Category: Showbiz

  • Kiara nuk e fsheh më barkun e rrumbullakosur

    Kiara nuk e fsheh më barkun e rrumbullakosur

    Kiara dhe Luizi kanë sjellë atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të ri një muaj para duke realizuar një set fotografik shumë festiv. Çifti është shfaqur duke pozuar në një ambient festiv teksa fansat menjëherë kanë vënë re një detaj.

    Pavarësisht se ka veshur një pelerinë, barku i rrumbullakosur i Kiarës tashmë është i dukshëm.

    Ajo dhe Luizi kanë preferuar të mos e konfirmojnë ende lajmin e ëmbël, por burime pranë tyre zbuluan pak ditë më parë se ata po presin një vajzë.

    https://www.instagram.com/lukiejllatt/?utm_source=ig_embed&ig_rid=949b3329-54d9-4256-a378-1de9abf5fb51

  • “Iliri po diskriminon balerinët”, Albi Nako shpreh kritikat ndaj jurisë në Fan Club DWTS

    “Iliri po diskriminon balerinët”, Albi Nako shpreh kritikat ndaj jurisë në Fan Club DWTS

    Ndërsa dha disa shembuj, ai theksoi se disa balerinë komplimentohen nga juria, kurse të tjerë jo. Albi u shpreh se të gjithë duhet të jenë të barabartë në spektakël

    Albi Nako, pjesë e panelit të Fan Club DWTS tha se anëtarët e jurisë duhet të tregohen më të kujdesshëm me komentet e tyre.

    Ndërsa dha disa shembuj, ai theksoi se disa balerinë komplimentohen nga juria, kurse të tjerë jo. Albi u shpreh se të gjithë duhet të jenë të barabartë në spektakël.

    “Punët e shkundjeve dhe tundjeve. Duhet të jemi të kujdesshëm me pjesën e shprehjeve se kam vënë re një lloj diskriminimi deri diku mund ta them. Kam vënë re Ilirin që citon Dionin si monument kulture, citon Luixhinon si ekselent, pa pasur asnjë diskutim për profesionalizmin e tyre. Kjo dashje padashje krijon një lloj deprinimi tek pjesa tjetër e kastit. Unë mendoj se kjo krijon një përqasje tjetër tek VIP-at, që duke kërcyer me monumente kulture që theksohen nga juria krijohet një ide e gabuar, që ne që kërcejmë me këta monumente e kemi garën deri diku edhe të marrë. Ka një përshtypje të gabuar, unë e quaj deri diku edhe diskriminim, duhet të jemi pak më të kujdesshëm, duhet të jenë të gjithë të barabartë. Unë mesa vë re ka një diçka që disa përkëdhelen, disa jo. Këtu mund të them dhe rastin e Gracianos që e shoh sikur juria nuk e do”, u shpreh Albi./

  • Ledri i jep fund njëherë e mirë me Sarën, habit të gjithë me veprimin

    Ledri i jep fund njëherë e mirë me Sarën, habit të gjithë me veprimin

    Lajmi i ndarjes së Ledrit dhe Sarës po bën xhiron e rrjetit prej ditësh. Fakti se nuk po postonin më bashkë, mungesa e Ledrit krah Sarës në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”, bënë që dyshimet të shtohen. Kjo derisa u konfirmua ndarja e çiftit. Por tani Ledri ka habitur të gjithë me një tjetër veprim.

    Reperi ka fshirë këngën e tyre me titull “Gjendje”. Nëse kërkoni në Youtube këngën e Ledrit dhe Sarës, nuk e gjeni. Videoklipi i këngës “Gjendje” protagoniste në të cilën ishte pikërisht Sara, është fshirë nga Youtube. Epo kjo duket se është një prej shenjave se çifti i ka ndarë rrugët.

  • Ndodh puthja e parë në “Big Brother Kosova”! Banorët “vënë në pozitë” çiftin e ri

    Ndodh puthja e parë në “Big Brother Kosova”! Banorët “vënë në pozitë” çiftin e ri

    Dinamikat në “Big Brother Kosova” kanë marrë një drejtim të ri, madje edhe në fushën e ndjenjave. Disa prej personazheve që kanë rënë në sy për raportin e tyre të ngushtë, orët e fundit edhe kanë deklaruar interesin që kanë për njërin-tjetrin.

    Në një kohë kur të gjithë prisnin që dyshja e shumëpërfolur Azem dhe Alba të konfirmonin me një puthje lidhjen e tyre brenda shtëpisë së vëzhguar, në fakt një konfirmim romance erdhi nga një çift tjetër.Dinamikat në “Big Brother Kosova” kanë marrë një drejtim të ri, madje edhe në fushën e ndjenjave. Disa prej personazheve që kanë rënë në sy për raportin e tyre të ngushtë, orët e fundit edhe kanë deklaruar interesin që kanë për njërin-tjetrin.

    Në një kohë kur të gjithë prisnin që dyshja e shumëpërfolur Azem dhe Alba të konfirmonin me një puthje lidhjen e tyre brenda shtëpisë së vëzhguar, në fakt një konfirmim romance erdhi nga një çift tjetër.

    Puthja erdhi pas këmbënguljes së të gjithë banorëve, të cilët u qëndruan te shtrati dhe u kërkuan që ta konfirmonin se ishin çift me njëri-tjetrin.

  • Plas keq në “BBVK”, Shqipe Hysenaj godet Edonën (Video)

    Plas keq në “BBVK”, Shqipe Hysenaj godet Edonën (Video)

    Transgjinorja Edona James dhe Shqipe Hysenaj ditën e djeshme kanë debatuar rëndë me njëra-tjetrën brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova”.

    Konkurentet shpërthyen në ofendime, ndërsa në një moment mes tyre kishte edhe përplasje fizike.

    Në videon që po bën xhiron e rrjetit duket qartë Edona e cila ia mbyll derën Shqipes, ndërsa kjo e fundit duke tentuar që të futet në dhomë e godet me shkelm transgjinoren.

    Pjesë nga debati:

    Shqipja: Psikike! Ti je psikike. E din se çfarë do të thotë.

    Edona: Hajde më afër edhe shihe një herë.

    Shqipja: Shko dhe laj dhëmbët, laj edhe ftyrën! Pise.

    Edona: Pisja të hiftë në fytyrën tënde. Po të vjen era. Mos u ul tek burrat e huaj.

    Shqipja: Dua të ulem. Burrave të huaj ju ke shkuar ti shpirt. Po më ngatërron me veten.

    Edona: Kush shkon më drasën e kalbët? Më shumë ka burri jem se ti.

    Shqipja: Mbylle sepse nuk ta shti askush.

    Edona: Baju. Baju.

    Shqipja: Çfarë ke moj, pse acarohesh?

    Edona: Po të vjen era gojës.

    Shqipja: Ti je emitimi më i keq i njerëzve.

    Edona: Del jashtë.

    Shqipja: Kujdes. Dua të futem brenda.

    Shqipja: Ti je psikike.

  • Ledri i vë “vulën” marrëdhënies së tij më Sara Hoxhën!

    Ledri i vë “vulën” marrëdhënies së tij më Sara Hoxhën!

    Së fundmi, disa burime pranë çiftit kanë konfirmuar se marrëdhënia e dyshes së njohur, Ledri Vula dhe Sara Hoxha, ka marrë fund.

    Vetëm pak ditë më parë, reperi publikoi projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Paranormal”.

    Ndërkohë që ka rezultuar mjaft i preferuar nga publiku shqiptar, një detaj nuk iu ka shpëtuar fansave, nga teksti i Ledrit, në të cilin thotë: “Disa po më pyesin kur është dasma, disa po presin kur po ndahem” dhe sigurisht që të gjithë aludojnë se kjo frazë e këngës i referohet Sarës.

    Lidhur me këtë projekt të ri muzikor, nuk ka patur asnjë reagim nga ana e Sarës në rrjetet sociale, e cila momentalisht po shijon disa pushime me familjen e saj.

    Por duket se ajo që i ka vënë “vulën” e fundit të marrëdhënies së Sarës dhe Ledrit është veprimi i këngëtarit, i cili ka fshirë nga kanali i “Youtube” këngën “Gjendja”, në klipin e së cilës shfaqet Sara.

    Theksojmë gjithashtu se reperi ka fshirë të gjitha postimet e tij në rrjetet sociale, ku ka qënë së bashku me partneren e tij.

    Sa i përket Sarës, ajo vijon të ketë të gjitha fotot ku shfaqet me Ledrin në profilin e saj zyrtar në Instagram.

  • Epike! Banori i BBVK imiton perfekt Bledi Manen, të gjithë shkrihen së qeshuri (VIDEO)

    Epike! Banori i BBVK imiton perfekt Bledi Manen, të gjithë shkrihen së qeshuri (VIDEO)

    Pas një nate të tensionuar të Prime-it, duket që sot Besi ua rregulloi ditën banorëve.

    Ka ndodhur shumë herë t’i shohim Bledin dhe Bleron të zihen gjatë spektaklit, kjo ndodhi edhe mbrëmë (e premte), në Prime.

    “Ju keni një koleg aty që vjen vërdallë nëpër shtëpi dhe thotë: “Une jam baba”, por për mua ai nuk është baba, është Baba Vanga”, ishte një koment interesant i Bledit që me sa duket Besit i ka bërë shumë përshtypje sa fillon dhe e imiton në mënyrë aq perfekte sa bën të gjithë banorët të qeshin me të madhe.

    Ai fillon krejt rastësisht imitimin, por për banorët ishte aq qesharake sa insistojnë që ai të vazhdojë.

    Besi vazhdoi duke thënë fraza të ngjashme si të Bledit, duke bërë banorët të shkrinë së qeshuri.

  • “Nuk shijohet leku vetëm me një grua”, Mandi Nishtullës: Burri të ketë 7 kurora

    “Nuk shijohet leku vetëm me një grua”, Mandi Nishtullës: Burri të ketë 7 kurora

    Këngëtari Mandi Nishtullës ka habitur me deklaratën e tij duke zbuluar shifrën se sa lekë fiton në muaj nga klikimet, ndërsa tha se me këto lekë nuk ishte i kënaqur.

    “Më të voglën që marr 40k. (40 mijë euro)”, tha ai në emisionin “Më lër të Flas”.

    Ndërsa i pyetur a je i kënaqur me këtë shumë, ai u përgjigj jo, duke dhënë edhe arsyetimin.

    “Këtu në Shqipëri të kesh 5 gra nuk lejohet t’i mbash të pesta, ndërsa në Arabinë Saudite mund të dalësh ti vetë me të pesta gratë për të ngrënë një akullore dhe shijojmë kënaqësinë”, tregon ai.

    Mandi gjithashtu ka një kërkesë që të miratohet ligji për të pasur më shumë se një grua.

    “Leku kështu nuk shijohet. Në qoftë se në Shqipëri nuk del ligji që një mashkull të ketë 7 kurora, nuk do futet Shqipëria në kurorë. Femra është një gradë e ulët para burrit sepse burri e ka nxjerrë nga brinja vet”, tha këngëtari.

    “Kam katër gra pa letra vetëm këtë të voglën që e kam 10 vite më të vogël se unë e kam me letra. Po të lejohej e kisha bërë se nusja nuk është kundra. E falënderoj që pa lejen time i dërgon lekë fëmijëve të mi”, tregoi artisti.

  • “Kam 4 gra pa letra”, shokon Mandi Nishtulla: Të miratohet ligji në Shqipëri

    “Kam 4 gra pa letra”, shokon Mandi Nishtulla: Të miratohet ligji në Shqipëri

    Mandi Nishtulla është një emër mjaft i njohur në muzikën tallava. Këngëtari ka mbajtur edhe rekord me këngën shqiptare më të dëgjuar në YouTube.

    I ftuar së fundmi në “Më Lër të Flas” ku përpos anës profesionale ka folur edhe për atë personale.

    Artisti u shpreh se fiton rreth 40 mijë euro në muaj nga klikimet. Mandi gjithashtu bëri një kërkesë që të miratohet ligji për të pasur më shumë se një grua në Shqipëri. Ai tha se ka 4 gra dhe 12 fëmijë.

    “A je i kënaqur me 40 mijë euro, më e pakta në muaj?”, u pyet këngëtari.

    “Jo, e di pse? Këtu në Shqipëri të kesh 5 gra nuk lejohet t’i mbash të pesta, ndërsa në Arabinë Saudite mund të dalësh ti vetë me të pesta gratë për të ngrënë një akullore dhe shijojmë kënaqësinë”, tregon ai.

    “Leku kështu nuk shijohet. Në qoftë se në Shqipëri nuk del ligji që një mashkull të ketë 7 kurora, nuk do futet Shqipëria në kurorë. Femra është një gradë e ulët para burrit sepse burri e ka nxjerrë nga brinja vet. Kam katër gra pa letra vetëm këtë të voglën që e kam 10 vite më të vogël se unë e kam me letra. Po të lejohej e kisha bërë se nusja nuk është kundra,”-tha këngëtari.

  • Big Brother VIP Kosova e ironizoi hapur, Luizi “hakmerret” siç di vetëm ai (Video)

    Big Brother VIP Kosova e ironizoi hapur, Luizi “hakmerret” siç di vetëm ai (Video)

    Gjatë “prime-t” të mbrëmshëm faqja zyrtare në Instagram e BBVK ironizoi hapur Luizin fituesin e “BBVA2” duke shkruar:

    2Prime i Big Brother VIP Kosova, zbrazë Shkodrën.”

    Pas këtij postimi, ka reaguar Luizi duke “tallur” inteligjencën e një kalimtari të Prishtinës.

    “Në Prishtinë tu ra shi, tmerr. A e pe atë burrin që ishte në rrugë, tu ra shi edhe e kishte çadrën e mbyllur. I tha njëri aty pse nuk e hap çadrën? Nuk është e imja i tha ai”, thotë Luizi duke i kthyer kështu përgjigje postimit të faqes së “BBVK,” tha Luizi.

    @1shqipt4r Big Brother VIP Kosova e ironizoi hapur, Luizi “hakmerret” siç di vetëm ai 🤣 #luizejlli #bbvk #bbvalbania ♬ original sound – 1shqipëri