Category: Showbiz

  • “Nuk ka ndjesi më të keqe”, Einxhel e kap fiksimi në mes të natës

    “Nuk ka ndjesi më të keqe”, Einxhel e kap fiksimi në mes të natës

    Moderatorja e njohur ka treguar fiksimin që e ka kapur në mes të natës, për të cilin është shprehur se nuk ka ndjesi më të keqe.

    Einxhel Shkira vijon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale dhe mbrëmjen e kaluar, moderatorja e njohur ka treguar fiksimin që e ka kapur në mes të natës, për të cilin është shprehur se nuk ka ndjesi më të keqe.

    Ajo ka treguar se e ka kapur fiksimi për të ngrënë trahana në mes të natës dhe se nuk ka ndjesi më të keqe kur nuk ka në shtëpi dhe sigurisht nuk ka se ku ta gjejë në Prishtinë.

    “Ju ka ndodhur ndonjëher që t’ju haet dicka që e dini që nuk ka asnjë mundësi të gjeni? Po, e di që ju ka ndodhur! Nuk ka ndjesi më të keqe. Sapo më zuri fiksimi dhe një neps i tmerrshëm për trahana. Ku e gjen robi trahananë në mes të Prishtinës thuaj se mirë që në mes të natës nuk ke shans“, ka shkruar moderatorja në postimin e saj të bërë në InstaStroy mbrëmjen e kaluar.

    Në fakt kjo nuk është hera e parë që Einxhel e kap fiksimi për një ushqim. Në një intervistë të dhënë disa javë më parë, ajo ka treguar se se i ka shumë qejf hamburgerat e Kosovës dhe gjatë kohë që ishte në pritje të ëmbël të Trev, asaj i kishte shkuar mendje të hante këtë lloj ushqimi dhe si pasojë Dagz i është dashur të udhëtojë nga Kosova në Tiranë, për t’i sjellë Einxhel ushqimin e saj të preferuar.

    “Hamburgerat e Kosovas, i kam shumë qejf, mbaroj. A e di që në shtatzani, Dagzi i shkretë detyrohet që të mi sillte nga Kosova në Shqipëri? Ka ardhur një herë dhe e ka vendosur hamburgerin në sediljen e makinës dhe ka ndezur ngrohësen që të ma sillte hamburgerin e ngrohtë nga Prishtina në Tiranë, se ma kishte dhënë truri për hamburgera”, ka rrëfyer Einxhel.

    Kujtojmë që Einxhel prej kohësh është zhvendosur për të jetuar në Kosovë tek partneri i saj, Dagz, së bashku me djalin e saj Trev.

  • Romeo e përshëndeti, reagon Jonida Maliqi

    Romeo e përshëndeti, reagon Jonida Maliqi

    Disa ditë më parë bëri bujë lajmi se Romeo Veshaj përshëndeti nga studioja e emisionit të tij ish-partneren Jonida Maliqi. Gjatë një interviste të shkurtër për “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan, këngëtarja gjeti hapësirën që të bënte të njëjtën gjë dhe të sqaronte raportin e tyre.

    Jonida Maliqi: E përshëndes edhe unë! E kam xhan dhe sa herë e takoj, ruajmë miqësi kështu që nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Jetojmë në një kohë kur fatmirësisht qytetaria dhe mirënjohja ekzistojnë, ku njerëzit kalojnë kohë shumë të bukur bashkë.

  • “U dedikohet të rinjve të vendit tim”, Rita Ora bën surprizën e pabesueshme ndaj shqiptarëve

    “U dedikohet të rinjve të vendit tim”, Rita Ora bën surprizën e pabesueshme ndaj shqiptarëve

    “The Sun” ka shkruar se diva e muzikës “pop” Rita Ora ka nisur punën në realizimin e një dokumentari për kulturën e të rinjve në Kosovë.

    “Jam në mes të xhirimeve të dokumentarit për kulturën e nëndheshme të të rinjve në Kosovë”, ka thënë Rita Ora.

    Ishin duke ndërtuar një mur, punëtorët zbulojnë një predhë luftarake, zbardhen dyshimet e para
    Në një intervistë për “The Sun” ajo ka deklaruar se 60% e popullsisë në Kosovë janë nën moshën 35-vjeç duke e bërë vendin super të ri.

    Rita Ora duke treguar motivet e dokumentarit shprehet se në vendin e saj ka shumë zemërim dhe frustrim të panjohur te të rinjtë të cilën i shohim në historinë e Kosovës. Javën që kaloi Rita Ora ishte në Kosovë për të festuar ditëlindjen e saj. Në të njëjtën kohë shpenzoi disa ditë duke ndjekur xhirimet e dokumentarit.

  • E përshëndeti në emision, ja si i përgjigjet Jonida Maliqi, Romeo Veshajt

    E përshëndeti në emision, ja si i përgjigjet Jonida Maliqi, Romeo Veshajt

    Një javë më parë teksa e përmendi Ermal Mamaqi, Romeo Veshaj e përshëndeti “live” në emision ish të dashurën e tij, Jonida Maliqin.

    Këtë përshëndetje e ka kthyer së fundmi edhe Jonida në një intervistë të shkurtër duke u shprehur:

    “E përshëndes edhe unë. E kam xhan dhe sa herë e takoj, ruajmë miqësi. Kështu që nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Jetojmë në një kohë ku fatmirësisht qytetaria dhe mirënjohja ekzistojnë. Ku njerëzit kalojnë kohë shumë të bukur bashkë.”

  • Drithëron Big Mama: Si i shpëtova vdekjes, humba shokun e ngushtë

    Drithëron Big Mama: Si i shpëtova vdekjes, humba shokun e ngushtë

    Big Mama tha se nuk i kanë ndodhur shumë gjëra të bukura në jetë, por pavarësisht kësaj, vështirësitë e kanë bërë më të fortë në jetë.

    Big Mama ka ardhur në “S’e Luan Topi” në një rrëfim ndryshe për jetën e saj personale, gjatë së cilit nuk ka ndalur lotët teksa flet për babanë.

    Ajo theksoi se i është falenderuese të atit për gjithçka që është sot, pasi falë mbështetjes së tij mundi të tejkalonte të gjitha sfidat në rrugën e saj. Pyetjes që ja bëjnë shpesh, “ku e merr këtë energjinë dhe si arrin gjithmon të jesh pozitive”, Big Mama iu përgjigj duke thënë se nuk i kanë ndodhur shumë gjëra të bukura në jetë, por pavarësisht kësaj, vështirësitë e kanë bërë më të fortë në jetë.

    Big Mama: Gjithçka që kam arritur në jetë i jam falenderuese babit tim. Unë vij nga Tetova, një qytet i vogël dhe fanatik e kanë quajtur më herët sepse tani kanë ndryshuar kohërat, por që të vijë një vajzë me shpirt rebel kështu si jam unë nga Tetova duhet të kesh një prind burrë tamam si babi im, që më ka mbështetur, nuk ka dëgjuar fjalët e botës. Prandaj kam dalë e suksesshme si babi im.

    Erjona: Je bërë më e fortë apo më e dobët pas vdekjes së tij?

    Big Mama: Jam bërë më e fortë. Jeta të bënë më të fortë. Edhe pse të gjithë e dinë natyrën time, që jam gjithmonë e buzëqeshur, me humor, shpërthyese. Sa herë që më shohin njerëzit ma bëjnë gjithmonë këtë pyetjen, “ku e merr këtë energjinë dhe si arrin gjithmon të jesh pozitive”. Mua nuk më kanë ndodhur shumë gjëra pozitive në jetë Erjonë, madje mund të them me plotë gojën që kam pasur shumë tragjedira. Kam hequr shumë në jetë, kam pasur një rrugëtim shumë të vështirë, por këto më kanë bërë më të fortë.

    Erjona: Pse tragjedira?

    Big Mama: Po mund ta fillojmë të themi se qysh në moshën 17-18 vjeçare kam humbur shokun e parë të ngushtë të jetës. Ndërroi jetë shoku i parë dhe për një vajzë 17-18 vjeçare është diçk e rëndë për t’u përjetuar.

    Më pas, në Strugë po prapë humba një tjetër shok të ngushtë. Aty u mbyta dhe unë, por u ktheva në jetë për së dyti. Ka ndodhur një incident para shumë vitesh. Ishim në liqenin e Ohrit me një motor uji, ndodhi një problem, ramë nga motorri, të dy e humbëm vetëdijen. Se sin a kanë nxjerrë, se si kemi shpëtuar nuk e di. Vetëm kur hapa sytë në spital. Mjekët na kthyen shpirtin dhe zemrën, por atij nuk i funksiononte më truri. Unë e kam pasur të shkruar të jem gjallë, ai ndërroi jetë./ Top Channel

  • “Më ndjekin disa budallenj kryesisht në TikTok…”, ja çfarë ka ndërmend të bëjë Noizy!

    “Më ndjekin disa budallenj kryesisht në TikTok…”, ja çfarë ka ndërmend të bëjë Noizy!

    Së fundmi është shprehur për këtë çështje dhe për personazhet në TikTok, duke i cilësuar “injorantë dhe budallenj”.

    Noizy ose ndryshe me emrin e tij të vërtetë, Rigels Rajku është një nga reperat më të njohur dhe të dashur për publikun. Edhe pse prej kohësh nuk ka qenë pjesë e asnjë konflikti fizik me ndonjë individ të caktuar ose as me ndonjë reper tjetër shqiptar, nuk ka munguar vënie e zjarreve në bizneset e tij apo dhe makinat, ku e fundit para pak muajsh ka qenë shkrumbimi i Ferrarit të tij, edhe pse ende nuk janë gjetur autorët e këtyre ngjarjeve.

    Mes të tjerave Noizy përmendet edhe nga personazhe të njohur tashmë në TikTok, duke marrë kërcënime dhe ofendime shumë të rënda prej tyre, duke u përfshirë në këtu edhe familja e tij. Këto prej kohësh normalisht kanë ndikuar në qetësinë dhe përditshmërinë e reperit, i cili së fundmi është shprehur për këtë çështje dhe për personazhet në TikTok, duke i cilësuar “injorantë dhe budallenj” dhe duke akuzuar TikTok-un që u jep mundësi çdo personi sidomos personazheve shqiptarë, për tu shfaqur, populluar dhe për të ndikuar në shoqëri. Noizy gjithashtu është shprehur se nuk ndjen siguri që fëmijët e tij të rriten me këto aplikacione dhe se do të donte të jetonte në një mal i shkëputur nga pjesa tjetër e botës dhe pa telefona.

    Unë kam jetuar shumë mirë dhe shumë i sigurt për një kohë të gjatë derisa më ndjekin disa budallenj kryesisht në Tik Tok, disa njerëz injorant kanë mundur të shfaqen në botë përmes Tik Tok-ut, u ka dhënë një dritare idiotëve, nuk e dija se Shqipëria ka pasur kaq shumë idiotë, derisa u shfaq Tik Tok. Më vjen keq për fëmijët e mi, kur ata të rriten nuk e di më vjen të shkoj në një mal, të ndertoj një mur dhe të jetoj atje që fëmijët e mi të mos shohin tutje duke ju thënë ska gjë të bukur atje, pa telefona me siguri për një kohë të gjatë…

  • Lejoi Buçin ta prekë në pasme, partneri i Santianës merr këtë vendim

    Lejoi Buçin ta prekë në pasme, partneri i Santianës merr këtë vendim

    Dy ditë më parë, një video u bë virale në rrjet në të cilën shihej teksa banori i “Big Brother VIP Kosova”, “Buçi”, prekte ‘fshehurazi’ nga të pasmet Santianën, një tjetër konkurrente. Pamjet u shoqëruan me mjaft kritika nga publiku, kjo pasi Buci është në një lidhje jashtë, ashtu si Santiana.

    E teksa të gjithë ishin kuriozë se si i ka pritur partneri i Santianës këto pamje, një “reagim” prej tij ka ardhur gjatë “Prime-it” të “Big Brother VIP Kosova”.

    Santianës iu bë e ditur se partneri i saj kishte bërë gati një surprizë për të disa ditë më parë, të cilën do ia dërgonte sot, por ndryshoi mendim.

    Ishte Jonida ajo që vuri në dijeni Santianën se partneri i saj nuk e ka dërguar letrën për të. E pyetur nëse ka diçka për të thënë për veprimin e partnerit të saj, Santiana u përgjigj shkurt, “Jo”.

  • Kozakut i djegin makinën në Tiranë, policia nis hetimet

    Kozakut i djegin makinën në Tiranë, policia nis hetimet

    Një automjet është shkrumbuar gjatë natës në Allias. Mjeti mësohet se është në pronësi të Kozak Bracit, një nga personazhet e njohur në “Tik Tokt”.

    Ka qenë vetë Kozaku ai që njoftoi për ngjarjen me anë të një postimi në rrjete sociale ka treguar për rastin.

    Në pamjet e publikuara teksa makina digjet, Kozaku ka deklaruar se nëse shteti nuk e gjen autorin, do e gjejë vetë.

    Në mesazhin e tij ai i ka bërë thirrje autorit, që kushdo që ka diçka me të të shkojë ta gjejë.

    Tiranë/Informacion paraprak

    Më datë 02.12.2023, rreth orës 02:50, në Allias, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetasit K. B., 30 vjeç, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Ne nje reagim per ngjarjen Kozaku shkruan:

    “Mirëmëngjesi, mirëmëngjesi, shih ça bëhet”, shprehet ai.

    “Kanë ardhur kanë djegur makinën edhe kanë kujtuar se kanë bërë ndonjë burrni. Unë më shumë e kam se më keni trembur çunin tek shtëpia se ka plasur makina, por nuk jeni burra ju që bëni këtë gjest.

    Nesër iki blej prapë makinë. Nuk i kemi kujt borxh. Po të keni gjë më keni xhiro gjithë ditën jo me ardh me djeg makinën se unë po të kisha probleme nuk e kisha parkuar poshtë shtëpisë”, thotë ndër të tjera Kozaku duke mos i munguar as fjalori i rëndë.

    Dy vite më parë, “mbreti i Instagramit” u rrëmbye në Tiranë. Asokohe u publikua një video në të cilën Braçi shihej brenda një makine i rrethuar nga disa persona të tjerë që e godisnin dhe e shanin

  • Me flamurin kuqezi në videoklipin e ri, zbulohet kush është ‘Mariana’ nga Tirana që frymëzoi këngëtarin me famë botërore

    Me flamurin kuqezi në videoklipin e ri, zbulohet kush është ‘Mariana’ nga Tirana që frymëzoi këngëtarin me famë botërore

    Reperi Drake tërhoqi vëmendje në videoklipin e tij të fundit “Polar opposites”, pasi në klip shfaqet me disa prej shokëve të tij të veshur me xhaketa të kuqe, që në shpinë kanë simbolin kombëtar dhe etnik të Shqipërisë – shqiponjën.

    Reperi kanadez këndon për një të dashur që e bllokon atë në çdo platformë sociale që mund të përdorte për të bërë kontakt. Ai përmend një vajzë me emrin Mariana.

    Vajza që i ka thyer zemrën Drake thuhet se është një shqiptare që jeton në Neë York. Ajo është dizenjuese e modës sipas burimeve të Revistës Class, ajo është një vajzë nga Tirana.

    “Mariana, ti thyen besimin tim; Pse duhet ti të dëgjosh propagandën? Sapo thyem akullin dhe tani ti po largohesh; Unë isha i sjellshëm, nuk të kuptoj; Duhet të lejosh motrën tënde të jetë zëri i arsyes; Ose unë po lexoj gabim mesazhin tënd; Ose thjesht veprimet e tua më mashtrojnë”, thotë ai në tekstin e këngës.

  • E përmendi në këngë, zbulohet kush është vajza shqiptare që i theu zemrën Drake

    E përmendi në këngë, zbulohet kush është vajza shqiptare që i theu zemrën Drake

    Ditën e djeshme Drake ishte personi më i komentuar në rrjet pas publikimit të këngës “Polar opposites”, ku shfaq me një xhaketë të kuqe me shqiponjë.

    Drake në këngën e tij flet për një vajzë që e bllokon atë në çdo platformë sociale që ai përdor si kontakt me të dhe emri i vajzës është Mariana.

    Vajza që mendohet se Drake i ka dedikuar këngën është Mariana. Ajo punon si Fashion Designer por është nga Tirana. Mariana ka studiuar në Londër për Farmaceutikë, më vonë u zhvendos ne Los Angeles e më pas në New York ku punon si Fashion Designer. Aktualisht ajo jeton në New York ku ka edhe brand-in e saj. Mariana ka qenë shoqja e ngushte e Jorja Smith, ajo është ish-e dashura e Drake. Dyshohet që Mariana është njohur me reperin, prej mikeshës së saj.

    Drake nga Mariana mesa duket njohu dhe e pëlqeu shumë vendin dhe kulturën tonë.

    Burimi: iconstyle

    https://www.instagram.com/champagnepapi/?utm_source=ig_embed&ig_rid=267dfcc5-a7aa-4160-a4e4-8a4a7dd0e148