardhur/ Lapaj: Politika, flirt me krimin! Salaj: Sulmi më i egër ndaj fjalës së lirë

    Atentati ndaj Top Channel, ngjarje e pazbardhur/ Lapaj: Politika, flirt me krimin! Salaj: Sulmi më i egër ndaj fjalës së lirë

    Në orët e para të mëngjesit të 27 marsit, Top Channel u godit nga një sulm terrorist si pasojë e të cilit humbi jetën një nga rojet e sigurisë, i ndjeri Pal Kola.

    Ndërsa viti i ri po troket, “Më lërë të flas” ka bërë një përmbledhje të ngjarjeve kulminante që shoqëruan vendin tonë përgjatë vitit 2023, duke lënë një impakt të gjerë në publikun shqiptarë.

    Mes këtyre eventeve të bujshme, ishte edhe sulmi me armë ndaj godinës së një medie të lirë si Top Channel. Në orët e para të mëngjesit të 27 marsit, Top Channel u godit nga një sulm terrorist si pasojë e të cilit humbi jetën një nga rojet e sigurisë, i ndjeri Pal Kola.

    Të pyetur për këtë rast, gazetari Blendi Salaj dhe analisti Adriatik Lapaj e kanë konsideruar këtë një ndër ngjarjet më të trishta të vitit 2023, autorët e të cilës nuk janë kapur akoma.

    Ndërsa Salaj tha se ato të shtëna ishin një plumb për gazetarinë, aktivisti Lapaj vuri në dukje se përsakohë politika dhe biznesi në vendin tonë të bëjnë flirt me krimin, krimi bëhet i fortë dhe superior ndaj shtetit.

    A është ky jo vetëm një akt kriminal, por sulmi më i egër ndaj medies shqiptare?

    Blendi Salaj: Mendoj që është në mos më i egri, ndër më të egrit. Nuk ka ndodhur herë të tjera që një plumb të shtihet në drejtimin e një medie dhe fatkeqësisht kolegu ynë këtu humbet jetën si pasojë e kësaj. Një familjar… Plumbi nuk ishte për atë, plumbi fatkeqësisht e mori atë, por nuk ishte për të. Ishte për Top Channel, ishte për gazetarinë, ishte kundër fjalës së lirë.

    Mund të sillesh si të duash, por në thelb nëse do të flasësh, ti duhet ta paguash atë me jetën. Jeta në këtë rast ishte e një punëtori. Por ky rast duhet të mobilizojë të gjithë shoqërinë sepse nuk mundesh që për shkak se jep ide, se je pro apo kundër diçkaje të rrezikosh jetën. Kjo është diçka që shënoj këtë vit. Një ndër ngjarjet më të trishta të këtij viti.

    Donaldi: Adriatik, sa normale të duket që Top Channel të goditet me armë?

    Adriatik Lapaj: Nuk ka se si të jetë normale. Nuk është normale të qëlluarit me armë ndaj një objekti çfardo, ndaj një individi të zakonshëm të Republikës së Shqipërisë, jo më ndaj një institucioni që është television kombëtar.

    Donaldi: Të goditet me armë media më e madhe kombëtare në vend dhe autorët nuk janë kapur akoma?

    Adriatik Lapaj: Shqipëria ka një problem shumë të madh me flirtin që bën me krimin. Politika, biznesi në këtë vend fatkeqësisht bëjnë flirt me krimin. Krimi e ka tmerr të madh shtetin njëlloj si djalli tejmanin, por krimi bëhet i fortë dhe superior ndaj shtetit në momentin që ulet në tavolinë me shtetin.

  • Momenti kur Besa Kokëdhima për pak sa nuk rrëzohet në skenë! Video

    Momenti kur Besa Kokëdhima për pak sa nuk rrëzohet në skenë! Video

    Besa Kokëdhima mbrëmjen e djeshme teksa po performonte në Festivalin e Këngës pësoi një incident.

    Gjatë interpretimit të këngës “Zemrën n’dorë”, një moment i papritur mbërtheu frymëmbajtjen e të gjithë spektatorëve, pasi taka e Besës rrëshqiti në mënyrë të papritur dhe ajo për pak sa nuk përfundoi në dysheme.

    Megjithatë, me një grintë dhe qetësi të pabesueshme, ajo arriti ta korrigjonte hapin në kohë dhe të vazhdonte performancën sikur asgjë nuk kishte ndodhur, duke shpëtuar rëzimin me një elegancë të përsosur.

    Kujtojmë që pak minuta më vonë ajo u shpall më e votuara e publikut dhe e zgjedhura e tyre për ta përfaqësuar Shqipërinë në ‘Eurovision 2024’.

    https://www.tiktok.com/?referer_url=noa.al%2Flajmi%2F2023%2F12%2F2417207.html%3Ffbclid%3DIwAR1pInqk5CtfP9azYjjQTaJsFRqG62dWO_e3fc17s0Edy-p4l_lL4GbRHGo&refer=embed&embed_source=121374463%2C121351166%2C121331973%2C120811592%2C120810756%3Bnull%3Bembed_discover_button

  • “Shkoi radha 1 km”/ Gjergj Leka rrëfen historinë e pabesueshme të ‘restorantit’ me pjata falas në Tiranë: U zhduka në Itali…

    “Shkoi radha 1 km”/ Gjergj Leka rrëfen historinë e pabesueshme të ‘restorantit’ me pjata falas në Tiranë: U zhduka në Itali…

    Megjithëse aventura strapacuese zgjati vetëm 48 ditë, Leka e kujton si një moment të gëzueshëm të ngjashëm me historitë e filmave.

    Gjergj Leka ka rrëfyer historinë e pabesueshme të “restorantit” që hapi te baçja në Liqen të Thatë.

    Megjithëse aventura strapacuese zgjati vetëm 48 ditë, Leka e kujton si një moment të gëzueshëm të ngjashëm me historitë e filmave.

    “Ishte një kilometër radha që prisnin të hynin te baçja dhe unë të betohem, sepse kjo është për t’u bërë film, kam ndenjur 48 ditë që vetëm prisja njerëz, gatuaja, u jepja për të ngrënë dhe iknin. Në një moment u zhduka në Itali dhe thash me vete ‘te baçja nuk shkoj më’”- tha Leka në “S’e Luan Topi”.

    Pjesë nga biseda:

    Erjona: Thonë se ke shumë ide të çuditshme. Shkove në fshat, hape një restorant…

    Gjergj Leka: Jo një restorant. Doli nami që hapa një restorant.

    Erjona: Vendose një kuti dhe pastaj u thoshe njerëzve paguani sa të doni.

    Leka: Ato janë orkestracione, por unë aty ku jetoj tek Liqeni i Thatë, është një baçe aty dhe unë bëra disa furra, por nuk e kisha llogaritur sa shok kisha…

    Dola në një program tjetër, më ngacmoi spikerja dhe tha “aty tek ty vihet?”. “Po mor të vij kush të dojë”, i thash. Të nesërmen në mëngjes një dorë që po më zgjonte nga gjumi tha “dil içik poshtë çfarë bëhet”. Ishte një kilometër radha që prisnin të hynin te baçja dhe unë të betohem, sepse kjo është për t’u bërë film, kam ndenjur 48 ditë që vetëm prisja njerëz, gatuaja, u jepja për të ngrënë dhe iknin. Në një moment u zhduka në Itali dhe thash me vete te baçja nuk shkoj më.

    Erjona: Dhe këtë e bën vetëm Gjergj Leka./ Top Channel

  • Buci dhe Santiana harrojnë kamerat, kërcejnë të përqafuar me këngë dashurie

    Buci dhe Santiana harrojnë kamerat, kërcejnë të përqafuar me këngë dashurie

    Momenti që nuk kaloi pa u vënë re pas mbarimit të prime, ishte ai i Santianës dhe Bucit teksa vallëzonin të përqafuar. Ardi mori mikrofonin dhe nisi të këndonte këngë dashurie. Santiana, e rrëmbyer nga emocionet, nuk mundi të përmbante lotët dhe filloi të qajë teksa Buci i qëndronye në krahë.

    Afërsia e tyre ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes dhe ka ngjallur jo pak pyetje dhe komente nga ana e publikut.

    https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3285c1d3-4975-4df7-b610-60df1ffb7edf

  • Donaldi flet për djalin e Borës: Është shoku im më i mirë

    Donaldi flet për djalin e Borës: Është shoku im më i mirë

    Në një intervistë për “Klan Kosova”, Donaldi ka folur dhe për propozimin për martesë që i bëri Bora Zemanit në premierën e “5 herë jo” dhe djalin e Borës, Arborin.

    “Ai jeton me ne, unë jetoj me të dhe ai është shoku im më i mirë. Madje për mua dhe për ne ishte një moment shumë më i veçantë që ai ishte aty dhe ne do ta kemi si kujtim të tre bashkë. Sikur na e solli Zoti që të vinte aty në atë moment” – është shprehur Donaldi për momentin kur Arbori u ngjit në skenë gjatë propozimit.

  • Momenti kur Besa Kokëdhima rrëshqet dhe për pak sa nuk rrëzohet në skenë në Festivalin e RTSh-së

    Momenti kur Besa Kokëdhima rrëshqet dhe për pak sa nuk rrëzohet në skenë në Festivalin e RTSh-së

    Nata finale e Festivalit të Këngës në RTSh mbajti të gjithë shikuesit në pritje të performancave të shkëlqyera, por ishte këngëtarja e talentuar Besa Kokëdhima ajo që mbeti në kujtesën e të gjithëve – jo vetëm për zërin e saj melodik, por edhe për një incident të vogël që tregoi profesionalizmin e saj të jashtëzakonshëm.

    Gjatë interpretimit të këngës “Zemrën n’dorë”, një moment i papritur mbërtheu frymëmbajtjen e të gjithë spektatorëve, pasi taka e Besës rrëshqiti në mënyrë të papritur dhe ajo për pak nuk përfundoi në dysheme.

    Megjithatë, me një grintë dhe qetësi të pabesueshme, ajo arriti të korrigjojë hapin në kohë dhe të vazhdojë performancën sikur asgjë nuk kishte ndodhur, duke shpëtuar rëzimin me një elegancë të përsosur.

    Ky incident i vogël nuk e ndërpreu aspak shkëlqimin e Besës gjatë performancës së saj mahnitëse.

    Madje, përkundrazi kt incident duket se shërbeu vetëm për “syrin e keq”, pasi pak minuta më vonë ajo u shpall më e votuara e publikut dhe e zgjedhura e tyre për ta përfaqësuar Shqipërinë në ‘Eurovision 2024’.

    “Zemrën n’dorë” është kënga reprezentuesee Shqipërisë në festivalin e ardhshëm evropian, i cili do të mbahet në Malmo të Suedisë gjatë muajit maj