Category: Showbiz

  • Zbulohen emrat e rinj të “Big Brother VIP”, cili është çifti që pritet të përplaset në ekran pas ndarjes konfliktuale

    Zbulohen emrat e rinj të “Big Brother VIP”, cili është çifti që pritet të përplaset në ekran pas ndarjes konfliktuale

    Edhe pak javë na ndajnë nga nisja e “Big Brother Vip Albania”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e spektaklit përmes një postimi në “Instagram”, duke treguar se “BBV” do të startojë në janar të 2024-ës.

    Ndërkaq, në rrjet kanë nisur të përfliten edhe emrat e parë që do të jenë pjesë e kësaj gare.

    Emri i parë që konfirmohet si banor i “Big Brother” është pikërisht Albi Nako. Koreografi i famshëm i ka thënë po ftesës së produksionit, për të marrë pjesë në këtë reality show. Aktualisht Albi është pjesë e “Dancing with the Stars Fan Club”, ku komenton kërcimet e konkurrentëve çdo të diel, krah Kiara Titos.

    Një tjetër emër surprizë është ajo e balerinës dhe blogeres, Adel Lami. Prej disa vitesh, Adel ka vendosur të jetojë në SHBA, duke u distancuar disi nga zhurma mediatike e vendit tonë. Duket se Adel këtë herë ka vendosur të rikthehet për publikun, këtë herë si konkurrente e “Big Brother”.

    Ndërkaq, një tjetër balerinë që përflitet si konkurrent është edhe ai i Gracianos. Aktualisht, Graciano kërcen me Fifin te “Dancing with the Stars”. Sakaq, emrat e tjerë që janë konfirmuar tashmë janë ai i Romeo Veshajt dhe Olsi Bylykut.

    Por, tek Olsi Bylyku bëhet historia edhe më interesante, pasi bëhet me dije se pjesë e garës do të jetë edhe partnerja e tij, Egli Tako. Pasi çifti jetoi për rreth 4 vite një histori të bukur dashurie, ata i dhanë fund, pa shumë shpjegime.

    Ndërkohë, prej muajsh në rrjet, përfliten detaje nga kjo ndarje, duke aluduar për histori tradhtish, sherre familjare dhe shumë detaje të tjera. Duket se dy ish-partnerët do t’i rikthehen sërish bashkëjetesës, vetëm se këtë herë me telekamera përpara, për të mësuar kështu më shumë detaje, por pse jo edhe për të pritur një ribashkim mes tyre.

    Me gjasa, ky do të jetë edicioni i femrave seksi, pasi ftesë ka marrë përsëri edhe Roza Lati, Lei Kraja, si dhe Adelina Tahiri. Këngëtarja maqedonase duket se e ka pranuar këtë ftesë, ku do të bëhet pjesë e garës, pas ndarjes nga bashkëshorti i saj.

  • “Më vë një pamje që nuk e kam”- Xhemi Shehu e imiton në Portokalli, Valbona Selimllari e pakënaqur me aktoren: Më duket më shumë si tallje se humor! Jam njeri me parime

    “Më vë një pamje që nuk e kam”- Xhemi Shehu e imiton në Portokalli, Valbona Selimllari e pakënaqur me aktoren: Më duket më shumë si tallje se humor! Jam njeri me parime

    Anëtarja e jurisë së “Dancing With the Stars”, Valbona Selimllari duket se nuk e ka pritur aspak mirë imitimin e bërë nga aktorja Xhemi Shehu, në Portokalli.

    E ftuar në “Fun Club”, Valbona është shprehur se nuk i pëlqen aspak ta imitojnë, ndërsa e ka konsideruar imitimin e saj nga Xhemi, si tallje.

    Sipas saj, aktorja e ka imituar dhe thënë gjëra që ajo nuk i thotë, ndërsa thotë se “më pëlqen të më imitosh lëvizjen, mimikën, zërin apo gjuhën e trupit”.

    “Nuk e kam ndjekur asnjëherë! Mua nuk më pëlqejnë të më imitojnë, sepse mua nuk më pëlqen të më vësh një pamje që nuk e kam. Kjo është pjesë personaliteti. Mua më pëlqen të më imitosh lëvizjen, mimikën, zërin apo gjuhën e trupit, por të më vësh fjalë, për të më nxjerr si një… nuk dua ta diskutoj. Nuk më pëlqen fare.

    E kuptoj gjithë sasinë e humorit, por më pyete si e përjetoj unë. Unë si natyrë nuk i përjetoj mirë, jam njeri që bëj shaka pak dhe i kontrolloj shumë shakatë për t’i mos fyer. Unë jam njeri me parime. Unë nuk e ngacmoj kurrë dikë, qoftë edhe me shaka. Mua nuk më pëlqen të tallem me dikë. Në pjesë të humorit më duket më shumë si tallje se sa një shaka për të bërë të tjerët për të qeshur”, u shpreh Valbona.

  • Deklarata e Arbana Osmanit për Ledion Liçon ‘mori dhenë’, por si qëndron e vërteta?

    Deklarata e Arbana Osmanit për Ledion Liçon ‘mori dhenë’, por si qëndron e vërteta?

    Në rrjet janë duke qarkulluar lajme se Arbana Osmani ka konfirmuar zërat për largimin e saj nga BBV.

    Thuhet se nuk do të jetë ajo që do të prezantojë edicionin e tretë të Big Brother VIP, por Ledion Liço.

    Por deklarata që mori dhenë nuk është nga Arbana Osmani. Në fakt ky është një profil fallco që hiqet si moderatorja dhe jo profili i saj zyrtar.

    Nga ana tjetër Arbana ka vendosur mos të reagojë fare përsa i përket lajmeve që po qarkullojnë prej kohësh në rrjet.

  • “Më shikonte shtrembër korridoreve”, Valbona Selimllari i përgjigjet Ina Kollçakut: Një vajzë e …

    “Më shikonte shtrembër korridoreve”, Valbona Selimllari i përgjigjet Ina Kollçakut: Një vajzë e …

    Anëtarja e jurisë së “Dancing With The Stars”, Valbona Selimllari e ftuar në “Fan Club DWTS” iu përgjigj komentit të një jave më parë të ish-konkurrentes, Ina Kollçaku.

    Ajo e quan absurd komentin e Inës, e cila tha se Valbona e shikonte shtrembër korridoreve dhe se nuk e ka pëlqyer asnjëherë.

    “Gjëja më absurede që më thotë dikush, unë nuk shoh ashtu as ata që kam inat, është kompleks i tyre, ajo ka bërë debat me veten e saj, unë nuk kam problem, s’më ka mbetur ta tregoj në debat me Inën. S’kam pasur asnjë…biles atë ditë që më ndërpreu fjalën e pashë si një fuqi të një vajze që është e parritur. Nuk ka shans që unë të kem inat ndonjërin prej tyre, mund të bësh debate kur të duash, por e lëmë aty”, tha Valbona.

    Lidhur me debatet që krijohen gjatë spektaklit të premteve, ajo u shpreh se është kursyer me komentet negative, ndërsa të gjithë pretendojnë më shumë se sa japin.

    “Të gjithë pretendojnë më shumë, këtë energji që harxhojnë me ne ta përmirësojnë në atë që u themi se e kanë gabim. Nuk u kemi thënë 100% të vërtetën, se nuk janë balerinë, janë artistë, që u kemi fshehur gabimet është 100% e sigurt, ata e gjejnë problemin tek Bona”, shtoi ajo.

  • Më shpejt se ç‘prisnim! Zbulohet kur do martohet Dafina Zeqiri, jo më shumë se 100 të ftuar në ceremoni

    Më shpejt se ç‘prisnim! Zbulohet kur do martohet Dafina Zeqiri, jo më shumë se 100 të ftuar në ceremoni

    Si duket dyshja nuk kanë pritur verën si pjesa më e madhe e “VIP-ave” për ceremoninë e tyre

    Menjëherë pas vitit të ri, në muajin janar artistja dhe partneri i saj Kreshnik Gjergji do t’i thonë “po” njëri-tjetrit në një ceremoni private.

    Lajmi është bërë i ditur nga “Prive” të cilët konfirmojnë se numri i të ftuarve në dasmën e Dafinës nuk do t’i kalojë 100 persona.

    Si duket dyshja nuk kanë pritur verën si pjesa më e madhe e “VIP-ave” për ceremoninë e tyre, duke vendosur të martohen në janar ndonëse data nuk dihet akoma.

    Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite ka vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Prej se u zbulua lidhja e saj e me biznesmenin Kreshnik Gjergji, Dafina ka postuar disa herë foto me të, ama jo në momente romantike por duket se tashmë nuk duan ta fshehin më dashurinë e tyre.

  • ‘Uaa Olsi’, Egli Tako poston një foto dhe rrjeti po “zien” sërish

    ‘Uaa Olsi’, Egli Tako poston një foto dhe rrjeti po “zien” sërish

    Postimi i fundit i Egli Tako në Instagram ka tërhequr vëmendjen e fansave.

    Teksa ka postuar një foto me aktorin e humorit, Vis Aliasi, shumë nga ndjekësit thonë se ai duket tamam si Olsi Bylyku.
    Dy aktorët ngjajnë paksa me njëri-tjetrin prandaj dhe komentet kanë qenë të shumta.

  • ‘Ke ndonjë problem me bukuroshet ti?’, plas ironia mes Oltës dhe Valbonës

    ‘Ke ndonjë problem me bukuroshet ti?’, plas ironia mes Oltës dhe Valbonës

    Mes dy anëtareve të jurisë së DWTS ka ndodhur një moment jo dhe aq i bukur. Teksa Olta po jepte komentet e saj për performancën e Arnitës, Valbonës i tërhoqi vëmendjen një detaj nga komenti i saj .

    Olta: Ti Arnita sot më vërtetove që je një koktejl i çuditshëm karakterial nuk do të besoja kurrë që data më e rëndësishme për ty ishte kurorëzimi si bukuroshe sepse je natyrë shumë filozofike dhe këtë natyrë ma solle edhe në ‘Rumba’.

    Valbona: Olta ke ndonjë gjë me bukuroshet ti?

    Olta: Absolutisht jo se jam edhe vetë bukuroshe Bona nuk e di nëse e ke vënë re.

  • Arbër Hajdari do të bëhet baba, zbulon edhe gjininë e bebit: Zoti i pranoi lutjet e mia

    Arbër Hajdari do të bëhet baba, zbulon edhe gjininë e bebit: Zoti i pranoi lutjet e mia

    Arbër Hajdari dhe bashkëshortja e tij Vlera do të bëhen prindër për herë të parë.

    Vetë ish-opioninisti i Big Brother VIP Albania ai i cili e zbuloi lajmin mbrëmjen e djeshme në “Më lër të flas”.Teksa po diskutohej për sakrificat që bëhen për fëmijët dhe shkollimin e tyre, Arbri u përgjigj direkt pas pyetjes së bërë “Kur do bësh një fëmijë?”.

    “Do bëhem baba shumë shpejt”, tha Arbri i cili ka zbuluar edhe gjininë.

    “Zoti e pranoi lutjen, doja të bëhesha babai i një vajze dhe po bëhemi me vajzë”, shprehet Arbër Hajdari.

    Një vit më parë Arbër Hajdari dhe partnerja e tij nga Kosova, Vlera kurorëzuan dashurinë e tyre 5 vjeçare në martesë.

  • E trishtë/ Preku zemrat e shqiptarëve! Vdes në lule të rinisë Fabioli, “lypësi i famshëm i Bllokut”

    E trishtë/ Preku zemrat e shqiptarëve! Vdes në lule të rinisë Fabioli, “lypësi i famshëm i Bllokut”

    Të gjithëve u kujtohet portreti i djaloshit në foton e mësipërme, i cili preku zemrat e shqiptarëve me historinë e tij të treguar në një emision televiziv. Bëhet fjalë për Fabiolin, i cili në atë kohë 12 vjeç kishte ftuar babain në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek “E diela shqiptare” për t’i kërkuar falje për rebelzimin e tij, pasi dilte për të lypur në Tiranë, pa dëshirën e prindërve.

    Por, së fundmi për të po qarkullon një lajm i trishtë. Prej disa javësh në rrjetet sociale të shumtë kanë qenë shqiptarët që kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të tij.

    Por sot ka qenë ish banorja e “Big Brother” Genta Gjalpi e cila ka konfirmuar vdekjen e Fabjolit. Thuhet se shkak për ndarjen nga jeta është bërë një problem që 20-vjeçarit ju shfaq në mushkëri.

    “Sa më pikëlloi ky lajm, që Fabjoli ka ndërruar jetë. I vogli gjynah. Kënaqu në parajsë. Ishte lypës ne bllok, po falte shume dashuri. Ishte shume i zgjuar dhe i dashur”,shkruan Genta Gjalpi në një video të publikuar në rrjetet sociale.

  • “Më lanë në mes të katër rrugëve”/ Ronela Hajati me lot në sy : Zero mbështetje në “Eurosong”, edhe klipin e pagova vetë

    “Më lanë në mes të katër rrugëve”/ Ronela Hajati me lot në sy : Zero mbështetje në “Eurosong”, edhe klipin e pagova vetë

    “Nuk kam pasur asnjë lloj mbështetje, është turp, jo për të ardhur keq”

    Këngëtarja Ronela Hajati, e ftuar sonte në “Më lër të flas”, rrëfeu si asnjëherë më parë, përjetimet nga kritikat e marra për përfaqësimin në “Eurovision”.

    Ronela, që përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës, vitin e kaluar, u shpreh e lënduar për “lumin e vërejteve” sikurse e cilësoi, që dëgjonte teksa qëndronte në Itali.

    “Nuk kam folur asnjëherë për Eurovisionin, sepse e kam mbajtur për vete. Kur kam qenë, kam parë një lum kritikash, vërejtjesh. E kam kënduar atë këngë kudo në Evropë, ndërsa këtu shumë njerëz më kthyen shpinën. Të gjithë e dinë si jam unë në skenë. Çdo gjë që do të bëja ishte e mirëmenduar. Por, ai nuk është një festival i këngëve kombëtare, nuk është një vend ku duhet të këndosh një këngë që të përfaqësojë traditat apo kulturën e shtetit tënd. Është një festival esktramodern, jashtë çdo pritshmërie. Mbase tingëllon egoiste, por unë atje kam menduar të bëj show për emrin tim”.

    Sipas saj, stafi i Radio Televizionit Shqiptar, nuk i dha buxhetin e kërkuar, madje pagoi vetë për klipin prezantues apo edhe qëndrimin në hotel.

    “Marrëdhëniet që kam pasur atë vit me stafin e RTSH-se, kanë qenë shumë të serta. Unë doja një skenë gjigante, por si buxhet, nuk m’u dha kurrë. Unë u detyrova që edhe klipin përfaqësues, ta paguaja vetë. Të shikoje shtetet e tjera në çfarë hotelesh rrinin, ne qëndruam në një motel në periferi, sa që fansat nuk dinin ku të na gjenin. Nuk mora kurrë një mesazh nga drejtori, as një ‘suksese’. Nuk kam pasur asnjë lloj mbështetje. Është turp, jo për të ardhur keq. Ne duhet të rrinim edhe katër ditë derisa të mbaronte Festivali, ata ikën dhe unë ndjenja vetëm”.

    Më lanë në mes të katër rrugëve, unë pagova hotelet e gjithçka vetë, rrëfeu Ronela me lot në sy.

    “Nuk e kuptova se përse ndodhi, sepse unë jam përpjekur me të gjithë dashamirësinë, u mundova shumë që të dilte sa më bukur. Unë pata shumë gabime që i bëra atje, e pranoj. Mund të dilte performancë më e ngjashme me atë në RTSH. Atje këndoje para 30 mijë personave çdo dy ditë. Gjithë ai gëzim i madh, ti harron që nuk duhet ta lodhësh zërin. Por, mbështetja nga ata që duhet të më mbështesin, kanë qenë zero”.

    Ajo e cilëson të neveritshme mënyrën se si është gjykuar në median shqiptare. Gjatë Festivalit, në Shqipëri bëheshin emisione, ku të ftuarit vetëm më shanin, tha artistja gjatë intervistës.

    “Çdo ditë, këtu bëheshin emisione, ku kishte njerëz që thoshin ajo vajza në fëlliqi, na turpëroi, doli e zhveshur. Nuk dua ta kujtoj se më mbushen sytë me lot, por ka qenë e neveritshme të merresh me një artiste, kur të gjithë e kanë ditur që ka qenë e mirëmenduar. Të mblidhen edhe emisione politike, për të sharë mbarë e prapë një artiste. Mirë apo keq, kënga ime është e vetmja që është shndërruar në hit. Sot e kësaj dite, vazhdon edhe luhet në çdo club. Por, ne suportin ndaj njëri-tjetrit e kemi zero, është për të ardhur keq. M’u duk sikur dështova, thashë karriera ime ka mbaruar”.

    Ndërkohë, artistja e disa hit-eve, tregoi më shumë për albumin e saj të ri “Bardh e zi” dhe arsyen përse zgjodhi këtë titull.

    “Të gjitha videot janë bardh e zi, në shpirtin tonë, ka edhe të bardhë, edhe të zezë. E gjithë jeta jonë, sado që ka ngjyra, edhe ne vetë duam ta shohim ndonjëherë bardhë e zi. Muaji dhjetor është muaji tipik, që sado ka ngjyra të bukura, ka njerëz që ndihen vetëm bardhë e zi. Por, këto këngë, kanë shumë ngjyra brenda”.

    Por, kush e frymëzon Ronela Hajatin?

    “Njeriu frymëzohet nga ndjesitë që përjeton. Por, nuk kam këngë, që të them këtë e kam për x person. nuk kam bërë dedikime të tilla, por marr inspirim nga jeta e përditshme. Edhe nëse ka ndonjë gjë personale, unë e 10-fishoj në tekst”, u përgjigj 34-vjeçarja.