Category: Showbiz

  • Pas propozimit në DWTS, Fifit i ndodh e papritura

    Pas propozimit në DWTS, Fifit i ndodh e papritura

    Mbrëmjen e djeshme Fifi mori propozim live në Dancing with the stars nga partneri i saj Adisi. Mes emocionesh Fifi tha po. Por pas përfundimit të spektaklit, artistja ka njoftuar në Instagram një lajm aspak të këndshëm. Fifi ka treguar se qenushja e saj ka humbur dhe kërkon ndihmën e ndjekësve.

    “Te dashur miq te instagramit, me duhet ndihma juaj!Sot rreth ores 20:00 tek Medreseja/Farmacia 10, gjate kohes kur kemi qene ne spektakel, qenushja ime ka dalur nga shtepia dhe ka humbur. Goca ime e ka emrin Beba dhe Raca eshte Maltese mixed me Yorkshire. Ju lutem kushdo qe mund ta keni pare diku ne rruge ose nese e keni gjetur, me lajmeroni!!”, shkruan Fifi.

    https://www.instagram.com/fifi.official.fr/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e93553f5-b486-47ff-a4e5-2949b7512e0d

  • Mposhti 84 konkurrente të tjera në Vietnam/ Për herë të parë në histori, një shqiptare kurorëzohet “Miss Earth 2023”

    Mposhti 84 konkurrente të tjera në Vietnam/ Për herë të parë në histori, një shqiptare kurorëzohet “Miss Earth 2023”

    Për herë të parë një shqiptare ka fituar “Miss Earth”, një konkurs i madh bukurie ndërkombëtar

    Mina Sue Choi, fituesja nga Koreja e Jugut gjatë vitit të shkuar ka kurorëzuar në Vietnam shqiptaren Drita Ziri si “Miss Earth 2023”.

    Me këtë kurorëzim, Ziri bëhet shqiptarja e parë që fiton këtë konkurs dhe çdo konkurs të madh bukurie ndërkombëtar.

    Miss Earth është një konkurs vjetor ndërkombëtar që mbahet për të festuar “format e shumta të bukura dhe të ndryshme të faunës dhe për të promovuar më tej ruajtjen dhe mbrojtjen e planetit tonë”.

    18-vjeçarja mposhti 84 konkurrente të tjera që konkurruan për titullin Miss Earth – një nga katër konkurset kryesore ndërkombëtare në botë së bashku me Miss Universe, Miss World dhe Miss International. Kjo e bëri atë mbretëreshën e 22-të të bukurisë që fitoi kurorën e shumë lakmuar të Miss Earth.

    Si ambasadore e re e Miss Earth me seli në Filipine, Drita do të përfaqësojë organizatën, e cila ka avokimin e veçantë për mbrojtjen e mjedisit. Ziri pritet gjithashtu të përdorë platformën e saj për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të ndikuar tek të tjerët për të ndihmuar në shpëtimin e planetit. Edicioni i vitit të ardhshëm i Miss Earth do të mbahet sërish në Vietnam.

  • Vrasja e Ergys Dashit me 20 plumba/ Rrëfimi i ish-të dashurës: Isha shtatzënë, më sollën foton e tij

    Vrasja e Ergys Dashit me 20 plumba/ Rrëfimi i ish-të dashurës: Isha shtatzënë, më sollën foton e tij

    Ish-konkurentja e “Love Island”, Xhoana Kurti ka folur për bashkëjetesën me Ergys Dashin.

    Ajo ka treguar dhe më një nga momentet më të vështira të saj, momentin kur mësoi se Ergys Dashin e kishin vrarë.

    Lajmin e trishtë thotë se e ka mësuar përmes një telefonate.

    “Më mori në telefon edhe një shoku i tij që donte të fliste me të, ndërsa mua më vjen një foto dhe më thotë a është ai. Më vjen fotoja e vrarë dhe mua më ra pika. Kam bërtitur shumë dhe isha më një shoqe i thashë që kanë vrarë Gysin. Kur më konfirmuan vdekjen nuk mbaj mend asgjë dhe përjetova depresion. Ka qenë diçka që dihet sepse unë postoja foto me të, por mendoj se është e tepruar lajmi që unë isha pjesë e grupit kriminale, kur unë isha vetëm e dashura. Nuk kisha lidhje me gjërat që nuk e dija që ekzistonin. Ka qenë një tragjedi e fortë për mua. Kishte ditë që po e ndjenja si gjë dhe mendova se nuk e di çfarë do të ndodhë. Atë ditë nuk isha mirë, isha në ankth. E dija se kishte probleme, por nuk e dija se ishte aq madhore. Unë e dija se punonte kompani bananesh.” tha ajo.

    Ajo tregoi dhe për vëshirësitë me të cilat I është dashur të përballej për pasurinë e Ergys Dashit.

    “Pas vdekjes së atij luhej edhe pasuria. Më kanë mohuar fëmijën duke më thënë se nuk është me personin. Unë kam ndenjur me të për njeriun, dhe jo për pasurinë. Thonin ja po del, ja po bën gjatë gjithë kohës. Familja dhe shoqëria e djalit. Me babain e djalit në fjalë nuk kam aspak kontakt, ndërsa vjehrrën e quaj shoqe.” – tregoi Xhoana.

    Ergys Dashi u vra në Ekuador në janar 2022, në një atentat teksa ndodhej në një lokal, ku mbi të u zbrazën me 20 plumba.

  • “Ti je dielli dhe hëna ime”/ Fifi merr propozimin e veçantë për martesë (FOTO)

    “Ti je dielli dhe hëna ime”/ Fifi merr propozimin e veçantë për martesë (FOTO)

    “Nuk e prisja kurrë në jetë, sepse Adisi nuk ka shumë qejf të dalë në televizion

    Këngëtarja e dashur për publikun, Fifi, është surprizuar në mënyrën më të bukur nga partneri i saj, Adis Patushi. Mbrëmë gjatë spektaklit të “Dancing With The Stars”, pasi artistja këndoi një këngë, ai i ka propozuar për martesë.

    Fillimisht në monitor u shfaq një mesazh nga Adisi, ku shkruhej:

    “Fifi faleminderit që më bën kaq të lumtur! Ti je dielli dhe hëna ime. Je njeriu që më ndryshoi krejt jetën! Të dua”.

    Më pas në skenë u shfaq partneri i këngëtares, duke bërë që Fifi të emocionohej dhe të dy të përloteshin.

    “Je shumë e bukur, a do të martohesh me mua”, iu drejtua ai teksa ishte i ulur në gjunjë.

    Dhe padyshim që përgjigja e këngëtares ishte “Po”.

    “Nuk e prisja kurrë në jetë, sepse Adisi nuk ka shumë qejf të dalë në televizion, edhe ta bënte këtë gjë këtu… edhe më ka thënë më parë që kur të të propozoj, do të jetë diçka shumë e bukur dhe spektakolare”, tha Fifi pas propozimit.

    Kujtojmë se çifti janë prindër të një djali të quajtur Theo Mal, që erdhi në jetë në Amerikë në 25 prill të vitit 2024. Ndërkohë Adis Patushi është baba edhe i një djali, Troi, me ish bashkëshorten, Adrola Dushi.

    E pyetur në “Wake Up” pak ditë më parë, Fifi u shpreh se dasma nuk ishte në planet e saj të afërta dhe se ende nuk e kishin diskutuar me Adisin.

    Ajo tha se dëshiron një dasmë tradicionale dhe jo një ceremoni me 50 veta, duke shtuar se kur të martohet “do të dëgjohet Shkup e Shkodër”.

    “Avash, avash. Unë dua një dasmë tradicionale, nuk dua të bëj një ceremoni me 50 veta. Unë po u martova do e marrë vesh nga Shkupi në Shkodër themi andej nga ne. Dasma ime do dëgjohet Shkup e Shkodër.

    Nuk e kam folur akoma me Adisin sepse nuk kemi qenë në atë fazë që kam dashur për të folur për dasmë. Kemi plane shumë më të bukura përpara, dasma është një gjë qejfi, ne çunin e kemi bërë”, tha këngëtarja

  • Fifi në finale/ Konkurrentët e “DWTS”: Shkoi falë fansave! Ia kthen artistja: Këtyre u bën dëm sheqeri

    Fifi në finale/ Konkurrentët e “DWTS”: Shkoi falë fansave! Ia kthen artistja: Këtyre u bën dëm sheqeri

    Ja si e kanë komentuar yjet e tjerë shpalljen e Fifit si finalistja e parë e DWTS

    Fifi ishte konkurrentja e parë që u shpall finaliste e spektaklit të kërcimit “Dancng With The Stars”.

    Por, si e pritën yjet e tjerë që janë pjesë e kërcimit? Komentet e tyre bashkohen në një pikë: artistja prek e para finalen falë fansave të saj.

    Enxhi: Nuk e diskutoj vendimin e publikut, jam e bindur që ka një fanbase të konsiderueshëm. Nuk kam asnjë kundërshtim. Nuk ishte salsa më e mirë, por publiku e votoi.

    Arnita: Mendoj që e meritonte finalen për artisten që është brenda skenës së DWTS dhe jashtë saj.

    Eni: M’u bë qejfi, Fifi ishte shumë e vlerësuar nga publiku. Ka të tjerë që e reklamojnë veten si shumë të preferuar nga publiku, por kanë rrezikuar daljen.

    Irgen: Mendoj se e kanë ndihmuar shumë edhe votat e publikut.

    Kritikave të tyre, Fifi dhe partneri i saj, Graciano, iu përgjigj me ironi:

    Fifi: Disa e duan Coca Cola-n pa sheqer, disa të tjerë e duan me shumë sheqer. Unë jam ajo që ka shumë sheqer. Këtyre u bën dëm sheqeri!

    Graciano: Për të gjithë ata që janë skeptikë, Fifi ka treguar me punë, djersë e mund të kërcesh gjithë klas pa pasur trupin perfekt.

  • Lori Hoxha konfirmon Ledionin si prezantues të BBV, postimi që ngriti dyshimet

    Lori Hoxha konfirmon Ledionin si prezantues të BBV, postimi që ngriti dyshimet

    Stafi i “Top Media” festoi mbrëmjen e djeshme festën e fundvitit.

    Mes postimeve nga kjo mbrëmje, vëmendje mori edhe Lori Hoxha.

    Ajo postoi një foto në Instagram ku shihej me Ledionin dhe Saren dhe krahas shkroi:

    “Mirëserdhe përsëri në rrjetet sociale Ledion Liço.

    Ke shumë për të ndarë dhe nëse tregohet i vëmendshëm, publiku ka shumë për të mësuar nga ti”.

  • Sara është ndarë nga Ledri, vëllai i saj habit me veprimin

    Sara është ndarë nga Ledri, vëllai i saj habit me veprimin

    Prej kohësh Sara dhe Ledri përflitet se nuk janë më bashkë. Madje çiftin nuk i bashkoi as ditëlindja e vajzës së tyre Poem. Të paktën në rrjete sociale nuk është publikuar asnjë foto bashkë nga dyshja. Ndarjen e konfirmoi pak kohë më parë edhe menaxheri i reperit, por së fundmi një veprim i vëllait të Sara Hoxhës ka trazuar ujërat.

    Kevin ka postuar një video në Snapchat duke dëgjuar një këngë të Ledrit, “Mrena” në bashkëpunim me Lumi B në makinë. Videoja është publikuar nga “Revista Class”.

  • ‘Do flije me mua për 30 mijë euro?’, pyetja provokuese e Bucit, ja si u përgjigj Santiana

    ‘Do flije me mua për 30 mijë euro?’, pyetja provokuese e Bucit, ja si u përgjigj Santiana

    Buci i ka bërë një pyetje mjaft të pazakontë Santianës.

    “A kishe fjetur me mua për ta rritur çmimin për 30 mijë euro?”

    Përgjigja e Santianës ndaj kësaj pyetjeje të drejtpërdrejtë ishte e prerë dhe pa hezitim ajo e hodhi poshtë mundësinë, duke deklaruar se nuk do të bënte diçka të tillë, as me të e as me ndonjë banor tjetër të shtëpisë.

  • Kosova fut Big Brother VIP në kategorinë e kanaleve për të rritur

    Kosova fut Big Brother VIP në kategorinë e kanaleve për të rritur

    Emisionet “Reality show” në Kosovë do të mund të shikohen në platformat televizive vetëm nëse e dini kodin sikurse ndodh me filmat për të rritur.

    Ky vendim është marrë sot nga Komisioni i Pavarur i Mediave ku është miratuar ndryshimi i Rregullores për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të miturve në shërbimet mediale audio dhe audiovizuele.

    Kryetari i Bordit të KPM-së, Jeton Mehmeti ka thënë se është bërë vetëm plotësim-ndryshimi i rregullores me qëllim të mbrohen fëmijët nga përmbajtjet që ndikojnë negativisht në shëndetin e tyre mendor e moral.

    “Mbrojtja e fëmijëve nga zhanret e reja televizive të emëruara si “reality show” mund të ndikojnë në gjuhën e tyre, sjelljet e tyre. Të gjitha programet “reality show” duhet të jenë të koduara”, ka thënë Mehmeti, në mbledhjen e 12-të të KPM-së.

    Anëtari i KPM-së, Besnik Berisha ka thënë se rregullorja është shume e avancuar dhe do t’i mbrojë fëmijët nga përmbajtjet e dëmshme.

  • Sa ngjajnë! Efi Dhedhes poston foto e parë me nënën e saj

    Sa ngjajnë! Efi Dhedhes poston foto e parë me nënën e saj

    “Sado të rritem ti më qetëson mama”

    Efi Dhedhes me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP” bëri për vete një publik të gjerë, të cilët vazhduan ta përkrahin atë edhe pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

    Ndonëse tashmë një personazh i njohur, Efi ka zgjedhur që të mbaje larg vëmendjes publike familjen e saj dhe të dashurin e saj, identitetin e të cilit akoma nuk e ka bërë publike.

    Por mesa duket se ajo i ka “thyer rregullat” dhe së fundmi ka publikuar në “Instagram” një foto me nënën e saj, teksa ndodheshin në shtëpi së bashku.


    Në pamjet e publikuara nga ish-finalistja e edicionit të dytë të BB VIP, vërehet qartë ngjashmëria e madhe që Efi ka me nënën e saj.

    “Sado të rritem ti më qetëson mama”– ka shkruar ajo krahas fotos duke treguar lidhjen e fortë që ka me të ëmën.