Category: Showbiz

  • Fotot e Kiarës me barkun e rrumbullakosur, Luizi i bën kritika publikisht: Kjo dora…

    Fotot e Kiarës me barkun e rrumbullakosur, Luizi i bën kritika publikisht: Kjo dora…

    Së fundmi Kiara Tito ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto ku duket me barkun e rrumbullakosur.

    Fotot morën mijëra pëlqime dhe komplimente, por vëmendjen më të madhe e mori komenti i partnerit të saj, Luiz Ejlli.

    “Kjo dora e djathtë nuk me pëlqen shumë”, shkruan ai në foton e Kiarës.

    Kujtojmë që Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë në pritje të një vajze.

  • U aludua se do të marrë pjesë në BBV3, reagon Egli Tako

    U aludua se do të marrë pjesë në BBV3, reagon Egli Tako

    Egli ka bërë një postim në profilin e saj të Instagramit, duke e përshkruar këtë situatë si një telenovelë indiane.

    Pas lajmërimit se Big Brother Vip do të startojë në filimin e vitit 2024, kanë qenë të shumtë emrat e personazheve VIP, të cilët janë aluduar se do të jenë pjesë si banorë këtë edicion, por ende nuk është konfirmuar asgjë.

    Ditën e djeshme në media u aludua se një ndër personazhet që do jetë pjesë e edicionet të tretë të “reality show” ishte Egli Tako, Olsi Bylyku ose të dy së bashku.

    Të ftuar ditën e djeshme në “Shqipëria Live” me Arjon Muça kanë qenë të ftuar Monika Lubonja, Andi Vrapi dhe Liesa Haxhiasllani për të komentuar emrat e përfolur që do të jenë pjesë.

    Liesa: O do futet Olsi o Egli.

    Arjoni: Mund të hyjnë të dy.

    Andi: Nuk mendoj se do futen të dy në një kohë sepse nuk kanë dhënë idenë që janë ndarë në mënyrë të paqtë me njëri-tjetrin

    Lidhur me këto aludime që qarkulluan në media, Egli ka bërë një postim në profilin e saj të Instagramit, duke e përshkruar këtë situatë si një telenovelë indiane.Këngëtarja ka publikuar një fotografi, ku shihet brenda në makinë dhe bashkangjitur shkruan: “Po, po. Yhyyyy Telenovela indiane”.

    Kujtojmë që Egli dhe Olsi i dhanë fund marrëdhënies së tyre rreth muajit prill, pas 5 vitesh së bashku.

  • “Meta po përpiqet të arratiset”/ Parashikuesja zbulon fatin e politikanëve për 2024: Rama do të ketë shumë probleme me…

    “Meta po përpiqet të arratiset”/ Parashikuesja zbulon fatin e politikanëve për 2024: Rama do të ketë shumë probleme me…

    “Nga ana e Sali Berishës do të kemi gjëra shumë të forta”

    Parashikuesja dhe lexuesja e letrave taro, Irini ka qenë ditëne sotme e ftuar në ‘Shqipëria Live’, teksa ka bërë disa parashikime të forta për vitin 2024.

    Sipas saj Berisha do të ketë probleme me drejtësinë, ndërsa Ilir Meta po përpiqet të arratiset nga vendi.“Nga ana e Sali Berishës do të kemi gjëra shumë të forta, do të ketë arrestime. Do të largohen, do të arratisen sepse do të kenë probleme shumë të mëdha me drejtësinë. Ilir Meta po përpiqet të arratiset nga vendi.

    Edi Rama do të ketë shumë probleme me ish-ministrat.

    Por problem 99% do të ketë Ilir Meta, familja e tij është në frikë, ata mendojnë se do ta arrestojnë nga momenti në moment.”- tha Irini.

  • “Dikush po ma bën për inat”, Luiz Ejllit i mbyllin sërish instagramin, denoncon rastin në polici

    “Dikush po ma bën për inat”, Luiz Ejllit i mbyllin sërish instagramin, denoncon rastin në polici

    Këngëtarit Luiz Ejlli i kanë mbyllur sërish adresën e tij të rrjetit social “Instragram”. Fituesi i Big Brother VIP, ka kallëzuar rastin në sektorin e krimit kibernetik.

    Ndërsa duke iu referuar edhe herëve të tjera që adresa e tij në instagram është mbyllur, Luiz Ejlli shprehet se dikush po ia bën për inat diçka të tillë.

    “Jam te drejtoria e policisë për të bërë kallëzimin, sepse është një rast që po përsëritet dhe dikush e bën për inat”- u shpreh Luiz Ejlli.

    Kjo është hera e tretë që këngëtarit të njohur i mbyllin profilin e tij zyrtar në Instagram dhe për të parën herë ai ka ndërmarrë nismë ligjore.

  • Fansi i prek dorën, “tërbohet” i dashuri i Dafina Zeqirit… (Video)

    Fansi i prek dorën, “tërbohet” i dashuri i Dafina Zeqirit… (Video)

    Që pas bërjes publike të marrëdhënies së tyre, Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji nuk ndahen nga njëri-tjetri. Partneri i këngëtares shihet teksa e shoqëron Dafinë në çdo koncert të saj.

    Zeqiri vijon të ketë një axhendë tepër të ngarkuar me koncerte, si brenda edhe jashtë Shqipërisë.

    Së fundmi, një episod aspak i këndëshëm ka ndodhur në një prej koncerteve të Dafinës, të dhënë në Zvicër, ku një fans ka tentuar t’i prekë dorën këngëtarës ndërkohë që ajo ka qenë duke kënduar në skenë.

    Sigurisht që kjo situata nuk i ka pëlqyer aspak të dashurit të artistes, i cili është drejtuar menjëherë duke i bërtitur personit me zë të lartë dhe shumë i nevrikosur.

    Dafina nuk ka ndalur performancën e saj dhe ka vijuar të këndojë, duke mos i kushtuar aspak rëndësi situatës së krijuar.

    Më në fund, Dafina Zeqiri ka vendosur ta kurorëzojë dashurinë në martesë me të dashurin e saj, Kreshnikun. Ka qënë vet Dafina, ajo që e ka ndarë këtë lajm kaq të bukur me ndjekësit e saj në kanalin e saj në Instagram.

  • Një histori dashurie e Romeo Veshajt në “BBV3”? Ja çfarë mendohet të ndodhë në janar!

    Një histori dashurie e Romeo Veshajt në “BBV3”? Ja çfarë mendohet të ndodhë në janar!

    Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Jo vetëm që do të ketë një edicion të tretë, por faqja zyrtare e Instagramit të “BBV” ka treguar se kur do të nisë. Edhe pse të gjithë shpresonim se do të ishte fundi i këtij viti, edicioni i tretë do të jetë në janar 2024.

    Deri më tani kanë qenë të shumtë emrat e personazheve VIP, të cilët janë aluduar se do të jenë pjesë si banorë këtë edicion, por ende nuk është konfirmuar asgjë. Të ftuar sonte në “Shqipëria Live” me Arjon Muça kanë qenë të ftuar Monika Lubonja, Andi Vrapi dhe Liesa Haxhiasllani për të komentuar emrat e përfolur se do të jenë pjesë. Sipas tyre shanset që Romeo Veshaj do të jetë pjesë e këtij sezoni të “BBV” janë të larta edhe për faktin se emisioni që ai moderon bashkë me vëllain, Donald Veshaj përfundon sezonin për këtë vit në dhjetor.Monika: Do jem pro për Romeon se është ndryshe me Donalin, kam pasur fatin t’i njoh dhe them që do jetë shumë bukur sepse janë të ndryshëm

    Andi: është përfolur dhe vjet për “BBV” por duke parë si shkuan gjërat vjet nuk kishte arsye pse të futej është e besueshme si alternativë për shka se përfundon edhe sezoni i emisioni të tyre në dhjetor…unë mendoj që ka më shumë shanse se nëse do ishte në një periudhë që do prezantonte “Më lër të flas” do kishte më pak shance

    Liesa: Kur kishte të ftuar Efin në emion dhe kur e Efi e pyeti nëse do jetë pjesë nuk e mohoi madje bëri dhe një mimikë pohimi dhe nuk e di pse nuhas një histori dashurie të Romeos me një nga aty brenda…

  • Juliana nxehet me Kiarën: Pyetje e pavend, ti nuk mundesh…

    Juliana nxehet me Kiarën: Pyetje e pavend, ti nuk mundesh…

    Si e eleminuara e rradhës nga gara e kërcimit të “Dancing with the stars”, Juliana Nura ishte e ftuar në “Fan Club” me Kiara Titon.

    E pyetur nëse do ta ribënte sërish këtë eksperiencë po me të njëjtin partner, Dionin, Juliana tha se shpesh herë nuk mirëkuptoheshin me njëri tjetrin.

    Sakaq, Kiara e pyeti se kush mes të dyve e kishte fajin, ndërsa Juliana iu kthye: “Nuk mund ta bësh këtë pyetje, është e pavend! Tango bëhet me dy veta, ndaj nuk është as unë as ky fajtor, jemi të dy fajtor!“

  • Çfarë e preku Big Mamën? Këngëtarja trondit me deklaratën e fortë, tregon për humbjen e…

    Çfarë e preku Big Mamën? Këngëtarja trondit me deklaratën e fortë, tregon për humbjen e…

    Çfarë e preku Big Mamën? Këngëtarja trondit me deklaratën e fortë, tregon për humbjen e…

    Big Mama ka ardhur në një program televiziv me një rrëfim ndryshe për jetën e saj personale, babanë dhe miqtë se saj të ngushtë që ndërruan jetë.

    Artistja theksoi se i është falenderuese të atit për gjithçka që është sot, pasi falë mbështetjes së tij, mundi të tejkalonte të gjitha sfidat në rrugën e saj. Pyetjes që ja bëjnë shpesh, “ku e merr këtë energjinë dhe si arrin gjithmon të jesh pozitive”, Big Mama iu përgjigj duke thënë se nuk i kanë ndodhur shumë gjëra të bukura në jetë, por pavarësisht kësaj, vështirësitë e kanë bërë më të fortë.

    Big Mama foli për dy tragjedi, në një prej të cilave desh humbi edhe vetë jetën.

    Big Mama: Gjithçka që kam arritur në jetë i jam falenderuese babit tim. Unë vij nga Tetova, një qytet i vogël dhe fanatik e kanë quajtur më herët sepse tani kanë ndryshuar kohërat, por që të vijë një vajzë me shpirt rebel kështu si jam unë nga Tetova duhet të kesh për prind një burrë tamam si babi im, që më ka mbështetur, nuk ka dëgjuar fjalët e botës. Prandaj kam dalë e suksesshme prej babit im.

    Moderatorja: Je bërë më e fortë apo më e dobët pas vdekjes së tij?

    Big Mama: Jam bërë më e fortë. Jeta të bënë më të fortë. Edhe pse të gjithë e dinë natyrën time, që jam gjithmonë e buzëqeshur, me humor, shpërthyese. Sa herë që më shohin njerëzit ma bëjnë gjithmonë këtë pyetjen, “ku e merr këtë energjinë dhe si arrin gjithmon të jesh pozitive?”. Mua nuk më kanë ndodhur shumë gjëra pozitive në jetë Erjonë, madje mund të them me plotë gojën që kam pasur shumë tragjedira. Kam hequr shumë në jetë, kam pasur një rrugëtim shumë të vështirë, por këto më kanë bërë më të fortë.

    Moderatorja: Pse tragjedira?

    Big Mama: Po mund ta fillojmë të themi se qysh në moshën 17-18 vjeçare kam humbur shokun e parë të ngushtë të jetës. Ndërroi jetë shoku i parë dhe për një vajzë 17-18 vjeçare është diçka e rëndë për t’u përjetuar.

    Më pas, në Strugë po prapë humba një tjetër shok të ngushtë. Aty u mbyta dhe unë, por u ktheva në jetë për së dyti. Ka ndodhur një incident para shumë vitesh. Ishim në liqenin e Ohrit me një motor uji, ndodhi një problem, ramë nga motori, të dy e humbëm vetëdijen. Se si na kanë nxjerrë, se si kemi shpëtuar nuk e di. Vetëm kur hapa sytë në spital. Mjekët na kthyen shpirtin dhe zemrën, por atij nuk i funksiononte më truri. Unë e kam pasur të shkruar të jem gjallë, ai ndërroi jetë.

  • ‘Ti lë gruan për 200 mijë euro’ – Shqipja debaton ashpër me Bucin: Je i pafytyrë

    ‘Ti lë gruan për 200 mijë euro’ – Shqipja debaton ashpër me Bucin: Je i pafytyrë

    Banorët e Big Brother VIP Kosova 2 janë mjaft aktiv duke u përfshirë në dinamika dhe debate të shumta.

    Një përplasje e ashpër ka ndodhur në mes të Shqipes me dy banorët e tjerë, Bleron dhe Ylli Dervishin, i njohur edhe si Buci. Teksa ata të dy ndodheshin në oborrin e shtëpisë me disa prej banorëve të tjerë, Shqipja nisi të debatonte me ta.

    Ajo u shpreh se të dy janë në gjendje të bëjnë çdo gjë për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

    Ti lë gruan për 200 mijë euro”, iu drejtua Shqipja-Bucit.

    Kujtojmë që ky debat i Shqipes vjen pas natës së ‘Prime’, ku partnerja e Bucit erdhi për t’u ballafaquar me të pas afërsisë së tij me Santianën.

    Përballja me të fejuarën ndikoi që Buci të distancohen nga Santiana, ndonëse kishin krijuar një miqësi me njëri-tjetrin.

  • “Veç po të duroj, pas të hënës të tregoj unë ty” – Santiana paralajmërohet nga Buci

    “Veç po të duroj, pas të hënës të tregoj unë ty” – Santiana paralajmërohet nga Buci

    Buci dhe Santiana kanë biseduar, janë përplasur dhe përsëri kanë qeshur e janë thumbuar me njëri-tjetrin.
    Por mbrëmë Buci ka paralajmëruar Santianën për diçka.

    “Veç po të duroj, se pas të hënës kom me të tregu unë ty, pas ‘Prime-it’ veç me ty kam me u marr deri sa të qes prej shtëpisë”, ka deklaruar Buci.

    Por për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.