Category: Showbiz

  • 5 muaj nga humbja e babait, Agron Llakaj emocionon me dedikimin: M’a lodhe syrin duke të pritur…

    5 muaj nga humbja e babait, Agron Llakaj emocionon me dedikimin: M’a lodhe syrin duke të pritur…

    Moderatori dhe autori i Al Pazar në Agron Llakaj, 5 muaj më parë humbi babain e tij. Publiku i tij është mësuar t’i dhurojë gjithmonë të qeshura, por dedikimet e Agronit për njërzit e afërm janë gjithmonë emocionuese.

    “Plot 5 muaj pas largimit tend bab i dashur, per here te pare luajta Xha Temen…,kapelen tende, shallin tend dhe tespiet e tua, i bera pjese te veshjes se personazhit dhe te gjithe me thane-“ sa i bukur xha Temja sot?!”…,e lotet me mbuluan bab…,por u lumturova qe te kisha me vete…,ahhh sa me mungon mor babi im i mire ?!

    M’a lodhe syrin duke pritur te zesh qoshen e divanit ku rrije…”, shkruan Goni krah një fotoje të të atit të ndjerë, përballë personazhit të xha Temes.

  • “Familja e tij nuk më donte, shkoja në hotel kur…”, Vesa ndan detaje nga marrdhënia me Mërgimin

    “Familja e tij nuk më donte, shkoja në hotel kur…”, Vesa ndan detaje nga marrdhënia me Mërgimin

    Vesa Vllasaliu ka sjellë sërish në vëmendje historinë e saj të shkuar me futbollistin, Mërgim Berishën, në shtëpinë e “BBVK”.

    Në një bisedë me Bleron ajo u shpreh: “Unë nuk e di se si do të ndihen ata kur të kenë fëmijë.

    Unë e di që kur të kem unë fëmijë, ata do t’i lexojnë të gjitha.”

    Më pas e mërzitur Vesa tregoi: “Unë kam shkuar për të në hotel dhe kam fjetur kur familja e tij ka ardhur, sepse babai i tij thoshte nëse është Vesa aty, ne nuk vimë.

    E unë kam qënduar në hotel më shumë se 24 orë.”

  • Si e pritën prindërit ndarjen me Olsin? Egli përlotet në studio: E kanë të vështirë… (Video)

    Si e pritën prindërit ndarjen me Olsin? Egli përlotet në studio: E kanë të vështirë… (Video)

    Në jetën e Egli Takos ka gjithmonë vend për dashuri. E ftuar në “Një gotë Rose”, ajo u pyet nga Rozana Radi nëse është e gatshme të zgjojë dashurinë, duke u shprehur se nuk e ka vënë kurrë në gjumë.

    “Patjetër që po. Unë nuk e kam vënë asnjëherë dashurinë në gjumë. Unë nuk jetoj dot pa dashuri. Se në çfarë aspekti e marrin njerëzit nuk e di. Unë flas në çdo aspekt.”

    Duke mos e përmendur ndarjen nga Olsi Bylyku, ajo iu referua indirekt duke lënë të kuptohet se prindërit e saj nuk kanë qenë dakord.

    “Ndonjëherë prindërit janë më racional dhe presin të falësh apo tolerosh gjëra sepse ashtu janë rritur, ashtu janë mësuar. E kanë pak të vështirë adoptimin me kohën tonë kur themi se “Nuk vë më njeri para vetes sime. Ata janë mësuar të sakrifikojnë çdo gjë dhe të ishin të gatshëm të jetonin në një familje të shkatërruar vetëm për një fasadë. Prindërit e mi janë goxha të rinj në mentalitet por ngelen një brez tjetër. Dhe motra është e vetmja nga familja që më kupton fare mirë kur bëhet fjalë për shumë gjëra, për shumë zgjedhje, vendime, ndjesi që përjetoj.”-tha ajo.

  • Pse nuk ka hyrë ende? Arjola Demiri tregon të vërtetën e shtëpisë së dhuruar nga BBV (Video)

    Pse nuk ka hyrë ende? Arjola Demiri tregon të vërtetën e shtëpisë së dhuruar nga BBV (Video)

    Me siguri e mbani mend kur Arjola Demirit iu dhurua një shtëpi nga “Big Brother VIP”. Asokohe, ajo u surprizua në shtëpinë e famshme nga fëmijët e saj dhe produksioni i dorëzoi çelësat e një apartament që ishte ende në ndërtim.

    Ndaj edhe zhvendosja e saj në këtë shtëpi ka marrë kohë, por ka krijuar edhe polemika në rrjet nëse ajo vërtetë e mori shtëpinë.

    Aktorja vetë ka treguar së fundmi se jo vetëm që e ka marrë por edhe pak ka mbetur nga shpërngulja. E ftuar në programin “Natën me Aulonën” pas shumë dyshimeve është shprehur se është më afër se kurrë për t’u futur në shtëpinë e re.

    Arjola u shpreh se tashmë nuk do të presë më aq sa ka pritur dhe se ka filluar të merret me arredimin e shtëpisë.

  • Pas sherrit të bujshëm, Ledri ka dy fjalë për Dafinën

    Pas sherrit të bujshëm, Ledri ka dy fjalë për Dafinën

    Ledri ka qenë shumë i komentuar kohët e fundit fillimisht për sherrin që nisi me Dafinën për shkak të një vargu në këngët e të tyre e tani po komentohet edhe për ndarjen nga Sara.

    E për të dyja, reperi duket se i tha dy fjalë në këngën e tij të re.

    Në një pjesë të këngës, teksti duket se lidhet me situatën që ndodhi mes tij dhe ish të dashurës së tij, Dafina Zeqiri.

    “Ku’ ku’ ku’ ku’
    Ku po shkon pa mu?!
    Tutna ma fut bllok
    me ta komentu”, thotë ndër rreshta Ledri, duke folur kështu për situatën me Dafinën.

  • Vesa tronditi rrjetin me rrëfimin e saj, Stresi bën gjestin e madh për banoren

    Vesa tronditi rrjetin me rrëfimin e saj, Stresi bën gjestin e madh për banoren

    Vesa ka tronditur rrjetin me rrëfimet e saj lidhur me marrëdhënien me futbollistin Mërgim Berisha. Ajo ka deklaruar se ish-i fejuari e tradhtoi me shoqen e saj të ngushtë dy muaj para martesës, me të cilën ai tani është i martuar. Vesa ka zbuluar se ajo nga kjo marrëdhënie mbeti shtatzënë, por e humbi fëmijën.

    Pas këtij rrëfimi, fituesi i edicionit të parë të ‘Big Brother VIP Kosova’, Stresi ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Vesën. Në orët e vona i ka dërguar një dron, për t’i dhënë përkrahje nga jashtë për rrugëtimin e saj.

    “Mbaje kokën lartë mbretëreshë”, shkruhej në dronin që dërgoi Stresi.

  • Vedati xheloz për Albën? Çfarë pa ai në prapaskenë mes konkurrentes dhe Gertit

    Vedati xheloz për Albën? Çfarë pa ai në prapaskenë mes konkurrentes dhe Gertit

    “Nuk ishte momenti i duhur. Çfarë vlere ka ajo dhuratë”

    Alba u riktheu dje në “Për’puthen”, pas pezullimit që mori nga produksioni pak javë më parë, për shkak të një telefonate që kishte zhvilluar me Enisën për t’i prezantuar një djalë.

    Në emision u transmetua takimi që konkurrentja ka zhvilluar me Vedatin. Dy konkurrentët kaluan mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit, buzë detit në qytetin e Durrësit.

    Por, takimi u anashkalua totalisht në studio dhe në fokus u vendos një ngjarje nga prapaskena. Vedati tregoi se pa Albën, teksa i jepte një dhuratë Gentit, dhe kjo për të është një sjellje e patolerueshme.

    Ndërsa, Alba nga ana tjetër, u shpreh se nuk ka interes për Gentin, por i dha Gentit një dhuratë ditëlindjeje, pasi e vlerëson si shok.

    Pjesë nga biseda:

    Vedati: Pashë që po i jepte një dhuratë Gentit

    Alba: Ka tre-katër javë që ia kisha marrë dhuratën, që kur kishte ditëlindjen

    Vedati: Nuk ishte momenti i duhur. Çfarë vlere ka ajo dhuratë. Unë po investohem?

    Alba: Unë nuk i bëj dhuratë vetëm të dashurit, ia bëj edhe një shoku, edhe një kolegu. Nuk ishte aspak e qëllimshme.

  • Konkurrenti i Për’Puthen pi testikuj derri me vaj që ta pëlqejë vajza (Video)

    Konkurrenti i Për’Puthen pi testikuj derri me vaj që ta pëlqejë vajza (Video)

    Saide dhe Serxho shkëmbyen puthje me njëri-tjetrin, por kjo nuk e ndali Gertin të ftonte në një takim katër minutësh konkurrenten e “Për’puthen”.

    Gerti e pyeti Saiden nëse do të deklarohet për Serxhon dhe konkurrentja e mohoi një fakt të tillë. Më tej, Gerti shprehu interes për të.

    Madje ai guxoi më tej, duke zgjedhur një mënyrë të pazakontë për t’i treguar Saides se është i vendosur në pëlqimin e tij ndaj saj.

    Kështu, produksioni i serviri konkurrentit tri pije “aspak të shijshme”: sodë, vezë me vaj dhe testikuj me vaj.

    Ndonëse Saidja këmbënguli që Gerti mos t’i konsumonte produktet, ai guxoi duke i pirë të tria! Nëse ky veprim i tij ia vlejti për të marrë vëmendjen e Saides, do ta shohim kur konkurrentja të bëjë zgjedhjen e saj për takimin e radhës.

  • I dashuri i Dafina Zeqirit, Kreshnik Gjergji habit me fjalët për këngëtaren!

    I dashuri i Dafina Zeqirit, Kreshnik Gjergji habit me fjalët për këngëtaren!

    Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite ka vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Prej se u zbulua lidhja e saj e me biznesmenin Kreshnik Gjergji, Dafina ka postuar disa herë foto me të, ama jo në momente romantike por duket se tashmë nuk duan ta fshehin më dashurinë e tyre.

    Tashmë jo vetëm Dafina, por edhe Kreshniku publikon foto nga momentet që ata kalojnë bashkë e me postimin e fundit ka marrë shumë vëmendjne e ndjekësve. Kjo pasi këtë herë Kreshniku ka shkruar edhe disa fjalë vlerësuese për Dafinën dhe duket se është shumë krenar për të.

    Sivjet veç tu festu o’ në tana anët, ska që e nal!

    Më në fund, Dafina Zeqiri ka vendosur ta kurorëzojë dashurinë në martesë me të dashurin e saj, Kreshnikun. Ka qënë vet Dafina, ajo që e ka ndarë këtë lajm kaq të bukur me ndjekësit e saj në kanalin e saj në Instagram.

  • Projekti muzikor i Ledri Vulës thumb për Dafinën? Çfarë duhet të kuptojmë nga teksti i këngës. Komenti i tij shkak i ndarjes me Sarën

    Projekti muzikor i Ledri Vulës thumb për Dafinën? Çfarë duhet të kuptojmë nga teksti i këngës. Komenti i tij shkak i ndarjes me Sarën

    Reperi i njohur Ledri Vula ditën e djeshme ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Paranormal” ku së fundmi ai është rikthyer nën menaxhimin e Faton Shoshit.

    Mirëpo, mes rreshtash Ledri duket se ka thumbuar dy nga artistët tanë të estradës Mozzik dhe Dafina Zeqiri.

    Kudo nëpër rrjet po qarkullojnë zëra se disa fjali nga teksti janë thumba për dy artistët.

    Në një moment gjatë tekstit të këngës Ledri është shprehur: “Ca je tu fol a je nveti, prit vec pak ta ndreqi. Nonës teme unë, a nonës tone Ledri “.

    Ndërsa Mozzik në bashkëpunimin e tij me Dafinës mes rreshtash tha: ” Kurgjo nuk ka ndodh këtu pa hiri edhe nona jote e don Dafina Zeqirin”.

    Mesa duket ky është një dis që Vula ju ka dedikuar dy artistëve në fjalë.

    Por zhurmë ka shkaktuar edhe një tjetër frazë e përdorur nga artisti, që ngriti aludime se komenti që ai bëri në postin e Dafinës ishte shkaku i ndarjes mes çiftit.

    Pjesë nga teksti:

    “Do po m’vesin kur o dasma,

    e do po m’presin kur po dana?

    Ku’ ku’ ku’ ku’

    Ku po shkon pa mu?!

    Tutna ma fut bllok

    me ta komentu”, thuhet në këngën e fundit të Ledrit.

    Sakaq Sara së bashku me vajzën e tyre Poem Blu ka udhëtuar jashtë vendit, që mesa duket influencerja dëshiron që të largohet paksa nga situata e krijuar dhe lajmet që po qarkullojnë për ndarjen e tyre.