Category: Showbiz

  • “Kjo nuk është pemë, kjo është…”/ Luizi ironizon zbukurimet e Kiarës për festat e fundivitit: Nuk po tallem… (FOTO)

    “Kjo nuk është pemë, kjo është…”/ Luizi ironizon zbukurimet e Kiarës për festat e fundivitit: Nuk po tallem… (FOTO)

    “Pemë është kjo? Ti thuaj që kam rregulluar degën e Vitit të Ri…”

    Atmosfera e festave të fundvitit dhe zbukurimet në shtëpi, duket se kanë lënë të “zhgënjyer” këngëtarin e dashur për publikun, Luiz Ejlli.

    Ky i fundit ka postuar në “Instastory” një video ku tregon se si partnerja e tij, Kiara Tito, ka rregulluar pemën, e cila duket se është mjaft befasuese për artistin.

    Teksa vëzhgon pemën e bardhë dhe të vogël, të zbukuruar me aksesorë të ndryshëm dhe drita, fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” shprehet se kjo sipas tij nuk është pema e Vitit të Ri, por “dega ose kërcelli i Vitit të Ri”.

    “Po çfarë peme është kjo? Kjo ka degë veç këtej e andej moj Kiarë. Mos qesh se nuk po tallem. Ta rrotullosh nuk duket se është drejtë. Pemë është kjo? Ti thuaj që kam rregulluar degën e Vitit të Ri, ose kam rregulluar kërcellin e Viti të Ri. Për atë Zot! Po këto ca janë, ca lloj fruti, rrush? Hë moj se nuk jam duke u tallur. Këto janë krahë apo sytjerna? Ku i ke gjet këto”,

    shprehet Luizi.

  • Habit Linda Halimi: I them burrit kënaqi sytë kur sheh ndonjë femër të bukur

    Habit Linda Halimi: I them burrit kënaqi sytë kur sheh ndonjë femër të bukur

    Banorët në BBVK kanë pasur një debat për xhelozinë. Ishe Linda ajo që tha se pa arsye nuk xhelozon, dhe madje tha se shpesh kur sheh ndonjë femër të bukur, i thotë edhe burrit të saj ta shohë.

    “Unë shpesh burrit i them ‘O Zot sa e bukur është, shihe’. Unë e di që ai nuk vrapon menjëherë pas saj, por kënaqi sytë. Është bukuri, kënaqi sytë, por jo me ia ngulë sytë 40 minuta”, tha Linda.

  • Olta Gixhari u tall me këngën e saj, reagon direkt Luana Vjollca

    Olta Gixhari u tall me këngën e saj, reagon direkt Luana Vjollca

    Edhe pse Luana është larguar nga Top Channel, emri i saj u përmend në spektaklin e mbrëmjes së premte në “Dancing With The Stars”. Pas performancës së Gracianos dhe Atalantës nën ritmet e këngës “Gasolina”, Olta Gixhari ironizoi duke thënë se këtë këngë mund t’a kishin vendosur në versionin shqip. Në këtë moment ajo nxori celularin dhe vendosi në Youtube këngën “Benzina” të Luana Vjollcës, ndërsa skena shpërtheu në të qeshura.

    Momenti ishte publikuar edhe nga faqja zyrtare e Top Channel me titullin: “Olta Gixhari kunjë për Luana Vjollcën?“.

    Sot ka reaguar edhe Luana, e cila ka postuar një video me momentet nga “Love Island”, teksa në sfond ka vendosur këngën “Benzina”, duke treguar direkt se e ka me Olta Gixharin.

    “E diel sonte, kujt i mungoj?”, pyet Luana fansat.

    https://www.instagram.com/luanavjollca/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c0b64084-c72e-4fe9-b2a5-498253881797

  • Bëri lëvizje provokuese ndaj Ilir Shaqirit, çfarë i thotë bashkëshorti Olta Gixharit

    Bëri lëvizje provokuese ndaj Ilir Shaqirit, çfarë i thotë bashkëshorti Olta Gixharit

    Aktorja e njohur, Olta Gixhari është cilësuar shpesh si lezeti i panelit gjykues në spektaklin e kërcimit “DWTS”.

    Batutat, ngacmimet apo provokimet që aktorja bën, sidomos ndaj Ilir Shaqirit, janë komentuar shumë nëpër rrjetet sociale.

    Por ajo që shpesh ka bërë kuriozë ndjekësit ka qenë se si ka reaguar bashkëshorti i saj, Dori, për momente si zinxhiri i zbërthyer, lëvizjet provokuese dhe fjalët në vesh me balerinin.

    Gjatë një interviste të shkurtër për programin “DWTS Fanc Club”, Olta ka thënë se përderisa ajo vazhdon t’i bëjë këto veprime, tregon se bashkëshorti e mbështet. Ajo madje shtoi duke qeshur se do të bëjë edhe më keq se kaq./albeu.com

  • Elvis Pupa braktis “DWTS Fan Club”, Albi Nako shpërthen ashpër ndaj aktorit: Pa dinjitet

    Elvis Pupa braktis “DWTS Fan Club”, Albi Nako shpërthen ashpër ndaj aktorit: Pa dinjitet

    Elvis Pupa, që u eliminua nga gara të premten, anuloi në minutën e fundit ardhjen e tij në “Dancing With The Stars Fan Club”. Moderatorja Kiara Tito njoftoi se në moment të fundit, Elvisi refuzoi ftesën, ndërsa që e pranishme në studio ishte partnerja e tij, Jora. Sipas saj, ka një arsye pse aktori mungon.

    “Visi e ka një arsye pse nuk është sot këtu, por ai e di më mirë. Unë isha partnerja e Visit. Do të doja shumë që ta kishim mbyllur garën bashkë. Jam këtu për të folur për rrugëtimin tonë”.

    Ndërsa opinionisti Albi Nako u shpreh se Visi nuk u tregua serioz dhe profesionist.

    “Jora thotë ka një arsye. Edhe unë rashë nga kati i dytë sot me gjithë dollap, por erdha. Eci duke çaluar. E shoh Visin të kompleksuar edhe nga situata e së premtes, në mënyrën si bëri kërcimin, si u mbyll nata. Visi është artist dhe e njeh televizionin. Nga mosardhja sot, e shoh shumë të frustruar. Mund të kishte ardhur sot. Të kishte justifikuar situatën me një ndjesë për ditën e premte dhe kaq”.

    Teksa doli në “dance off” me Eni Shehun, Visi zgjodhi të mos kërcente, por të qëndronte me një gotë ujë në dorë, gjatë kohës që balerina kërcente, veprim që u pa si mungesë respekti. Por, për Jorën, Elvisi është keqkuptuar.

    “Unë mendoj që është keqkuptuar pak. Visi është shumë pozitiv dhe dashamirës. Unë mendoj se Visi është aq artist sa di t’i kontrollojë emocionet shumë mirë”.

  • “Do më shikoni dhe më keq”- Olta Gixhari tregon për porosinë e bashkëshortit në lidhje me debatet në DWTS: Më thotë …

    “Do më shikoni dhe më keq”- Olta Gixhari tregon për porosinë e bashkëshortit në lidhje me debatet në DWTS: Më thotë …

    Pas eksperiencës në Big Brother Vip 2, Olta Gixhari u bë pjesë e një tjetër formati, por kërcimi, atij të Dancing With The Stars.

    Olta, e cila është pjesë e jurisë së Dancing With the Stars, njihet për komentet e saj që ngjallin debat dhe jo pak herë është përplasur me konkurrentët.

    E ftuar në ‘DWTS Fan Club’, ajo tha se do të vazhdojë akoma më keq me debatet, sepse dhe bashkëshorti i saj Dori, e mbështet.

    “Dori burri im, më thotë ‘Bravo zemër, vazhdo kështu’. Derisa vazhdoj të jem kështu dhe do më shikoni dhe më keq, do të thotë se ai më mbështet”, tha duke qeshur Olta.

  • “Çdo fillim ka një fund”/ Habit menaxheri i Ledri Vulës, zbulon arsyen e ndarjes me Sarën

    “Çdo fillim ka një fund”/ Habit menaxheri i Ledri Vulës, zbulon arsyen e ndarjes me Sarën

    Kohët e fundit aludohet se lidhja mes çiftit të dashur dhe shumëpërfolur Ledri dhe Sara, ka marrë fund.

    Thashethemet u përforcuan kur Ledri nuk u shfaq publikisht për të mbështetur partneren e tij në debutinin e filmit “Në kuadër të dashurisë”, ku shfaqej edhe Sara, ndërsa më pas këngëtari fshiu postimet me partneren e tij.

    Duket se këtë ndarje tashmë e ka konfirmuar edhe menaxheri i këngëtarit Ledri Vula, Faton Shoshi. Arsyeja e ndarjes sipas tij është se nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët, teksa është shprehur se kanë një raport miqësor ende mes tyre.

    “Ledri nuk është njeri që bën për shoë. Si në çdo fillim ka edhe mbarim. Nuk do me thënë që është mbarim i përhershëm dhe nuk do me thënë që kur bashkohesh me dikë të jeshë i përjetshëm. Nuk është tragjike. Nuk mund të gjesh gjuhë të përbashkët. Për mua është shumë normale. Edhe për Ledrin është shumë normale. Edhe për Sarën është shumë normale. Sara është shumë e kuptueshme, kam shumë respekt

    Kanë raporte shumë të mira ende. Kanë nxjerrë foto të vjetra që i kanë parë bashkë. Ata nuk janë armiq. Ata munden edhe të takohen dhe të rrinë. Mund edhe të ribashkohen ose të prishen më keq. Gjithçka mund të ndodhë”, tha ai për “Prive”.

  • “Ia kam futur telefonin në gojë”/ Habit transgjinorja, rrëfen momentin kur zuri mat burrin duke parë filma +18: E kapa e nxora jashtë të zhveshur dhe…

    “Ia kam futur telefonin në gojë”/ Habit transgjinorja, rrëfen momentin kur zuri mat burrin duke parë filma +18: E kapa e nxora jashtë të zhveshur dhe…

    Transgjinorja Edona James, një prej banoreve të Big Brother VIP Kosova 2, ka treguar një histori aspak të zakontë njëkohësisht edhe komike, që ka pasur me partnerin e saj.

    Gjatë një bisede mes banorëve rreth filmave për të rritur, ajo ka treguar se njëherë ka zënë mat burrin e saj teksa shihte filma +18, dhe se më pas ia kishte futur telefonin në gojë atij, duke shkaktua të qeshura tek banorët e tjerë.

    “Unë burrin tim e kam zënë, u zgjova në mëngjes dhe i shikonte ato gratë që nuk e di as kokën ku e kanë, e kam kapur telefonin ia kom fut në gojë dhe ia dhashë një shuplakë, zhveshur e kam larguar jashtë”, është shprehur Edona.

    Edona më parë ka folur edhe për transformimin e saj, duke mos hezituar që të zbulonte edhe shifrat marramendëse që ka shpenzuar për të bërë ndërhyrjet në fizik.

    Ajo është kthyer në personazhet më të dashura dhe më të komentuara të këtij edicion, ku deri më tani në rrugëtimin e saj brenda shtëpisë së famshme ka rrëfyer për histori të ndryshme nga jeta private, si dhe është zgjedhur dy herë radhazi si e preferuar.

  • “Nuk e besoj dot”/ Stefi Prifti përlotet nga surpriza e vajzës së tij (VIDEO)

    “Nuk e besoj dot”/ Stefi Prifti përlotet nga surpriza e vajzës së tij (VIDEO)

    E bija e ka surprizuar me një këngë kushtuar artistit

    Këngëtari i njohur i serenatave korçare, Stefi Prifti, ishte një ditë më parë i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” me Erjona Rusin.

    Gjatë intervistës, Stefi është emocionuar dhe përlotur pasi vajza e tij u shfaq në studio.

    E bija e ka surprizuar me një këngë kushtuar artistit, por ky i fundit nuk ishte në dijeni dhe kur ajo është shfaqur duke kënduar është përlotur.

    “Nuk e besoj dot. E dëgjojmë”, thotë ai drejtuar moderatores.

    Ndërkohë gjatë bisedes me moderatoren e njohur të emisionit, Stefi Prifti është rrëfyer si asnjëherë më parë për familjen, divorcin e prindërve, mungesën e babait, humbjen e bashkëshortes.

    Artisti tregon me dhimbje se nëna u nda nga jeta në një moshë të re. Ai madje ka shtuar se kurrë nuk ka patur kurajon ta pyeste arsyen se pse ishte divorcuar.

    Prifti ka zbuluar gjithashtu se prindërit e tij kanë qenë të divorcuar dhe këngëtari i njohur nuk ia fal babait, që i ka braktisur kur ata ishin ende fëmijë të vegjël.

    Këngëtari u shpreh se nuk ia fal kurrë babait pasi nuk ka patur guxim që të takonte atë, motrën dhe vëllain. Por jo vetëm kaq, pasi Stefi shtoi se ka qenë disa herë në të njëjtin autobuz me të atin dhe nuk i ka folur.

  • Juliana Nura: Meshkujt shqiptarë në shtrat, fjalëshumë e punë pak (VIDEO)

    Juliana Nura: Meshkujt shqiptarë në shtrat, fjalëshumë e punë pak (VIDEO)

    Në “Më lër të flas” është diskutuar për një tematikë që edhe sot vijon të mbetet tabu në shoqërinë shqiptare, seksin.

    E ftuar në panel mes të tjerësh ishte edhe Juliana Nura e cila ka bërë një deklarat që nuk do t’i pëlqej shumë djemve shqiptarë.

    Juliana: Kam diskutu shpeshherë këto eksperiencat seksuale që kanë shoqëria jonë. Në Evropë nuk është problem kur ke të tilla probleme, kur nuk ndodh diçka. Çunat këtu flasin shumë çfarë bëj unë në shtrat, pastaj kur vjen puna, jo nuk u bë ajo jo nuk u bë kjo, dmth është akoma tabu këtu që nuk e shohin doktorin.