Category: Showbiz

  • Pas ndarjes nga Sara Hoxha, Ledri Vula habit me veprimin e fundit ndaj Dafina Zeqirit

    Pas ndarjes nga Sara Hoxha, Ledri Vula habit me veprimin e fundit ndaj Dafina Zeqirit

    Ledri ka qenë në vëmendje kohët e fundit për ndarjen nga Sara Hoxha, por edhe për sherrin me Dafina Zeqirin. Në sherrin mes tyre u përfshi edhe Sara dhe duket se gjendja ende nuk është qetësuar.

    Mbrëmjen e djeshme Ledri ka publikuar një foto me Dj Geek, i cili prej vitesh ka qenë Dj dhe partner i Dafinës. Pasi u ndanë ata nuk vazhduan as bashkëpunimin. Mos ndoshta kjo foto është diss ndaj Dafinës apo Dj Geek dhe Ledri ruajnë miqësi të hershme.

  • Romeo xhaxha? Pas propozimit të bujshëm, Bora dhe Donaldi komentojnë dasmën në “Më Lër Të Flas”

    Romeo xhaxha? Pas propozimit të bujshëm, Bora dhe Donaldi komentojnë dasmën në “Më Lër Të Flas”

    Një prej temave që u prekën ishte dasma dhe nëse ata kanë plane ta zgjerojnë familjen e tyre.

    Kjo puntatë e “Më Lër Të Flas” ishte e mbushur me emocione, pas premierës së “5 herë jo” dhe propozimit surprizë.

    Kësaj radhe në pozicionit e të ftuarit dhe jo moderatorit, Donald Veshaj dhe Bora Zemani iu përgjigjën pyetjeve pikante të Romeos.

    Një prej temave që u prekën ishte dasma dhe nëse ata kanë plane ta zgjerojnë familjen e tyre.

    Romeo: Ato lek s’i bënit dot një dasmë, shkuat dhe i hodhët në film?

    Bora: Po njerëzit flasin për film, flasin për dasmë, për shtatzëni.

    Donald: Unë jam baba nja 20 herë tani.

    Romeo: Ti je baba?

    Donald: Je xhaxhai ti, nuk e more vesh?

    Romeo: Unë jam xhaxha? Si bëhem xhaxha unë?

    Romeo: Ça mendoni për këta çiftet që bëjnë dasmë edhe kur janë shtatzënë?

    Donald: Po ç’lidhje ka po dalim nga tema në temë.

    Romeo: Po ndonjë fëmijë, se ka kaluar kohë bashkë me njëri-tjetrin.

    Bora: Po ku do të dalësh ti?

    Romeo: Të gëzohem unë të kem me çfarë të merrem.

    Bora: Po u bëmë ne më fëmijë ti do të merresh në fakt.

    Romeo: Po bëre fëmijë unë do të mblidhem.

    Kujtojmë se mbrëmjen e 12 dhjetorit, aktori i propozoi për martesë në ambientet e brendshme të kinemasë ku po mbahej premiera e filmit të tyre, mes ovacionesh dhe shumë emocionesh

  • Çfarë fshehë xhamperi i Albes së “Big Brother VIP Kosova”?

    Çfarë fshehë xhamperi i Albes së “Big Brother VIP Kosova”?

    Alba e “BBVK” është një nga personazhet më të përfolur të këtij edicioni.

    Alba, është diskutuar për pamjen e bukur dhe tërheqjen magnetike që ju bënë djemve të shtëpisë.

    Alba, ndryshe nga shumë vajza të tjera, nuk është se ndërrohet shumë shpesh, madje e ka një xhamper që nuk e heq nga trupi, shkruan “Kosovarja”.

    Çfarë fsheh ky xhamper, që Alba e ka kaq shunë pikë të dobët?

  • Buci dhe Santiana vazhdojnë shoqërinë, Verona shfaqet në Klan Kosova përsëri?!

    Buci dhe Santiana vazhdojnë shoqërinë, Verona shfaqet në Klan Kosova përsëri?!

    Buci dhe Santiana si duket po vazhdojnë shoqerine e tyre mbrenda në shtepine e BBVK , mirepo jo edhe lojen e ‘piste’ sic edhe u quajtë.

    Mund te themi se Verona , bashkeshortja e Bucit pati kogja ndikim ne sjelljet e tij./VEQSHQIP/

    U tha edhe mbreme se Buci ka dy jave qe po rri i heshtur ne shtepi dhe gjithe kjo shkak i Verones.

    E ne anen tjeter Verona ne Klan Kosova eshte bere si e ‘shtepise’.

    Ajo sot eshte e ftuar ne emisionin e Liberta Spahiut ‘PRIVE’ per te rrefyer gjithe bujen qe pati ne media hyrja e saj ne Big Brother, gjithashtu do t’a jap edhe mendimin e saj lidhje me shoqerine e Bucit me Santianen./VEQSHQIP/

    https://www.instagram.com/prive.al/?utm_source=ig_embed&ig_rid=703cc354-f64f-4e23-9230-659eb03d7f3e

  • Personazhit të Tik-Tok i dogjën makinën, Policia zbardh skemën: Porositësi Kleviol Ahmeti, pagoi 1500 euro

    Personazhit të Tik-Tok i dogjën makinën, Policia zbardh skemën: Porositësi Kleviol Ahmeti, pagoi 1500 euro

    Policia ka zbuluar autorët e djegies së makinës së personazhit të Tik Tokut, Kozak Braçi.

    Sipas forcave të rendit, porositës i djegies së makinës së personazhit te Tik-Tok është reperi tjetër, Kleviol Ahmeti, i cili ka paguar dy shtetas për t’i vënë flakën, mjetit të Kozak Braçit.

    Ahmeti mësohet se ka dhënë 1500 euro që të kryej kjo veper panale.

    “Në lidhje me këtë rast u bë dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi i dy prej autorëve të dyshuar, shtetasve D. L., 40 vjeç, dhe M. L., 18 vjeç, të dy banues në Vlorë. Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E. N., 24 vjeç, banues në Vlorë, dhe porositësi i djegies së automjetit, shtetasi K. A., 37 vjeç, banues në Lushnjë.

    Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi K. A., ka paguar shumën 1500€ për të djegur automjetin e shtetasit K. B., ndërsa dy të arrestuarit, së bashku me shtetasin E. N., kanë siguruar kushtet, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë djegur automjetin”, thekson Policia.

    Personazhi i Tik Tok, Kozak Braçi u bë i njohur per publikun rreth një vit me pare ku u rrëmbye dhe u dhunua live ne rrejetet sociale nga disa persona.

    Tiranë

    Dogjën një automjet, kundrejt një shume parash, identifikohen dhe vihen në pranga dy autorët e dyshuar. Njëri prej tyre, i arrestuar dhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

    Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre, si dhe një 37-vjeçar që porositi djegien e automjetit. Sekuestrohen veshjet që autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë ngjarjes, dhe automjeti me të cilin janë larguar.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 02.12.2023, ku në Allias, është djegur automjeti i shtetasit K. B., kanë thelluar veprimet hetimore, për sqarimin e rrethanave dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.

    Në lidhje me këtë rast u bë dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi i dy prej autorëve të dyshuar, shtetasve D. L., 40 vjeç, dhe M. L., 18 vjeç, të dy banues në Vlorë.

    Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E. N., 24 vjeç, banues në Vlorë, dhe porositësi i djegies së automjetit, shtetasi K. A., 37 vjeç, banues në Lushnjë.

    Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi K. A., ka paguar shumën 1500€ për të djegur automjetin e shtetasit K. B., ndërsa dy të arrestuarit, së bashku me shtetasin E. N., kanë siguruar kushtet, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë djegur automjetin.

    Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi M. L., është arrestuar dhe më parë, për të njëjtën veprimtari kriminale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshjet që autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë ngjarjes, si dhe automjeti me të cilin janë larguar.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

  • E papritur, Blero largohet nga shtëpia e BBVK

    E papritur, Blero largohet nga shtëpia e BBVK

    Blero ka kërkuar të largohet nga shtëpia e “BBVK”, duke e përfunduar kështu aventurën e tij. Këngëtari ka marrë vendim vullnetarisht që të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 2.

    Ai ka lexuar një letër në dhomën e rrëfimeve gjatë ‘Prime’.

    Këngëtari u shpreh se nuk mundet të qëndrojë më shumë në BBVK2 sepse nuk ndjehet mirë, ai e ka falënderuar publikun për të gjithë mbështetjen që i kanë dhënë.

    “E kam të pamundur të dalë nga vetja për këtë format, ka qenë një eksperiencë shumë e mirë për të njohur veten më thellësisht e ndjej me bindje të plotë që e rrugëtimi në këtë format ka marrë fund”.

    “Nëse nuk jam mirë vet atëherë nuk i duhem askujt, besoj se njerëzit që më dojnë kanë dëshirë të më shohin mirë. E unë mirë jam vetëm kur të dalë nga këtu sepse për me mujt me qëndru këtu duhet të ndryshoj sjellje, edukatë, karakter, fytyrë dhe moral”.

    “E atë send nuk mundem ta bëjë për asnjë çmim në këtë botë. Do të qëndrojë kështu deri në frymëmarrjen e fundit. Jam falënderues përjetësisht për çdo SMS që e keni dërguar për mua, për çdo lëvdatë apo kritikë. Lutem që vendimi im mos të ju zhgënjej sepse më besoni e kam një kohë që po luftoj për këtë vendim”.

    “Dua të falënderoj familjen time, të dashurën time, shoqërinë time, njerëzit që më kanë mbajtur brenda kësaj shtëpie duke më mbështetur”, ka thënë Blero në letrën e tij.

  • Tek propozimi i Donaldit për Borën paska gisht dhe Romeo

    Tek propozimi i Donaldit për Borën paska gisht dhe Romeo

    Tek propozimi i Donaldit për Borën paska gisht dhe Romeo
    Romeo Veshaj ka qenë i ftuar në “Dancing with the stars” ku shoqëroi Fifin në kërcim. Pas performancës ai ka zbuluar edhe historinë e unazës me të cilën Donaldi propozoi Borën në premierën e “5 Herë jo”. Romeo tha se e ka zgjedhur pikërisht ai unazën.

    “Unazën ja mora unë, nuk e zgjodhi Donaldi. E kam provuar në gishtin tim, prandaj është e madhe. Donaldi tha nuk mund te futem në argjendari se do kuptohet. E i thashëshkon vëllai. Atje më thanë: Bravo Donaldi sa ke ndryshuar, do martohesh. Pastaj më thanë më trego vajzën, ma përshkruaj. Dhe ju thashë ajo ka sytë më të bukur në botë”, tregoi Romeo.

  • Olta Gixhari shtatzënë? Fotot dhe detajet që nxitën dyshimet

    Olta Gixhari shtatzënë? Fotot dhe detajet që nxitën dyshimet

    Rrjeti ka nisur të dyshojë se Olta është në një pritje të ëmbël, pas fotove që kanë qarkulluar.

    Dyshimet për këtë, janë shtuar pasi këtë javë aktorja ka udhëtuar drejt Valencias, ku tha se ka kryer disa analiza rutinë.

    Madje po qarkullojnë dhe imazhe të Oltës me barkun e fryrë.

    Dyshimet janë shtuar edhe nga fakti që aktorja ka pozuar me rroba të gjera.

  • Plas keq debati mes Lindës dhe Buçit në BBVK: I fejuar dhe i fute duart tjetrës!

    Plas keq debati mes Lindës dhe Buçit në BBVK: I fejuar dhe i fute duart tjetrës!

    Linda Halimi dhe Buci kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin, ku shkak u bë një koment negativ i konkurentit, i cili e quajti atë një këngëtare pa lidhje.Situata degradoi kur ai e ka krahasuar zgjuarsinë e Lindës dhe Shqipes me dy lopë, ndërsa këngëtarja i tha atij që është i gatshëm që të shesë shpirtin dhe të bëjë çdo gjë për 200 mijë euro.Buci: Këngëtare pa lidhje dhe person pa lidhje je për mua. Çfarë do të japësh në këtë lojë përveç banalitetit dhe gënjeshtave që ke dhënë pa lidhje.Linda: Këngëtare pa lidhje e ka vlerësuar bota.

    Ti e ke poshtëruar veten publikisht. Ty të lënë vetëm që të mbushësh numrin.Buci: Për çfarë arsyeje? E ty për çfarë të lënë këtu?Linda: E di un se për çfarë më lënë këtu, e kam me mesazh.Buci:

    E din se si më dukesh ti dhe shoqja jotë Shqipja? Ju shikoj si dy lopë.Linda: Kështu na shikon ti, na krahasove edhe me lopë. Ti e quan një femër me lopë. Ti e tregon veten, thon budallen mos e pyt se të tregon vetë.Buci: Ashtu je nga truri.Linda: Unë e di që ti je në gjëndje të bësh çdo gjë për lojë, por pse del një njeri dhe e poshtëron veten në atë mënyrë, mua më kishte ardhur turp. Unë kam argumente, fakte dhe pamje që ti ia ke futur dorën vajzës. Ti je i fejuar. Me i than vetes që je burrë i fejuar dhe me ja fut duart tjetrës është turpi i botës.Buci: Unë nuk ja kam futur duart, por ja kam kapur dorën vetëm për shkakun tuaj.Linda: Ti je në gjendje të bësh çdo gjë për 200 mijë euro, ti shet shpirtin.

  • E pabesueshme, ndryshimi drastik i Egli Takos në pamje do t’ju lërë pa fjalë

    E pabesueshme, ndryshimi drastik i Egli Takos në pamje do t’ju lërë pa fjalë

    Pas ndarjes nga Olsi Bylyku, Egli Takon e pamë shumë të përkushtuar me palestrën dhe pas disa muajsh punë ajo ka arritur format perfekte.

    Së fundmi përmes dy fotove Egli ka treguar edhe ndryshimin drastik që ka pësuar.

    Në imazhet e publikuara shfaqet Egli para dhe pas humbjes në peshë dhe tonifikimit të trupit.

    Kujtojmë se gjatë një interviste të dhënë pak kohë më parë, ajo u shpreh se dëshiron që këtë pasion ta kthejë edhe në punë duke u bërë trajnere fitness-i.