Category: Showbiz

  • “Babai nuk më besoi”, banorja e BBV tregon momentin e vështirë me sëmundjen: U bëra operacion, por ai…

    “Babai nuk më besoi”, banorja e BBV tregon momentin e vështirë me sëmundjen: U bëra operacion, por ai…

    Santiana ka treguar mbrëmë në prime se fëmijëria e saj nuk ka qenë aspak e lehtë, pasi prindërit e saj janë divorcuar që kur ajo ka qenë vetëm 2 vjeçe.

    Santiana mes tjerash rrëfeu edhe për të atin, të cilin tha se e ka parë për herë të parë në moshën 18 vjeçare. Asokohe ajo duhet të bënte një ooperacion në gji, por i ati nuk e ka ndihmuar. Madje ai as nuk e ka besuar që ajo ishte sëmurë.

    “Kur i kam pasur 18 vjet, e kam pasur një operacion në gji, e kam trashëguar prej nënës, por për fat më ka shkuar mirë. Nuk kishim edhe aq para, por e di që u patën ngritur të gjithë. Unë kam shkuar në postë, e kam thirr babanë tim, e kam bërë atë gabim, por më tha që jam duke gënjyer. Nuk më besoi që më duheshin vërtet, kur e mora ata përgjigje mu prenë këmbët krejt”, u shpreh ajo.

    “Njerëzit e tjerë ishin në gjendje e babai im jo, prej atij momenti nuk kam as përse të kem kontakt me të. Kur janë ndarë, babai ka dashur të më marrë prej nënës. E di sa më kanë ruajtur familja ime dhe jam e vetëdijshme që s’mundet të më marrë më askush”, tha Santiana.

  • Stresi mesazh Shqipes: Bëhu e fortë, jemi me ty

    Stresi mesazh Shqipes: Bëhu e fortë, jemi me ty

    Fituesi i Big Brother VIP Kosova 1, Stresi, ka shprehur mbështetjen e tij për Shqipen, banoren e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.

    Reperi ka shpërndarë një moment të Shqipes brenda shtëpisë teksa ishte duke qarë.

    Shqipja në atë moment kërkonte që Vëllai i Madh t’ia lëshonte këngën e reperit “Të du mom”, dhe qante.

    “Shqipe bëhu e fortë, kështu e ka Big Brother askush nuk të kupton pa e provuar”.

    “E ke mbështetjen tonë”, ka qenë mbishkrimi i Stresit në këtë story.

    https://v19-web-newkey.tiktokcdn.com/feb206b3c4bc030c05c7e31ef34c9261/655e0818/video/tos/useast2a/tos-useast2a-pve-0068/owAgQ2VcJoyEfAxC9dBmNIEXkrwIiGioWiEC5W/?a=1988&ch=0&cr=3&dr=0&lr=tiktok_m&cd=0%7C0%7C1%7C3&cv=1&br=2550&bt=1275&bti=NDU3ZjAwOg%3D%3D&cs=0&ds=3&ft=ApKJEB0Vq8ZmoVDfxQ_vj-JFKAhLrus&mime_type=video_mp4&qs=0&rc=ZmhmZmZpaWlnPGk6ZTQ6aUBpam9qOHc5cjVmbzMzNzczM0AvNWEzY2A0NTExMy9hLTQ1YSNwbmRoMmRjM2JgLS1kMTZzcw%3D%3D&l=2023112207541652B22F6466B6B9090FC5&btag=e00088000

  • Kush është tifozja bukuroshe që tërhoqi vëmendje në stadiumin “Air Albania”?

    Kush është tifozja bukuroshe që tërhoqi vëmendje në stadiumin “Air Albania”?

    Në shkallët e stadiumit “Air Albania” mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e kombëtares shqiptare nuk munguan personazhe të njohur nga politika, shoëbizi por edhe rrjetet sociale.

    Një prej tyre është bukuroshja e cila tërhoqi vëmendjen e shikuesve teksa shpalosi flamurin kombëtar.

    Bëhet fjalë për Vjosa Pllana, një “TikTok”-ere e famshme me plot 45.5K ndjekës në këtë rrjet social.

    Kjo nuk është hera e parë që Vjosa vjedh vëmendjen në stadium, pasi më herët një gjë të ngjashme e ka bërë edhe me përfaqësuesen e Kosovës.

  • Kunjat e Olta Gixharit për këngën e Luana Vjollcës, ja si i përgjigjet këngëtarja (Video)

    Kunjat e Olta Gixharit për këngën e Luana Vjollcës, ja si i përgjigjet këngëtarja (Video)

    Aktorja Olta Gixhari gjatë episodit të kaluar të “Dancing With The Stars Albania” ka ironizuar moderatoren Luana Vjollca.

    Pas performancës së Gracianos dhe Atalantës me këngën Gasolina, Olta iu tërheq vëmendjen duke thënë se ka këngë shqiptare më të bukrua se Gasolina dhe vë këngën “Benzina“ të Luana Vjollcës si një kunj për moderatoren.

    Por kjo e fundit i është përgjigjur kunjave të aktores duke publikuar një video ku shfaqet duke kërcyer me këngën e saj Benzina duke e quajtur hitin e momentit.

    Kujtojmë se moderatoraj Luana Vjollca shpesh është kritikuar për këngët e saj, por vetë ajo e ka shpejguar se këtë e bën thjesht për pasion dhe për të përmbushur një nga ëndrrat e nënës së saj.

  • “Kunja hidh e prit”, Olta lë komentin epik në postimin e Luanës

    “Kunja hidh e prit”, Olta lë komentin epik në postimin e Luanës

    Kënga e Luana Vjollcës ‘Benzina’, u komentua si ‘thumb’ nga Olta në ‘DWTS’ spektaklin e kaluar, por aktorja duket se nuk e ka lënë me kaq.

    Në një postim të moderatores të bërë një ditë më parë ku shfaqej një pjesë nga finalja e ‘Love Island Albania’, në sfond Luana kishte vendosur këngën e saj me shkrimin: “Kujt i mungova?”, si për t’i kthyer ‘kunjën’ Oltës.

    Por kjo e fundit, ka komentuar në po të njëjtin postim: “Ka lezet kështu ti vesh benzinën”.

  • Sara tregon për herë të parë si ndihet pas ndarjes nga Ledri

    Sara tregon për herë të parë si ndihet pas ndarjes nga Ledri

    Lajmi i ndarjes së Ledrit dhe Sarës po bën xhiron e rrjetit prej ditësh. Fakti se nuk po postonin më bashkë, mungesa e Ledrit krah Sarës në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”, bënë që dyshimet të shtohen. Kjo derisa u konfirmua ndarja e çiftit nga vetë menaxheri i Ledrit.

    Ndërkohë Sara edhe pse ka qëndruar e heshtur këto kohë, me postimin e saj të fundit tregon shumë.

    Sara shkruan se nuk ka më emocione, por vetëm dëshiron të shkojë përpara.

    “Asnjë emocion, vetëm lëvizje”, shkruan Sara.

  • U tha se Arbana ka konflikt me drejtuesit e Top-it, reagon Lori Hoxha

    U tha se Arbana ka konflikt me drejtuesit e Top-it, reagon Lori Hoxha

    Për disa ditë në media qarkulloi lajmi se Arbana Osmani nuk do të prezantojë këtë sezon Big Brother VIP për shkak të disa konflikteve me drejtuesit e Top Channel.

    Arbana i hodhi poshtë zërat pasi tha se shumë shpejt do të rikthehej në ekran me surpriza, duke lënë të nënkuptuar se bëhet fjalët për BBV.

    Ndërsa thashethemeve për prishjen e raporteve, i ka dhënë fund një nga drejtueset e televizionit, Lori Hoxha, e cila është shfaqur me një gotë me emrin dhe logon e biznesit të ri të Arbanës duke treguar kështu se ruajnë marrëdhënie të mira.

  • “Kam vrapuar nudo në mesnatë”, habit Zhaklin Lekatari: Gjermanët rrinë lakuriq para fëmijëve

    “Kam vrapuar nudo në mesnatë”, habit Zhaklin Lekatari: Gjermanët rrinë lakuriq para fëmijëve

    Në “Më lër të flas” është diskutuar pa komplekse mbi seksin.

    Juliana Nura ka treguar për festivalin në Finlandë, “midnight run” (vrapim në mesnatë), ku të gjithë dalin në rrugë në mesnatë dhe vrapojnë totalisht të zhveshur. Ajo tregoi se edhe ajo ka marrë pjesë në këtë festival. Këtu ka ndërhyrë edhe Zhaklin Lekatari, e cila ka treguar se si në Gjermani, familjarët rrinë lakuriq në shtëpitë e tyre.

    “E kupton diferencën: në Finlandë njerëzit vrapojnë nudo dhe askush nuk thotë ‘e përdhunova’ se ishte nudo. Seksi është çështje kulturore. Mënyra se si e përjetojmë. Brazilianët ndryshe, në Kinë ndryshe, ne ndryshe. Gjermanët lakuriq rrinë në shtëpi para njëri-tjetrit, para fëmijëve të tyre.

    Ne në Shqipëri puthim organet gjenitale të fëmijëve dhe i themi ‘u rritsh’. Kjo në Amerikë quhet pedofili”, shprehet Zhaklin.

  • “Ore legen, u bërë ti të martohesh”/ Çfarë ndodhi mes Ed Manushit dhe Krist

    “Ore legen, u bërë ti të martohesh”/ Çfarë ndodhi mes Ed Manushit dhe Krist

    “Shihe veten se e shoh që t’a ka shpifur vetja dhe nuk ke çfarë thua tani”

    Aparagjykohemi ne nga pamja e jashtme? Kjo ishte pyetja që u ngrit një ditë më parë në “Trotuar” në “E Diell”. Dea Vieri kishte sjellë një pasqyrë të madhe në studio ku tregoi edhe arsyen e këtij veprimi.

    “Këtë pasqyrë e kam sjellë që secili prej nesh t’i thotë nja dy fjalë vetes së vet. Të përballet me veten”, tha ajo.

    Kur i erdhi radha ish-banorit të edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Krist Aliaj, ai u shpreh:
    “Unë ndihem pak si narcist me thënë të vërtetën. Nuk e di, nuk është patolligjike por e kam dëshirën ta shikoj veten në pasqyrë. Ta shikoj edhe kamerën në fakt se edhe kamera një lloj pasqyre është”.

    Këtu ndërhyn Edi Manushi dhe i drejtohet: “Shih pasqyrën dhe ça i thua vetes, lëri fjalët e tepërta. Fol me pasqyrën mo, ça i thua. Ore legen, u bëre ti të martohesh”.

    “Jo, jo, jo, fare, atë e meritoj. I them rutinën e mëngjesit, ça do të bëj sot në mëngjes. Si do e laj fytyrën, ça produktesh do përdor, ça parfumi do vendos. Këto janë gjërat”, tha Kristi.

    Manushi ndërhyn sërish dhe i thotë: “Tani ça do i thuash vetes. Shihe veten se e shoh që t’a ka shpifur vetja dhe nuk ke çfarë thua tani”.

    “Tani nuk më pëlqen vetja fare dhe kam tërë kohën që nuk e shikoj. E keni vënë re? Tani i flas pasqyrës, i them se ‘në këtë moment nuk më pëlqen fare’”, tha Aliaj, i cili më pas u largua nga pasqyra.

  • “Të shkuara të gjithë atyre që…”/ Kiara zbulon si po e përballon të ftohtin (FOTO)

    “Të shkuara të gjithë atyre që…”/ Kiara zbulon si po e përballon të ftohtin (FOTO)

    “Të shkuara të gjithë atyre që nuk e përballuan mirë këtë të ftohtë”

    Prej javësh kanë qarkulluar lajme në media të ndryshme se çifti i njohur Kiara Tito dhe Luiz Ejlli po bëhen prindër për herë të parë. Ata deri më tani nuk kanë bërë asnjë prononcim në lidhje me këtë, por në rrjetet sociale vazhdojnë e postojnë foto apo video nga përditshmëria e tyre.

    Moderatorja e njohur ka ndarë një ditë më parë me 779 mijë ndjekësit e saj në “Instagram”, një fotografi ku tregon se është e sëmurë.

    Menjëherë pas mbarimit të emisionit “Dancing With The Stars Fan Club”, Kiara ka postuar një foto ku shfaqet një limon, një kavanoz me mjaltë dhe një termometër.