Category: Showbiz

  • Doli në përgjimet e Sky ECC, hetimi i SPAK zbuloi milionat që deklaronte Elvana Gjata: Si u rritën të ardhurat e kompanisë së saj

    Doli në përgjimet e Sky ECC, hetimi i SPAK zbuloi milionat që deklaronte Elvana Gjata: Si u rritën të ardhurat e kompanisë së saj

    Pas zbardhjes së dosjes së grupit kriminal të trafikut të drogës, ku janë të përfshirë disa zyrtarë dhe ish zyrtarë policie, mes të cilëve edhe Erzen Breçani i cili ra në prangat e policisë. Ndërsa i biri dhe Ervin Mata janë shpallur në kërkim, në përgjimet e Sky Ecc, u shfaq edhe emri i këngëtares së njohur Elvana Gjata.

    Këngëtarja mesa duket ka vënë në dispozicion të Ervin Matës edhe llogarinë bankare.

    Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, SPAK ka nisur një hetim pasuror për këngëtaren e njohur, Elvana Gjata, pasi emri i saj u përmend në përgjimet e Sky Ecc, të cilët çuan në burg zyrtarë dhe ish-zyrtarë të shtetit.

    Sipas komunikimeve në aplikacionin “SKY” mes Matës dhe Breçanit, i ka thënë se “do t’i dërgojë 500 mijë euro përmes llogarisë së Elvanës”.

    Në databazën e “OpenCorporates” rezulton se Elvana Gjata ka të regjistruar në QKR kompaninë me emër EMM ku si administrator rezulton Jonisa Bytyçi.

    Kjo kompani në objektin e veprimtarisë ka “Administrimi dhe menaxhimi i artisteve, te fonogramit si dhe me gjere, mbajtja e te drejtave pasurore te autorit kundrejt nje shperblimi. Lidhjen e kontratave nepermjet autorit ose titullarit per kalimin e nje ose me shume te drejtave kundrejt nje shperblimi. Mbajtjen e drejtes se riprodhimit te veprave artistike, te drejten e shperndarjes se veprave artistike, te drejten e komunikimit ne publik te veprave artistike, si dhe cdo te drejte tjeter te veprave artistike”.

    Sipas deklaratave në tatime kompania EMM ka shënuar një bum të vërtetë fitimesh në dy vitet e fundit, 2021 dhe 2022.

    Konkretisht në 2021 kjo kompani e Elvana Gjatës 32.4 milionë lekë të reja ndërsa fitim para tatimit 15.5 milionë lekë të reja.

    Akoma më i begatë ka qenë viti 2022 për këngëtaren që ka raportuar në Tatime 87.9 milionë lekë të reja ndërsa fitim para tatimit 68 milionë lekë të reja.

    Sipas tabelave që i bashkëngjiten këtyre deklarimeve rezulton se Elvana Gjata në vitin 2022 ka pasur të ardhura neto nga shitjet 86.5 milionë lekë si dhe të ardhura nga veprimtaritë e shfrytëzimit 1.3 milionë lekë.

    Sa i takon shpenzimeve në të njëjtin vit ajo ka deklaruar shpenzime personeli 1.5 milionë lekë, paga 1.3 milionë lekë si dhe shpenzime të tjera 14 milionë lekë.

  • “Feja islame ma lejoi martesën, por kosovarët më kërcënuan”- Këngëtarja Linda Halimi rrëfen sfidën që hasi pasi u martua me reperin afro-amerikan

    “Feja islame ma lejoi martesën, por kosovarët më kërcënuan”- Këngëtarja Linda Halimi rrëfen sfidën që hasi pasi u martua me reperin afro-amerikan

    Në një rrëfim brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, këngëtarja Linda Halimi ka zbuluar disa nga sfidat më të vështira lidhur me jetën e saj personale.

    Gjatë një bisede me banorët e tjerë, Linda tregoi për periudhën e vështirë që kaloi pasi u martua me reperin afro-amerikan Big D, duke u bërë kështu njëra ndër vajzat shqiptare e cila kishte një partner me ngjyrë.

    Linda u shpreh se feja islame lejon martesën me një të huaj dhe me ngjyrë, por realiteti në Kosovë, ku mentaliteti ende mbetet i prapambetur, u tregua ndryshe me këngëtaren.

    Ajo zbuloi se ka përjetuar kërcënime dhe ofendime të shumta për shkak të zgjedhjes së saj për partner jetësor. Situata arriti në një pikë kulmore kur një herë, pas një koncerti të mbajtur me bashkëshortin e saj Big D në Kosovë, persona të panjohur i thyen xhamat e makinës së çiftit.

    Këto ngjarje kanë lënë gjurmë në jetën e Lindës, e cila në vitin 2010 u njoh me afro-amerikanin gjatë kohës që ai jetonte dhe punonte në kampin Bondsteel në Ferizaj, dhe më pas, pas dy vitesh u larguan për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Banorët dhe ndjekësit e “Big Brother VIP Kosova” kanë shprehur mbështetje dhe solidaritet ndaj Lindës, duke vlerësuar kurajën e saj për të folur hapur për këto çështje delikate.

    Gjithashtu ajo u shpreh se ndihet shumë e lumtur me partnerin e saj, me të cilin ka edhe fëmijë.

  • Nisin përgatitjet për ‘Big Brother VIP 3’, Sara Hoxha ndan fotot nga shtëpia e famshme

    Nisin përgatitjet për ‘Big Brother VIP 3’, Sara Hoxha ndan fotot nga shtëpia e famshme

    Edicioni i tretë i ‘Big Brother Vip 3’ pritet të nisë brenda këtij viti dhe përgatitjet për shtëpinë e famshme duket se janë drejt përfundimit.

    Kështu na lë të kuptojmë një postim i bërë nga njëra prej drejtueseve të televizionit “Top Channel”, Sara Hoxha, ku tregon ambientin jashtë shtëpisë e cila është në punim e sipër.

    Deri tani nuk ka ende një datë zyrtare mbi fillimin e tij.

    Sara nuk ka shkruar asgjë krah postimit, përveçse ka vendosur vendndodhjen “Top Channel”.

  • SPAK nis hetimin pasuror, vjen reagimi i parë i Elvana Gjatës

    SPAK nis hetimin pasuror, vjen reagimi i parë i Elvana Gjatës

    Ditën e premte SPAK ka nisur hetim pasuror ndaj këngëtares Elvana Gjata, pasi emri i kësaj të fundit përmendet nga Ervin Mata (i fejuari) gjatë një bisede në SKY me ish-zv.Drejtorin e POlicisë së Tiranës, Erzen Breçanin.

    Gjatë bisedës mes tyre Mata komunikon me Breçanin se do t’i kalojë 500 mijë euro nga llogaria e Elvanës.
    Pas lajmit të nisjen e hetimit pasuror ka ardhur dhe reagimi i parë i këngëtares.

    Mesa duket Elvana është e pashqetësuar për hetimin e nisur ndaj saj, ndërsa ka postuar një njoftim për koncertin e radhës i cili do të jetë mbrëmjen e sotme. /AlbEu.com/

  • Së shpejti “Big Brother Albania VIP 3”, ja personazhet që përfliten se do të jenë pjesë nga Kosova e Shqipëria

    Së shpejti “Big Brother Albania VIP 3”, ja personazhet që përfliten se do të jenë pjesë nga Kosova e Shqipëria

    “Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

    Ai është një shoë televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

    Jemi shumë afër fillimit të sezonit të tretë të “BBV” e aludimet janë të shmta si për drejtuesin e programit, për opinionistët ashtu edhe për banorët.

    Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në “Top Channel” është folur për persosnazhet të cilët përfliten se do të jenë pjesë e këtij edicioni si banorë.

    Gazetarët janë shprehur se nga Shqipëria përfliten më shumë: Romeo Veshaj, Roza Lati, Olsi Bylyku dhe personazhe nga emisioni “E Diell” ndërsa nga Kosova përfliten: Vesa Smolica, Meriton Mjekiqi edhe pse Meritoni nuk e ka mohuar as pohuar këtë fakt.

  • Përsëritet historia! Pse nëna dhe motra e Luizit munguan në festën e bebit

    Përsëritet historia! Pse nëna dhe motra e Luizit munguan në festën e bebit

    Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë konfirmuar sot se do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e ëmbël çifti e ndau në mënyrën më të veçantë, nëpërmjet këngës së re të Luiz Ejllit, “Frymë”.

    Në videoklip shfaqen të gjitha momentet, që kur çifti mësoi lajmin e deri të festa speciale ku zhuluan gjininë.

    Por nuk mund të mos vihej re se në festë, ku ishin të pranishëm të gjithë të afërmit e Kiarës, mungonte nëna dhe motra e Luizit, njësoj si në dasmën e tyre.

    Të gjithë tashmë janë të qartë se Kiara Tito i ka punët si mos më mirë me vjehrrën, por smund të themi të njëjtën gjë për kunatën, motrën e Luizit.

    Bashkëshorti i kësaj të fundit u bë publik në BBV ku tregoi marrëdhënien speciale më Luizin, e cila duket se nuk është më e njëjtë. Sokoli ndjek në rrjete sociale vetëm, Luizin, por jo Kiarën.

    Ndërkohë as Luizi dhe as Kiara nuk e ndjek Sokolin. Ky i fundit nuk ka bërë asnjë reagim apo urim për lajmin e pritjes së ëmbël, ndryshe nga pjesa më e madhe e VIP-ave.

  • “Bëjnë fëmijë për interes”, e afërmja e Kiara Titos i kthehet Zhaklinës: Ti ta shpif

    “Bëjnë fëmijë për interes”, e afërmja e Kiara Titos i kthehet Zhaklinës: Ti ta shpif

    Kur të gjithë po uronin Kiara Titon dhe Luiz Ejllin për lajmin e ëmbël që ndanë ditën e sotme, një InstaStory i Zhaklinës tronditi ndjekësit.

    “Shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes, status, frikë, nevojë, por jo dashuri. E trishtë.“, shkruan Zhalin Lekatari.

    Deri tani as Kiara as Luizi nuk kanë reaguar në lidhje me këtë shkrim të Zhakut, por shoqja e moderatores Liesa nuk ia ka kursyer dy fjalë opinionistes.

    “Ekziston një vend në ferr pë rata që komentojnë negativisht për një grua shtatzënë. Ti ta shpif. Gjumë të ëmbël,”-shkruan Liesa në Instagram.

  • Kiara dhe Luizi do të bëhen prindër, zbulohet mesazhi i Efit për çiftin (Foto)

    Kiara dhe Luizi do të bëhen prindër, zbulohet mesazhi i Efit për çiftin (Foto)

    Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë ndarë sot me ndjekësit lajmin se do të bëhen prindër për herë të parë.

    Ajo që ka rënë në sy është fakti se shumë personazhe të njohur kanë lënë mënjëanë hatërmbetjet me çifti duke ndarë urimet më të bukura për ta.

    Një ndër to ka qenë edhe komenti i Efit në postimin e tyre të përbashkët në rrjetet sociale.

  • “Po t’i kaloj 500 mijë euro nga llogaria e Elvanës”, zbardhet biseda mes Erzen Breçanit dhe Ervin Matës

    “Po t’i kaloj 500 mijë euro nga llogaria e Elvanës”, zbardhet biseda mes Erzen Breçanit dhe Ervin Matës

    AlbEu.com ka siguruar “Dosjen” e përgjimeve të inkriptuata të SKY ECC, “Metamorfoza 2”, e cila çoi pak ditë më parë në pranga ish-zv.Drejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçanin, shefin e komisariatit nr.6 Dedan Gjonin, Besmir Muratin, Bujar Gërmizin, si dhe u shpallën në kërkim 6 të tjerë, mes tyre Eralbi Breçani dhe Ervin Mata (kunetër mes tyre).

    Ajo që bie në sy në dosjen voluminoze është se nga përgjimet ka dalë edhe emri i këngëtares së mirënjohur Elvana Gjata, e cila është e fejuara e Ervin Matës.

    Në një komunikim në SKY, mes Breçanit dhe matës, ky i fundit i thotë ish-zv.Drejtorit të Policisë, se do t’i kalojë 500 mijë euro përmes llogarisë së Elvanës.

    Këtë bisedë më pas Erzeni ja tregon të birit (Eralbit) duke thënë se nuk i pranoi, edhe pse kishte nevojë për para se nuk po paguanin dot puntorët e hidrocentralit.

    Pjesë nga dosja:

    Më datë 18.08.2020 në orën 00:00:39, shtetasi Erzeni Breçani pasi ka marrë në posedim aparatin telefonik me SkyECC me perdorues KOB9EP, i dërgon mesazh zanor Ç4RE2 më përmbajtje:

    KOB9EP: Ç’a bone a je mirë?

    Më pas në orën 00:09:50 K9B9EP komunikon me djalin e tij Eralbi Breçani, perdores i SkyECC S7DEGI. Erzen Breçani i tregon që aparatin telefonik me aplikacionin SkyECC ia ka blerë Bujar Ajeti për shkak se janë përgjuar. Erzen Breçani i tregon që ka patur një bisedë me Ervin Matën dhe ky i fundit i ka ofruar 500 mijë euro borxh për ta ndihmuar për ndërtimin e një HEC-i, por Erzeni ka refuzuar. Në bisedë me Eralbi Breçanin i tregon për HEC-in dhe etapat e ndërtimit qe po zhvillohen aty. Ai i kërkon të birit që mos të vazhdojë me aktivitetin e tij jashtë shtetit duke rrezikuar, ku dyshohet që i referohet aktivitetit të jashtëligjshëm me lëndët psikotrope që zhvillon Eralbi Breçani dhe për t’i vënë në dukje rrezikshmërinë i tregon edhe per rastin qe e ka pergjuar policia së bashku me Bujar Ajetin.

    Ata shkëmbejnë mesazhet:

    K9B9EP:…Persh…A eshte ky. Tini i joti… Toni. Ok. Sa e kam une apo ate që ta thash…Ma bleu Bujari me 80 dit i mushun…Ngage na kan pergjue…Ç’a je ka bani ju? Si asht Ervini?…Nuk pata kohë me të thanë se mtha mue po ti dergoj nga llogaria e elvanes 500 mij euro borxh…E maroj punet sa t’i kalosh kto halle…I thashë jo ne asnje menyrë…I ka Eralbi po nuk ka me ç’ka i sjell tha, kam njerez une që i sjellin sa te dush. Nuk jam ka të thom me nis gja jo, po të thash se me pat than vet dhe nuk te pata kallxue se nuk nejtem bashk.. Tash sa ka i bjen ne mend hic per HEC-in me than te drejten…Nuk i thash une nismi mtha vet e i thash ne asnje menyr…Me mujt me gjet noj lek me i ruejt per noj sëmundje se fola me Bardhin e ka pas ka pague i rrug hekur e gjys pagese Ramizit e nuk kem pague as punëtoret gati një muaj jua kem shty rrogat po shof une kto dy dit e takoj do shokë me u marr noj gja që mos te rim ne mshir te fatit…. I thash Ramizit sot nuk kam lek me te dhan, tha shiko me gjej noj pun noj tender i thash pz po shof. Ruje veten ti eme kan shnosh per veti e lej punt që rrezikojnë se apo e shef si mu kan vu mue e bujarit, tan shteti ne shpin…

    Nga biseda e zhvilluar ku permenden “Bardhi” “hidrocentrali”, duke ju referuar edhe veprimeve dhe verifikimeve tona, rezulton se subjekti “Breçani R.O.S.P” sh.p.k, me objekt veprimtarie sigurimi privat i sigurise fizike dhe nder tjera edhe shfrytezimin dhe administrimin e hidrocentralit “Drita”, me ortak të vetem dhe administrator Fatbardh Breçanin, vëllain e Erzen Breçanit, me vendim Nr.14 date 12.07.2019 et K.K.T është miratuar leja per ndertimin e objektit ‘Ndertimi i burimit të rigjenerues të energjise, hidrocentralit “Drita, në lumin e Gahit, Bashkia Tropoje, Qarku Kukes”. “Breçani R.O.S.P” ka ndërtuar hidrocentralin “Drita” dhe ka regjistruar në QKB me NUIS L99524601K date 24.09.2019 “HEC Drita Energy”, me ortak të vetem “Breçani R.O.S.P” dhe administrator shtetasin Eralbi Breçani për periudhen 23.09.2019-23.09.2024. Emri i shtetasit Erzen Breçani nuk figuron në asnje nga dokumentet e depozituara ne QKB apo akt themelimi. Vetë Erzen Breçani sipas sistemit ÇcTS rezulton i punësuar në kompanine Breçani R.O.S.P.

  • Mysafir i paftuar, miu hyn në BBV Kosova, produksioni ndalon banorët të tregojnë

    Mysafir i paftuar, miu hyn në BBV Kosova, produksioni ndalon banorët të tregojnë

    Një situatë e pazakontë ka ndodhur sot në shtëpinë e famshme.

    Një mi ka vizituar banorët, por duket se menjëherë ata kanë marrë urdhër që mos flasin për të.

    Gjatë një bisede me Ylli, ka qenë Shqipja e cila ka nxjerrë padashje sekretin.

    “Ishte kaq miu m tha”, thotë Shqipja e cila pendohet në moment dhe mban gojën me duar, duke lënë të kuptohet se është një temë për të cilën nuk duhet të filtet.