Category: Showbiz

  • Sot 9 vite pa Dr.Florin, e bija dhe bashkëshortja e kujtojnë me mall

    Sot 9 vite pa Dr.Florin, e bija dhe bashkëshortja e kujtojnë me mall

    Sot 9 vite pa Dr.Florin, e bija dhe bashkëshortja e kujtojnë me mall
    Dr. Flori është ndarë nga jeta si sot 8 vite më parë, por kujtimi i tij është gjithmonë i pranishëm tek njerëzit e afërt dhe miqtë e ngushtë. Këta të fundit e risjellin gjithmonë në kujtime në rrjetet sociale e media, por gjithashtu kanë qëndruar për gjithë këto vite pranë familjes së tij.

    Vajza e tij, që tani është rritur e kujton të atin në çdo ditë të rëndëishme për të, siç ka bërë edhe sot.

    “Më mungon”, ka shkruar ajo krah fotove të veçanta me babain.

    Të njëjtin postim e ka ndarë dhe nëna e saj, partnerja e Dr Florit duke e shoqëruar me një zemër të kuqe.

    Dr. Flori la pas 2 fëmijë, për të cilët Blerina është kujdesur si një heroine.

  • Stresi rrëfen dhimbjet e fëmijërisë: I thërrisja dajës “baba”, në klasë të parë më ka rrahur zysha shumë

    Stresi rrëfen dhimbjet e fëmijërisë: I thërrisja dajës “baba”, në klasë të parë më ka rrahur zysha shumë

    Stresi ka hapur zemrën në emisionin “Një gotë rose”, ku ka rrëfyer të gjitha dhimbjet e fëmijërisë së tij dhe vështirësitë të cilat ka kaluar.

    Ai tregon se i thërriste dajës së tij “baba”, pasi i ati ishte internuar dhe reperi kishte qenë tepër i vogël për ta mbajtur mend.

    Stresi rrëfen se ka qenë një djalë i prapë dhe kur ishte fëmijë, askush nuk kishte patur mundësinë t’i tregonte vëmendjen dhe kujdesin e duhur.

    “Kur ka ardhur pas demokracisë që është kthyer nga burgjet e diktaturës ka qenë një njeri me mjekër. Kur ka ardhur në shtëpinë 92 e shihja si i frikësuar dhe thoja kush është ky njeri. Po është e vërtetë, daja Guxim quhet. E thirrja dajën baba sepse nuk e kisha babain afër nga regjimet. Nuk e kam pas fiksuar dot. Kur erdhi babi e kisha pak problem, e shifja por nuk i shkoja. Pastaj erdhi 97-ta dhe iu desh te merrej me politikën. Isha në klasë të dytë sepse në klasë të parë zysha më ka rrahur shumë. Ka qenë një racizëm shumë i madh ndaj meje. Nuk e kam pas fajin as unë dhe as prindërit e mi, ky është një faj që… Unë jam rrahur shumë nga kjo zyshë në klasë të parë. Në klasë të dytë e mbaj mend babain që vinte dhe më merte tek shkolla pastaj i desh të shkëputej për arsye politike deri në vitin 1999.

    Kam jetuar tek gjyshja sepse nuk kisha mundësi. E mbaj mend që u shitshin ato librat në atë kohë, unë i kam vjedhur ato sepse nuk kisha me çfarë ti bleja. Nuk ka pasur njeri kohë që të merrej me mua. Në të gjithë ata nxënësit unë isha më i vuajturi. Në mbledhje me prindërit unë si kam pasur kurrë prindërit, por ka ardhur shoku i babait.

    Në raport me fëmijët tjerë unë kam qenë shumë problematik dhe gjithmonë kam pasur shokë mëtë mëdhenj sepse s’më dilnin këta të moshës time. Unë ikja dhe biçikletë dhe nuk më gjenin. Sado që më mbyllnin në shtëpi unë dilja. Mua të më mbyllësh në një dhomë unë bëhem shumë keq. Unë kam një lidhje me mamin. Kur unë jam keq nënës time i ndodh një plagë në kokë, i çahet koka kur ndodh diçka me mua dhe kur kthehesha në shtëpi i shikoj atë gjithë duke më pritur”,- ka treguar reperi.

  • Mariza Ikonomi bëhet nënë për herë të parë

    Mariza Ikonomi bëhet nënë për herë të parë

    Mariza Ikonomi është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Mariza me një postim në rrjete sociale ku tregon se është bërë me vajzë. E vogla mban emrin Melody.

    “Dhe vjen një ditë që Zoti të dhuron të gjithë Botën dhe e vendos atë në duart e tua. Melodia e jetës sime! Melody Ikonomi Greço”, shkruan Mariza krah fotove me vogëlushen e saj.

    https://www.instagram.com/ikonomimariza/?utm_source=ig_embed&ig_rid=8d907111-b6af-4a18-9a57-5ac6274a521f

  • Azemi i shpreh dashurinë, Alba i jep përgjigjen që nuk e priste

    Azemi i shpreh dashurinë, Alba i jep përgjigjen që nuk e priste

    Azemi ka vendosur t’ja shprehë hapur ndjenjat Albës duke i thënë se është i dashuruar me të.

    “Më mbet hatri për disa gjëra, sepse jam dashuruar. Ka momente që unë i kam me veten, duhet me i procesu, janë shumë gjëra. E kuptoj pjesën tënde”, tha ai.

    Alba i tha se po e bën të ndihet keq dhe fajtore prandaj i kërkoi të mbesin miq.

    “Mua po më bën të ndihem keq, të ndihem fajtore. Po më bën të ndihem sikur jam njeri i keq. Në çdo moment jam treguar e sinqertë me ty, t’i kam bërë gjërat e qarta me fillim. Dua të mbesim shokë të mirë”, tha ajo.

  • E pazakontë në Përputhen/ Megi Pojanit i vjen letër nga burgu i Peqinit

    E pazakontë në Përputhen/ Megi Pojanit i vjen letër nga burgu i Peqinit

    Megi Pojani mori sot gjatë emisionit në “Për’puthen” një letër të pazakontë dashurie.

    Reality show i parë dhe më i ndjekur i dashurisë në Shqipëri “Për’puthen” është rikthyer edhe këtë sezon në ekranin e Top Channel. Këtë vit moderatore e emisionit për herë të parë është Megi Pojani dhe opinionistët, Neada Balluku, e cila ka qenë edhe sezonin e kaluar Kastro Zizo dhe Aulona Musta.

    Megi Pojani mori sot gjatë emisionit në “Për’puthen” një letër të pazakontë dashurie. Ajo lexoi para konkurrentëve shkrimin poetik të një djali, që thotë se do ta dashurojë deri në fund të jetës. Ndërsa duke lexuar emrin e dërguesit dhe vendin nga është dërguar letra, moderatoja kuptoi se djali me zemrën e lënduar ndodhet në “IEVP Peqin”, në burgun e Peqinit.

    Ma prishe ti mendjen, shpirtin ma lëndove shumë rëndë, ma vrave zemrën, jetën ma shkatërrove, syve ua more shkëlqimin dhe viteve rininë.

    Jam bërë njeri i tretur, por jetë më vrave gëzimin, veç vuajtje më le në shpirtin tim. Pse u tregove shpirt katile? Nuk mundem të mallkoj, se unë të desha dhe akoma të dua pa hile. Që nga dita e parë, sa të jetoj, do të të dashuroj.

    Saide dhe Serxho, dy nga konkurrentët e këtij sezoni kanë shkëmbyer së fundmi puthje me njëri-tjetrin, por kjo nuk e ndali Gertin, një tjetër konkurrent të ftonte në një takim katër minutësh Saiden. Gerti shprehu interes për të madje ai zgjodhi një mënyrë të pazakontë, për t’i treguar Saides se është i vendosur në pëlqimin e tij ndaj saj.

    Produksioni i serviri konkurrentit tri pije “aspak të shijshme”: sodë, vezë me vaj dhe testikuj me vaj dhe ai guxoi duke i pirë të gjitha. Ama nëse ky veprim i tij ia vlejti për të marrë vëmendjen e Saides, do ta shohim kur konkurrentja të bëjë zgjedhjen e saj për takimin e radhës.

  • Pse mediat gjermane po i vihen kundër Loredanës?

    Pse mediat gjermane po i vihen kundër Loredanës?

    Mediat gjermane i janë kundëvënë Loredanës, pasi sipas pretendimeve, këngëtarja është arsyeja që futbollisti nuk po jep maksimumin e tij në fushë.Këngëtarja e njohur, Loredana prej disa kohësh po shijon lidhjen e saj të dashurisë me futbollistin Karim Adeyemit. Pas ndarjes së artistes nga Mozzik, kjo është lidhja e parë që Loredana e ka bërë publike dhe shpesh herë ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale fotografi nën shoqërinë e partnerit të saj.

    Mirëpo ndërkohë që dyshja po shijon lidhjen e tyre, mediat gjermane i janë kundëvënë Loredanës, pasi sipas pretendimeve, Loredana është arsyeja që futbollisti nuk po jep maksimumin e tij në fushë.

    Pasi nuk mori ftesë nga kombëtarja gjermane A, sepse nuk ka qenë në formën e duhur dhe nuk po aktivizohet rregullisht me Borusia Dortmund, lli i Dortmundit, Adeyem ka refuzuar që të luajë edhe me Gjermaninë U21.

    Ky refuzim ka zhgënjyer shumë Trajnerin e Gjermanisë. Julian Nagelsmann, mesa duket nuk është i kënaqur me vendimin e Karim Adeyemi për të refuzuar një ftesë për të përfaqësuar kombëtaren U21.

    Mediat e huaja janë të sigurt se lidhja e tij me këngëtaren shqiptare Loredana, po e largon nga rruga e duhur në botën e futboll. Lojtari i ri i Borusia Dortmund shihej si shpresa e të ardhmes së Gjermanisë, por në periudhën e fundit është folur më shumë për lidhjen me këngëtaren se sa për atë që po bën në fushë.

    Gjithashtu në Korrik të këtij viti, gazeta ‘’Bild’’ tha se Loredana dhe Karim Adeyemi janë në një lidhje romantike dhe po e shijojnë në maksimum këtë lidhje.

    ‘’Nëse gjithçka shkon siç duhet në jetën personale, nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për atë futbollistike. Sezoni për futbollistin gjerman duket se nuk ka nisur siç duhet. Lojtari ka rënie të dukshëm të performancës në fushën e lojës në 5 ndeshjet e para me Dortmun’’ – tha Bild në korrik te 2023.

  • “Të *** mu në tension seksual”/ Aureli çmendet pas prekjeve  të nxehta të Gabrielës dhe Marios

    “Të *** mu në tension seksual”/ Aureli çmendet pas prekjeve të nxehta të Gabrielës dhe Marios

    Një skenë e nxehtë ka ndodhur këtë puntatë në Për’puthen, e cila ka sjell një vorbull të madh reagimesh nga Aureli.

    Takimi gjysmë i zhveshur i Gabrielës me Marios ka bërë që Aureli të humb kontrollin dhe të ketë një përballje të fortë me Gabrielën, që pretendohet se është vajza që i ka vjedhur zemrën.

    Këtë të enjte, Gabriela dhe Mario, në një lavazh makinash, gjysmë të zhveshur, me skena provokative dhe tension seksual të madh kanë zhvilluar takimin e tyre.

    Pamjet që janë komentuar tepër edhe nga opinionistët, tërbuan’ Aurelin, i cili është shprehur se mbrëmjen e sotme i ka dhënë fund raportit dhe daljeve me Gabrielën, teksa ka kërkuar prej saj që mos ta shikoj dhe më në sy.

    “Të *** mu në tension seksual”- është shprehur Aureli ndërkohë që ka vijuar me një lum komentesh më pas.

  • E pazakontë në Përputhen/ Megi Pojanit i vjen letër nga burgu i Peqinit: Jam i dashuruar me…

    E pazakontë në Përputhen/ Megi Pojanit i vjen letër nga burgu i Peqinit: Jam i dashuruar me…

    Megi Pojani mori sot gjatë emisionit në “Për’puthen” një letër të pazakontë dashurie.

    Reality show i parë dhe më i ndjekur i dashurisë në Shqipëri “Për’puthen” është rikthyer edhe këtë sezon në ekranin e Top Channel. Këtë vit moderatore e emisionit për herë të parë është Megi Pojani dhe opinionistët, Neada Balluku, e cila ka qenë edhe sezonin e kaluar Kastro Zizo dhe Aulona Musta.

    Megi Pojani mori sot gjatë emisionit në “Për’puthen” një letër të pazakontë dashurie. Ajo lexoi para konkurrentëve shkrimin poetik të një djali, që thotë se do ta dashurojë deri në fund të jetës. Ndërsa duke lexuar emrin e dërguesit dhe vendin nga është dërguar letra, moderatoja kuptoi se djali me zemrën e lënduar ndodhet në “IEVP Peqin”, në burgun e Peqinit.

    Ma prishe ti mendjen, shpirtin ma lëndove shumë rëndë, ma vrave zemrën, jetën ma shkatërrove, syve ua more shkëlqimin dhe viteve rininë.

    Jam bërë njeri i tretur, por jetë më vrave gëzimin, veç vuajtje më le në shpirtin tim. Pse u tregove shpirt katile? Nuk mundem të mallkoj, se unë të desha dhe akoma të dua pa hile. Që nga dita e parë, sa të jetoj, do të të dashuroj.

    Saide dhe Serxho, dy nga konkurrentët e këtij sezoni kanë shkëmbyer së fundmi puthje me njëri-tjetrin, por kjo nuk e ndali Gertin, një tjetër konkurrent të ftonte në një takim katër minutësh Saiden. Gerti shprehu interes për të madje ai zgjodhi një mënyrë të pazakontë, për t’i treguar Saides se është i vendosur në pëlqimin e tij ndaj saj. Produksioni i serviri konkurrentit tri pije “aspak të shijshme”: sodë, vezë me vaj dhe testikuj me vaj dhe ai guxoi duke i pirë të gjitha. Ama nëse ky veprim i tij ia vlejti për të marrë vëmendjen e Saides, do ta shohim kur konkurrentja të bëjë zgjedhjen e saj për takimin e radhës.

  • Serena Sula: Shumë shpejt do shkoj në Dubai, më ka kërkuar një sheik!!!

    Serena Sula: Shumë shpejt do shkoj në Dubai, më ka kërkuar një sheik!!!

    Serena Sula ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku mes të tjerash foli dhe për jetën private.

    Ajo tregoi se i ka shkruar një sheik dhe se i ka kërkuar të shkojë në Dubai.

    Serena tha se këto kohë ka qenë e zënë me muzikën, por do ta pranojë ftesën.

    “Më ka shkruar një sheik, është person publik, njihet në Instagram, është nga Dubai. Më kishte ndjekur në Tik Tok gjithë kohës, bashkë familjen dhe më ka çmendur.

    Do të presë biletën që të shkoj në Dubai. Për momentin kam qenë duke u marrë me muzikën, por do ta pranoj, si jo mos ta pranoj. Unë mendova që të vijë ai këtu.

    Ai tha ose do vish ti këtu ose do vij unë atje. Është fiksuar! Do ta takoj dhe me familjen, unë gjithë me kë jam njohur, i kam prezantuar dhe me familjen.

    Të jetë në dijeni familja me kë person jam. Mua më pëlqen shumë, kemi komunikuar, është tipi im”, tregoi ajo.

  • Nuk ndalet Linda Halimi: Edhe Ledri Vula më ka shkruar

    Nuk ndalet Linda Halimi: Edhe Ledri Vula më ka shkruar

    Pas akuzave ndaj Bleros, për të cilin deklaroi se ka dashur ta shoqërojë për një gotë verë në dhomën e hotelit, Linda është shprehur se edhe Ledri Vula e ka ngacmuar.

    Sipas Lindës, Ledri i ka shkruar në rrjetin social “Snapchat” për një bashkëpunim, por këngëtarja këtë mesazh nga reperi duket se e ka marrë si një ngacmim.

    Pas deklaratës së Lindës, ishte Buçi ai që nisi të qeshë duke ironizuar këngëtaren.