Category: Showbiz

  • “Zarfi i zi” në BBV, përjashtohet menjëherë konkurrenti pas përleshjes brenda shtëpisë

    “Zarfi i zi” në BBV, përjashtohet menjëherë konkurrenti pas përleshjes brenda shtëpisë

    Sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ka ardhur zarfi i zi, për shkak të mos respektimin të rregullave.

    Prezantuesi dhe modeli i njohur Meti Alshiqi është përjashtuar nga shtëpia e Big Brother, pas përleshjes së sotme me Blerandon.

    “Vëllai i madh ka ndjekur me shqetësim te madh provokimet e metit ndaj Blernados, sipas rregullave të lojës, gjuha kërcënuese, cënimi fizik dhe nxitja për dhunë, janë rreptësisht të ndaluara, duke pasur parasysh faktin që përkundër paralajmërimeve, nuk ka pasur reflektim, pas verifikimit të pamjeve ku ka ndodhur ngjarja e sotme, Meti përjashtohet automatikisht nga shtëpia”, thuhet në Zarf.

    Menjëherë pas leximit të zarfit Meti ka dalë nga shtëpia pa u përshendetur me asnjë nga banorët.

  • Këngëtarja shqiptare “çmend” fansat në koncert, u afrohet për t’i prekur të pasmet (Video)

    Këngëtarja shqiptare “çmend” fansat në koncert, u afrohet për t’i prekur të pasmet (Video)

    Dafina Zeqiri mbetet një nga këngëtaret më të përfolura të vitit 2023.

    Koncertet e saj shumë të frekuentuara nga publiku, ku këngëtarja nuk ngurron të elektrizojë skenën me performacat e saj.

    Kështu edhe në një koncert të fundit ajo i ka habitur të gjithë me veprimin e saj. Dafina iu është afruar disa fansave dhe i ka lejuar që t’i prekin të pasmet.

    Video është bërë virale në rrjetet sociale.

  • Merr fund ‘dilema’ e shumëpërfolur, zbulohet kush do të prezantojë ‘Big Brother Vip Albania’

    Merr fund ‘dilema’ e shumëpërfolur, zbulohet kush do të prezantojë ‘Big Brother Vip Albania’

    Pritjes i erdhi fundi! Sipas Zëri.ai, Ledion Liço do të prezantojë edicionin e tretë të “Big Brother Vip Albania”.

    Siç u përfol, këtë vit reality-show i famshëm nuk do i besohet prezantueses Arbana Osmani.

    Moderatorja thuhet se ka ndërprerë ‘negociatat’ për shkak të një ‘ngërçi’ me administratorët e televizionit, që mendohet se ka lidhje me kompesimin financiar.

    Vendin e saj këtë vit do ta zërë Ledion Liço i angazhuar së fundmi si producent në “Top Channel”. Liço është përgatitur për rikthimin në ekran, kjo edhe falë projekteve të fundit si “A live night” apo filmi “Në kuadër të dashurisë”.

    Përpos kësaj, Ledioni ka prezantuar më parë sezonin e tetë të “Big Brother”.

  • Dyshimet se fëmija është i Flori Mumajesit, pornostarja shqiptare rrëfen si e zbuloi shtatzënin

    Dyshimet se fëmija është i Flori Mumajesit, pornostarja shqiptare rrëfen si e zbuloi shtatzënin

    Pornostarja e njohur Alby Rydes, e cila është nënë e një vajze, ka rrëfyer se shtatzënia e saj nuk ishte e planifikuar, por erdhi në një moment që donte të kishte fëmijë. Gjatë një bisede me këngëtarin Blero në Big Brother Vip Kosova, ajo tregoi se në momentin kur zbuloi se ishte shtatzënë vendosi që ta mbante foshnjën e saj. “Nuk ishte e planifikuar, por ka ndodhur në një kohë kur e doja. Thosha kur të jem 28 dua të kem një fëmijë, të rritem me të. Dhe atëherë erdhi kur isha 28-vjeçe. Thosha që dua ta kemi ditëlindjen përnjëherë, lindi një ditë mbrapa. Ditën që e mora vesh se isha shtatzënë vendosa ta mbaj, emrin e ka “ndihma e Zotit”. Në atë kohë e kam pasur nevojë shumë”, tha Alby Rydes. Ndërkohë kur u bë publik lajmi i shtazënisë së pornostares, u përfol se fëmija që ajo priste ishte i kantautorit Flori Mumajesi, thashetheme që nuk u konfirmuan kurrë dhe asnjëri prej të dyve nuk reagoi në lidhje me pretendimet.

    MISTERI I LIDHJES SË FLORI MUMAJESIT ME PORNOSTAREN

    Pas lajmit të shtatzënisë, Alby Rydes u përfol se ishte në një lidhje dashurie me Flori Mumajesin, madje fëmija që ajo priste ishte i kantatutorit. “Gazeta Express” botoi lajmin “ekskluziv” me titullin “Flori Mumajesi po bëhet baba, ylli i filmave pornografik po pret fëmijën e tij”, për t’u pasuar nga të tjera media. Sipas tyre, Flori Mumajesit po i ndodhte e njëjta gjë si reperit Drake, i cili po ashtu u bë baba për herë të parë nga marrëdhënia me një pornostare. Emisioni “SevenBizz” zbuloi nga burime të sigurta se ylli i filmave për të rritur, Alby Rydes, po priste fëmijën e kantautorit të njohur. Ndërkohë, benzinë zjarrit i ka hedhur artisti i njohur me emrin Loco. Me anë të një postimi, ai ka uruar Albyn për këtë shtatzëni, duke i shkruar: “Urime Alby, dëshiroj gjitha t’mirat, po a s’pate mashkull ma t’mirë me gjet veç Flori Mumajesit me ta fry barkun a?”. Nga ana tjetër, në rrjetin social “Instagram”, të dy e ndiqnin njëri-tjetrin dhe Flori është i vetmi artist shqiptar që Rydes ndiqte mes shumë të interesuarve djemve VIP. Ndërkohë, Liberta Spahiu, e cila është një romancë me Flori Mumajesin, ka publikuar në atë kohë një shkrim argumentues, ku i thërret kujtesës se kur mund ta ketë lënë shtatzënë Flori vajzën tjetër. Në shkrimin në fjalë thuhet:

  • Është një nga gratë më të pasura në botë, por prej 7 vitesh stilistja e njohur vesh të njëjtën pallto

    Është një nga gratë më të pasura në botë, por prej 7 vitesh stilistja e njohur vesh të njëjtën pallto

    Një nga gratë më të pasura në botë është besnike e stilit të saj

    Për sa kohë e mbani një pallto në gardërobën tuaj? Pasi një miliardere preferon që të veshë një pallto me print leopardi çdo vjeshtë. Është fjala për Nicky Hilton Rothschild.

    Motra e Paris Hilton, e njohur në botën e modës, për më shumë se 7 vjet vesh një pallto me print leopardi. Një nga gratë më të pasura në botë është besnike e stilit të saj dhe duket se as nuk ka ndërmend të heq dorë nga kjo pallto me këtë print të veçantë.

    E njëjta gjë ka qenë edhe këto ditë kur stilistja doli në Nju Jork e veshur me një pallto me print leopardi, një çantë lëkure Marc Jacobs në duar, xhinse të zeza dhe këpucë të sheshta.

    Mediat e huaja shkruajnë se Nicky është e martuar me biznesmenin miliarder, James Rothschild. Çifti ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë dhe ata shfaqen kudo bashkë, duke u treguar të gjithëve se si janë një familje harmonike dhe e lumtur.

    Rikujtojmë, se trashëgimtarja miliardere Paris Hilton para disa ditësh zbuloi fytyrën e djalit të saj, Phoenix në rrjetin social Instagram. 42-vjeçarja postoi në Instagram foto të vogëlushit nga udhëtimi i tij i parë në Nju-Jork. “Engjëlli im i çmuar, Phoenix, është në Nju-Jork për herë të parë”,-kishte shkruar bukuroshja në mbishkrim.

    Mirëpo ndjekësit vunë re një detaj. Sipas tyre, kishte diçka që nuk shkonte me formën e kokës së djalit. “Nuk dua të jem e pasjellshme, por çfarë po ndodh me formën e kokës së djalit”? “Pse e ka kokën kështu?” “A vuan diçka”? “Fëmija ka kokën më të madhe se Hilton”-ishin disa nga komentet në rrjetet sociale.

    Paris komentoi, duke u shprehur: “Ka disa njerëz të sëmurë në këtë botë. Engjëlli im gëzon shëndet të plotë. E sigurisht që do të bëhet mjek, ka një tru të madh”. Më pas ka ardhur edhe reagimi nga motra e Paris, Nicky. Ndërsa merrte pjesë në ngjarjen “Glamour Magazine Women of the Year” 40-vjeçarja tregoi se ndjen neveri kur haset me këto komente.

  • Noizy goditet me karrige në fytyrë, Ylli Limanit i bëhet qejfi: O sa mirë

    Noizy goditet me karrige në fytyrë, Ylli Limanit i bëhet qejfi: O sa mirë

    Ditën e sotme, Noizy ka surprizuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale, teksa ka publikuar një video, ku shihet duke u goditur me një karrige në fytyrë. Reperi ka sqaruar të gjithë ndjekësit e tij se bëhet fjalë për një sekuencë filmi, ku ai do të bëjë debutimin e tij si aktor.

    Por edhe komenti i Yll Limanit në lidhje më këtë video ka marrë vëmendjen. Ylli e ka publikuar videon dhe bashkangjitur ka shkruar:“Hahahahaha o sa mirë”, duke lënë kështu të nënkuptohet që i është bërë shumë qejfi që Noizy-n e kanë goditur me karrige në fytyrë.

    Noizy dhe Ylli mbeten jo vetëm bashkëpunëtorë në muzikë, por edhe shumë miq të mirë prandaj komenti i këngëtarit ishte thjesht për humor.

    https://www.instagram.com/noizy/?utm_source=ig_embed&ig_rid=bcc47835-72ca-4f00-a80d-e970e5b6ea18

  • Ndarja me Ledrin, Sara i vë vulën me veprimin e fundit

    Ndarja me Ledrin, Sara i vë vulën me veprimin e fundit

    Lajmi i ndarjes së Ledrit dhe Sarës po bën xhiron e rrjetit prej ditësh. Fakti se nuk po postonin më bashkë, mungesa e Ledrit krah Sarës në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”, bënë që dyshimet të shtohen. Kjo derisa u konfirmua ndarja e çiftit. Së fundmi edhe Ledri i habiti të gjithë duke e fshirë këngën e tyre me titull “Gjendje” nga Youtube.

    Por ajo që i vë vulën kësaj situate dhe konfirmon lajmet në media është dhe veprimi i fundit i Sarës.

    Gazetari Andi Vrapi ka zbuluar sot në “Ftesë në 5” se Sara është zhvendosur në Gjermani dhe tani po jeton atje duke e lënë Ledrin vetëm në Prishtinë.

    Në fakt edhe postimet e fundit nga Sara janë të gjitha me lokacion Gjermaninë, ç’ka e konfirmon këtë.

  • Brenda festës ku u zbulua gjinia e bebit të Luizit dhe Kiarës, zbulohet porosia e çiftit për të ftuarit

    Brenda festës ku u zbulua gjinia e bebit të Luizit dhe Kiarës, zbulohet porosia e çiftit për të ftuarit

    Prej muajsh lajmi se Kiara ishte në pritje të ëmbël po qarkullon në rrjetet sociale. Megjithatë, detajet ishin të pakta, duke qenë se çifti kishte preferuar që ta jetonte këtë periudhë larg vëmendjes së madhe të ndjekësve. E pas shumë indikacioneve që tregon realisht se moderatorja ishte shtatzënë, lajmi më në fund është konfirmuar.

    Sipas disa burimeve për revistën “Who”, thuhet se pak ditë më parë, çifti ka organizuar edhe “gender reveal”, pra festa për zbulimin e gjinisë së foshnjës. Një festë shumë private, ku është zbuluar gjinia e bebes dhe sipas të njëjtit burim thuhet se është vajzë. Festa ka qenë shumë intime dhe çifti ka preferuar që të ketë pranë vetëm rrethin e ngushtë miqësor.

    Si Luizi ashtu edhe Kiara kanë zgjedhur që të mos zbulojnë asnjë detaj nga kjo festë në rrjetet sociale. Nga ana tjetër, edhe të ftuarit janë porositur që të mos publikojnë asgjë në rrjetet e tyre sociale.

    Megjithatë jo vetëm miqtë e afërt e kishin mësuar këtë lajm, por edhe bashkëpunëtorët dhe stafi me të cilin Kiara punon.

    Burimi: Panorama

  • “Lorik Cana si Dwamena”/ Bregu “zbulon sekretin” e Europianit me kapitenin: E fshehën të gjithë…

    “Lorik Cana si Dwamena”/ Bregu “zbulon sekretin” e Europianit me kapitenin: E fshehën të gjithë…

    Cana kishte një problem me zemrën dhe e mbante të fshehtë. Luajti me problemet e zemrës vetëm për një ëndërr, për të qenë pjesë e kampionatit Evropian.

    Gazetari Sokol Bregu ka folur në lidhje me vdekjen e futbollistit të Egnatias, Raphael Dëamena pas një ataku kardiak gjatë sfidës së fundit kundër Partizanit.

    I ftuar në “Top Story”, Bregu theksoi se një gjë të tillë kishte përjetuar dhe ish-kapiteni i kuqezinjëve Lorik Cana gjatë ëndrrës së Europianit, moment i cili e la me pasoja të mëdha; mjekime për zemrën edhe sot.

    “Dwamena intervistën e tij të parë e dha për kolegun Endi Tufa. Ishte një ekskluziv ku fliste Dwamena dhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

    Ai aty shprehte një keqardhje shumë të madhe se po të futeshe në Google për Dwamenën gjeje gjatë gjithë kohës vetëm problemet e zemrës së tij, por asnjëherë golat që ai shënonte dhe asgjë që ai bënte në fushë. Dwamena ishte shumë konshient që mund t’i ndodhte vdekja në fushë, por pasioni i tij për futbollin nuk e lëshonte.

    Në të njëjtën kohë edhe kapiteni i Kombëtares tregonte një histori të vetën se kishte probleme me zemrën. Cana kishte një problem me zemrën dhe e mbante të fshehtë. Luajti me problemet e zemrës vetëm për një ëndërr, për të qenë pjesë e kampionatit Evropian.

    Nuk ja tregoi askujt, edhe klubi i tij e la të luante në Francë, vetëm dhe vetëm që të ishte në Evropian. “Rrezikova shumë jetën time”, tha Cana, “dhe që nga ai moment çdo ditë në orën 08:00 pi një ilaç për sforcon që i dhashë vetes në fushë”.

    Dwamena në vetëvete jepte atë që ne duhet të shohim në të vërtetë. Një mesazh dhe më vjen keq që në mediet shqiptare ngrihen akuza. Ne duhet ta shohim si një moment shprese për të gjithë ata që mund të kenë probleme në futboll. Nuk duhet të merremi. Dwamena luante futboll para se të vinte këtu. Luante për një ekip amator në Zvicër. Ekipet profesioniste nuk e merrnin për shkak të problemeve me të cilat do të përballeshin në rast se u ndodhte diçka e tillë. Por ai luante për ekipe të kategorisë së 5-të në Zvicër”- tha Bregu./ Top Channel

  • Bora Zemani i merr vendin Arbanës, ka një kusht për tu bërë moderatore e Big Brother VIP 3

    Bora Zemani i merr vendin Arbanës, ka një kusht për tu bërë moderatore e Big Brother VIP 3

    Prej disa ditësh kanë qarkulluar thashetheme se Arbana Osmani nuk do e prezantojë Big Brother VIP Albania 3. Ndonëse lajmi nuk është konfirmuar ende nga Arbana, kanë nisur aludimet se kush mund të jetë moderatore e spektaklit dhe një ndër emrat që është përfolur është Bora Zemani.

    Bora është ngacmuar nga gazetari i “Shqipëria Live”, i cili nuk ka nguruar të pyesë drejtpërdrejtë moderatoren nëse do të jetë ajo që do e prezantojë sezonin e ardhshëm të Big-ut.

    Bora nuk e mohoi si lajm, por vendosi një kusht, që këtë ta vendosë publiku.

    “Thua do më shkonte? Si mendon ti? Do doja të dija mendimin e të tjerëve, prandaj po të pyes, le ta vendosë publiku më mirë. Gjithmonë publiku…”, tha Bora.