Category: Showbiz

  • Fansi i tha se është dashuruar me të, Dea Mishel i jep përgjigjen epike: Të duket e pabesueshme…

    Fansi i tha se është dashuruar me të, Dea Mishel i jep përgjigjen epike: Të duket e pabesueshme…

    “E di të duket shumë e pabesueshme sepse ne nuk njihemi fare vetëm kështu nga ekrani…”

    Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Dea Mishel, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit foto dhe video nga më të ndryshmet.

    Por jo vetëm kaq, pasi Dea herë pas here bën edhe bashkëbisedimeve virtuale me 297 mijë ndjekësit në “Instagram”. Një gjë të tillë ka bërë edhe së fundmi, ku fansat i kanë bërë pyetje të shumta, i kanë kërkuar këshilla si dhe i kanë shprehur dashurinë.

    “Jam dashuruar me ty”, i ka komentuar një fans, ndërsa influencerja u shpreh se edhe ajo ka ndjenja për të pavarësisht se ata nuk njihen me njëri-tjetrin.

    “Je i panjohur të dua edhe unë. Jam dashuruar edhe unë në ty. E di të duket shumë e pabesueshme sepse ne nuk njihemi fare vetëm kështu nga ekrani, por çfarë të bëjmë ndjenjat këto janë”, u përgjigj Dea Mishel përmes një video të postuar në “Instastory”.

  • Jo vetëm Elvana Gjata, shumë vajza të botës së ekranit në përgjimet e “SKY”

    Jo vetëm Elvana Gjata, shumë vajza të botës së ekranit në përgjimet e “SKY”

    “SKY” dhe “Encro Chat” kanë zbërthyer disa grupe kriminale dhe pas rrëfimeve të disa bashkëpunëtorëve të drejtësisë janë verifikuar dhe zbardhur ngjarje të rëndësishme kriminale.

    Në prangat e policisë kanë rënë edhe zyrtarë dhe ish-zyrtarë nga radhët e unfiromave blu.

    Disa ditë më parë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Metamorfoza 2”, u bë arrestimi i sh-nëndrejtorit të policisë së Tiranës Erzen Breçani dhe shefit të krimeve në komisariatin nr.6 në Tiranë, Dedan Gjoni.

    Në kërkim u shpall djali i Breçanit, Eralbi dhe Ervin Mata një emër i njohur për policisë shqiptare.

    Por në skenë doli edhe emri i këngëtares Elvana gjata, e cila ka qenë e dashura e Matës. Ky i fundit, në përgjime përmend 500 mijë euro të cilat do t’i kalojë nga llogaria e Elvanës Breçanit.

    Sipa CNA, Gjata nuk është e vetmja nga personazhet publikë që është përfolur në bisedat e Ervin Matës. Ka edhe personazhe të tjera nga bota e “showbizz”-it, si ish-mise, që përfliten se kanë pasur lidhje me Matën apo dhe me persona të tjerë të botës së krimit. Drejtuese emisionesh televizive, kryesisht të botës së “showbizz”-it dhe shumë personazhe të tjera që duken se janë pjesë e ambientit të individëve të botës së krimit, jo thjesht dhe vetëm nën shoqërimin e tyre, por dhe kalimin e kohës me ta.

    Këto të dhëna janë duke u hetuar nga SPAK, për të kuptuar rolin e vërtetë të këtyre vajzave, kanë qenë thjesht në lidhje intime apo dhe kanë pasur ndonjë rol në pastrim parash, investime apo aktivitete për të cilat mund të jenë shfrytëzuar paratë e ardhura nga trafiku i drogës.

    SPAK njoftoi se kishte filluar hetimin pasuror ndaj Elvana Gjatës, por tashmë duket se lista nuk ka vetëm një emër, por përfshihen dhe disa vajza të tjera kryesisht mise, drejtuese emisionesh “show” dhe vajza të botës së spektaklit.

  • “Mora fjalë”…., himni kombëtares kuqezi këndohet nga artistja rumune dhe bëhet virale (Video)

    “Mora fjalë”…., himni kombëtares kuqezi këndohet nga artistja rumune dhe bëhet virale (Video)

    Andreea Vilcan, këngëtare nga Rumania, ka publikuar ‘coverin’ e një prej këngëve më të njohura, “Mora fjalë”.

    “Çfarë ndodhi në Kosovë uroj të mos ndodhë askund në botë. Kjo këngë flet për historinë e legjendarit Adem Jashari që sakrifikoi tërë familjen për liri. Sot ndërsa po këndoj këtë këngë, zemra ime qan për ngjarjet dhe vuajtjet që Kosova ka kaluar. Ju dua Kosova”, ka thënë ajo në hyrje të videos, duke njoftuar ndjekësit e saj me mesazhin e këngës.

    Vilcan ka paralajmëruar po ashtu se më 28 nëntor do të vizitojë Kosovën.

    Këngëtarja rumune më parë ka pushtuar rrjetet sociale me këngë shqipe.

  • “Mbaj anën e Ledrit”, Ermal Fejzullahu flet për ndarjen e Sarës dhe Ledrit

    “Mbaj anën e Ledrit”, Ermal Fejzullahu flet për ndarjen e Sarës dhe Ledrit

    Ermal Fejuzullahu i ftuar në emisionin “E Diell” me Ronaldon dhe Erjolën, ka realizuar një rubrikë, ku para i dalin disa foto të disa VIP-ave dhe duhet të japë një mendim për ta.

    Kur i doli fotoja e Sarës dhe Ledrit, është pyetur nëse çifti janë bashkë. Ermali u shpreh se nuk e di dhe se do pyesë Ledrin të premten pasi kanë një koncert së bashku. Sipas tij uron që asnjë çift të mos ndahet, sidomos ata që kanë sjellë në jetë një fëmijë.

    Ronaldo Sharka: Janë ndarë Sara dhe Ledri?

    Ermal Fejzullahu: Jemi të premten bashkë në një koncert dhe do e pyes. Gjithësesi unë kam shok Ledrin dhe do mbaj anën e Ledrit. Gruaja ime e ka shoqe Sarën dhe ajo do mbajë anën e saj. Unë uroj që të mos ndahet askush, sidomos ata që kanë fëmijë. Për gjëra të vogla nuk është mirë për t’i dhënë fund një martese, sidomos kur kanë një fëmijë. Kështu që sido që të jetë, edhe nëse janë ndarë, uroj të bëhen bashkë. Sido që të jetë uroj që të jenë të lumtur.

    Kur doli fotoja e Feros, Ermali shprehet se i vjen mirë që ai ka gjetur paqen dhe qetësinë me fenë, pasi ka shpëtuar veten dhe se është një mesazh i mirë për të tjerët që të mos futen në rrugë të këqija.

    Përsa i përket Luiz Ejllit, Ermali shprehet se e ka përkrahur gjatë qëndrimit të tij në “BBV2” dhe se është një artist shumë i mirë.

  • Getinjo tregon historinë tronditëse të dajës së tij që ndërroi jetë rreth një vit më parë

    Getinjo tregon historinë tronditëse të dajës së tij që ndërroi jetë rreth një vit më parë

    Në një rrëfim në rrjetin social “TikTok”, Getinjo ka treguar arsyen tronditëse se përse daja e tij ka ndërruar jetë.

    Dhjetorin e viti të kaluar, Mozzik dhe Getinjo humbën një person të shtrenjtë të familjes së tyre dhe bëhet fjalë për dajën, i cili ishte vetëm 42 vjeç.

    Në atë kohë Mozzik bëri dedikimin prekës për ndarjen nga jeta të dajës së tij në një moshë tepër të re.

    “O dajë të gjitha mi mësove vetëm si t’ia bëj pa ty harrove të ma mësosh! Shpirtin na e dogje o daja im më i miri. Të Allahut jemi dhe te Allahu do kthehemi! Sot ka ndërruar jetë daja im, vëllai i nënës Burim Hetemi. Të dua dajë shumë, do më mungosh shumë”– shkroi ai në një postim prekës në Instagram.

    Në atë kohë, Getinjo ishte pjesë e një “reality show” në Kosovë dhe nuk ishte aspak në dijeni të kësaj ngjarjeje kaq të rëndë.

    Në një rrëfim në rrjetin social “TikTok”, Getinjo ka treguar arsyen tronditëse se përse daja e tij ka ndërruar jetë.

    “Mua më ka vdekur daja më i mirë. E ka mbytur veten në burg. Ka qenë shumë inteligjent. Unë nuk e kam ditur pasi kam qenë në Big Brother dhe nuk e kam varrosur pasi nuk më ka treguar askush. Pas tre ditësh që ka hyrë në burg, ka mbytur veten prej depresionit. E ka gjetur një mënyrë për të mbytur vetes me lidhëset e atleteve. I ka mbajtur me vete që në momentin që e kanë kapur dhe ka mundur t’i fshehë mirë”, tregon reperi.

    Më pas ai shton: “Ka qenë shumë inteligjent. Ka bërë intervistë me psikologen, është qethur, është rruajtur, është pastruar. Ka bërë intervistën me psikologen, i ka kërkuar qetësues, të cilët i dinte të gjitha me emra dhe pas dy orësh ka mbytur veten. Psikologia thoshte se nuk kishte njohur të burgosur aq të pasur me fjalor. Ishte vetëm 42-vjeç dhe jam rritur me atë. Ai ka qenë shumë i zgjuar dhe më ka dhënë shumë këshilla por depresioni është shumë i keq”, shton më tej Getinjo.

  • U eliminua nga BBV, reagon Vesa: Populli zgjodhi të votojë imoralitetin

    U eliminua nga BBV, reagon Vesa: Populli zgjodhi të votojë imoralitetin

    Vesa Vllasaliu duket se është zhgënjyer nga votat e publikut që sollën eleminimin e saj nga loja në spektaklin e së premtes. E megjithatë ajo ka vendosur ta shprehë me disa fjalë vendimin e atyre të cilët dëshironin që ajo të ndërpriste rrugëtimin e saj në shtëpinë e famshme.

    Në një postim në Instagram, Vesa thotë se zgjedh të buzëqeshë edhe pse publiku vendosi të votojë imoralitetin, me apo padashje kjo deklaratë duket si një ‘kunjë’ për banorët me të cilët ajo ishte në televotim.

    “Unë prapë buzëqeshi, edhe pse ‘populli’ vendosi që mos të jem më pjesë e BBK…Edhe pse populli kësaj here paska zgjedhur të mbështes e të votoj imoralitetin”, shkruan ajo.

  • Video emocionuese, Rita Ora zbret në Prishtinë dhe prek tokën me dorë: “Faleminderit Zot”

    Video emocionuese, Rita Ora zbret në Prishtinë dhe prek tokën me dorë: “Faleminderit Zot”

    Një video tepër emocionuese e Rita Orës është bërë menjëherë virale në internet, ku këngëtarja me origjinë shqiptare shihet teksa zbret në tokën shqiptare dhe e prek atë me dorë.

    Një video tepër emocionuese e Rita Orës është bërë menjëherë virale në internet, ku këngëtarja me origjinë shqiptare shihet teksa zbret në tokën shqiptare dhe e prek atë me dorë.

    Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka ardhur sot në Kosovë së bashku me bashkëshortin e saj, Taika Waititi. Ka qenë, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale nga momenti kur Rita zbret nga avioni privat në Kosovë.

    E lindur më 26 nëntor të vitit 1990 në Prishtinë, ylli i muzikës feston sot 33 vjetorin e lindjes dhe mesa duket artistja ka zgjedhur vendin e saj për të festuar ditëlindjen.

    Sapo zbriti, këngëtarja preku me duar tokën dhe u pa shumë e emocionuar dhe e lumtur që ka ardhur në Kosovë.

    “O Zot faleminderit”, dëgjohet duke thënë Rita, në videon që shpërndarë menjëherë dhe ka marrë pafund pëlqime në rrjetet sociale.

    https://www.instagram.com/gazeta_shqip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=db7026e9-1b6c-44c8-adea-5501ed4bdfa4

    Kujtojmë që kohët e fundit, Rita ka qenë qendra e diskutimeve pasi u fotografua e ulur përkrah tenistit serb Novak Djokoviç. Të dy ishin duke ndjekur finalen e Rugby-së pranë njëri-tjetrit dhe në fytyra e Rita Orës dukej e qeshur.

    Një moment që jo vetëm i ka zhgënjyer por nuk i ka pëlqyer aspak opinionit publik shqiptar, të cilët kanë ironizuar në rrjete sociale patriotizmin më të cilin Ora është përpjekur gjithmonë ta shesë veten.

    Ndërsa një tjetër incident i ndodhi artistes, e cila u përball me kritika të mëdha teksa u shfaq në skenë duke mbajtur mbi supe flamurin e Serbisë.

  • E veshur me rozë dhe barkun e rrumbullakosur/ Kiara Tito: Kënga, dhuratë për ata që besuan në dashurinë time dhe të Luizit

    E veshur me rozë dhe barkun e rrumbullakosur/ Kiara Tito: Kënga, dhuratë për ata që besuan në dashurinë time dhe të Luizit

    Kiara tregon se kjo është një dhuratë për të gjithë ata që besojnë në dashurinë e saj dhe të Luizit.

    Moderatorja Kiara Tito gjatë “Dancing With The Stars Fan Club”, ka falenderuar në emër të saj dhe të Luizit të gjithë njerëzit që e kanë uruar për pritjen e ëmbël.

    Ajo shprehet se është tepër e emocionuar dhe e lumtur që e kanë ndarë këtë moment bashkë me publikun, përmes muzikës. Kiara tregon se kjo është një dhuratë për të gjithë ata që besojnë në dashurinë e saj dhe të Luizit.

    “Më lejoni të shfrytëzoj këtë moment për të bërë një falënderim për të gjithë ju që na keni uruar për pritjen e ëmbël në emrin tim dhe të Luizit gjithashtu. Ndihem e emocionuar dhe njëkohësisht shumë e lumtur që ndajmë bashkë këtë moment bashkë. Ndjej gjithashtu një lloj përgjegjësie për të gjitha pyetjet që më janë bërë gjatë gjithë kësaj kohe dhe nuk kam mundur t’i kthej një përgjigje, për shkak se shtatzënia është një rrugëtim i gjatë në vetvete dhe sigurisht fillimet janë të vështira. Por e menduam ta sillnim në një mënyrë tjetër për të gjithë ata që besuan tek ne, tek dashuria jonë, përmes një dhurate shumë të bukur siç është muzika, ju falënderoj shumë”, u shpreh Kiara Tito./Top Channel

  • 3 vite pas ndarjes, Romeos i përmendën në emision Jonida Maliqin, si reagoi moderatori (VIDEO)

    3 vite pas ndarjes, Romeos i përmendën në emision Jonida Maliqin, si reagoi moderatori (VIDEO)

    U tha se ndarja e tyre ka qenë aspak miqësore, mirëpo Romeo Veshaj duket se ruan një marrëdhënie të mirë me Jonida Maliqin.

    Moderatori ka reaguar shumë mirë kur emri i saj u përmend në puntatën e të shtunës në “Më lër të flas”.

    I ftuar ishte Ermal Mamaqi, i cili teksa po tregonte për kastin e aktorëve të serialit “H.O.T”, përmendi Jonida Vokshin, por më pas tha emrin e këngëtares, Jonida Maliqit.

    Romeo e mori me sportivitet situatën dhe i dërgoi puthje nga ekrani Jonidës duke thënë se e përshëndet.

  • E papritur, transgjinorja Edona James gati të lërë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova: Është shumë për mua, jam lodhur

    E papritur, transgjinorja Edona James gati të lërë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova: Është shumë për mua, jam lodhur

    Transgjinorja Edona James, një prej personazheve më të komentuar dhe më të pëlqyer të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, ka bërë një deklaratë të papritur.

    Teksa po bisedonte më këngëtarin Blero, një tjetër banor i BBV Kosova, Edona është shprehur se po mendon të largohet nga shtëpia, pasi siç shprehet ajo nuk ka fuqi më.

    Është Blero ai i cili po mundohet t’ia ndryshoj mendjen Edonës, e cila po shprehet goxha gati për këtë vendim.

    Pjesë nga biseda mes tyre:

    Blero: A je mirë?

    Edona: Jo.

    Blero e përqafon.

    Blero: Për çfarë je mërzit?

    Edona: Për krejt. Kam mendimit të dal prej këtu.

    Blero: Jo, nuk ka sens pa ty.

    Edona: E kam menduar edhe sot, është shumë për mua, nerva krej. Pa fjet, pa krejt. As për cigare nuk po mendoj më, po mendoj ta lë krejt. Ta shoh tash. Jam lodhë.Edona është kthyer në personazhet më të dashura dhe më të komentuara të këtij edicion, ku deri më tani në rrugëtimin e saj brenda shtëpisë së famshme ka rrëfyer për histori të ndryshme nga jeta private, si dhe është zgjedhur dy herë radhazi si e preferuar.