Category: Showbiz

  • Vesa përmend sërish Mërgimin, çfarë rrëfeu këtë herë?

    Vesa përmend sërish Mërgimin, çfarë rrëfeu këtë herë?

    Një nga banoret e spektaklit televiziv “BBVK2”, Vesa Vllasaliu, ka sjellë sërish në vëmendje historinë e saj të shkuar me futbollistin, Mërgim Berishën.

    Në një bisedë me Bleron ajo u shpreh: “Unë nuk e di se si do të ndihen ata kur të kenë fëmijë. Unë e di që kur të kem unë fëmijë, ata do t’i lexojnë të gjitha.”

    Më pas e mërzitur Vesa tregoi: “Unë kam shkuar për të në hotel dhe kam fjetur kur familja e tij ka ardhur, sepse babai i tij thoshte nëse është Vesa aty, ne nuk vijmë. E unë kam qëndruar në hotel më shumë se 24 orë.”

    Kujtojmë që më herët Vesa tregoi se e ka humbur një fëmijë që priste me Mërgimin.

  • Në ditën e lindjes, e bija i zbulon sekretin e veçantë ministrit Peleshi: Unë e admiroj… (VIDEO)

    Në ditën e lindjes, e bija i zbulon sekretin e veçantë ministrit Peleshi: Unë e admiroj… (VIDEO)

    Ministri i mbrojtjes, Niko Peleshi ka sot ditëlindjen dhe mbush 53 vjeç.

    Ka qenë e bija e tij, Aleksia e cila ka kujtuar për të gjithë ditëlindjen e babait të saj. Por në këtë ditë ajo ka ndarë një nga videot më të veçanta të Peleshit, duke luajtur në kitarë.

    “Nuk e ka fort me qejf ta publikoj duke luajtur në kitarë, por ja që unë e admiroj në të gjitha multidimensionet e veta.😁

    Çdo ditëlindje që të kalon më pakësohen fjalët. Ndoshta sepse nuk ekzistojnë mjaftueshëm fjalë për ta përshkruar dashurinë time për ty. Shpresoj vetëm që një ditë të ta dëshmoj duke merituar plotësisht emrin që ti më ke vendosur, atë të gjyshit, të cilin edhe pse s’e kam njohur, mund ta imagjinoj se sa njeri i rrallë ishte vetëm duke të parë ty.

    Edhe këtë përvjetor jam larg teje fizikisht, por shpirtërisht një pjesë e imja është me ty në çdo vend dhe çdo moment. Gëzuar ditëlindjen ba! Të dua shumë!”, shkruan Aleksia krah videos.

  • “Se je edhe i martuar”, Olta ngacmon Xhodën për kiminë me balerinën (VIDEO)

    “Se je edhe i martuar”, Olta ngacmon Xhodën për kiminë me balerinën (VIDEO)

    Mbrëmë Irgeni dhe Joana kanë kërcyer vals nën tingujt e këngës “Eklips” të Alban Skënderajt.

    Performanca e aktorit të njohur ka ‘përçarë’ jurinë e “Dancing With The Stars”, të cilët kishin mendime të kundërta nga njëri-tjetri.

    Por komenti i Oltës ka marrë vëmendjen jo vetëm të Irgenit, por gjithë publikut.

    Teksa Valbona i thotë se Irgeni e shijoi në maksimum kërcimin, komenti i Oltës ishte:

    “Mos e ka nga Joana, se ti je edhe i martuar”.

    “Një partnere e mirë përcjell emocion, jo vetëm teknikë. Ne e ndajmë shapin nga sheqeri”, ja ktheu Irgeni.

  • FOTO/ Zvicër, policët tronditen: Një gjarpër mbi 2 metra në makinën e dy kosovarëve

    FOTO/ Zvicër, policët tronditen: Një gjarpër mbi 2 metra në makinën e dy kosovarëve

    Gjatë një kontrolli të policisë zvicerane gjatë natës, patrulla e urgjencës ka mbetur të habitur. Në bagazhin e një makine kishte një piton tigër 2.5 metra të gjatë në një kuti polisteroli.

    Skena e krimit në Oberwil: Një patrullë policie vëren një automjet të dyshimtë. Është mëngjesi i së enjtes, pak para orës 3 të natës, shkruan Zuger Zeitung.

    Makina, e cila u pikas në kantonin Zug, u ndalua dhe u kontrolluan pasagjerët.

    Sipas policisë së Zug-ut, në makinë ndodheshin katër persona: një kosovar 27-vjeçar, një kosovar 31-vjeçar, një francez 18-vjeçar dhe një zviceran 20-vjeçar.Policia ka kontrolluar automjetin. Një sasi e vogël lënde narkotike u gjet dhe një kuti e madhe e mbyllur në bagazh.

    Brenda: Një gjarpër i madh. Më saktësisht: një piton tigër që është afërsisht 2.5 metra i gjatë dhe peshonte rreth 15 kilogramë.

    Gjarpri është mirë
    Sipas policisë së Zugut, të katër personat kanë bërë deklarata të ndryshme për origjinën e gjarprit. Megjithatë, duke qenë se zotërimi i tij kërkon leje dhe një leje e tillë nuk disponohej, zvarraniku u transportua në një klinikë të specializuar për kafshë të tilla.

    Sipas ekzaminimeve fillestare, gjarpri ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
    Zvarraniku u ekzaminua më pas nga një ekspert gjarpërinjsh në zyrat e policisë së Zugut dhe u çua në vend të sigurt.Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se njëri prej burrave kishte me vete dy dokumente të rreme dhe tashmë 31-vjeçari do të mbajë përgjegjësi për këtë.

  • Elsa Lila në podcastin me Ramën: Tirana shumë më e pastër dhe e sigurt se Roma, mendoj edhe rikthimin këtu

    Elsa Lila në podcastin me Ramën: Tirana shumë më e pastër dhe e sigurt se Roma, mendoj edhe rikthimin këtu

    Këngëtarja e njohur Elsa Lila e cila prej vitesh ka vendosur të vazhdojë jetën e saj në Romë të Italisë, ka qenë në podcastin me kryeministrin Edi Rama, e cila ka folur gjatë për jetën dhe profesionin e saj. Mes të tjerave, Elsa Lila komentoi dhe zhvillimin e Tiranës, të cilin e cilësoi një qytet shumë herë më të pastër dhe të sigurt se Roma.

    “Unë vij, kam ardhur gjithë kohës në Tiranë. Thjesht nuk jam dukur. Kam ardhur me Evitën time çdo vit. Kryesisht Vitin e Ri e kaloj këtu, Pashkët i kaloj këtu. Në verë vij shpesh se Evita preferon ta kalojë verën në jugun e Shqipërisë. Kështu që unë e kam parë Tiranën të zhvillohet gradualisht, të pastrohet gradualisht, të evolojë gradualisht dhe kemi arritur në një moment fantastik, them ku unë vij me bandën time italiane dhe gjysma e tyre thonë që duan të transferohemi këtu, kaq bukur është. Sa pastër është në krahasim me Romën, sa i sigurt është si qytet në krahasim me Romën, flas për kriminalitetin rrugëve natën, në qendër. Atje, unë nuk dal vetëm në mbrëmje e pashoqëruar, sepse është e rrezikshme të dalësh, duke qenë se bashkëjetojnë shumë etni edhe kriminaliteti ka arritur nivele shumë të larta. Aq më pëlqen Tirana e kohëve të fundit, sa po mendoj edhe që kur Evita të mbaroj këtë cikël studimesh, pse jo të transferoheshim këtu, jetohet shumë mirë tani, nuk është më ajo Tirana e një kohe. Keni bërë një punë fantastike të gjithë bashkë, si një skuadër”, deklaroi Elsa Lila.

    Kryeministri Rama u shpreh se Tirana këtë vit ka njohur një bum turistik.

    “Tani Tirana e ka arritur atë pikën ku shijohet shumë kur e viziton. Tirana për shembull këtë vit ka pasur një super bum turistik që nuk e ka patur përpara. Edhe kur filluan të vinin më shumë turistë në Shqipëri nuk është se fokusoheshin në Tiranë, por vinin kryesisht për të shkuar në vende të tjera. Këtë vit ka qenë diçka e jashtëzakonshme. Unë për herë të parë ndoshta sepse ka qenë masive, nuk e kam vënë re vitet e tjera, për herë të parë kam vënë re që në korrik, por sidomos në gusht, kur Tirana zakonisht ka qenë vetëm e atyre që nuk ka patur mundësi, ose nuk kanë qenë në atë kohë të dëshiruar të shkojnë me pushime, ishte vetëm e atyre. Në verë Tirana është bërë ndërkombëtare”, theksoi Rama./tvklan.al

  • Vedatit nuk i del inati, Alba shpërthen në lot pas deklaratës që ai bën

    Vedatit nuk i del inati, Alba shpërthen në lot pas deklaratës që ai bën

    Marrëdhënia mes Albës dhe Vedatit vazhdoi me tensione dhe debate. Tejet i nervozuar, ai u shpreh se nuk do të ketë më takime me konkurrenten, ndërsa kjo u fundit shpërtheu në lot.

    Pjesë nga debati:

    Alba: Jam personi që kur sigurohem që është njeriu im, unë jap çdo gjë. S’më dridhet qerpiku. Jam bërë aq bozë, se vjen situata ngarkohet dhe më dalin lot. Nuk dua të nxjerr më lot nga sytë. Nuk dua të keqkuptohem më për një lloj naiviteti momental që unë e kam pasur. Përderisa prekem, kjo tregon që ke vlera tek unë. Që ndikohesh edhe nga të tjerët. Ti merr vendim për t’u tërhequr në momentin që je dobët emocionalisht, për mua tregon shumë pasiguri si mashkull.

    Vedati: Për siguri mos më fol mua!

    Alba: Ja ku je duke u tërhequr

    Vedati: Sa e siguroj unë një femër, nuk del mashkull që e siguron një femër. Boll kam bagazhe për një femër. Në dorë të mbaj, nuk shkel në tokë për mua

    Alba: Edhe në momentet delikate, të flak tutje.

    Vedati: Mos më provoko më shumë. Ke bërë një gabim shumë të madh. Më flet për siguri, kur unë luftoj për ty.

    Alba: Për çfarë je duke luftuar në këtë moment?

    Vedati: Unë po luftoj kundër të gjithëve për ty, edhe ti vjen na flet për siguri?! Mos më nxirr nga vetja! Unë kam bërë vepra për ty, por paskam qenë gabim!

  • “Isha në një dhomë pa dritare, pa asgjë”/ Elsa Lila rikujton arrestimin në Itali: Muret ishin me emra, data dhe mesazhe

    “Isha në një dhomë pa dritare, pa asgjë”/ Elsa Lila rikujton arrestimin në Itali: Muret ishin me emra, data dhe mesazhe

    “Nuk kam ngrënë, nuk kam pirë, nuk kam fjetur, nuk jam shtrirë në atë krevat, kam ndenjur në…”

    Këngëtarja e mirënjohur, Elsa Lila, ishte e ftuara e radhës në podkastin e kryeministrit të vendit, Edi Rama. Në një moment gjatë bisedës, artistja foli edhe për arrestimin e saj në Itali një vit më parë.

    Ajo u akuzua si e përfshirë në një bandë të trafikut të drogës, ku u tha se ishte llogaritarja. Arrestimi u bë më 16 mars të vitit 2022, ku operacioni i antidrogës, u zhvillua në jug të Romës, ndërsa u lëshuan urdhër-arreste për 13 persona, të cilët akuzoheshin për trafik droge, shqiptarë dhe italianë.

    Elsa Lila u shpreh se arrestimi dhe qëndrimi në qeli ka qenë një eksperiencë në vete.

    “Është një eksperiencë në vete të them të vërtetën. Qelinë e provova kur u arrestova vitin e kaluar. Sipas tyre, për shpërndarje të lëndëve narkotike. Një gënjeshtër e madhe, po e madhe, shumë e madhe. Qëndrova dy muaj, nga këta dy javë në izolim. Në një dhomë pa dritare, pa asgjë. Ka qenë shumë e vështirë. Ditët janë shumë të gjata, nuk mbarojnë kurrë. Nuk e kisha sensin e orës. Orientohesha me vaktet që servireshin. Pra, vinte dreka e duhet të jetë pak a shumë ora 1. Nuk kishte as dritë aty brenda, kështu që nuk mund të orientohesha me dritën e diellit, por ama është një eksperiencë kaq e fortë psikologjikisht sa ti nuk je më njëlloj pastaj mbrapa”, tha artistja e mirënjohur.

    Sipas Elsa Lilës, pas 3 ditëve të para nuk ka ngrënë, nuk ka pirë dhe nuk ka fjetur. Ajo shprehet se “muret e dhomës kishin emra, data, mesazhe, poezi, kishte shumë energji të lënë aty brenda nga gjithë njerëzit, dhimbjen që kanë përjetuar aty brenda”.

    Këngëtarja shton se duke qenë se e dinte se ishte e pafajshme e ka ‘përjetuar këtë si një nga eksperiencat e jashtëzakonshme, të çmendura që i kanë ndodhur gjatë jetës’.

    “Ai është një moment kufiri, ku ti duke ditur që je i pafajshëm dhe do dalësh që aty, ose e shfrytëzon atë moment për të medituar fort dhe për të evoluar mendërisht dhe spiritualisht një shkallë më lart, ashtu siç unë kërkoj të bëj gjithmonë ose shkon mbrapsht dhe nuk kthehesh më indietro. Është një fije peri që e ndan atë moment dhe unë pas 3 ditëve të para që i mbaj mend si nëpër ëndrra sepse nuk kam ngrënë, nuk kam pirë, nuk kam fjetur, nuk jam shtrirë në atë krevat, kam ndenjur në një karrige ulur në atë dhomë, se nuk dua ta quaj qeli, sepse tek e fundit nuk e ka fajin ajo, pse ta quaj qeli. Tek e fundit, ishte ajo ku unë banova për dy javë dhe u mundova dhe ta dua atë dhomë, që mos të shqetësohesha shumë. Muret ishim me emra, data, me mesazhe, poezi, kishte shumë për të parë nëpër mure dhe për të fantazuar dhe jo vetëm, por nëse përqendroheshe, kishte shumë energji të lënë aty brenda nga gjithë njerëzit, dhimbjen që kanë përjetuar aty brenda. E ripërsëris, ngaqë e dija që do dilja shpejt, pasi unë nuk kisha lidhje me atë histori, vendosa që ta përjetoja si një nga eksperiencat e jashtëzakonshme, të çmendura që më kanë ndodhur gjatë jetës dhe ta përdorja si mjet rritjeje psikologjike dhe spirituale dhe jo si mjet auto-shkatërrimi”, tha këngëtarja.

  • ‘Ti je fallco si gjoksi im’, Edona godet Ganiun

    ‘Ti je fallco si gjoksi im’, Edona godet Ganiun

    Edona James dhe Gani Gërmia janë përplasur ashpër në prime e mbrëmjes së sotme të “Big Brother VIP Kosova”. Edona e ka quajtur Ganiun fallco dhe njeri me disa fytyra.

    Edhe pse situata ka qenë e tensionuar, një moment të gjithë kanë qeshur pasi Edona iu drejtua Ganiut me fjalët: “Ti je fallco si gjoksi im”.

    “Ti je fake sikur gjoksi im. Ja si këto gjoksa, ti je fake. Ti je me 10 fytyra”, i tha Edona.

  • Linda plas bombën: Blero kur ishte i martuar më erdhi te dhoma hotelit

    Linda plas bombën: Blero kur ishte i martuar më erdhi te dhoma hotelit

    Linda Halimi ka bërë një deklaratë shokuese në prime e mbrëmjes së sotme në “Big Brother VIP Kosova”. Ajo rrëfeu se para 13 viteve, Blero, i cili është gjithashtu konkurrent në BBVK, ka insistuar të hyjë në dhomën e saj të hotelit. Sipas Lindës, këngëtari i ka kërkuar të pijnë një gotë verë dhe të qëndrojnë bashkë në dhomë.

    “Kjo histori ka ndodhur jashtë shtëpisë së Big Brother. Kur punoja te emisioni i Teuta Krasniqit, para 13 viteve, Blero më ka çuar te hoteli ku rrija pas xhirimeve dhe ka insistuar si burrë i martuar, meqë po flet për martesën time… ka insistuar me ardh te dhoma e hotelit me mua. Victory hotel, e mban mend shumë mirë ti. Më the a mund të pimë nga një gotë verë dhe të rrimë pak bashkë te dhoma e hotelit”, tregoi Linda.

    Blero e mohoi në mënyrë kategorike që kjo histori të ketë ndodhur.

  • Flor Binaj flet për largimin nga “Portokalli”, filluan të mernin njerëz të paaftë nga rruga

    Flor Binaj flet për largimin nga “Portokalli”, filluan të mernin njerëz të paaftë nga rruga

    Në kupturën gjithnjë në rritje të ‘podcast-eve’, një i ri është shtuar dhe vjen nga dy artistët e njohur, Eugent Bushpepa dhe Renis Gjoka.

    Si të ftuarin e tyre të parë, dyshja kishin aktorin e njohur, Florjan Binaj, i cili ndau rrëfime shumë personale e dha mesazhe të vyera. Mes të tjerash, ai foli edhe për largimin e tij nga “Portokalli”.

    Binaj deklaroi se katër vitet e fundit, në programin e humorit erdhi një frymë e keqe e cila hoqi meritokracinë, filluan të merrnin njerëz nga rruga dhe të paaftë.

    “Erdhi një pikë që shumë prej nesh jo vetëm unë, u bëmë më të mëdhenj se spektakli, mirëpo 4 vitet e fundit, erdhi një frymë shumë e keqe e cila hoqi meritokracinë tërësisht. Pra ai nuk të shihte si vlerë por si kosto. Sa na kushton ta kemi këtë. Kjo teknikë mund të qëllojë në një biznes tjetër, por jo në një televizion që ka promovuar vlerat më të mira dhe artistët më të mirë. Ai u krijua duke marrë më të mirët jo më të dobëtit. Filluan të mernin njerëz nga rruga, të paaftë, ti jepej më shumë hapësirë atyre. 60-65% të shfaqjes, roleve, i shkruaja unë”, tha ndër të tjera Binaj.