Category: Showbiz

  • Ndarja me Ledrin, Sara i vë vulën me veprimin e fundit

    Ndarja me Ledrin, Sara i vë vulën me veprimin e fundit

    Lajmi i ndarjes së Ledrit dhe Sarës po bën xhiron e rrjetit prej ditësh. Fakti se nuk po postonin më bashkë, mungesa e Ledrit krah Sarës në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”, bënë që dyshimet të shtohen. Kjo derisa u konfirmua ndarja e çiftit. Së fundmi edhe Ledri i habiti të gjithë duke e fshirë këngën e tyre me titull “Gjendje” nga Youtube.

    Por ajo që i vë vulën kësaj situate dhe konfirmon lajmet në media është dhe veprimi i fundit i Sarës.

    Gazetari Andi Vrapi ka zbuluar sot në “Ftesë në 5” se Sara është zhvendosur në Gjermani dhe tani po jeton atje duke e lënë Ledrin vetëm në Prishtinë.

    Në fakt edhe postimet e fundit nga Sara janë të gjitha me lokacion Gjermaninë, ç’ka e konfirmon këtë.

  • Brenda festës ku u zbulua gjinia e bebit të Luizit dhe Kiarës, zbulohet porosia e çiftit për të ftuarit

    Brenda festës ku u zbulua gjinia e bebit të Luizit dhe Kiarës, zbulohet porosia e çiftit për të ftuarit

    Prej muajsh lajmi se Kiara ishte në pritje të ëmbël po qarkullon në rrjetet sociale. Megjithatë, detajet ishin të pakta, duke qenë se çifti kishte preferuar që ta jetonte këtë periudhë larg vëmendjes së madhe të ndjekësve. E pas shumë indikacioneve që tregon realisht se moderatorja ishte shtatzënë, lajmi më në fund është konfirmuar.

    Sipas disa burimeve për revistën “Who”, thuhet se pak ditë më parë, çifti ka organizuar edhe “gender reveal”, pra festa për zbulimin e gjinisë së foshnjës. Një festë shumë private, ku është zbuluar gjinia e bebes dhe sipas të njëjtit burim thuhet se është vajzë. Festa ka qenë shumë intime dhe çifti ka preferuar që të ketë pranë vetëm rrethin e ngushtë miqësor.

    Si Luizi ashtu edhe Kiara kanë zgjedhur që të mos zbulojnë asnjë detaj nga kjo festë në rrjetet sociale. Nga ana tjetër, edhe të ftuarit janë porositur që të mos publikojnë asgjë në rrjetet e tyre sociale.

    Megjithatë jo vetëm miqtë e afërt e kishin mësuar këtë lajm, por edhe bashkëpunëtorët dhe stafi me të cilin Kiara punon.

    Burimi: Panorama

  • “Lorik Cana si Dwamena”/ Bregu “zbulon sekretin” e Europianit me kapitenin: E fshehën të gjithë…

    “Lorik Cana si Dwamena”/ Bregu “zbulon sekretin” e Europianit me kapitenin: E fshehën të gjithë…

    Cana kishte një problem me zemrën dhe e mbante të fshehtë. Luajti me problemet e zemrës vetëm për një ëndërr, për të qenë pjesë e kampionatit Evropian.

    Gazetari Sokol Bregu ka folur në lidhje me vdekjen e futbollistit të Egnatias, Raphael Dëamena pas një ataku kardiak gjatë sfidës së fundit kundër Partizanit.

    I ftuar në “Top Story”, Bregu theksoi se një gjë të tillë kishte përjetuar dhe ish-kapiteni i kuqezinjëve Lorik Cana gjatë ëndrrës së Europianit, moment i cili e la me pasoja të mëdha; mjekime për zemrën edhe sot.

    “Dwamena intervistën e tij të parë e dha për kolegun Endi Tufa. Ishte një ekskluziv ku fliste Dwamena dhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

    Ai aty shprehte një keqardhje shumë të madhe se po të futeshe në Google për Dwamenën gjeje gjatë gjithë kohës vetëm problemet e zemrës së tij, por asnjëherë golat që ai shënonte dhe asgjë që ai bënte në fushë. Dwamena ishte shumë konshient që mund t’i ndodhte vdekja në fushë, por pasioni i tij për futbollin nuk e lëshonte.

    Në të njëjtën kohë edhe kapiteni i Kombëtares tregonte një histori të vetën se kishte probleme me zemrën. Cana kishte një problem me zemrën dhe e mbante të fshehtë. Luajti me problemet e zemrës vetëm për një ëndërr, për të qenë pjesë e kampionatit Evropian.

    Nuk ja tregoi askujt, edhe klubi i tij e la të luante në Francë, vetëm dhe vetëm që të ishte në Evropian. “Rrezikova shumë jetën time”, tha Cana, “dhe që nga ai moment çdo ditë në orën 08:00 pi një ilaç për sforcon që i dhashë vetes në fushë”.

    Dwamena në vetëvete jepte atë që ne duhet të shohim në të vërtetë. Një mesazh dhe më vjen keq që në mediet shqiptare ngrihen akuza. Ne duhet ta shohim si një moment shprese për të gjithë ata që mund të kenë probleme në futboll. Nuk duhet të merremi. Dwamena luante futboll para se të vinte këtu. Luante për një ekip amator në Zvicër. Ekipet profesioniste nuk e merrnin për shkak të problemeve me të cilat do të përballeshin në rast se u ndodhte diçka e tillë. Por ai luante për ekipe të kategorisë së 5-të në Zvicër”- tha Bregu./ Top Channel

  • Bora Zemani i merr vendin Arbanës, ka një kusht për tu bërë moderatore e Big Brother VIP 3

    Bora Zemani i merr vendin Arbanës, ka një kusht për tu bërë moderatore e Big Brother VIP 3

    Prej disa ditësh kanë qarkulluar thashetheme se Arbana Osmani nuk do e prezantojë Big Brother VIP Albania 3. Ndonëse lajmi nuk është konfirmuar ende nga Arbana, kanë nisur aludimet se kush mund të jetë moderatore e spektaklit dhe një ndër emrat që është përfolur është Bora Zemani.

    Bora është ngacmuar nga gazetari i “Shqipëria Live”, i cili nuk ka nguruar të pyesë drejtpërdrejtë moderatoren nëse do të jetë ajo që do e prezantojë sezonin e ardhshëm të Big-ut.

    Bora nuk e mohoi si lajm, por vendosi një kusht, që këtë ta vendosë publiku.

    “Thua do më shkonte? Si mendon ti? Do doja të dija mendimin e të tjerëve, prandaj po të pyes, le ta vendosë publiku më mirë. Gjithmonë publiku…”, tha Bora.

  • Tayna goditet me telefon në mes të koncertit (Video)

    Tayna goditet me telefon në mes të koncertit (Video)

    Duket se goditja e artistëve ndërkohë që performojnë në skenë tashmë është bërë e modës dhe një tjetër këngëtare shqiptare ka rënë pre e këtij veprimi në një prej koncerteve të fundit të saj.

    Në një video që është bërë menjëherë virale në internet, Tayna shihet teksa performon në skenë dhe në momentin që po këndon, një anëtar i publikut e ka goditur artisten me telefon.

    Për fat të mirë, Tayna i ka shpëtuar këtij incidenti pasi telefoni thjesht e ka prekur tek pjesa e këmbëve, duke mos e dëmtuar.

    Reperja ka vijuar performancën e saj, duke e injoruar totalisht veprimin që një ndër personat e pranishëm në koncert ka bërë.

    Tayna nuk ka bërë asnjë reagim në rrjetet sociale në lidhje me këtë incident që i ka ndodhur së fundmi. Artistja ka qënë në një koncert në Nju Jork, e cila ka perfomuar në skenë së bashku me Ledri Vulën.

  • Ndërhyrjet estetike nuk janë më një “punë grash”: Kush janë burrat e famshëm që kanë bërë ‘korrigjime’

    Ndërhyrjet estetike nuk janë më një “punë grash”: Kush janë burrat e famshëm që kanë bërë ‘korrigjime’

    Nëse më para toksina botulinike e tipit A (e njohur gjerësisht si botoks) dhe ndërhyrjet estetike për të korrigjuar hundën, veshët etj., ishin ndryshime që lidheshin zakonisht me gratë, në ditët e sotme duket se burrat nuk përbëjnë përjashtim.

    Vetëm disa ditë më parë, Arjan Konomi pranoi se “kanë ndodhur disa ndryshime” në portretin e tij. I ftuar te “Rudina”, ai u shfaq me një pamje ndryshe nga çfarë ishim mësuar ta shihnim kohëve të fundit gjatë udhëtimeve nëpër botë. Ai tregoi se ka mbjellë flokët dhe ka “prekur” disa gjëra në fytyrë, pa u ndalur konkretisht në detaje.

    Në një intervistë për “E diela jonë” në RTSH me moderatorin Ermal Peçi, aktori Erion Isai pranoi se gjatë periudhës së gushtit vendosi të kryente një ndërhyrje për të korrigjuar hundën dhe veshët.

    Pak kohë më parë, gazetari Bledi Strakosha pranoi te “Rudina” se ka bërë botoks dhe nuk ka turp ta tregojë. “Kam bërë dy herë botoks dhe nuk kam turp ta them. E kam bërë për të ndërhyrë pak në rrudhat e shprehisë në ballë dhe te sytë. Unë kam edhe një problem, qeset poshtë syve. Më sugjeruan që t’i hiqja dhe ato, por nuk pranova, sepse doja ta njihja veten kur të dilja para pasqyrës,” tha ai.

    Në vitin 2017, Agron Llakaj provoi trendin të botoksit, por vetëm për të mos e bërë kurrë më. Llakaj tregoi se pasi bëri botoks në fytyrë, nuk e njihte veten. Fytyra i kishte ngrirë, vetullat i qëndronin lart dhe shkurt dhe kuptoi që kjo punë s’bënte për të. Humoristi e konsideroi botoksin ide jo të mirë sepse rolet e tij kanë shumë të rëndësishme mimikën dhe ai nuk e kontrollonte dot aq mirë fytyrën.

    Kryeministri Edi Rama është përfolur më parë se mund të ketë bërë botoks, pretendime të cilat Rama i mohoi duke thënë se duket “papritur i qeshur dhe lëkura ime papritur është dukur si lëkura e Fevziut” sepse ka më “pak lodhje dhe stres” dhe “dielli ka filluar të shkëlqejë përsëri mbi Shqipërinë”. Një ekspert i fushës ka treguar në anonimitet se “përveç botoksit të injektuar në pjesën e sipërme të ballit, doza jo të vogla materialit filler janë përdorur në pjesën poshtë syve si dhe në atë që ndan sytë me veshët”.

    Në një intervistë, Erion Braçe u shpreh se “nuk merret me burra që bëjnë botoks” (duke iu referuar Ervin Salianjit). Sidoqoftë, e vërtetë ose jo, Salianji dukshëm nuk është i pari për të cilin përflitet se ka bërë botoks.

    Në një intervistë për “Ftesë në pesë” në Top Channel, kirurgu plastik Panajot Papa tha se “politikanë të njohur kanë kryer botoks tek ai” dhe kanë kërkuar – me të drejtën e pacientit për ruajtje të privatësisë – që të mos u dalë emri.

    GETOAR SELIMI – ËSHTË PËRFOLUR QË KA KRYER NJË NDËRHYRJE PËR KORRIGJIMIN E VESHËVE.

    “Burrat kanë qenë gjithmonë të lidhur me shëndetin dhe mirëqenien në lidhje me atletikën, stërvitjen me pesha dhe ndërtimin e trupit. Këto aktivitete jo vetëm që shfaqin aftësi, por gjithashtu përqendrohen te imazhi i trupit në një farë mase,” shpjegon kirurgu Jaclyn Tomsic për Fortune. “Botoksi dhe procedurat e tjera kozmetike ofrojnë një rrugë tjetër për t’u ndjerë më mirë.” /Marrë me shkurtime nga Anabel.al

  • Luiz Ejlli ndalohet nga policia në aeroportin e Frankfurtit

    Luiz Ejlli ndalohet nga policia në aeroportin e Frankfurtit

    Luizi ka ndarë me ndjekësit e tij një video, ku tregon se si policët në aeroportin e Frankfurtit, Gjermani, e kanë mbajtur 1 orë në pyetje, pasi ai u kishte thënë se ‘po shkonte në Zyrih për të parë një film’.

    “E di kush ishte pjesa më e bukur? Nuk më kishte ndodhur ndonjëherë. Na pyetën këta policët ‘ku po shkoni?’, se jemi në Frankfurt këtu.

    ‘Në Zyrih i thamë’. ‘Për ça po shkoni?’, tha. ‘Me pa film’, i thashë. ‘Si me pa film?’, tha.

    ‘Po. Duam me shkuar deri në Zyrih me pa film’, i thashë.

    E kujtuan se jemi duke u tallë dhe na mbajtën 1 orë aty në pyetje. Për atë Zot.

    Ishin dobët me humorin këta policët gjermanë”, tregon Luiz Ejlli.

    VIDEO

  • E ‘godasin’ me karrige në fytyrë, Yll Limani tallet keq me Noizy-n!

    E ‘godasin’ me karrige në fytyrë, Yll Limani tallet keq me Noizy-n!

    Ditën e sotme, Noiz-y ka surprizuar sërish ndjekësit e tij në rrjetet sociale, teksa ka publikuar një video, ku shihet duke u goditur me një karrige në fytyrë.

    Pavarësisht se në pamje të parë duket e frikshme, reperi ka sqaruar të gjithë ndjekësit e tij se bëhet fjalë për një sekuencë filmi, ku ai do të bëjë debutimin e tij si aktor.

    Ndërkohë që është komentuar dhe pëlqyer nga ndjekësit e Noizy-t, komenti i Yll Limanit në lidhje më këtë video ka qënë epik, duke u “tallur” me këngëtarin.

    Limani e ka publikuar këtë video në profilin e tij të Instagramit dhe bashkangjitur tij ka shkruar:“Hahahahaha o sa mirë”, duke lënë kështu të nënkuptohet që i është bërë shumë qejfi që Noizy-n e kanë goditur me karrige në fytyrë.

    Dhe në fakt, ky koment i Yllit është në një farë mënyre një “hakmarrje” ndaj Noizy-t, i cili shpesh herë përpiqet ta bëjë me nerva Limanin.

    Noizy dhe Yll Limani, përvecse kanë një bashkëpunim mjaft të suksesshëm në karrierën muzikore, ata janë edhe shumë miq të afërt me njëri-tjetrin.

    Madje gjatë kësaj vere, ata preferuan që të kalonin disa ditë pushimesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ku sigurisht nuk kanë munguar ngacmimet mes njëri-tjetrit.

  • Bora Zemani merr moderimin e “BB VIP 3”? Çfarë tha vetë moderatorja (Video)

    Bora Zemani merr moderimin e “BB VIP 3”? Çfarë tha vetë moderatorja (Video)

    Prej disa javësh në shtypin rozë kanë nisur të qarkullojnë menjëherë lajmet në lidhje me moderimin e “BBV3”.

    Sipas thashethemeve të shumta që qarkullojnë në media, Arbana Osmani nuk do të jetë moderatorja e sezonit të ardhshëm të BBV.

    Ndërkohë që ende nuk ka një konfirmim nga ana e Osmanit, menjëherë pas publikimit të këtij lajmi në shumë portale, të shumta kanë qenë aludimet në lidhje me moderatoren që do të marrë në dorë prezantimin e një prej programeve mjaft të suksesshme të Top Channel.

    Lidhur me këto thashetheme, Bora Zemani është ngacmuar nga gazetari i “Shqipëria Live”, i cili nuk ka nguruar të pyesë drejtpërdrejtë moderatoren nëse do të jetë ajo që do e prezantojë sezonin e ardhshëm të Big-ut.

    Gazetari: Ti je një ndër emrat që po përflitesh për Big Brother Vip

    Bora Zemani: Thua? Do më shkonte? Si mendon ti?

    Gazetari: Po të pyes ty, sot jam unë ai që të bën pyetje

    Bora Zemani: Do doja të dija mendimin e të tjerëve, prandaj po të pyes edhe unë

    Gazetari: Le ta vendosë publiku

    Bora Zemani: Po, le ta vendosë publiku më mirë. Gjithmonë publiku…

  • Noizy-n e ‘godasin’ me karrige në kokë! Çfarë ndodhi me reperin vallë? (Video)

    Noizy-n e ‘godasin’ me karrige në kokë! Çfarë ndodhi me reperin vallë? (Video)

    Disa javë më parë, Noizy bëri një postim në rrjetet sociale, duke u shfaqur me gjak në kokë dhe sigurisht që kjo foto e këngëtarit shqetësoi fansat në atë kohë.

    Pas shumë aludimeve lidhur me atë postim, më në fund Noizy konfirmoi se do të ishte pjesë e një filmi.

    Pas këtij postimi, një tjetër skenë është postuar në profilin e reperit të njohur, ku shihet teksa goditet me një karrige në kokë. Ndërkohë që fillimisht ndjekësit e artistit janë trembur, ai ka sqaruar se në fakt është një sekuencë nga filmi që ai do të luajë.

    “Nuk ka konkurrencë as këtu, ju premtoj”, shkruan Noizy, duke lënë kështu të nënkuptohet se reperi nuk do të zhgënjejë edhe në debutimin e tij si aktor.

    Ky postim i artistit është komentuar shumë nga ndjekësit e tij, ku një pjesë e madhe e komplimentojnë por që ka patur edhe nga ata që kanë shkruar se duhet t’ia lërë në dorë publikut vlerësimin.

    Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Noizy shihet teksa luan përkrah aktorit të njohur Blerim Destani, njëkohësisht edhe miku i Noizy-t prej vitesh.

    Vera që kaloi ka qenë mjaft e ngarkuar për artistin, i cili solli për publikun shqiptar një ndër koncertet më të rëndësishme të karrierës së tij muzikore, “Alpha Show 2”.