Category: Showbiz

  • Me botën kundër,Donatella Versace mban anën e Chiara Ferragni-t

    Me botën kundër,Donatella Versace mban anën e Chiara Ferragni-t

    Pas skandalit që ka përfshirë familjen e Chiara Ferragni-t, ka reaguar edhe stilistja Donatella Versace, e cila njihet si mikeshë e ngushtë e dyshes Chiara-Fedez. Versace doli në mbrojtje të influencueses duke lënë një koment nën foton e Ferragni-t.“Do të doja të dija saktësisht se për çfarë Chiara Ferragni duhet të kërkojë falje. Ajo dhe Fedez kanë bërë gjithmonë punë bamirësie. Ishte kompania që duhej të paguante kontributin. Ata janë një shembull për Italinë dhe për të rinjtë. Rendisni të gjitha bamirësitë që ata kanë bërë ndër vite.”“Pyet atë që e quan veten “gazetare” se sa bamirësi ka bërë. Unë mund t’jua them: as edhe një euro.

    Heshtni, është më mirë për të gjithë, të paktën do të vazhdojmë të japim për bamirësi pa pasur nevojë të dëgjojmë komente nga ata që si profesion kanë urrejtësin.”“Komenti i stilistes nuk kaloi pa u vënë re. Lucarelli publikoi një screenshot të komentit duke shkruar: Një muaj që flet kundër patriarkalitetit dhe tani thotë ‘ajo që e quan veten gazetare’”.”

  • Ndodh puthja e parë në Big Brother VIP Kosova

    Ndodh puthja e parë në Big Brother VIP Kosova

    Ka ndodhur puthja e parë mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova. Kader dhe Lumbardhi kanë shkëmbyer një puthje teksa të gjithë banorët ndodheshin në oborr.

    Banorët kanë brohoritur nga gëzimi për çiftin.

    Kader dhe Lumbardhi e kishin shprehur pëlqimin njëri-tjetrit prej disa javësh.

    https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e087f228-7786-43fa-9fd8-22dff2a14cf5

  • “Do dëgjohet nga Shkupi në Shkodër, e dua…”/ Fifi flet për dasmën: Nuk dua të bëj një ceremoni me…

    “Do dëgjohet nga Shkupi në Shkodër, e dua…”/ Fifi flet për dasmën: Nuk dua të bëj një ceremoni me…

    “Kemi plane shumë më të bukura përpara, dasma është një gjë qejfi”

    Këngëtarja e dashur për publikun, Fifi, ishte e ftuar mëngjesin e kësaj të enjte në studion e emisionit “Wake Up”, ku ka folur për eksperiencën në “Dancing With The Stars”, për karrierën si dhe për jetën private.

    Teksa u pyet nëse do të kemi dasmë së shpejti, artistja u shpreh se edhe mund të ndodhë. Ajo shtoi se ende nuk e ka diskutuar një gjë të tillë me partnerin e saj. Por evetmja gjë e sigurt sipas Fifit, është se dasma e saj do jetë e madhe, tradicionale dhe se do dëgjohet nga Shkupi në Shkodër.

    Pjesë nga intervista:

    Neada Muça: Ti nënë je bërë, po a ke dëshirë të bëhesh dhe nuse?

    Fifi: Avash, avash.

    Neada Muça: Ke ndonjë plan?

    Fifi: Unë dua një dasmë tradicionale, nuk dua të bëj një ceremoni me 50 veta. Unë po u martova do e marrë vesh nga Shkupi në Shkodër themi andej nga ne. Dasma ime do dëgjohet Shkup e Shkodër. Nuk e kam folur akoma me Aldisin sepse nuk kemi qenë në atë fazë që kam dashur për të folur për dasmë. Kemi plane shumë më të bukura përpara, dasma është një gjë qejfi, ne çunin e kemi bërë.

    Ndër të tjera, këngëtarja e njohur shprehet shumë mirënjohëse dhe falënderuese ndaj Zotit që ka një shëndet të plotë, falënderon nënën e saj për mbështetjen që i ka dhënë sepse sipas këngëtares, nëse nuk do ishte për nënë e saj, ajo nuk do ishte kjo që është sot.

    Madje është tepër falënderuese edhe për partnerin e saj Aldisin, që e konsideron si një mbështetje shumë të madhe. Sipas Fifit, ai nuk e lë të mendojë për shumë gjëra pasi është ai që mendon për të dhe është ai që i jep dorën dhe i jep kurajo për çdo gjë.

  • “Më ka çuditur dalja e…”/ Fifi komenton jurinë e DWTS: Iliri spec djegës, Olta është fiks e bërë…

    “Më ka çuditur dalja e…”/ Fifi komenton jurinë e DWTS: Iliri spec djegës, Olta është fiks e bërë…

    “Ata janë profesionistë, secili është i ulur aty për një arsye”

    “Valbonën e dua shumë. Lori është shumë profesioniste. Iliri është ai speci djegës. Olta është fiks e bërë për atë vend”. Kështu u shpreh Fifi kur u pyet në lidhje me anëtarët e jurisë së “Dancing With The Stars” teksa ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”.

    “Oltës i rri përshtat shumë mirë, mënyra si gjykon. Ata janë profesionistë, secili është i ulur aty për një arsye. Arti është subjektiv, çfarë më pëlqen mua, tjetër mund t’i pëlqejë dikujt tjetër”, vijoi këngëtarja e njohur.

    Nga ana tjetër, konkurrentja e spektaklit të kërcimit është shprehur se është habitur nga eliminimi i Atalanta Kërçykut dhe dhe Juliana Nurës, duke thënë:

    “Dalja e Atalantës dhe e Xhulit më ka çuditur. Gara ka ardhur në një pikë që duhet të ikte dikush. Nuk e prisja të dilte Atalanta, mendoja se do të shkonte dhe një javë më tej. Për Xhulin kam shumë për të folur, por nuk dua të flas më”.

  • ‘U ndava pas 7 vitesh’, rrëfehet Enxhi Nasufi: Unë e di që ai më sheh me krenari

    ‘U ndava pas 7 vitesh’, rrëfehet Enxhi Nasufi: Unë e di që ai më sheh me krenari

    Enxhi Nasufi ka rrëfyer një nga momentet e saj më të vështira gjatë viteve të fundit të cilin e konsideron edhe të errët, por që edhe i ka dhënë shtysën më të madhe. Enxhi tha se para se të niste spektakli Dancing With The Stars ka shkëputur një marrëdhënie 7 vjeçare me një person shumë të rëndësishëm në jetën e saj.

    Në një intervistë në “Live From Tirana” , moderatorja tregoi se ndonëse ai nuk është më pjesë e jetës së saj, e di që e sheh me krenari.

    “Unë kam pasur disa momente të vështira, mund t’i quajmë dhe të errëta, të përjetuara në jetën time. Një moment i vështirë ka qenë ankthi shumë i fortë që e kam përjetuar shumë dhe më ka ndryshuar jetën. Përpara “Dancing With The Stars” kam pasur një ndarje me një person shumë të rëndësishëm të jetës sime, pas 7-vitesh. Kështu që ty të ndryshon jeta, ndryshon rutinën dhe gjërat duken sikur nisin nga fillimi. Por duke qenë se unë besoj se gjërat ndodhin për një arsye, kjo më ka dhënë shtysën më të madhe për të fuqizuar veten time, e ndarë nga çdo njeri tjetër. Ai nuk është më pjesë e jetës sime, por është djalë shumë i mirë dhe i uroj gjithë të mirat. Unë e di që më sheh me shumë krenari”, tha moderatorja.

  • ‘Do futem të gjej burrë!’ Aktorja konfirmon hyrjen në BBV3

    ‘Do futem të gjej burrë!’ Aktorja konfirmon hyrjen në BBV3

    Aktorja konfirmon hyrjen në BBV3

    E ftuar në emisionin “Ndryshe” aktorja e njohur Cubi Metkaj e pohoi lajmin se do e shohim në “Big Brother VIP 3”.

    E pyetur nëse do të jetë e gatshme që të krijojë një lidhje dashurie, Cubi tha:

    “Po unë për këtë do futem. Të gjej burrë. Të bëj edhe një fëmijë. Të më shikojë edhe mua Zoti më në fund. Aty brenda do sistemohemi”.

  • Plas keq në BBVK, Edona godet Shqipen me shishe (Video)

    Plas keq në BBVK, Edona godet Shqipen me shishe (Video)

    Tensionet mes Shqipes dhe Edonës janë përshkallëzuar deri në atë pikë sa Edona hodhi një shishe me ujë në drejtim të Shqipes, duke e lagur atë.

    Ky incident i fundit ka shpërthyer pas një shkëmbimi të fjalëve të ashpra midis palëve dhe ka kaluar nga debati verbal në një konfrontim fizik.

    Momenti i eskalimit të tensioneve u pa në transmetimin e drejtpërdrejt të spektaklit, ku Edona, në një shpërthim emocional, gjuajti me shishe Shqipen.

    https://www.tiktok.com/@bigbrotherr777/video/7314275914387295493?referer_url=www.jugine.com%2Fshowbiz-gossip%2Fplas-keq-ne-bbvk-edona-godet-shqipen-me-shishe-video-i62473%3Ffbclid%3DIwAR0WNTeQBt-YNvXmyabiaINdiUx3kEsF12yS2oH4AFJvCqch27JCYX1pqSs&refer=embed&embed_source=121374463%2C121351166%2C71838019%2C121331973%2C120811592%2C120810756%3Bnull%3Bembed_blank&referer_video_id=7314275914387295493

  • Ledioni do drejtojë Big Brother VIP, Luizi i dërgon mesazh: Ke për të marr vesh gjëra…

    Ledioni do drejtojë Big Brother VIP, Luizi i dërgon mesazh: Ke për të marr vesh gjëra…

    Prej disa ditësh në media po përflitet se Arbana Osmani nuk do të jetë më prezantuese e Big Brother VIP dhe se vendin e saj e zë Ledion Liço.

    Dyshimet për këtë ndryshim u shtuan më shumë kur dyshja hoqën njëri-tjetrin nga ndjekësit në rrjetet sociale.

    Megjithatë, vetëm dy ditë më parë, Ledion Liço bëri postimin e tij të parë në Instagram dhe vëmendjen më të madhe e mori komenti i Arbanës, e cila komentoi disa emoji me sytë me zemra si edhe filloi ta ndjekë sërish Ledionin në Instagram, duke lënë të kuptohet se raportet mes tyre janë rregulluar.

    Një koment e ka dhënë edhe Luiz Ejlli. Në një video të postuar në InstaStory, teksa ka etiketuar Ledionin, Luizi thotë:

    “Mister Ledion Liço. Mirëserdhe në Instagram, se kam qef, ëndërr e kam pas të bëj si veteran i Instagram-it. Suksese, të shkoftë mbarë me thashetheme. Ke për të marrë vesh gjëra që nuk i di as ti, ke për t’u surprizu për gjërat që ke për të marrë vesh. Nuk e ke dit për talentet që mund të kesh apo të shkuarën tënde të errët. Të gjitha këto ke për ti marrë vesh në Instagram“, thotë Luizi, duke iu referuar lajmeve për prishjen e raporteve me Arbanën dhe se do të jetë ai moderator i BBVA.

  • Lori Hoxha zbulon pamje nga shtëpia e Big Brother VIP 3

    Lori Hoxha zbulon pamje nga shtëpia e Big Brother VIP 3

    BBV3 ka nisur tashmë numërimin mbrapsht për hapjen e dyerve të shtëpisë, që do mirëpresë banorët e rinj.

    Ndërsa ditët kalojnë dhe listës së banorëve të mundshëm pjesëmarrës, i shtohen gjithnjë e më shumë emra, shtëpia e BBV është duke u bërë gati, sipas burimeve tërësisht e rikonceptuar nga fillimi.

    Së fundmi, Lori Hoxha ka ndarë një tjetër copëz nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, të cilën jemi shumë kuriozë ta shohim të përfunduar.

  • ‘Kam jetuar si e huaj në Itali’/ Anna Oxa rrëfehet për origjinën shqiptare: Isha dhe jam…

    ‘Kam jetuar si e huaj në Itali’/ Anna Oxa rrëfehet për origjinën shqiptare: Isha dhe jam…

    “Isha dhe jam shqiptare dhe është një gjë e rëndësishme”

    Këngëtarja me origjinë shqiptare, Anna Oxa, e nisi karrierën e saj në Itali. Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Domenica In” në Rai 1, ku ka dhënë detaje nga jeta personale.

    Oxa shprehet se zhurma e qyteteve nuk i pëlqen dhe për këtë arsye është zhvendosur me një banesë në natyrë.

    “Jam në mal, në natyrë të vërtetë, e rrethuar me maja e pemë”, tha artistja.

    Ndërkohë prezantuesja e njohur, Mara Venier, e cilësoi këtë zgjedhje si drastike, por që këngëtarja e korrigjoi menjëherë:

    “Nuk është drastike, natyrën e kam gjithmonë pranë, jetesa në qytet është bërë e rëndë, të jetosh në natyrë është shumë më e pëlqyeshme për mua, natyra ka diçka të veçantë, nuk ke nevojë të thuash kush je, çfarë bën, natyra e di, dhe ti je i lirë ta perceptosh këtë heshtje që flet.

    Por jo vetëm kaq pasi Oxa ka treguar me krenari për origjinën e saj shqiptare:

    “Askush nuk e di që kam lindur në një familje në Bari, nëna dhe babai im janë shqiptar. Isha dhe jam shqiptare dhe është një gjë e rëndësishme, sepse jeta intensive që kisha ishte e një të huaji në Itali”.