Category: Showbiz

  • Pas deklaratave shokuese, flet shoqja e Vesës: E ndjej detyrim të tregoj të vërtetën

    Pas deklaratave shokuese, flet shoqja e Vesës: E ndjej detyrim të tregoj të vërtetën

    Nga tradhtia e shoqes së saj të ngushtë deri te aborti, Vesa ka treguar me detaje versionin e historisë së saj me ish-partnerin Mërgim Berisha. Nga ana tjetër vëllai i futbollistit ka hedhur poshtë cdo pretendim të saj, ndërsa tani ka reaguar edhe shoqja e Vesës.

    “Nuk jam mësuar të dal para kamerave, por kur e pashë intervistën që është bërë dhe e pashë që po i bëhet e padrejta Vesës, e kam ndier veten si shoqe e obliguar të dal dhe ta tregoj të vërtetën”, ka filluar rrëfimin Artiola, shoqja e Vesës në një intervistë për Prive.

    Artiola tregon që Vesën e njeh që disa vjet përmes ish-shoqes së tyre, po rrugët i ndanë me të, për shkak të situatës mes Vesës dhe asaj. Ajo tregon që Vesën e sheh si motër dhe se kur e ka parë intervistën e Edonës (ish-shoqja e tyre), është shokuar.

    “Kur e pashë intervistën më ka lënë pa fjalë, se e di që kanë qenë shpesh në pushime bashkë si në Stamboll, Vesa me ish-shoqen dhe ish-të fejuarin e Vesës. Dhe kjo tregon që Vesa i ka besuar shumë asaj”, vazhdon ajo.

    “E vërtetë është, nga fillimi babai i Vesës i ka thënë asaj që shoqja e ngushtë do të ta marrë burrin. Jo vetëm babai, por edhe ish-i fejuari i Vesës i ka thënë të mos rrijë më të, nuk është shoqe e mirë për ty, do të na sjellë probleme, por Vesa nuk ka reaguar, dhe tani jemi ku jemi”, thotë shoqja e Vesës.

  • Katër dhoma gjumi dhe…./ Zbuloni rezidencën 5 milionë paund të Rita Orës dhe Taika Waititit (FOTO)

    Katër dhoma gjumi dhe…./ Zbuloni rezidencën 5 milionë paund të Rita Orës dhe Taika Waititit (FOTO)

    ‘Të kesh një vend që mund ta quajnë shtëpi është vërtet e rëndësishme’

    Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora dhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi, kanë blerë një rezidencë trekatëshe 5 milionë paund në Zelandën e Re:

    ‘Të kesh një vend që mund ta quajnë shtëpi është vërtet e rëndësishme’. Prona e re e dyshes ndodhet në Auckland.

    Mediat e huaja shkruajnë se prona e madhe mburret me katër dhoma gjumi, një pishinë, verandë, kopshte private, garazh të madh dhe pamje mahnitëse në të gjithë gjirin.

    Shtëpia gri e errët është e vendosur në një platformë trekatëshe në majë të shkëmbit dhe është e vendosur në dy të tretat e një hektari, me aksesin e saj në plazh.

    “Edhe pse Taika dhe Rita kalojnë shumë kohë në Mbretërinë e Bashkuar, Zelanda e Re është ende një pjesë e madhe e identitetit të tij dhe jetës së tyre së bashku”, tha një burim për mediat e huaja.

    Dyshja e famshme prej pak më shumë se një viti kanë celebruar dashurinë e tyre në martesë dhe duken shumë të dashuruar në çdo dalje publike të tyren.

    Së fundmi këngëtarja me origjinë shqiptare nuk ka ngurruar ta cilësojë të shoqin e saj si “zotin e seksit”. E ftuar në emisionin e Andy Cohen, yllit të popit iu kërkua të përshkruante me një fjalë personazhe të ndryshëm.

  • Big Mama do të martohet me një mafioz?! Telefonata BOMBË me Bes Kallakun: Hajde nuse në Bubq…

    Big Mama do të martohet me një mafioz?! Telefonata BOMBË me Bes Kallakun: Hajde nuse në Bubq…

    “Nuk ma ka treguar mbiemrin. Është afër 40 vjeç, është pak si tip mafioz”

    Këngëtarja e njohur, Big Mama, ishte një ditë më parë e ftuar në “Mos i bjer me top” në “E Diell”, Top Channel. Gjatë intervistës me dy moderatorët e njohur, Erjola Doçi dhe Ronaldo Sharka, asaj iu dha një sfidë.

    Big Mama duhej që të telefononte mikun e saj, Bes Kallaku dhe ti thoshte ‘duan të më martojnë me dikë nga Bubqi”, pra nga fshati i tij.

    Fillimisht këngëtarja ngurroi që të bënte sfidën, pasi tha se nuk e thërrisnin njëri-tjetrin në emër, por kanë pseudonime dhe ‘do bëheshin hor’. Por më pas ajo e telefonoi Besin.

    Pjesë nga biseda mes tyre:

    Big Mama: O Bes, ku je o shpirt

    Bes Kallaku: Ku je ti?

    Big Mama: Unë kam ardhur në Tiranë. A je në Tiranë takohemi pak. Kam një pyetje. Më thuaj a e njeh një Alban nga Bubqi?

    Bes Kallaku: Alban nga Bubqi? Alban kush?

    Big Mama: Nuk e di Alban kush. Dëgjomë, më ka shkruar dhe jemi në kontakt gati 4 muaj

    Bes Kallaku: Po?

    Big Mama: Kam ardhur ta takoj por nuk e di a është njëri tamam a jo

    Bes Kallaku: O zemër dua mbiemrin. A e ke për shok a për ça?

    Big Mama: Për shok, për martesë

    Bes Kallaku: Për martesë, shumë bukur, hajde nuse në Bubq

    Big Mama: Ej, a nuk e njeh? Më tha se të njeh mirë

    Bes Kallaku: Nuk e di, më thuaj mbiemrin

    Big Mama: Nuk ma ka treguar mbiemrin. Është afër 40 vjeç, është pak si tip mafioz

    Bes Kallaku: Ku ka mafioz Bubqi, ça thua ti

    Big Mama: Po më ka gënjyer garant

    Bes Kallaku: Ku ka mafioz në Bubq, e vetmja mafioze në Bubq është Ija ime

    Big Mama: Ta haj zemrën. O Bes, jam në Top Channel e më detyruan të të thirri ty.

  • Big Mama “puth në buzë” Ilirin dhe Donaldin: Fantazoj se*sualisht Romeo Veshajn!

    Big Mama “puth në buzë” Ilirin dhe Donaldin: Fantazoj se*sualisht Romeo Veshajn!

    Personazhi i kësaj të diele në “Mos i bjer me Top” ka bërë të gjithë publikun të shkrihet së qeshuri. Ku është Big Mama, ka gjithmonë energji të mirë dhe këtë këngëtarja e tregon në çdo dalje të saj. E ftuar për të promovuar klipin e saj të ri “Nafaka”, Bigu nuk ka shpëtuar nga disa pyetje ngacmuese të Ronaldo Sharkës dhe Erjola Doçit.

    Lojës se cilin nga personazhet e showbiz-it shqiptar do të vendoste pranë zemrës, cilin do të hidhte pas dhe cilin do ta bënte copa-copa, këngëtarja i është përgjigjur duke puthur në buzë burrat dhe duke vendosur vendosur në ballë gratë.

    E pyetur nga Doçi nëse Donaldi dhe Iliri janë meshkujt për të cilët ka fantazuar, pasi i puthi në buzë, Big Mama me batutë tha se ‘po’, por jo për Donaldin – Romeon. Kështu, në listën e fotove me vajza dhe djem të njohur të showbiz-it shqiptar, Big Mama vendosi në zemër Dafinën, Marina Vjollcën etj. Ndërsa në foton e Donald Veshajt, këngëtarja tha: “Donaldit i jap një puthje në buzë. Donald, të kam shpirt”.

    Madje, këtë tha edhe për Ilir Shaqirin: “Edhe Ilirin e puth në buzë, e kam në zemër. Gocat do t’i puth në ballë, burrat në buzë” – shtoi ajo me të qeshur. Ndërhyrjes së Erjolës nëse janë ata personazhet me të cilët ka fantazuar seksualisht, Big Mama tha: “Po, por Donaldin jo. Romeon po, e ëndërroj seksualisht”.

  • Operacion hundën dhe veshët? Erion Isai: Do nis gjyqet me portalet

    Operacion hundën dhe veshët? Erion Isai: Do nis gjyqet me portalet

    Kreu i Kolonjës por edhe aktori, regjisori Erion Isai tregoi më shumë rreth jetës së tij publike dhe familjare i ftuar në emisionin “E diela jonë” nga Ermal Peçi. Që në krye të bisedës Ermali e pyet për ndryshimet estetike në imazhin e tij, ndryshime që morën vëmendje në fund të kësaj vere. Çfarë ka bërë ai me pamjen e tij?

    ‘Në gusht nisa të bëja një operacion estetik por zbulova që kisha 83% bllokim në rrugët e frymarrjes. Kam bërë veshët dhe hundët por prapë një surrat jam. Besi thotë ne jemi dëshmia e gjallë e transformimit nga Majmuni në njeri. Jam njeriu më frikacak për shëndetin. Mendoja është turp të vdesësh për hundën dhe veshët.’

    Nisur nga pozicioni tij, Erioni tregoi se i priste reagimet për ndryshimin e tij edhe pse nënvizoi se shpenzon 0 kohë me mediat online apo sociale.

    ‘Nuk i lexoj fare portalet. Nuk më vrasin goditjen nën brez. Bullizimi në këtë vend është frikshëm them ndonjëherë ku po I rris vajzat. Ke portale që ta marrin surratin ta plasin dhe të komentojnë siç I do qejfi… kush është liria e medias? Të komentosh si të duash? Nuk kam frikë që nesër pasnesër vajzat e mia të lexojnë komente nëpër portale pasi kam marrë një vendim që kur ta mbyll këtë cikël politik me avokatë do ta fitoj këtë betejë me portalet që online mos të jetë asnjë qelbusillëk që nuk ka lidhje me angazhimin tim politik’

  • Habit Big Mama: Romeon e ëndërroj seksualisht

    Habit Big Mama: Romeon e ëndërroj seksualisht

    Big Mama ka qenë personazhi i radhës që është përballur me pyetjet ngacmuese të Ronaldo Sharkës dhe Erjola Doçit në rubrikën “Mos i bjer me Top” në “E Diell”.

    E pyetur nga Erjhola nëse Donaldi dhe Romeo janë meshkujt për të cilët ka fantazuar, Big Mama me batutë tha se ‘po’, por jo për Donaldin, por Romeon. Atë e “ëndërronte seksualisht”.

    Big Mama: Donaldit i jap një puthje në buzë. Donald të kam shpirt.

    Erjola Doçi: Mos janë këta ata personazhet me të cilët ke fantazuar?

    Big Mama: Po, por Donaldin jo. Romeon po, e ëndërroj seksualisht.

    Erjola Doçi: Uaa….

  • ‘Kam 4 gra pa letra’, Mandi Nishtulla bën thirrje: Të miratohet ligji në Shqipëri

    ‘Kam 4 gra pa letra’, Mandi Nishtulla bën thirrje: Të miratohet ligji në Shqipëri

    Mandi Nishtulla ka qenë i ftuar së fundmi në “Më Lër të Flas” ku zbuloi se fiton rreth 40 mijë euro në muaj nga klikimet. Mandi gjithashtu bëri një kërkesë që të miratohet ligji për të pasur më shumë se një grua në Shqipëri.

    “Leku kështu nuk shijohet. Në qoftë se në Shqipëri nuk del ligji që një mashkull të ketë 7 kurora, nuk do futet Shqipëria në kurorë. Femra është një gradë e ulët para burrit sepse burri e ka nxjerrë nga brinja vet. Kam katër gra pa letra vetëm këtë të voglën që e kam 10 vite më të vogël se unë e kam me letra. Po të lejohej e kisha bërë se nusja nuk është kundra”, tha këngëtari.

    Mandi Nishtulla ka qenë i ftuar së fundmi në “Më Lër të Flas” ku zbuloi se fiton rreth 40 mijë euro në muaj nga klikimet. Mandi gjithashtu bëri një kërkesë që të miratohet ligji për të pasur më shumë se një grua në Shqipëri.

    “Leku kështu nuk shijohet. Në qoftë se në Shqipëri nuk del ligji që një mashkull të ketë 7 kurora, nuk do futet Shqipëria në kurorë. Femra është një gradë e ulët para burrit sepse burri e ka nxjerrë nga brinja vet. Kam katër gra pa letra vetëm këtë të voglën që e kam 10 vite më të vogël se unë e kam me letra. Po të lejohej e kisha bërë se nusja nuk është kundra”, tha këngëtari.

  • Big Mama puth në buzë Donaldin dhe Ilirin: Me Romeon fantazoj…

    Big Mama puth në buzë Donaldin dhe Ilirin: Me Romeon fantazoj…

    E pyetur nga Doçi nëse Donaldi dhe Iliri janë meshkujt për të cilët ka fantazuar, pasi i puthi në buzë, Big Mama iu përgjigj me batutë se po, por jo për Donaldin, Romeon ëndërronte seksualisht

    Big Mama ka qenë personazhi i radhës që është përballur me pyetjet ngacmuese të Ronaldo Sharkës dhe Erjola Doçit në rubrikën “Mos i bjer me Top” në “E Diell”.

    Lojës se kë nga personazhet e showbiz-it shqiptar do të vendoste pranë zemrës, kë do të hidhte pas dhe kë do të bënte copa copa, këngëtarja i është përgjigjur duke puthur në buzë burrat dhe vendosur në ballë gratë duke u shprehur se janë miqt e saj dhe i ka përzemër.

    E pyetur nga Doçi nëse Donaldi dhe Iliri janë meshkujt për të cilët ka fantazuar, pasi i puthi në buzë, Big Mama iu përgjigj me batutë se po, por jo për Donaldin, Romeon ëndërronte seksualisht.

    Ronaldo: Kemi disa foto personazhesh të famshëm shqiptarë, ku ti do të zgjedhësh që fotot e tyre ti vendosësh pranë zemrës, ti hedhësh pas apo ti bësh copa copa. Gati, Dafina Zeqiri?

    Big Mama: Dafinën unë e vendos në zemër, por edhe në ballë. Është diva. Krejt shoqet më ke nxjerr. Dafi kiss.

    Ronaldo: Marina Vjollca?

    Big Mama: Marinës, po unë Marinës ia ha zemrën dhe shpirtin. Edhe këtë zemër e kam, puthje.

    Ronaldo: Të gjitha me puthje, avash. Donald Veshaj?

    Big Mama: Donaldi a Romeo sepse këto i ngatërroj.

    Ronaldo: Donaldi.

    Big Mama: Donaldit i jap një puthje në buzë. Donald të kam shpirt.

    Ronaldo: I paska të gjithë me puthje, por prit. Ilir Shaqiri?

    Big Mama: Edhe Ilirin e puth në buzë, e kam në zemër. Gocat do ti puth në ballë, burrat në buzë.

    Erjola Doçi: Mos janë këta ata personazhet me të cilët ke fantazuar.

    Big Mama: Po, por Donaldin jo. Romeon po, e ëndërroj seksualisht.

    Erjola Doçi: Uaa….

  • Këngëtarja shqiptare goditet me telefon ndërkohë që performon në skenë…

    Këngëtarja shqiptare goditet me telefon ndërkohë që performon në skenë…

    Duket se goditja e artistëve ndërkohë që performojnë në skenë tashmë është bërë e modës dhe një tjetër këngëtare shqiptare ka rënë pre e këtij veprimi në një prej koncerteve të fundit të saj.

    Duket se goditja e artistëve ndërkohë që performojnë në skenë tashmë është bërë e modës dhe një tjetër këngëtare shqiptare ka rënë pre e këtij veprimi në një prej koncerteve të fundit të saj.

    Në një video që është bërë menjëherë virale në internet, Tayna shihet teksa performon në skenë dhe në momentin që po këndon, një anëtar i publikut e ka goditur artisten me telefon.

    Për fat të mirë, Tayna i ka shpëtuar këtij incidenti pasi telefoni thjesht e ka prekur tek pjesa e këmbëve, duke mos e dëmtuar.

    Reperja ka vijuar performancën e saj, duke e injoruar totalisht veprimin që një ndër personat e pranishëm në koncert ka bërë.

    Tayna nuk ka bërë asnjë reagim në rrjetet sociale në lidhje me këtë incident që i ka ndodhur së fundmi. Artistja ka qënë në një koncert në Nju Jork, e cila ka perfomuar në skenë së bashku me Ledri Vulën.

    https://gsh.top-media.al/media10/WhatsApp-Video-2023-11-12-at-14.12.34.mp4#t=0.2

  • “Nuk më shqetësojnë njerëzit që gënjejnë por…”, çfarë i ka ndodhur Fifit?

    “Nuk më shqetësojnë njerëzit që gënjejnë por…”, çfarë i ka ndodhur Fifit?

    Mbrëmjen e kaluar, një postim i Fifit ka bërë paksa konfuz ndjekësit e këngëtares, e cila ka shkruar rreth njerëzve që gënjejnë.

    Fifi është një personazh mjaft i komentuar së fundmi në rrjetet sociale. Pjesëmarrja e saj në edicionin e dytë të “Dancing with the Stars” është shoqëruar me komente mjaft pozitive falë kërcimeve surprizuese që ajo sjell ne spektaklin e çdo të premteje.

    Fifi ka vendosur të japë maksimunin në këtë program, duke i dedikuar një kohë të madhe provave dhe që për shkak të tyre shpesh herë i është dashur të qëndrojë larg djalit të saj, i cili ende nuk ka mbushur vitin.

    Por mbrëmjen e kaluar, një postim i Fifit ka bërë paksa konfuz ndjekësit e këngëtares, e cila ka shkruar rreth njerëzve që gënjejnë.

    “Nuk më shqetësojnë njerëzit që gënjejnë. Më shqetësojnë ata që gënjejnë dhe i besojnë gënjetrave të tyre. Këtu pastaj nuk di çfarë të them”, ka shkruar këngëtarja në InstaStory.

    Nuk është ende e qartë se kujt ia ka dedikuar Fifi këtë postim por një gjë është e sigurt, dikush e ka zhgënjyer shumë këngëtaren e njohur të disa hiteve muzikore.

    Javën e kaluar, Fifi dhe Graciano kanë kërcyer nën ritmet e këngës “Mbretër pa kurorë” të Alban Skënderajt. Pesë anëtarët e jurisë e vlerësuan kërcimin e këngëtares së njohur me 44 pikë.

    Kjo e premte, nuk kishte asnjë eliminim në “Dancing With The Stars”, por një sfidë që mund të ndryshojë tërësisht rrjedhën e garës.

    Shpeshherë, kemi dëgjuar nga juria që profesionistët në disa raste janë ndihmesë e madhe për VIP-at në konkurrim, por në raste të tjera janë komentuar që nuk i nxjerrin mjaftueshëm në pah potencialin. Ndaj në “sfidën e partnerit”, kryetarit të jurisë, Ilir Shaqiri, iu dha mundësia të zgjedhë çiftet e reja, duke nisur nga më i votuari te më pak i votuari.

    Sa i përket kësaj sfide, Fifi do të ketë si partner Luixhinon, me të cilin do të kërcejnë një rumba në skenën e “Dancing with the Stars”, të premten e ardhshme.