Category: Showbiz

  • Blero flet për herë të parë për problemet me depresionin e ankthin, jep mesazhin e rëndësishëm

    Blero flet për herë të parë për problemet me depresionin e ankthin, jep mesazhin e rëndësishëm

    Këngëtari shqiptar Blero Muharremi ka folur për herë të parë për sfidën e tij me depresionin në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova. Ai theksoi rëndësëinë që gjendje të tilla të trajtohen me specialistë të caktuar.

    Blero tha se nuk kishte folur me askënd për këtë çështje por theksoi se i kishte bërë shumë mirë që e kishte kaluar një fazë të tillë.

    “Më janë akumuluar shumë gjëra gjatë viteve dhe kam pasur nevojë për një trajtim. Shumë gjëra, depresioni, ankthi… Askush s’e ka ditur, por më ka bërë shumë mirë. Mendoj se është shumë okay për njerëzit që të kalojnë faza të tilla.”- tha Blero.Kuptova që kishte ardhur koha për një trajtim. Nuk jam tip që jam shumë i hapur dhe i mbaj gjërat për vete. E pashë që kisha nevojë, së pari për veten, për vazjën dhe për familjen dhe shkova për një trajtim diku jashtë vendit.” Deklarata të tilla duhet të marrin minuta dhe vëmendje pasi mbetet një nga problematikat më të përhapura dhe një nga arsyet kryesore të përkeqësimit është neglizhenca ndaj vetes”- tregoi ai.

  • Ta q**** nonën”- Çfarë e detyroi Dua Lipën të shpërthejë në të shara shqip mes emisionit me Seth Meyers (Video)

    Ta q**** nonën”- Çfarë e detyroi Dua Lipën të shpërthejë në të shara shqip mes emisionit me Seth Meyers (Video)

    Dua Lipa, këngëtarja me famë botërore e origjinë shqiptare, e ftuar në emisionin Late Night të Seth Meyers.

    Gjatë emisionin ajo u pyet për të sharën e saj të preferuar në gjuhën shqipe.

    “Ta q**** nonën”, thotë Dua Lipa në shqip, ndërsa ia përkthen moderatorit “I’ll f*** your mom”.

    Mes të qeshurash, Seth përsërit disa herë shprehjen, duke u drejtuar nga kamera.

    Shiko videon më poshtë:

    Dua foli edhe për hitin e saj më të ri “Houdini”, ndërsa përgatisnin kokteje të ndryshme.

    Hiti i këngëtares “Dance the Night” është kandidat për Këngën e Vitit në Grammy Awards 2024. Kategoria prezantohet për kompozitorët, të cilët përfshijnë Lipa, Ronson, Carolina Ailin dhe Andreë Wyatt.

  • Feston sot ditën e lindjes, ja sa vite mbush aktori i mirënjohur i skenës shqiptare

    Feston sot ditën e lindjes, ja sa vite mbush aktori i mirënjohur i skenës shqiptare

    Aktori i njohur i skenës dhe kinemasë Petrit Malaj ka lindur në 12 nëntor këtë vit ka festuar ditëlindjen e 62.

    Petrit Malaj, tani drejtues i Univeristeti të Arteve, është aktori i njohur për publikun shqiptar, ku me personazhet e interpretuara prej tij ka fituar simpatinë e të gjithëve. Malaj ka luajtur krah figurave më të mëdha të filmit shqiptar. Figura ikonike të ekranit dhe teatrit, të cilët janë krenaria e artit shqiptar si: Sandër Prosi, Kadri Roshi, Robert Ndrenika, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Ndrek Luca, Timo Flloko, Kastriot Çaushi, e shumë artistë të tjerë dhe regjizorë të talentuar. Malaj është vlerësuar edhe me shumë çmime të rëndësishme ku do të veçonim, medalja “Naim Frashëri” akorduar nga Kuvendi i Shqipërisë, medaljonin e festivalit në “Festivalin e Pestë të Filmit Shqiptar” si dhe shumë diploma të tjera për aktivitetin krijues e artistik.

    Kujtojmë se pak javë më parë,Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj, të cilin e uroi për detyrën dhe shfaqi shpresën se gjatë mandatit të tij do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të dy shteteve simotra.

    Petrit Malaj të cilin e njohim ndryshe edhe si “Doktor Bardhyli”, së fundmi u angazhua edhe në politikë, ku në zjgedhjet e funit pranoi ftesën e Kryeministrit për të qenë kandidat i Partisë Socialistë në Kukës.

    Malaj është babi i dy fëmijëve, Erionit dhe Dartit, të cilët e kanë bërë gjysh 3 herë.

  • “Manipuluse, s’ke zemër, njeriu më negativ”, të gjithë kundër saj, Shqipja shpërthen në lot: U ndjeva e paaftë

    “Manipuluse, s’ke zemër, njeriu më negativ”, të gjithë kundër saj, Shqipja shpërthen në lot: U ndjeva e paaftë

    Shqipe Hysenaj ka qenë ‘kryefjalë’ e spektaklit të mbrëmjes së djeshme në ‘BBVK’, kjo për shkak të përfshirjes së saj në debate dhe dinamikave të reja që ka shkaktuar gjatë javës.

    Në fund me votat e publikut, ajo u shpall banorja e preferuar për këtë javë. Por në përfundim të spektaklit ajo nuk është ndjerë mirë e ka filluar të qajë në dhomën e gjumit. Pranë i është gjendur Linda e cila është munduar ta qetësojë.

    Shkak e gjendjes së papritur emocionale ishte një histori e saj nga jashtë që lidhet me familjen të cilën Santiana ja ka përmendur disa herë.

    @broken_viideos2 I ke lon hijenat ne hije sonte oj luaneshe jon, i ke kunder te gjithe po na ki neve ktu . Me ty deri ne fund! 👑🦅👸🏻 #MeShqipen👸🏻😍 #shqipehysenaj #broken_viideos #fyppppppppppppppppppppppp #viral #foryou #albaniafyp #kosovafyp #albaniantiktok #bigbrothevipkosova #fyp #kosova #fürdichpage #govial ♬ original sound – broken_viideos

    “U ndjeva e paaftë”, u shpreh Hysenaj.

    “Këtu e bëj edhe për lojë. Nuk e kam pasur gjykimin e tyre. Ato që i mbanin brenda i nxorën pas dy muajve. Këtë që kanë menduar që në fillim. Në këtë program është ofenduar”, tha ajo.

    Shiko videon e plotë më poshtë:

  • “Bëra një aksident të këndshëm”/ Ish-banorja e BBV trondit ndjekësit: Nuk i le këto proçka… (Video)

    “Bëra një aksident të këndshëm”/ Ish-banorja e BBV trondit ndjekësit: Nuk i le këto proçka… (Video)

    Ditën e sotme Dea me anë të disa postimeve në Instagram ka treguar se makina e saj është përplasur me një makinë tjetër në zonën e Bllokut në Tiranë.

    Edhe pse një aksident i vogël Dea ka treguar se kjo nuk është hera e parë, duke postuar edhe një foto të makinës, dëmtimet e të cilës janë të lehta.

    Mirëpo ajo që ka surprizuar përdoruesit e rrjeteve sociale është një video të cilën Dea e ka publikuar në Instastory, ku shprehet se aksidenti i sotëm ishte i këndshëm.

    “Aksidenti i sotëm ishte shumë i këndshëm. Ne kishim ndaluar dhe një zotëri, 71-vjec, që ndoshta nuk kishte koordinimim më të mirë, na përplas ndërkohë që ishim ndaluar. Na përplasi mbrapa dhe vazhdoi të ecte derisa erdhi paralel me ne dhe gjatë gjithë kohës dëgjohej makina që gëvishtej dhe në një pikë ne po e shikonim dhe po thoshim a ka fund. Nuk ndalonte së gërvishturi anën e djathtë të makinës. Kur e pamë që më në fund ndaloi, ai tha që e ke pasur këtë të gërvishturën, nuk ta bëra unë“, dëgjohet të thotë Dea në video duke qeshur.

    Njëra nga ndjekëset ka reaguar, duke idërguar një mesazh Deas, në të cilin shkruan:

    “Nuk i le këto procka ti. A ka aksident të këndshëm?”

    Lidhur me këtë mesazh, Dea ka preferuara ta replikojë ndjekësen, duke shkruar:

    “Janë ca njerëz që janë mësuar me telenovela turke dhe e duan çdo gjë dramatike. Adhurojnë qurravitjet dhe sikletet. Ça të bëj, të shtrihem të qaj se na ra një xhaxhi me makinë? Merreni pak më lehtë jetën, s’ka pse të jetë vuajtje që të jetë e bukur. Çdo gjë ëshë çështje këndvështrimi”.

    @eida190 Keni degjuar ndonjehere aksident te kendshem😒 Dea dhe humori zi jane 1#deamichelle #portal #fyp#memes #memeshqip #creator #aksident #goviral#shqipe #viralmeme ♬ Comedy Scenes – Comical, stupid, odd, irrelevant(1167581) – Ponetto

  • Ndahet nga jeta në moshën 19-vjeçare blogerja e njohur, zbardhen dyshimet e para

    Ndahet nga jeta në moshën 19-vjeçare blogerja e njohur, zbardhen dyshimet e para

    19-vjeçarja e njohur braziliane dhe avokate aspirante, Maria Sofia Valim ka vdekur për shkak të komplikimeve pas një transplanti të mëlçisë.

    Lajmi për vdekjen e saj u konfirmua nga babai i saj, Vitor Valim, kryebashkiak i Caucia, Ceará.

    “Me dhimbjen dhe pikëllimin më të madh ju njoftoj për vdekjen e vajzës sime të dashur Sofia”, ka shkruar babai i dëshpëruar në llogarinë e tij në Instagram. “Fatkeqësisht trupi i saj nuk mundi ta duronte dhe ju falënderoj të gjithëve për lutjet dhe dashurinë tuaj gjatë kësaj kohe shumë të vështirë”, shtoi ai. Megjithatë, deri më tani, nuk ka asnjë shkak zyrtar të vdekjes nga ekzaminuesit mjekësorë në Brazil.

    Vitor Valim kishte treguar më 5 dhjetor se gjendja shëndetësore e vajzës së tij ishte përkeqësuar papritur dhe ajo do të kishte nevojë për transplantim të menjëhershëm të mëlçisë. Dy ditë më vonë ai theksoi se ishte gjetur një donator dhe vajza e tij hyri në sallën e operacionit. “Pasi u ndoqën të gjitha procedurat ligjore dhe Sofia u vendos në listën e pritjes, u gjet një donator dhe peracioni ishte i suksesshëm”, tha ai në një mesazh.

    Por përtej pranisë së saj në rrjetet sociale, Maria Sofia Valim ishte duke studiuar për Drejtësi, për të cilën tha se ishte “dashuria e jetës së saj” dhe qëllimi i saj ishte të bëhej një avokate e suksesshme.

    Para vdekjes së saj, Maria Sofia Valim kishte krijuar një numër ndjekësish të lartë në Instagram, ku shpesh postonte foto të saj duke punuar ose me këshilla grimi dhe kujdesi për lëkurën.

    Sofia nuk e fshehu dashurinë për markat luksoze dhe makinat e shtrenjta si ato të Ferrarit, fanse e të cilave ishte edhe në kampionatin botëror të Formula 1. Në një nga fotot e saj të fundit ajo shfaqet në një nga koncertet e mbajtur nga Taylor Swift në Brazil.

    Por përtej pranisë së saj në rrjetet sociale, Maria Sofia Valim po studionte për Drejtësi, për të cilën tha se ishte “dashuria e jetës së saj” dhe qëllimi i saj ishte të bëhej një avokate e suksesshme./abcnews.al

  • Arti në Zi/ Ndahet nga jeta papritur këngëtarja e njohur, dyshohet se…

    Arti në Zi/ Ndahet nga jeta papritur këngëtarja e njohur, dyshohet se…

    Këngëtarja Bulelwa Mkutukana e njohur si Zahara ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare, për shkak të problemeve me mëlçinë.

    Artistja ndërroi jetë në një spital në qytetin e Johannesburg mbrëmjen e djeshme (11 dhjetor).

    Prej vitesh ajo kishte probleme me mëlçinë pasi luftoi me varësinë ndaj alkoolit për vite me rradhë dhe u shtrua në spital muajin e kaluar para se të ndërronte jetë.

    Zahara u bë e njohur në vitin 2011 me albumin e saj të vlerësuar me çmime “Loliëe” dhe në vitin 2020 ajo u përfshi në listën e 100 grave të BBC-së, e cila nxjerr në pah gratë më frymëzuese dhe me ndikim nga e gjithë bota, shkruan DailyMail.

    Muajin e kaluar, menaxherja e Zaharas, Oyama Dyosiba konfirmoi se këngëtarja ishte shtruar në spital për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

  • “Ti je mësuar të rrish si langaraq rrugëve”, plas keq në emisionin e dashurisë, konkurentja largohet

    “Ti je mësuar të rrish si langaraq rrugëve”, plas keq në emisionin e dashurisë, konkurentja largohet

    Puntatën e kaluar të “Për’puthen” shprehja ‘tequila vava’ që Aureli i drejtoi Saides, u prit shumë keq nga kjo e fundit.

    Saidja u ndje e ofenduar, pasi e konsideron këtë shprehje simbol të romëve. Ndërkohë që kjo situatë nuk u la me aq, pasi këtë nisje jave të programit, Aureli dhe Saidja u përballën me njëri-tjetrin.

    Fillimisht nisi si një bisedë e tensionuar, por që më pas përfundoi në një lumë ofendimesh nga të dyja palët.

    Pavarësisht se në këtë takim pritej që dyshja të sqarohej, kjo gjë nuk u arrit, madje agravoi më tej.

    Saidja ishte ajo e cila braktisi karrigen e saj, për të mos vijuar më tej debatin.

    Biseda e tensionuar e zhvilluar mes tyre:

    Saide: Çfarë the për mua që jam rome? Çfarë është kjo ‘tequila vava’ se nuk po të kuptoj? Unë nuk jam rome, që ta dish ti.

    Aureli: I thash vetëm që të na sillje një tekila këtu.

    Saide: A je vërtet kaq racist? Si mund të jesh mashkull kaq i ulët. Që kur ke ardhur vetëm ke sharë. Çfarë ke që bullizon? Shumë njerëz kanë vdekur nga bullizimi, unë e kam vuajtur. Kjo që ti bëre nuk është shaka. Nuk të njoh nuk më njeh, pse kalon në ofendime të tilla.

    Aureli: Nëse në jetën tënde ekziston racizmi, për mua nuk ekziston. Unë bëra shaka. Nuk e di si bëni shaka juve.

    Saide: Atë që ti bëre, unë u ndjeva shumë keq.

    Aureli: Erdhe ti o Saide, tregove që shite fiq edhe u dramatizove. Vazhdo dramatizohu. Ti e ke përdorur këtë për vëmendje.

    Saide: Ti qenke mashkull i fëlliqur, shumë i ulët. Unë e them me krenari që kam shitur fiq.

    Aureli: Ti ndërhyn tek Gabriela, kur nuk jeni fare në një nivel. Ia do të mirën asaj (qesh me ironi).

    Saide: Po ia dua të mirën se meshkujt si ti nuk duhet t’i ketë askush.

    Aureli: Ti meshkujt si mua nuk i arri dot.

    Saide: Ti je mësuar të rrish si langaraq rrugëve.

    Aureli: Erdhe duke qarë po tregoje unë kam shitur fiq, unë kam bërë… U viktimizove në atë lloj mënyre.

    Saide: Jo nuk jam viktimizuar thjesht kam treguar punën time që kam bërë me nder.

    Aureli: Mere famën por mere me merita, jo kështu.

  • E njohët? Kur nuk ekzistonin as filtrat e as operacionet, aktorja shqiptare publikon foton e vitit 1976

    E njohët? Kur nuk ekzistonin as filtrat e as operacionet, aktorja shqiptare publikon foton e vitit 1976

    Rajmonda Bulku është një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar, e cila përveç talentit gjithmonë ka spikatur edhe për bukurinë që e karakterizon.

    Së fundmi aktorja është bërë nostalgjike dhe është kthyer pas në kohë.

    Ajo ka publikuar një foto të vitit 1976 kur ka qenë shumë e re.

    “Foto-provë e parë, ish Kinostudio, 1976”, shkruan aktorja. Ndryshe nga më parë, sot me anë të filtrave të gjithë mund të realizojnë fotografi të bukura, por ajo që shfaqet në këtë fotografi është e gjitha natyrale.

  • FOTO/ “Behgjeti me dha 30 mijë euro”, gazetari publikon mesazhet e Naim Murselit që kërkon para borxh dhe akuzon të atin: Nëse nuk thua dot të vërtetën, më mirë mbylle gojën

    FOTO/ “Behgjeti me dha 30 mijë euro”, gazetari publikon mesazhet e Naim Murselit që kërkon para borxh dhe akuzon të atin: Nëse nuk thua dot të vërtetën, më mirë mbylle gojën

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe gazetari i njohur, Milaim Zeka shprehet se Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, i cili porositi vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, ka ndryshuar qartë qëndrim në lidhje me ngjarjen, duke tentuar të nxjerrë djalin e tij të pafajshëm.

    Mediat kosovare ndërkohë raportojnë se, Naim Murseli e ka pranuar fajin.

    Me anë të një postimi në “facebook”, Zeka ka publikuar edhe disa mesazhe, të cilat sipas tij janë të Naim Murselit, ku ai i kërkon borxh një personi tjetër dhe ndër të tjera shprehet se ish-presidenti Behgjet Pacolli i ka dhënë borxh 30 mijë euro.

    https://www.facebook.com/milaimzekaobri/posts/2074511339577565?ref=embed_post

    “Kur baba behet zedhenes i nje planifikuesi te vrasjes te familjes se tij. Sipas Policise te Kosoves, Naimi ka pranuar çdo gje rreth planifikimit te vrasjes. Madje vrasesin e kishte ftuar ne darke, ne te njejtin restoran, por me nje tavoline tjeter. Krejte kjo histori reale dhe bizare, ngjane me telenovela te tmerrshme. Duke qene Naimi brenda, dhe duke dashte me rrite nr e klikimeve, gazetar sharlatant, e disa moderator, portale e gazeta, sjellin llojelloje teorish te konspiracioneve, duke mos iu referu hetimeve dhe deklaratave ne polici. Flitet per shume rrena, qe te vritete e verteta. E ne krye te rrenave na del babai i Naimit, i cili prej fillimit ka qene i dyshimt se po perpiqet te fshehe krimin.

    Prej gadishmerise “per ta vra djalin” tani del mbrojtes, madje edhe dezinformues. Del edhe akuzues ndaj policise, si dhe njerezeve qe e dine te verteten rreth Naimit. Nese nuk je i gatshem me thane te verteten, ma mire mbylle gojen. Qe vetem nje sms i Naimit ku i kerkon pare borgj nje amerikani, madje me fajde….”,- shkruan Zeka.