Category: Showbiz

  • Zyrtare: Ja kur nis edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania

    Zyrtare: Ja kur nis edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania

    “Big Brother Vip Albania 3” nuk do të nisë në dhjetor siç u përfol, por në janar të 2024.

    Faqja zyrtare e BBVA në Instagram ka njoftuar përmes një postimi se formati do të fillojë në 2024.

    Thuhet se edhe këtë edicion do ta prezantojë Arbana Osmani, pavarësisht thashethemeve që qarkulluan pak kohë më parë.

    Gjithashtu ka pasur aludime se Luizin mund ta shohim në rolin e opinionistit.

    https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=04c4004b-5cdc-4afe-9f26-459c2d23ed0a

  • U shfaq me barkun e rrumbullakosur, Efi flet për shtatzëninë

    U shfaq me barkun e rrumbullakosur, Efi flet për shtatzëninë

    Efi Dhedhes ka nxitur dyshimet për shtatzëni pasi u shfaq me barkun e rrumbullakosur në një video të fundit. Kaq ka mjaftuar për ndjekësit e Efit që t’i dërgojnë mesazhe të shumta ku e pyesin nëse është shtatzënë apo jo.

    Ajo e ka sqaruar këtë keqkuptim nga ana e ndjekësve me një video ku shprehet qartë që nuk është shtatzënë, por thjesht ka shtuar disa kilogramë.

    “S’guxon robi të vë ‘içik’ bark. Direkt, je shtatzënë? Jo nuk jam shtatzënë, kam vënë bark edhe e dua barkun tim.”, shprehet Efi.

    https://www.instagram.com/welcome__to_albania_/?utm_source=ig_embed&ig_rid=11771953-7b3d-4e63-9306-ccddef1dbbfa

  • “Kush është Mariana që i theu zemrën Drake?” (FOTO)

    “Kush është Mariana që i theu zemrën Drake?” (FOTO)

    Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë zbuluar fotografitë e vajzës e cila mendohet se është modele dhe influencer e njohur.

    Kryefjala e ditës së djeshme ishte padyshim këngëtari botëror Drake, i cili në videoklipin e këngës së tij të re, “Polar Opposites” që është pjesë e albumit të tij të fundit “For All the Dogs”, u shfaq me një xhaketë me flamurin shqiptar, ndërsa edhe në tekst përmend Prishtinën.

    Ylli zgjodhi ta postojë këngën në 28 Nëntor, në ditën e Çlirimit të Shqipërisë dhe një ditë pas Ditës së Pavarësisë. Katër burrat e tjerë pjesëmarrës në videoklip, me të njëjtën veshje, duken si shqiptarë, teksa luajnë kumar, pa shprehur shumë mimika.

    Në një paragraf Drake përmend emrin e një vajze që quhet Mariana, duke thënë se i ka thyer besimin dhe po ashtu në fund të paragrafit përmend Prishtinën, me tensionin atje që po rritet.

    “Mariana, ti më theve besimin. Pse duhet të dëgjosh propagandën? Ne sapo thyem akullin, dhe tani ne të dy po largohemi. U tregova i sjellshëm, nuk e kuptoj, duhet ta lini motrën të jetë zëri i arsyes, ose është teksti juaj që po e lexoj gabim, ose janë thjesht veprimet e tua mashtruese. Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë, e di vetëm se tensioni po rritet”, thotë Drake.

    Tek tekstshkruesit është edhe emri i Gentuar Memishit, një shqiptar nga Kosova që prej kohësh punon me emrat më të njohur të muzikës në botë, gjithashtu një nga producentët e Drake, për të cilin ka shkruar edhe tekste të tjera si “Privileged Rappers”, “Calling For You” dhe “What Would Pluto Do”.

    Memishi numëron suksese edhe me artistët e tjerë ndërkombëtarë si Kanye West, Lil Yachty, Doja Cat, Lil Yachty, Ty Dollar Sigh, Wiz Khalifa, J. Cole, DaBaby, “City Girls” e shumë të tjerë.

    Shqiptarët “vërshuan” në rrjete sociale për të publikuar foto apo video nga videoklipi i tij, ndërsa shprehën falënderime për përkrahjen dhe dashurinë e tij ndaj Shqipërisë.

    “Kjo është si një dhuratë nga Drake për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen duke na uruar ‘Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri, Faleminderit Drake’”, shkruan një përdorues, në seksionin e komenteve të YouTube, që numëron rreth 1 milion e 500 klikime.

    Po kush është Mariana që i theu zemrën Drake?

    Përdoruesit e rrjeteve sociale, ca nga instiktet, ca edhe nga informaconet, mendojnë se kush është shqiptarja tashmë e famshme. Jo vetëm kaq, ata kanë zbuluar edhe Instagram-in e saj, publik deri pak orë më parë dhe tashmë privat, me emrin “Marjana.Mariana”, teksa vajza mendohet se është modele dhe influencere e njohur dhe që në të kaluarën Drake është parë t’i komentojë shpesh, por momentalisht nuk ndiqen me njëri-tjetrin.

    E sigurisht kjo mori vëmendje të madhe edhe nga media apo komentues të huaj. E famshmja “Rolling Stone” “TMZ” apo “Revolt” kanë përmendur “dedikimin” e tij ndaj Shqipërisë.

    Dita e Pavarësisë së Shqipërisë ishte dje, por Drake nuk mendon se është vonë për t’iu bashkuar festës. Në klip Drake dhe miqtë e tij shqiptarë luajnë lojëra të veshur me xhaketë të kuqe, të gjitha me simbolin kombëtar dhe etnik, shqiponjën, shkruan Rolling Stone.

  • Zbulohet ‘Mariana’ shqiptarja që reperi i famshëm Drake i dedikoi këngë (Foto)

    Zbulohet ‘Mariana’ shqiptarja që reperi i famshëm Drake i dedikoi këngë (Foto)

    Drake, reperi i njohur amerikan ka publikuar ditën e djeshme videoklipin “Polar Opposites” me simbolet shqiptare, ku është bërë e ditur se është një dedikim ndaj një vajze shqiptare. Sipas mediave “Mariana” në tekstin e reperit është një vajzë modele të cilës i është zbuluar dhe imazhi.

    Ajo nuk është nga Tirana por nga Prishtina dhe është Fashion Designer. Ajo ka studiuar për farmaceutikë në Londër e më pas është zhvendosur në Neë York, ku pas studimeve ka hapur dhe një brand të vetin në lidhje me modën.

    Drake flet në tekst për një vajzë e cila i ka bërë “block” në rrjete sociale dhe që ai e quan të “papjekur” dhe “bipolare”.

    Pjesë nga teksti i këngës

    “Mariana ma theve besimin

    Pse duhet të dëgjosh propagandën?

    Sapo thyem akullin dhe tani të dyja po largoheni

    U tregova i sjellshëm, nuk të kuptoj

    Duhet ta lësh motrën tënde të jetë zëri i arsyes

    Ose po e lexoj gabim mesazhin tënd

    Ose thjesht veprimet e tua po më mashtrojnë?”

  • Elvana, Luizi, Noizy, e shumë të tjerë, zbulohen surprizat e koncertit të Natës së Bardhë

    Elvana, Luizi, Noizy, e shumë të tjerë, zbulohen surprizat e koncertit të Natës së Bardhë

    Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zbuluar surprizën e datës 29 Nëntor, ku do performojnë disa nga këngëtarët më të famshëm shqiptarë. Nata e Bardhë do të sjellë artistët më të mirë dhe më të njohur shqiptarë, ku për herë të parë do të bëhen bashkë për një natë të paharrueshme.

    Muzika do të fillojë në orën 18:00 me Dj më të mirë shqiptarë, ndërkohë më pas në skenë do të ngjiten këngëtarët. Të parët do të jenë Landi dhe Miri që do të sjellin hitet e tyre më të mira ndër vite. Më pas Stine, Varrosi, Buta, Kida, Samanta, Capital T, Mc Cresha dhe Ylli Limani. Skena do t’i lihet më pas Elgitit dhe Romeos. Në skenën e ndërtuar në sheshin “Skënderbej” do të ngjitet Noizy dhe Elvana. Nuk do të mungojë as Luiz Ejlli për të përshëndetur fansat e tij të shumtë. Mbrëmja do të mbyllet me një spektakël fishekzjarrësh që do ta bëjnë një mbrëmje magjike këtë 29 nëntor.

  • Fansat e kritikojnë se preu flokët tani në shtatzëni, Kiara u përgjigjet: Kush e thotë këtë? (FOTO)

    Fansat e kritikojnë se preu flokët tani në shtatzëni, Kiara u përgjigjet: Kush e thotë këtë? (FOTO)

    “Nëse e keni fjalën për gojëdhëna, nuk besoj në gjërat të tilla dhe nuk jam supersticioze”

    Gjatë ditës së djeshme, Kiara Tito zbuloi për ndjekësit e saj se kishte bërë një ndryshim në pamjen e saj. Moderatorja e njohur postoi një foto në “Instastory” ku duket që i ka prerë dhe errësuar flokët.

    E menjëherë pas këtij ndryshimi, Kiara duket se ka marrë shumë mesazhe ku e kritikojnë për këtë veprim pasi sipas tyre, nuk duhet t’i presësh flokët gjatë shtatzënisë.

    “Nuk bën t’i presësh flokët kur je shtatzënë”, i ka shkruar dikush me mesazh, të cilin Tito e ka publikuar në “Instastory” dhe bashkëngjitur me të ka vendosur që t’i japë edhe një përgjigje.

    Moderatorja shprehet se nuk beson në gojëdhënat që gjatë shtatzënisë të mos priten flokët.

    “Po shoh shumë mesazhe të tilla. Kush e thotë këtë? Të presësh flokët në shtatzëni nuk është e ndaluar! T’i presësh ose jo është zgjedhje. Nëse e keni fjalën për gojëdhëna, nuk besoj në gjërat të tilla dhe nuk jam supersticioze. Faleminderit!”.

    Pas kësaj përgjigje, Kiara ka postuar edhe një mesazh tjetër nga një ndjekëse tjetër, e cila i shkruan:

    “Bën t’i presësh thjesht s’të ecën floku tamam, nuk rritet sepse e kam provuar vetë, pastaj ti si të duash.”

    Kujtojmë se prej disa javësh po përflitej se Kiara dhe bashkëshorti i saj, Luiz Ejlli, do të bëheshin prindër për herë të parë. Por vetëm javën që kaloi ata e konfirmuan lajmin e bukur.

    Këngëtari i njohur publikoi këngën e tij më të re që mban titullin “Frymë” dhe që është pikërisht një dedikim për fëmijën që do të vijë në jetë. Në videoklip shfaqet edhe Kiara dhe gjithashtu tregojnë gjininë e bebit. Çifti i njohur do të bëhet me një vajzë.

  • Kënga e Drake me simbole shqiptare: Ç’dihet për lidhjen e reperit me Shqipërinë?

    Kënga e Drake me simbole shqiptare: Ç’dihet për lidhjen e reperit me Shqipërinë?

    Dita e Pavarësisë së Shqipërisë ishte dy ditë më parë, por Drake mendon se nuk është kurrë tepër vonë për t’u bashkuar me festën. Të mërkurën, një ditë pas 111-vjetorit të Pavarësisë, Drake publikoi videoklipin e këngës “Polar Opposites”, kënga përmbyllëse e albumit të tij të fundit, “For All the Dogs”.

    Gjithë videoklipi i këngës përmban referenca për kulturën shqiptare. Në fillim shfaqet titulli i këngës, shoqëruar me simbolin e shqiponjës dykrenare.

    Më pas, Drake luan poker dhe biladro me një grup miqsh, të cilët janë të veshur të gjithë, bashkë me Drake, me xhaketa të stilit bomber, ku në shpinë shfaqet sërish shqiponja e zezë dykrenare.

    https://www.instagram.com/anabel.entertainment/?utm_source=ig_embed&ig_rid=1c097d37-1a32-4b4a-ba17-b4c8d3b205e9

    Në “Polar Opposites”, Drake i këndon një vajze që e ka bllokuar nga të gjitha platformat. Me gjasë, Mariana është shqiptare nga Kosova, pasi në një moment të këngës, ai thotë: “Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë/ Thjesht di që tensioni po rritet”. Kjo mund të jetë një referencë për tensionet në veri të Kosovës me palën serbe. Drake, mesa duket, jo vetëm vlerëson kulturën shqiptare, por njëkohësisht është edhe i informuar për tensionet gjeo-politike.

    Videoja mbyllet me një shqiponjë që fluturon sipër detit.

    Për momentin e kemi paaak të paqartë lidhjen e Drake me Shqipërinë, por një arsye mund të jetë edhe fakti që një nga tekstshkruesit e albumit të tij të fundit është shqiptari Gent Memishi. Përmes tij, reperi mund të ketë rënë në kontakt me kulturën shqiptare dhe i është dukur ide e mirë për ta bërë pjesë të “For All the Dogs”. Dhe/ose Mariana, një vajzë nga Prishtina, i ka thyer zemrën.

    Shtojmë që simboli ynë kombëtar, vizualisht, mund të lidhet disi me titullin e këngës. Dy kokat e shqiponjës shohin në drejtime të kundërta, ashtu si polet e kundërt Drake-Mariana; Polar opposites është një një term që përdoret për të përshkruar dy njerëz që janë krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri.

    Drake, kemi nevojë për përgjigje!

  • Reperi Drake surprizon shqiptarët me videoklipin e ri, shfaqet me xhaketën e kuqe dhe shqiponjën e zezë (Video)

    Reperi Drake surprizon shqiptarët me videoklipin e ri, shfaqet me xhaketën e kuqe dhe shqiponjën e zezë (Video)

    Një ditë pas 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, reperi kanadez Drake ka zgjedhur një nga format më të bukura për të na përshëndetur, ndonëse mund të mos jetë edhe e qëllimshme data e përzgjedhur për publikimin e videoklipit të ri.

    Drake ka publikuar pasditen e sotme këngën e tij më të re “Polar Opposites” dhe ajo çka bie fuqishëm në sy, janë detajet me motive shqiptare, kryesisht në xhaketën që ai mban veshur, dhe po ashtu edhe modelët shoqërues.

    Drake është i veshur me një xhaketë të kuqe ‘gjak’, ku pas saj është e stampuar shqiponja e zezë dykrenare, njëjtë si në flamurin e Shqipërisë.

    Në videoklip duken edhe modelë të tjerë, të cilët janë pjesë e rrethit të tij shoqëror të veshur po kuq e zi.

    Por, nuk mbetet me kaq, pasi në vargjet e këngës, ai duket se pyet dikë duke i thënë “Nuk e di se si bëhen gjërat në Prishtinë”, duke përmendur kryeqytetin e Kosovës.

    Disa nga vargjet:

    Ose unë po e lexoj gabim mesazhin tënd

    Ose veprimet e tua janë çorientuese

    Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë,

    Por, di vetëm se tensioni po rritet…

  • Noizy rrëfen si e bullizuan në Angli dhe si e gjeti mënyrën për të mbijetuar

    Noizy rrëfen si e bullizuan në Angli dhe si e gjeti mënyrën për të mbijetuar

    Noizy ka dhënë një intervistë për median angleze “Daily Express”, ku ka rrëfyer për vështirësitë që ka hasur jashtë vendit, pasi e bullizonin si emigrant.

    Noizy ka treguar se për shkak të gjuhës që nuk e fliste mirë shpesh herë është bullizuar.

    “Mos u ul këtu se je refugjat, kthehu në vendin tënd, ne nuk të duam këtu”.

    Për shkak të këtyre paragjykimeve, Noizy vendosi të ndryshojë sjelljen duke u bërë më i ashpër me ta.

    “E vetmja mënyrë për të mbijetuar në Angli është të jesh i fortë. E vërteta e trishtueshme është se ka kaq shumë kultura dhe raca që është pothuajse e pamundur të bëhen një. E vetmja mënyrë është të jesh më i forti, atëherë askush nuk do të ngatërrohet me ty. Kështu gjeta paqen. Ne ishim grupi i parë shqiptar, i formuar në vitin 2001, ishim vetëm 10 veta në fillim, të gjithë boksierë. Grupi bëhej gjithnjë e më i madh sa më shumë njerëz vinin nga Shqipëria. Unë isha udhëheqësi sepse kisha ardhur në moshën 10 vjeç dhe mësova gjërat e vogla që ishin të rëndësishme; si të visheni, të flisni dhe të jesh më “britanik”. Unë u thashë atyre, nëse nuk dëshironi të mundeni në sherre, ne duhet të qëndrojmë së bashku. Shkoni provoni të ecni vetëm rrugës për në shtëpi dhe shikoni se çfarë ndodh me ju. Do të grabitesh, do të goditesh me thikë dhe do të ndjekin. Ne ishim në “ride or die” sepse megjithëse ishim më të shumtë në numër në krahasim me grupet e tjera, ne nuk iknim nga askush. Kështu u bëmë të paprekshëm. Unë nuk e mbështesë dhunën. Nuk besoj se dy gabime e bëjnë një veprim të drejtë, por ka kaq shumë që njeriu mund të mësojë. Të gjithë e dimë se sa të ashpra mund të bëhen rrugët në Angli, veçanërisht në Londrën Juglindore në vitet 1990-2000. Unë nuk jam engjëll, ndoshta kam bërë gjëra që ishin të gabuara. Por kur rritesh në një vend ku dëgjon gjithmonë grindje dhe goditje me thikë kjo ndikon tek ty.”

  • Blendi Fevziu provon frutin më të tmerrshëm

    Blendi Fevziu provon frutin më të tmerrshëm

    “Ky është fruti më i tmerrshëm që mund të hani. Emrin ja harrova, por kinezët e kishin diamantin e tyre”,kështu shkruan gazetari Blendi Fevziu krahas një videoje të postuar në rrjetin social “Instagram”.

    Nga “China Market Singapor”, gazetari Fevziu shfaqet teksa provon shijen e këtij fruti dhe mimikat e tij të fytyrës i tregojnë të gjitha: Për Fevziun, ky është fruti më i tmerrshëm që ka provuar.

    Fevziu shkruan: Durian quhet. E mbajnë si mbretin e frutave tropikale, por për mua është fruti më i tmerrshëm që kam futur ndonjëherë në gojë.

    https://www.instagram.com/blendifevziu/?utm_source=ig_embed&ig_rid=463a11ee-cdb2-4a1a-bc40-209e28b5ce60