Category: Showbiz

  • “Ke ndonjë problem me bukuroshet?” Ironi mes Oltës dhe Valbonës në DWTS (Video)

    “Ke ndonjë problem me bukuroshet?” Ironi mes Oltës dhe Valbonës në DWTS (Video)

    Përpos historive dhe surprizave në spektaklin e mbrëmjes së sotme në ‘DWTS’ nuk kanë munguar as ironitë e këtë herë po flasim për panelin e jurisë.

    Teksa po jepte komentet e saj për performancën e Arnitës, Valbonës i tërheq vëmendjen një detaj nga komenti i saj e nuk denjoi ta ndërpriste.

    Shiko bisedën më poshtë:

    Olta: Ti Arnita sot më vërtetove që je një koktejl i çuditshëm karakterial nuk do të besoja kurrë që data më e rëndësishme për ty ishte kurorëzimi si bukuroshe sepse je natyrë shumë filozofike dhe këtë natyrë ma solle edhe në ‘Rumba’.

    Valbona: Olta ke ndonjë gjë me bukuroshet ti?

    Olta: Absolutisht jo se jam edhe vetë bukuroshe Bona nuk e di nëse e ke vënë re.

  • Aksidenti i prindërve i dha goditjen e jetës, Irgen Çela i emocionuar si asnjëherë: Të shihje babain që luftonte me jetën…

    Aksidenti i prindërve i dha goditjen e jetës, Irgen Çela i emocionuar si asnjëherë: Të shihje babain që luftonte me jetën…

    Aktori i njohur i humorit, Irgen Çela, rrëfeu në “Dancing With The Stars” vitin në të cilin ka marrë goditjen e vështirë të jetës.

    Aksidenti i prindërve, që ka ndodhur më 4 gusht të vitit 2000, është rrënjosur thellë në memorien e aktorit.

    Irgeni deklaroi se në momentin që është kthyer nga udhëtimi që po bënte me ekipin e futbollit, i ati nuk e ka pritur, aty ka kuptuar që diçka ka ndodhur.

    Çela tregoi se është shumë e vështirë të shohësh babin në gjendje të vështirë shëndetësore, e teksa sot ai lëviz me paterica.

    “Ba, ky kërcim është për ty”, e mbylli aktori rrëfimin e tij.

    Rrëfimi i Irgen Çelës:

    “Data 4 gusht është njëkohësisht edhe data më e trishtë në jetën time por edhe më e lumtura gjithashtu. Në katër gusht të viti 2000 prindërit e mi kanë bërë aksident automobilistik, ndërsa rreth 15 vite më vonë në 2015 ka lindur djali im. Kur ka ndodhur aksidenti unë nuk kam qenë në makinë, kam qenë në Maqedoni në ekipin e futbollit, por kur u ktheva nuk më priti babai. Menjëherë mendova se diçka ka ndodhur. Ai sot ecën me paterica dhe ishte e dhimbshme ta shihje babin nga një njeri që lëvizte vazhdimisht të kthehej në një person që luftonte me jetën në shtrat.

    Do doja të më shoqëronte në vende të caktuara, në DWTS do doja të ishte i ulur në publik, nuk do ta përballoja dot. Dhe ai besoj nuk do ta kishte të lehtë. Ditën kur do të performoj kërcimin është edhe ditëlindja e babit. Kontemporanja ka të bëjë me luftën e brendshme të jetës sime dhe shumë sfida që i kemi kaluar bashkë. Ba, ky kërcim është për ty, ti je forca ime!”.

    Ndërkohë Irgeni dhe Jora performuan një kontemporane, që u ndoq në publik edhe nga babai i konkurrentit. Ai realizoi më së miri një performancë të cilën ia dedikoi njeriut të shtrenjtë, i cili njëkohësisht festonte ditëlindjen.

  • Buci injoron paralajmërimin e gruas, afrohet sërish me Santianën

    Buci injoron paralajmërimin e gruas, afrohet sërish me Santianën

    Disa ditë më parë, Buci u surprizua nga partnerja e tij, e cila i kërkoi atij që të distancohet menjëherë nga Santiana dhe të pozicionohet krah Adrit dhe Ilirianës. Por Buci dhe Santiana përsëri kanë treguar shumë afrimitet mes tyre.

    Në një moment, teksa Santiana po ushqehej, Buci i kërkoi asaj ta ushqente dhe ajo e bëri.

    Një veprim ky shumë intim. Ata e kanë thënë shpesh se e gjithë kjo sjellje është për lojë, por familjarët e tyre nuk e kanë pritur mirë të gjithë këtë sjellje të tyre.

  • “Ke ndonjë problem me bukuroshet?”/ Ja si iu përgjigj Olta-Valbonës: Nuk e di nëse e ke vënë re…

    “Ke ndonjë problem me bukuroshet?”/ Ja si iu përgjigj Olta-Valbonës: Nuk e di nëse e ke vënë re…

    “Olta ke ndonjë gjë me bukuroshet ti?”

    Përpos historive dhe surprizave në spektaklin e mbrëmjes së djeshme në ‘Dancing With The Stars’ nuk kanë munguar as ironitë e këtë herë po flasim për panelin e jurisë.

    Teksa Olta Gixhari po jepte komentet e saj për performancën e Arnita Beqirajt, Valbona Selimllarit i tërheq vëmendjen një detaj nga komenti i saj e nuk denjoi ta ndërpriste.

    Pjesë nga biseda:

    Olta: Ti Arnita sot më vërtetove që je një koktejl i çuditshëm karakterial nuk do të besoja kurrë që data më e rëndësishme për ty ishte kurorëzimi si bukuroshe sepse je natyrë shumë filozofike dhe këtë natyrë ma solle edhe në ‘Rumba’.

    Valbona: Olta ke ndonjë gjë me bukuroshet ti?

    Olta: Absolutisht jo se jam edhe vetë bukuroshe Bona nuk e di nëse e ke vënë re

  • Debat i ashpër në BBV Kosova, Shqipja akuzon Ganiun për ngacmim se*sual

    Debat i ashpër në BBV Kosova, Shqipja akuzon Ganiun për ngacmim se*sual

    Spektakli i mbrëmshëm i Big Brother VIP Kosova ishte i mbushur me tension, pasi nisi me transmetimin e pamjeve të zënkës së Shqipes me Ganiun.

    Madje, Shqipja arriti deri aty sa e akuzoi Ganiun për ngacmim seksual. Nga ana tjetër Ganiu e akuzoi për dhunë, pasi ajo e goditi me një kanaçe.Ajo tha se ka shumë kohë që ai i jep shikime jonormale si dhe qëndron gjatë gjithë kohës pas saj në lavanderi.

    Ajo rrëfeu dhe një situatë ku ai i kishte thënë se kishte parë një ëndërr me të. Shqipja theksoi konsumimin e alkoolit dhe e quajti Ganinë të varur.

    “A ka mundësi ta lësh atë alkool se na ke futur në depresion? Mua më ka kapur ankthi, nuk të duroj dot më afër! Mundësisht ku je ti nuk dua te jem unë. Ndihem e ngacmuar seksualisht! Më thotë shoh ëndrra me ty… Mënyra si më shikon nuk është normale,” tha Shqipja.

    “Familjarët e mi janë para ekranit dhe ata dhe kushdo që më njeh mua e di që nuk është e natyrës time të ngacmoj seksualisht një vajzë,” -tha Ganiu.

    Shqipja theksoi edhe njëherë që Ganiu nis të pijë alkool që në mëngjes dhe vazhdon deri në darkë. Ajo u shpreh se doli nga kontrolli sepse ishte në ankth.

  • “Ishte shumë sfidues, i lodhshëm…”/ Rrëfimi ndryshe i Fifit: E ndjeva veten në një pikë të dorëzuar

    “Ishte shumë sfidues, i lodhshëm…”/ Rrëfimi ndryshe i Fifit: E ndjeva veten në një pikë të dorëzuar

    “Dua të bëj krenar djalin tim, që kur të rritet të thotë ‘mami im është Fifi që nuk u dorëzua kurrë’”

    Këngëtarja e njohur, Fifi, pati mbrëmë në “Dancing With The Stars” një performancë frymëzuese, për kufijtë e vetes së saj.

    Artistja tregoi se viti më i rëndësishëm ishte 2023, aty ku ndjeu se preku fundin, derisa erdhi në jetë djali.

    “Viti më i rëndësishëm për mua është 2023. Ishte shumë sfidues, shumë i lodhshëm, shumë peripeci, ulje dhe ngritje. Nisi me mental breakdown. Më një pa dëshirë me punuar, me ec përpara. Kam pas miliona pikëpyetje në aspektin e karrierës. Nuk e kam dit ku dua me shkuar. Mu duk sikur asnjë njeri nuk po e do më Fifin, as muzikën e Fifit. Nuk isha gati me dal e me kënduar. Më dukej sikur njerëzit nuk kishin ardhur për mua, kudo që unë do isha. Unë nuk dorëzohem kollaj, por e ndjeva veten në një pikë të dorëzuar, derisa erdhi në jetë djali. Thjesht dua ta bëj krenar djalin tim, që kur të rritet të thojë ‘mami im është Fifi që nuk u dorëzua kurrë’. Unë dua që muzika ime të jetojë me shekuj, pasi unë mos të jem më në këtë tokë. Dua që fjalët e mia, meloditë e mia të këndohen shumë shekuj, shumë shekuj mbasi un s’jam më këtu”, rrëfeu Fifi.

  • U dënua me burg, Rudina Dembacaj reagon për herë të parë: Lum kush ja del të ruajë dinjitetin…

    U dënua me burg, Rudina Dembacaj reagon për herë të parë: Lum kush ja del të ruajë dinjitetin…

    6 muaj më parë AlbEu.com zbuloi se Rudina Dembacaj dhe ish-bashkëshorti kishin përfunduar në gjyq ku janë përballur më njëri-tjetrin para drejtësisë. Aktorja Rudina është parë mjaft e tensionuar në ambientet e gjykatës ku shoqërohej nga bashkëshorti i saj Mark Frroku.

    Rudina Dembacaj ditën e sotme ka reaguar për herë të parë pasi u dënua nga Gjykata e Apelit me 6 muaj burg, për shkak se falsifikoi firmën e ish-bashkëshortit të saj, për të nxjerrë vajzën e tyre jashtë shtetit. Dënimi i është konvertuar në 80 orë shërbim prove.

    Përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagram, Rudina ka bërë një shkrim të gjatë duke treguar sfidat që kalon çdo grua.

    “Çdo vajzë, çdo grua ka sfidat, fitoret, vuajtjet, gëzimet, ulje- ngritjet, kryengritjet e saj. Punon, duron, mbijeton, për veten, për fëmijët, për familjen e saj. Flet shumë edhe atëhetë kur zgjedh me hesht.

    Pavarsisht se çfarë i ndodh në jetë e me kë duhet të përballet, betejën më të madhe e ka me veten, që të mund të ruajë dinjitetin, integritetin edhe në kohë të vështira. Lum kush ja del, sepse respekti për veten, është fuqia më e madhe për të ecur veç përpara.

    “7 minuta”, më mjaftuan, që ashtu e strukur nën lëkurën e personazhit që kisha në shfaqje, t’ia rikujtova prap fort vetes se s’duhet kurrë me u dorëzu e s’duhet me leju askënd me na vendosë kufijt e nënshtrimit, ku do me të pa. Ishim 11 vajza e gra në atë skenë, me jetë e karaktere të ndyshme, deri në ekstreme. Unë, isha malësorja që në fillim u frikësova, u hutova u lëkunda përballë rrezikut që po na kanosej….derisa e gjeta forcën e në fund i thashe JO humbjes së dinjitetit tim” – ka shkruar aktorja krahas disa fotove.

    Çifti u martuan në vitin 2016 dhe nga dashuria e tyre sollën në jetë një vajzë. Por u ndanë 3 vite më pas, e aktualisht aktorja ka nisur një romancë të re, prej disa vitesh ajo është e martuar me ish-deputetin e Partisë Socialiste, Mark Frroku.

  • Diola Dosti: Jam gruaja perfekte, duan të më …

    Diola Dosti: Jam gruaja perfekte, duan të më …

    Nutricionistja e njohur Diola Dosti ka qenë padiskutim një ndër personazhet mjaft të komentuar në BBV, e cila rrëmbeu zemrat e publikut.

    Diola ka pushtuar disa herë titujt e shtypit rozë për shkak të këshillave të saj, që shpesh herë përballen me kritika.

    Mirëpo, një ndër postimet e saj të bëra së fundmi nuk ka lidhje me këshillat për shëndetin por në fakt një këshillë për burrat.

    Nutricionistja ka publikuar një fotografi në profilin e saj të Instagramit, në të cilin duket e mrekullueshme. Dhe duke qenë e vetdijëshme për këtë, ish-konkurrentja e BBV iu ka kërkuar burrave që të ndalojnë së kërkuari gruan perfekte, duke iu referuar kështu vetes.

    “Ju lutem, mjaft i kërkuat Babagjyshit gruan perfekte sepse tre herë u përpoq të më rrëmbente sot. Faleminderit për mirëkuptimin”, shkruan bashkangjitur postimit Diola.

  • Dënohet me burg Rudina Dembacaj, falsifikoi firmën e ish-burrit për të nxjerrë vajzën jashtë vendit

    Dënohet me burg Rudina Dembacaj, falsifikoi firmën e ish-burrit për të nxjerrë vajzën jashtë vendit

    Aktorja Rudina Dembacaj është dënuar nga Gjykata e Apelit me 6 muaj burg, që i është konvertuar në 80 orë shërbim prove. Dënimi i është konvertuar pasi Gjykata, për shkak të rrezikshmërisë së ulët dhe dënimit nën 1 vit burg, mund ta vuajë jashtë dënimin e saj.

    Dembacaj është dënuar pasi u kallëzua penalisht nga ish-bashkëshorti i saj Aleksandër Varfaj, pasi kishte nxjerrë vajzën e tyre jashtë vendit duke falsifikuar prokurën. Prokura, e cila duhet të ishte firmosur edhe nga i ati i vajzës, është falsifikuar, ndaj e bija ka dalë jashtë kufirit të vendit, pa dijeninë e të atit. “Krimi” është kryer në bashkëpunim me noterin Ermal Hamzaj, por ky i fundit i ka shpëtuar dënimit.Varfaj në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë për gjyqtaren Marinela Osmani, për moskryerjen e veprimeve për të zbardhur të plotë shkeljen:

    “Ju drejtohem juve me anë të kësaj ankesë për gjyqtaren Marinela Osmani, e cila në procesin ku unë kam kallëzuar ish-bashkëshorten time Rudina Dembacaj për falsifikim të prokurave në bashkëpunim me noterin në 2 prokura të ndryshem. Vepra penale është konsumuar plotësisht dhe është pranuar edhe nga vetë e pandehura dhe avokatja e saj në seancë. Nga ana jonë janë dorëzuar 2 shkresa të ardhura nga drejtoria e kufirit dhe migracionit në të cilat provohej se janë përdorur 2 prokura të falsifikuar që kanë për të kaluar jashtë territorit të RSh vajzën e mitur me nënën e saj pa dijeninë dhe miratimin tim. Organit të akuzës në Gjykatë i është bërë me dije dhe këtë e kemi përmendur edhe në Gjykatë se hetimet nuk kanë qenë shteruese pasi ne pretendonim se prokuroria i ishte shmangur hetimit duke u mjaftuar vetëm tek njëra nga deklaratat noteriale të falsifikuara të përdorura për të kalur fëmijën jashtë territorit të RSH-së dhe përgjigja ka qe se ishi bërë të gjitha hetimet dhe se nuk ishte më e nevojshme që të bëheshin hetime shtesë. Pra e nderuar gjykatë në këtë proces janë anashkaluar procedurat e hetimit nga ana e prokurorisë dhe nga gjyqtarja. Pra asnjë nga pretendimet e mia si viktimë e veprës penale nuk është marrë në konsideratë në diskutimet përfundimtare në nuk kemi qenë dakord për sa ju kemi cituar më lart, ne gjithashtu nuk jemi dakord me vendimin e dhënë nga gjykata e shkallës së parë për argumentat dhe pretendimet e paraqitura më lart, gjyqtarja me vetëdije dhe duke e privilegjuar pozitën e vetë nuk ka pranuar dhe nuk ka çmuar që i pandehuri të merrej dhe noteri Ermal Hamzaj që në mënyrë të përsëritur ka hartuar dhe ka falsifikuar 2 herë në 2 deklarata të ndryshme noteriale, kjo e privuar nga deklaratat që rezultonin të rejigstrua në sistemin Tims, ku janë bërë pjesë të fashikullit gjyqësor.”

    Më poshtë është edhe dënimi i caktuar nga Gjykata për aktoren e njohur:

    VENDOSI:

    1. Deklarimin fajtore të të pandehurës Rudina Dembacaj për kryerjen e veprës “falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal të këtij neni dënimin e saj me 9 muaj burgim
    2. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, masës së dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurën Rudina dembacaj me 6 muaj burg.
    3. Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe zëvendësimi i dënimit me burgim, për të kryer një punë në interes publik prej 80 orë.

    Çifti u martuan në vitin 2016 dhe nga dashuria e tyre sollën në jetë një vajzë. Por u ndanë 3 vite më pas, e aktualisht aktorja ka nisur një romancë të re. Ajo ka lidhur kurorë me ish-deputetin e Partisë Socialiste, Mark Frroku./ZERI.ai

  • Olta e uroi për shtatzëninë, reagimi i Kiarës nuk pritej

    Olta e uroi për shtatzëninë, reagimi i Kiarës nuk pritej

    Olta e ka uruar Kiarën për shtatzëninë. Ajo i ka dërguar Kiarës një mesazh për lajmin e bukur, por reagimi i moderatores i ka habitur të gjithë.

    Ka qenë vetë Olta që ka publikuar një foto ku tregon urimin e saj: “Urime Kiara në rrugëtimin më të bukur në botë. Zoti ju bekoi, ashtu qofshi gjithmonë”

    Ndërkohë Kiara nuk ia ka hapur mesazhin Oltës.