Category: Showbiz

  • Mbajti sekret shtatzëninë dhe mashkullin që i rrëmbeu zemrën, historia e gjatë e dashurisë mes Tiranës dhe SHBA-ve, kush është partneri i Mariza Ikonomit

    Mbajti sekret shtatzëninë dhe mashkullin që i rrëmbeu zemrën, historia e gjatë e dashurisë mes Tiranës dhe SHBA-ve, kush është partneri i Mariza Ikonomit

    Mariza Ikonomi është bërë nënë për herë të parë. Këngëtarja e ëmbël shqiptare ka mbajtur për 9 muaj sekret lajmin e shtatzënisë.

    Vetë këngëtarja ka ndarë disa foto ku mban në duar Melodyn dhe shkruan “dhe vjen një ditë që Zoti të dhuron gjithë Botën dhe e vendos atë në duart e tua! Melodia e jetës e sime! MELODY IKONOMI GREÇO!”, ndërsa nuk dihet se kur ka ardhur në jetë foshnja.

    Natyrisht që pas këtij lajmi, e gjithë vëmendja shkoi për partnerin e këngëtares, që prej vitesh e kishte mbajtur sekret. Blendi Greço është bashkëshorti i Marizës dhe babai i vajzës së saj. Këngëtarja dhe partneri i saj jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ndryshe nga Mariza, Blendi nuk është një fytyrë publike, por në profilin e tij në rrjetet sociale shihet pasioni për sportin dhe aventurën. Lidhja e tyre vazhdon prej disa vitesh, duke preferuar që ta mbajnë këtë histori sa më larg vëmendjes mediatike.

    Për ata që i njohin, Blendi dhe Mariza janë padyshim një çift shumë simpatik, që e reflektojnë dashurinë që kanë mes njëri-tjetrit. Në daljet e saj publike Mariza muajt e fundit ka qenë më e hapur, duke zbuluar detaje nga kjo histori dashurie.

    “Besoj që martesa me personin e duhur nuk është asnjëherë gabim. Mua nuk më frikson, por edhe nuk jam nga ata që vdiqa për t’u martuar. Unë i dua festat. E rëndësishme është se si ndihesh me njëri-tjetrin pastaj këto gjërat janë të bukura dhe mund të mbetet një kujtim por nuk është gjithçka”, shprehej Mariza më herët, teksa tregonte planet për martesë.

    Ajo zbuloi se këngën e saj të fundit ia ka dedikuar pikërisht partnerit të saj duke shtuar se ndihe vërtetë e dashuruar dhe e lumtur.

    “Në fakt kjo ka qenë një nga këngët që ne ia kemi kushtuar njëri-tjetrit, ose unë ia kam kushtuar atij. Muzika edhe teksti është frymëzuar prej tij. E kemi kënduar shumë shpesh bashkë. Kishte një ‘vibe’ shumë të mirë. Kjo është kënga e parë që unë i kam kushtuar dhe shpresoj që të vazhdoj t’ia kushtoj sepse nuk ka gjë më të bukur sesa të frymëzohesh nga dashuria. Unë vërtet ndihem e dashuruar dhe e lumtur.”

    Sa është plotësuar gjysma e Marizës? “Unë mund të them se jeta ka marrë një kuptim të bukur. Ndihem vërtet shumë mirë. Ditët janë edhe më motivuese dhe më të bukura. Është me të vërtetë një bekim që ta ndiesh veten mirë. Por kur gjen një person kupton që gjithçka ka nisur një kapitull të ri. Është një gjë sublime.”

  • “Më ka rrahur aq shumë”- Arkimed Lushaj rrëfen episodet dhunës nga mësuesja e tij: Racizëm i madh ndaj meje, u shkëputëm për arsye politike

    “Më ka rrahur aq shumë”- Arkimed Lushaj rrëfen episodet dhunës nga mësuesja e tij: Racizëm i madh ndaj meje, u shkëputëm për arsye politike

    Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka rrëfyer episode dhune që ka përjetuar nga mësuesja e tij e klasës së parë, për arsye politike, siç shprehet ai.

    Ai shprehet se ndaj tij është ushtruar një racizëm i madh.

    Më pas thotë ai në rrëfimin e tij, është detyruar të shkëputej pikërisht për arsyet politike

    “Në klasë të parë, zysha Xhemile Kanani më ka rrahur shumë se ishte kundër familjes time dhe lëvizjes… më ka rrahur jashtëzakonisht dhe ka qenë një racizëm shumë i madh ndaj meje. Unë jam rrahur shumë nga ajo mësuese, pastaj në klasë të dytë e mbaj mend babanë që vinte më merrte te shkolla, dhe më pas u desh të shkëputeshim për arsye politike…”, rrëfen Stresi.

  • Arbana zbulon projektin e saj të ri, çfarë do ndodhë me Big Brother VIP 3

    Arbana zbulon projektin e saj të ri, çfarë do ndodhë me Big Brother VIP 3

    Arbana Osmani ka zbuluar se projekti për të cilin ka punuar gjatë kësaj kohe është një restorant që do mbajë emrin e saj “Bana’s” dhe do të ndodhet tek Piramida e Tiranës.

    “Edhe pse s’kam dashur të zbuloj asgjë pa qenë gati, është folur shumë për të, duke aluduar edhe të paverteta në kufi të absurdit për të cilat nuk kam dashur as të flas e as të përgënjeshtroj. Kam zgjedhur të bëj atë që di të bëj më mirë; të punoj. Kam ndërruar dalëngadalë një skuadër fantastike që nga kjo e shtunë ju pret tek Piramida për tju shërbyer pastat artizanale më te shijshme që keni ngrenë ndonjëherë, paninet e ngrohta me bukën e bërë vetë, tiramisu-në me festëk më të mirë në vend e plot gatime të tjera fantastike”, shkruan Arbana.

    Në rrjetet sociale, Arbana ka folur edhe për projektet e saj televizive, duke theksuar se do të shihemi shpejt në ekran. Ndoshta sezonin e ardhshëm mund të vijë me një program të ri.

    “Dhe për ta mbyllur, për të gjithë ju që më pyesni pafund çdo ditë, natyrisht që përveç se te “Bana’s” shpejt do shihemi edhe në ekran, për te vazhduar nje pasion që më entuziasmon njëlloj si para 25 vitesh, dhe që lindi po aty, tek Piramida”, përfundon Arbana.

    https://www.instagram.com/arbanao/?utm_source=ig_embed&ig_rid=801d7f8f-1188-4bad-8740-18e4f06ba11b

  • “Miss Universe”, bukuroshja shqiptare renditet në “Top 5” (FOTO LAJM)

    “Miss Universe”, bukuroshja shqiptare renditet në “Top 5” (FOTO LAJM)

    Endi Demneri i ka mahnitur të gjithë në gjysmëfinalen e “Miss Universe” që u mbajt në El Salvador.

    Përfaqësuesja e Shqipërisë u duartrokit nga audienca me performancën e saj të shkëlqyer. Madje nga votat e publikut Endi është rikonfirmuar në Top 5 vajzat pretendente për fitore.

    Finalja e madhe e “Miss Universe” do të mbahet më datë 19 nëntor.

    Endi konkuron me një kauzë të veçantë në ”Miss Universe”, një sëmundje të cilin e ka luftuar dhe kërkon që të ndihmojë edhe vajzat që preken.

    “Është një sëmundje që quhet endometriosis. Kjo është kauza ime në “Miss Universe”. Dua të bëj vajzat e vogla dhe në moshën time, as nuk diskutohet, të kuptojnë që në qoftë se nuk ndihen mirë me veten. Ka një gjë që s’shkon, nuk kanë dëshirën për të filluar ditën, dëshirën për të ndërmarrë gjëra për veten e tyre, është me të vërtetë një gjë që nuk shkon te to. Duhet kuptuar që asgjë nuk të ndalon ty, e vetmja gjë që mund të të ndalojë është një sëmundje që në Shqipëri dhe në vendet e vogla akoma nuk njihet”, ka treguar ajo.

  • Dalin pamjet e patransmetuara, momenti kur Meti godet Blerandon

    Dalin pamjet e patransmetuara, momenti kur Meti godet Blerandon

    Dalin pamjet e patransmetuara, momenti kur Meti godet Blerandon

    Njëri nga konkurrentët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2, Meti, është përjashtuar nga shtëpia, para tre ditësh.

    Kjo ndodhi pasi Meti dhe Blerando u përfshinë në një debat të ashpër, ku Blerando si kapiten i javës, i dha detyrë Metit të pastronte banjot.

    Kërkesa e Metit ishte që t’i orfoheshin dorëza e maskë, se ndryshe nuk do e kryente detyrën. Pas kësaj, Meti eskaloi deri ne cënim fizik, e cila është rreptësisht e ndaluar në lojë.

    E gjitha përfundoi me përjashtimin e Metit.

    Në Prime, u shfaqën pamjet kur Meti e godet i pari Blerandon.

  • Erisa dëmtohet gjatë provave të “DWTS”, Eni Shehu mes lotësh: Ishte traumatizuese

    Erisa dëmtohet gjatë provave të “DWTS”, Eni Shehu mes lotësh: Ishte traumatizuese

    “S’ka qenë një javë e lehtë, nga një padjeshkë përfundoi në një dëmtim”

    Balerina profesioniste Erisa Govaçi nuk do të jetë pjesë e “Dancing With The Stars” për gjashtë javë pas një incidenti të ndodhur gjatë provave.

    Eni Shehu: S’ka qenë një javë e lehtë, nga një padjeshkë përfundoi në një dëmtim, nga komunikimet nuk e di si do të jetë shëndeti i saj, ishte traumatizuese si ngjarje, mendoja më të keqen, e kam menduar edhe largimin.

    Bora: Do duhet për disa javë të qëndrojë jashtë sallës së provave dhe Dancing.

  • Luana Vjollca “shfaqet” LIVE në Dancing with the Stars, si reagoi Bora Zemani (VIDEO)

    Luana Vjollca “shfaqet” LIVE në Dancing with the Stars, si reagoi Bora Zemani (VIDEO)

    Graciano Tagani ka kërcyer bashkë me Atalanta Kërçykun në ritmet e këngës Gasolina. Ndonse teksa jepnin komentet juria, Olta Gixhari ka thënë: Po pse nuk e keni bërë me këngën Benzina ju, kemi këngët tona të bukura shqiptare.

    Nuk ka ngurruar dhe Olta ka vendosur live nga telefoni këngën e Luana Vjollcës Benzina duke thënë se është këngë shumë e bukur e mbase balerinët nuk hulumtojnë aq sa duhet për të gjetur këngët.

    Teksa në skenë ka rënë qetësia, Bora i ka premtuar Oltës se javën tjetër do të ketë këngë shqiptare. Rikujtojmë se Luana u largua nga Top Channel pas 15 vitesh duke u bashkuar televizionit Klan me programet Zemër Luana dhe Love Island Albania.

  • Fifi shpërthen gjatë provat të “Dancing With The Stars”, ja çfarë i ndodhi (Video)

    Fifi shpërthen gjatë provat të “Dancing With The Stars”, ja çfarë i ndodhi (Video)

    Fifi dhe Luixhino zhvilluan provat e tyre ditore të “Dancing With The Stars” përpara spektaklit të rëndësishëm mbrëmjen e sotme.

    Gjatë përgatitjes në palestër, në një moment Luixhino ka komentuar me një epitet lëvizjet e konkurrentes.

    “Jo atë këmbën si laraskë, se nga pallua e bën laraskë”, u shpreh balerini.

    Kjo gjë nuk u pëlqye nga Fifi, e cila iu kundërpërgjigj atij. Madje konkurrentja përmendi edhe rivalen e saj.

    “Ore ti, mos më ofendo mua siç bën me Atalantë. Nuk jam Atalanta unë”, tha Fifi.

    Kjo bisedë nuk u vijua më tej, pasi ata vijuan provat për të arritur një performancë të mirë në “DWTS”.

  • Reperi i njohur rrëfen dhimbjet e fëmijërisë: I thërrisja dajës “baba”

    Reperi i njohur rrëfen dhimbjet e fëmijërisë: I thërrisja dajës “baba”

    Ai tregon se i thërriste dajës së tij “baba”, pasi i ati ishte internuar dhe reperi kishte qenë tepër i vogël për ta mbajtur mend.

    Stresi rrëfen se ka qenë një fjalë i prapë dhe kur ishte fëmijë, askush nuk kishte patur mundësinë t’i tregonte vëmendjen dhe kujdesin e duhur.

    “Kur ka ardhur pas demokracisë që është kthyer nga burgjet e diktaturës ka qenë një njeri me mjekër. Kur a ardhur në shtëpinë 92 e shihja si i frikësuar dhe thoja kush është ky njeri. Po është e vërtetë, daja Guxim quhet. E thirrja dajën baba sepse nuk e kisha babain afër nga regjimet. Nuk e kam pas fiksuar dot. Kur erdhi babi e kisha pak problem, e shifja por nuk i shkoja. Pastaj erdhi 97-ta dhe iu desh te merrej me politikën. Isha në klasë të dytë sepse në klasë të parë zysha më ka rrahur shumë. Ka qenë një racizëm shumë i madh ndaj meje. Nuk e kam pas fajin as unë dhe as prindërit e mi, ky është një faj që… Unë jam rrahur shumë nga kjo zyshë në klasë të parë. Në klasë të dytë e mbaj mend babain që vinte dhe më merte tek shkolla pastaj i desh të shkëputej për arsye politike deri në vitin 1999.

    Kam jetuar tek gjyshja sepse nuk kisha mundësi. E mbaj mend që u shitshin ato librat në atë kohë, unë i kam vjedhur ato sepse nuk kisha me çfarë ti bleja. Nuk ka pasur njeri kohë që të merrej me mua. Në të gjithë ata nxënësit unë isha më i vuajturi. Në mbledhje me prindërit unë si kam pasur kurrë prindërit, por ka ardhur shoku i babait.

    Në raport me fëmijët tjerë unë kam qenë shumë problematik dhe gjithmonë kam pasur shokë mëtë mëdhenj sepse s’më dilnin këta të moshës time. Unë ikja dhe biçikletë dhe nuk më gjenin. Sado që më mbyllnin në shtëpi unë dilja. Mua të më mbyllësh në një dhomë unë bëhem shumë keq. Unë kam një lidhje me mamin. Kur unë jam keq nënës time i ndodh një plagë në kokë, i çahet koka kur ndodh diçka me mua dhe kur kthehesha në shtëpi i shikoj atë gjithë duke më pritur”,- ka treguar reperi.

  • Historia prekëse e Santianës: Si e kuptova që “motra” ishte në të vërtetë nëna ime

    Historia prekëse e Santianës: Si e kuptova që “motra” ishte në të vërtetë nëna ime

    Santiana Maloku është një prej banoreve më të komentuara të edicionit të dytë të spektaklit Big Brother VIP Kosova. Ajo ka treguar se ka një histori të veçantë familjare dhe këtë e ka shpalosur gjatë një interviste në “Ftesë në 5” të dhënë pak muaj më parë.

    Ajo ka treguar se si e ka marr vesh në moshën shtatëvjeçare se ajo që i ishte prezantuar si motra e saj, në fakt ishte nëna e saj.

    Santiana ka treguar se prindërit e saj janë ndarë menjëherë pas luftës, pasi babai është larguar për në Gjermani dhe nëna e saj e ka rritur e vetme.

    “Kam qenë duke luajtur afër shtëpisë me një kushëri të nënës time dhe si fëmijë, zënka të vogla, ajo ma tregoi dhe unë u shokova se nuk e prita. Shkova në shtëpi dhe thirra nënën. Edhe hyra në dhomë, se s’e harroj kurrë atë moment edhe ju kam drejtuar motrës time, i thashë ‘Tregomë a je nëna ime, a motra ime’ edhe ajo mbeti, s’diti se si të reagonte. ‘Po, unë jam nëna jote. Hajde ta tregoj krejt. Edhe m’i ka tregu krejt sendet, prej fillimit deri në fund qysh kam qenë, pse kam vendosë mos me më tregu, kanë vendosur që me më tregu kur të rritna dhe pak që me i kuptu më mirë, mos me gjyku nënën time”, ka rrëfyer Santiana.