Category: Showbiz

  • Enisa kërkon të largohet nga “Për’puthen”, nuk ndal lotët kur tregon ofendimet në rrjet! Herisoni: Dënimi që meriton

    Enisa kërkon të largohet nga “Për’puthen”, nuk ndal lotët kur tregon ofendimet në rrjet! Herisoni: Dënimi që meriton

    Mes lotësh, e ndikuar nga komentet negative që kanë vërshuar në rrjetet sociale, konkurrentja kërkoi të lërë programin.

    Enisa ka qenë padiskutim një ndër personazhet mjaft të komentuar të “Për’puthen”, duke u përballur me dinamika të shumta në program.

    Mirëpo, Enisa ka suprizuar të gjithë të pranishmit në studio, teksa ka deklaruar se kërkon të largohet nga emisioni i dashurisë, “Për’puthen”.

    Mes lotësh, e ndikuar nga komentet negative që kanë vërshuar në rrjetet sociale, konkurrentja kërkoi të lërë programin.
    “Për çfarëdo lloj hapi që bën një femër, ajo gjykohet. Unë thjesht prekem për familjen time që arrin të lexojë atë komente. Një moment tjetër që më ka prekur më shumë, më thanë do të të djeg vajzën për së gjalli. Kishte shkruar me Instagramin e saj. Kur i thashë do të të denoncoj, e çaktivizoi fare profilin. Gabimet janë njerëzor”, tha konkurrentja, teksa tregoi disa nga ofendimet dhe kërcënimet që ka marrë këto javë.

    Aspak i prekur nuk u ndje Herisoni, me të cilin Enisa ka zhvilluar disa takime, që më pas përfunduan me debate të ashpra. Madje, në një sqarim në studio, konkurrentja goditi me shuplakë Herisonin, gjest që ky i fundit nuk e fal dot.

    “Largimi i Enisës është dënimi që ajo meriton”, u shpreh Herisoni. I pyetur nga moderatorja Megi Pojani, nëse mund t’i bëjë thirrje ndjekësve të ndalojnë me këto ofendime, ai refuzoi, pasi “nuk mund të ul egon”.

    “Nuk e bëj dot. Le të vazhdojnë komentet”, tha ai, ndërkohë që tregoi se momentin kur Enisa e goditi, e përjetoi keq nëna e tij.

    Rrjedha e programit ndryshoi tërësisht kur Gerti e ftoi Enisën në kërcim, duke i rikthyer kështu, sado pak buzëqeshjen.

  • Puthja në film u bë shkak për ndarjen e Sarës dhe Ledrit? Flet aktori i “Në kuadër të dashurisë”

    Puthja në film u bë shkak për ndarjen e Sarës dhe Ledrit? Flet aktori i “Në kuadër të dashurisë”

    Një nga hipotezat që ka qarkulluar për ndarjen e Ledrit dhe Sarës ka qenë edhe puthja e kësaj të fundit me Roerdin në filmin “Në kuadër të dashurisë”.

    I ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, Roerdi u pyet në lidhje me këto aludime.

    “Larg qoftë! Të gjykosh një aktor pse shkëmbeu një puthje është si t’i thuash pse fole në film. Roli, skenari dhe teksti janë të tilla, regjisori ka detyrë të të japë një rol që të ndihesh sa më komfort që të transmetohet mirë tek publiku. Sara e ka arritur këtë”, u shpreh Roerdi.

    Roerdi e mohon totalisht se kjo mund të jetë një arsye se pse ata të dy janë ndarë sepse në film këto gjëra janë normale.

  • Mbyllet transmetimi live për disa orë, zbulohet si qëndron e vërteta e “sherrit” në BBV Kosova

    Mbyllet transmetimi live për disa orë, zbulohet si qëndron e vërteta e “sherrit” në BBV Kosova

    Bllokimi për disa orë i kanaleve të transmetimit ‘live’ të ‘Big Brother Vip Kosova’ nxiti spekulimet se në shtëpi kishte nisur një debat i cili më pas kishte agravuar në përleshje.

    Ndjekës të shumtë të formatit kanë qenë ata të cilët kanë aluduar se produksioni po fshihet diçka, por e vërteta është krejtësisht ndryshe. Në një postim në ‘Instastory’, moderatorja Liberta Spahiu hedh poshtë gjithë spekulimet duke thënë se bllokimi i transmetimit ‘live’ është shkaktuar nga një problem teknik dhe se askush nuk është përfshirë në debat apo dhunë.

    Si fillim u aludua se mes dy banorëve, Ganiut dhe Bleros situata e debatit ka dalë jashtë kontrollit.

    Disa prej komentuesve kritikojnë produksionin e formatit për mos transparencë. Nuk dihet saktësisht se çfarë mund të ketë ndodhur mes banorëve, ndërsa e vërteta pritet të zbulohet spektaklin e së premtes.

  • Naim Murseli lidhje me një mashkull? Gazetari i njohur zbardh detaje nga hetimi

    Naim Murseli lidhje me një mashkull? Gazetari i njohur zbardh detaje nga hetimi

    Gazetari Sokol Bregu komentoi në një intervistë televizive arsyet e vrasjes së Liridona Ademajt, një vrasje e porositur nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.

    Gjerësisht është diskutuar nëse Murseli mund të kishte një lidhje me një person të gjinisë së njejtë, arsye kjo që sipas gazetarit nuk mund të qëndronte në një shoqëri moderne ku ata jetonin, siç është Suedia.

    “Ata kanë pasur probleme në çift, por të sjellësh sot se këto probleme rridhkan nga një sekret kaq i madh, unë s’i besoj këto sekrete. I kam dëgjuar të gjitha fjalitë, nëse ka të bëjë me homoseksualitetin e personit, nëse është e mundur të jetë kjo, atëherë ata jetojnë në një shoqëri moderne siç është Suedia. Akoma më mirë do ta kishte ai nëse do të ishte i tillë. Bënte një divorc dhe do të kishte një promovim akoma më të madh në një shoqëri si Suedia, ku gjatë gjithë kohës këta persona marrin një ndihmë. Suedia është një ndër shtetet më moderne dhe më sociale në botë, kështu që nuk do të kishte probleme. Edhe nëse do të kishte probleme me krushqit e tij për një marrëdhënie homoseksuale, nuk më rezulton të jetë kaq problematike,” – u shpreh Bregu.

    Gazetari theksoi se e rrëzon këtë tezë dhe vrasja mund të jetë inskenuar për një sekret shumë të madh që e di vetëm Naim Murseli, mbase mund të bëhet fjalë edhe për një histori tjetër dashurie.

    “Po them unë kot, por nuk mundet kurrsesi të fshihet një sekret kaq i madh. Nëse njeriu nuk i ndan sekretet me bashkëshorten me kë i ndan?! Pra, a mundet një bashkëshorte të shesë sekretin tend?! Me kujtohet gjithmonë një histori e Benjamin Franklin që thotë se sekretet ruhen atëherë kur nga 3 veta, 2 kanë vdekur. Vetëm kështu,” – u shpreh Bregu.

  • Publikohen mesazhet/ “Legen mashkull”, inskenoi vrasjen e bashkëshortes, Naim Murseli dikur ‘tallte’ Luizin për Kiarën (Foto)

    Publikohen mesazhet/ “Legen mashkull”, inskenoi vrasjen e bashkëshortes, Naim Murseli dikur ‘tallte’ Luizin për Kiarën (Foto)

    Vrasja e 30-vjeçares Liridona Ademaj ka lënë një gjurmë të thellë trishtimi tek mbarë opinioni publik.

    Tashmë është zbuluar se organizatori i ngjarjes ka qenë vetë bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

    Ai urdhëroi dhe pagoi vrasjen e nënës së dy fëmijëve të tij, ndërsa në një bisedë të zbuluar në Instagram, dikur ai bënte moral me etiketime ofenduese për Luizin teksa përpiqej të fitonte zemrën e Kiarës në shtëpinë e ‘BBV’.

    Fotoja është publikuar në Instastory nga ish- banori i ‘Big Brother’, Elton Tozaj, ku shkruan: “Rëndom gjeta një bisedë të vrasësit Naim Murseli gjatë kohës së BBV i cili tallej se përse unë isha team Luiz. Më bëri përshtypje fjalia që ka thënë: Sikur nuk ka parë femër me sy”.

  • “E doja më të madh!”, ish-banorja e “BBV 2” flet për ndërhyrjen në gjoks

    “E doja më të madh!”, ish-banorja e “BBV 2” flet për ndërhyrjen në gjoks

    Ish-konkurrentja e “BBV”, Mikela Pupa, ka ndarë disa pyetje me ndjekësit e saj në Instagram. Një ndër pyetjet që të gjithë kanë më shumë interes të dinë është për ndërhyrjet estetike që ajo ka bërë.

    Një prej ndjekësve e ka pyetur: Cila është arsyeja që e ke bërë gjoksin silikon?

    Përgjigja e Mikelës ishte shumë e sinqertë duke u shprehur shkurtimisht: Sepse e doja më të madh.


    Mikela ka marrë pjesë dhe në programin “Përputhen”, ku e ka treguar për herë të parë se e kishte bërë gjoksin.

    Në “BBV”, ajo ishte futur së bashku me miken e saj, Efin, si një konkurrente e vetme, por gjatë lojës ato u ndanë. Eksperienca e saj në “BBV”, nuk ishte shumë e gjatë pasi Mikela u eliminua shpejt.

    Pas “BBV”, daljet e saj televizive tashmë janë më të pakta, por në rrjete sociale Mikela është mjaft aktive ku tregon copëza nga përditshmëria e saj.

  • Moti i keq/ Balluku në terren: Lëvizni vetëm në raste emergjencash deri në përmirësimin e motit

    Moti i keq/ Balluku në terren: Lëvizni vetëm në raste emergjencash deri në përmirësimin e motit

    Ina Kollçaku ka bërë një reagim në Instagramin e saj ku shprehet e revoltuar me shumë artistë dhe figura të tjera publike. Sipas Inës shumë prej tyre që kanë shprehur ngushëllimet për familjen as nuk e kanë parë ndonjëherë në teatër Mirushin.

    “Traditat tona pas vdekjes, vaji dhe zija më tmerrojnë aq sa më impresionojnë. Ndoshta katarsisi që kalojmë në atë proces është i nevojshëm aq sa edhe tronditës!
    Gjithmonë më ka inatosur vetëm diçka. Sa të drejtë kanë këto njerëz të vajtojnë vdekjen e dikujt që nuk e deshën, vlerësuan apo përkrahën së gjalli. Asosacioni i sotëm për gjithë ata që mendojnë se kanë të drejtë të postojnë Mirush Kabashin dhe pse nuk e panë kurrë në teatër!
    Sa të drejtë morale kanë?”

  • Konkurrentja e “Për’puthen” kërkon largimin nga programi, ja cila është arsyeja…

    Konkurrentja e “Për’puthen” kërkon largimin nga programi, ja cila është arsyeja…

    Ditën e sotme Enisa ka suprizuar të gjithë të pranishmit në studio, teksa ka deklaruar se kërkon të largohet nga programi.

    Enisa ka qenë padiskutim një ndër personazhet mjaft të komentuar të “Për’puthen”, duke u përballur me dinamika të shumta në program.

    Mirëpo, ditën e sotme Enisa ka suprizuar të gjithë të pranishmit në studio, teksa ka deklaruar se kërkon të largohet nga programi.

    Konkurrentja ka shpjeguar se dëshiron të largohet nga “Për’puthen” për hir të lumturisë së familjes së saj, të cilët kanë halle dhe se nuk do që tjua shtoj më shumë ato.

    “Për hir të lumturisë së familjes sime, unë kërkova largimin. Ata më njohin shumë mirë, e dinë se çfarë vajze kanë rritur. Kanë hallet e tyre dhe nuk dua t’i shtoj edhe halle të tjera në lidhje me komentet që publiku bën për mua”, tregon Enisa.

    Megi: A e ke menduar mirë këtë kërkesë?

    Enisa: Po, familja është mbi gjithçka. Kështu që nuk e di…

    Megi: A i bashkohet kjo edhe zgjënjimi që ke marrë nga Herrisoni?

    Enisa: Po

    https://www.instagram.com/perputhen_tch/?utm_source=ig_embed&ig_rid=445b5e65-36a8-423c-a5a3-de2d89ef36c1

  • Naim Murseli, histori dashurie me një burrë?/ Flet babai i tij: E tmerrshme

    Naim Murseli, histori dashurie me një burrë?/ Flet babai i tij: E tmerrshme

    Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli ka folur mbi aludimet dhe dyshimet se një nga shkaqet pse i biri mund të ketë bërë krimin është se Liridona mund të ketë zbuluar se ai kishte një histori dashurie me një burrë.

    Për këto pretendime dhe dyshime, Shaban Murseli ka deklaruar në emisionin “Me zemër të hapur” se janë të tmerrshme.

    “Kam dëgjuar se ka pasur lidhje dashurie me burrë, kjo që po shkruajnë është e tmerrshme”, u shpreh Naim Murseli.
    Kujtojmë se Naim Murseli akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademjat, e cila la pas dy fëmijë të vegjël.

  • “Një Mirush nuk i vjen më Teatrit”, përlotet Tinka Kurti: E kanë dashur të gjithë

    “Një Mirush nuk i vjen më Teatrit”, përlotet Tinka Kurti: E kanë dashur të gjithë

    “Një Mirush nuk i vjen më Teatrit”, përlotet Tinka Kurti: E kanë dashur të gjithë
    Aktori i madh, Mirush Kabashi u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 75-vjeçare, pas një beteje 3-vjeçare me një sëmundje të rëndë.

    Artistja Tinka Kurti teksa ndau kujtime me Kabashin u përlot dhe tha se një aktor si ai nuk përsëritet më.

    Aktorja kujtoi e një moment kur Mirush Kabash i kishte ofruar që të jetonte pranë tij, meqë kishte mbetur vetëm.

    “As që e besova disa herë pyeta veten time se çfarë është kjo fjalë kot. Unë nuk dua ta besoj. Mirush Kabashin e njoh me vite me ndershmërinë e tij, me dashurinë dhe respektin që kishte qoftë për vete dhe për familjen e tij. Disa herë më thoshte mos rri vetëm, hajde tek shtëpia ime. Se dhe unë kam pasur fatkeqësi më ka vdekur djali i vetëm”, u shpreh e përlotur artistja në emisionin Frontline.

    Për aktoren, lidhja e afërt me Mirush Kabashin nuk ishte vetëm në skenë por edhe në jetë!

    “Ishte një njeri me vullnet të jashtëzakonshëm. E kam njohur kur është bërë një film, skenarin ma kishin sjellë në shtëpi dhe zgjodha rolin e plakës. 100 e ca vjeçe dhe me thënë të drejtën më rrinte për karshi Mirushi. Kemi qenë bashkë jo vetëm në jetë, por pasdite në darkë në mbrëmje. Ai kishte qenë talenti më i madh që ne kemi pasur në grup. E kemi dashur shumë, shkonte deri në Lushnjë, me na marrë bukën më të mirë se ne ishim në periferi. Nuk përsëritet Mirushi, e ka dashur gjithëkush i bënte vetë rolet e veta. Një Mirush nuk i vjen më Teatrit. Mirush Kabashi nuk vjen më! Unë kam qenë shumë mike e ngushtë e tij. Me ka thënë që të gjej shtëpi afër. Unë jam 91 vjeçe! Kur kemi xhiruar! E kishim mik të mirë në jetë dhe në familje”, tha Kurti.