Category: Showbiz

  • Plas ‘sherri’ mes VIP-ave shqiptar, Arben Derhemi shpërthen papritur ndaj Mamaqit: U ulën malet, u ngritën halet

    Plas ‘sherri’ mes VIP-ave shqiptar, Arben Derhemi shpërthen papritur ndaj Mamaqit: U ulën malet, u ngritën halet

    Arben Derhemi ka bërë së fundmi një InstaStory që të gjithë po ja nisin Ermal Mamaqit.

    “Sa me dhimbje lexojme qe pseudo humoriste behen “producente filmash”. Dhe akoma me me dhimbje i degjojmë që ofendojnë figura qe me aq sakrifica e pune ja kane dale te bejne art ne kohet me te veshtira, jo duke u zvarritur si larva dhe duke lepire e bere lolot e cdo lloi pushteti e pasunari…

    Ps. Uulen malet u ngriten halet”, shkruan ai.

    Kjo nuk është here e parë që Derhemi ka sulmuar Mamaqin. Më parë aktori, menjëherë pas eventit të “Dy gisht mjaltë” u shpreh:

    “Fatkeqësia e ndjek edhe televizionin edhe filmin. Jo më larg se para ca kohësh, patëm një event të çuditshëm d.m.th, u shkul e gjithë Shqipëria! S’e merr vesh njeri. Bën film një njeri i cili nuk ka lidhje fare me teatrin, me regjinë me aktrimin. Bën film dhe ti vetëm kur dëgjon nga dikush: Ore, sa bukur, e ke parë atë filmin?”

  • “Sa më shumë eksperiencë ke, aq më pak të paguajnë”, Arjola Demiri për largimin nga Portokalli

    “Sa më shumë eksperiencë ke, aq më pak të paguajnë”, Arjola Demiri për largimin nga Portokalli

    Sikurse është bërë me dije tanimë, Arjola Demirin është larguar nga ‘Portokalli”. Pas disa vitesh, aktorja nuk do jetë më pjesë e programit të humorit.

    E ftuar në “Natën me Aulonën”, Arjola foli edhe për vendimin e largimit nga show. Sipas saj, që prej daljes nga “Big Brother’ ajo kishte nevojë për një pushim të gjatë, megjithatë vazhdoi të ishte pjesë e “Portokalli” për gati dy sezone të plota, por tani ishte momenti të shkëputej.

    “Vitet në program kanë qenë të shkëlqyera, duke marrë e dhënë shumë nga të gjithë, por ‘Portokallia’ është një shkollë dhe ia dola të marrë edhe master-in dhe tani që e mbarova, duhej të vazhdoj me të tjera synime në karrierë”.-tha ajo duke shtuar se është paguar mjaft mirë, por sërish ndjeu se pati nevojën të bëjë disa projekte njëkohësisht sepse ky emision i “hante shumë kohë” dhe një pagë e vetme do ja bënte jetesën të papërballueshme.

    Sipas saj, “sa më gjatë ke në profesion, ose sa më shumë ke arritur, aq më shumë të ulet çmimi”, gjë që për të është e pakonceptueshme dhe që nuk ndodh askund në botë.

  • Sara habit me reagimin pasi Ledri foli për ndarjen

    Sara habit me reagimin pasi Ledri foli për ndarjen

    Ledri bëri dje reagimin e parë pas një kohe të gjatë ku në media flitet për ndarjen e tij nga Sara. Reperi ka vendosur të flasë nëpërmjet këngës së tij të fundit që mban titullin “Paranormal”. Në një pjesë të këngës, Ledri flet për ndarjen duke u shprehur se disa presin dasmën e të tjerë presin ndarjen.

    “Do po mvesin kur o dasma e do po presin kur po ndana”, këndon Ledri duke folur kështu për herë të parë për ndarjen e shumë komentuar.

    Ndërkohë Sara duket se i ka konfirmuar thashethemet e ndarjes pasi nuk ka postuar as edhe një postim për këngën e re të Ledrit, ndryshe nga herët e tjera kur e ka mbështetur në çdo projekt të ri.

    Madje veprimi i saj i ka habitur fansat pasi Sara ka vazhduar të postojë foto nga dita e saj sikur asgjë s’ka ndodhur. Ajo mbrëmjen e ka kaluar me mikeshat e saj.

  • ‘Çfarë di të bësh në jetë, përveçse të jesh femra e dikujt’, Egli Tako debaton me ndjekësit

    ‘Çfarë di të bësh në jetë, përveçse të jesh femra e dikujt’, Egli Tako debaton me ndjekësit

    Egli Tako është përfshirë prej vitesh në mediat rozë dhe kjo për shkak të lidhjes me aktorin Olsi Bylyku. Por ajo që e bëri më të famshme dhe më të komentuar në media rozë e në rrjete sociale nuk ishte lidhja, por ndarja me aktorin.

    Që pas ndarjes, Egli Tako i ka shtuar dozat e postimeve në rrjetet sociale e gjithashtu ka pësuar një ndryshim total në peshë. Në një foto të postuar së fundmi, Egli ka marrë një koment nga një ndjekës që i thotë nëse di të bëj diçka tjetër përveçse të jetë prona e dikujt

    Egli nuk e ka anashkaluar këtë koment, madje i është përgjigjur.“Shumë gjëra. Por më e rëndësishmja, di të kem një identitet dhe mos fshihem pas adresave fallco se s’kam guim dhe të ndenjura të flas në emrin tim”, shkruan ajo.

  • Me lot në sy dhe vigon në dorë, çfarë i ka ndodhur Rina Balajt?

    Me lot në sy dhe vigon në dorë, çfarë i ka ndodhur Rina Balajt?

    Rina Balaj është aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndan momente nga jeta e saj. Së fundmi këngëtarja ka shqetësuar fansat teksa ka publikuar një kolazh me foto. Në një prej tyre Rina shfaqet me lot në sy, duke marrë një serum.

    Lodhja e tepërt në xhirime për këngën e saj të re duket se e ka çuar Rinën në këtë gjendje.

  • Transgjinorja Edona James thyen rekordin e Luizit

    Transgjinorja Edona James thyen rekordin e Luizit

    Nga dita e parë kur Edona është futur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, zëri i saj, batutat dhe diskutimet e saj janë bërë virale në TikTok.

    Emri i saj ka thyer rekord duke arritur 200 milionë hashtags në Tiktok që në 20 ditët e para. Edona James është emri me rritjen më të shpejtë në TikTok nga Kosova dhe rajoni shqiptar.

    Të hënën që kaloi, ajo u zgjodh e preferuara e publikut për herë të dytë.

  • Kiara dhe Luizi po bëjnë prova për bebin dhe janë më të lumtur se kurrë

    Kiara dhe Luizi po bëjnë prova për bebin dhe janë më të lumtur se kurrë

    Kiara dhe Luizi së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Tashmë burime pranë çiftit e kanë konfirmuar lajmin edhe pse vetë Kiara e Luizi kanë preferuar të mos flasin për këtë duke vendosur ta bëjnë publike në një moment të veçantë.

    Tani provat për bebin kanë nisur e kjo shihet nga video e fundit që Luizi ka postuar në InstaStory. Këngëtari shfaqet me Kiarën, teksa ajo e ushqen dhe i flet me fjalë të ëmbla, sikur të ishte një bebe.
    https://www.instagram.com/luiz_kiaraaa_forever/?utm_source=ig_embed&ig_rid=5e26cce2-26cf-4621-83cb-a9c3d74d1883

    Të shumta janë komentet që ja vënë në dukje Kiarës e Luizit se po përgatiten për ardhjen e bebit.

  • Vjen reagimi i Ledri Vulës: “Disa po më pyesin kur është dasma, disa po presin kur po ndahna”

    Vjen reagimi i Ledri Vulës: “Disa po më pyesin kur është dasma, disa po presin kur po ndahna”

    Ashtu sikurse edhe ishte përfolur në media, Ledri Vula ka publikuar ditën e sotme, projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Paranormal”.

    Ashtu sikurse edhe ishte përfolur në media, Ledri Vula ka publikuar ditën e sotme, projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Paranormal”.

    Kjo këngë, e cila ka ardhur e shoqëruar me një videoklip mjaft interesant, është pritur mjaft mirë nga publikuar shqiptar, ku vetëm në pak orë ka marrë mbi 123 mijë klikime në kanalin e “Youtube”.

    Po një detaj nuk iu ka shpëtuar fansave, nga teksti i Ledrit, në të cilin thotë: “Disa po më pyesin kur është dasma, disa po presin kur po ndahem” dhe sigurisht që të gjithë aludojnë se kjo frazë e këngës i referohet Sarës.

    Ndërkohë në faqen zyrtare të Instagramit të Ledrit, vijojnë të ketë komente të pafundme, të cilët aludojnë se e gjithë historia e ndarjes së cifiti është thjesht për vëmendje.

    Nga ana tjetër, Sara nuk ka treguar aspak mbështetje për këngën e re të partnerit të saj, duke mos e publikuar në rrjetet sociale. Ajo momentalisht është duke shijuar disa pushime me vajzën dhe familjarët e saj.

  • “E kam veshur nuse gruan e burrit”, shokon shqiptarja e famshme e TikTok (Video)

    “E kam veshur nuse gruan e burrit”, shokon shqiptarja e famshme e TikTok (Video)

    Arta Hysi nga Tirana, prej 25 vitesh jeton në Angli, dhe ka zgjedhur të bëj një ‘jetë’ të re në TikTok.

    Në studion e programit të mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, ajo foli për fillimet e saj si gjyshe e re në këtë platformë e cila i solli që në videon e parë me 20 mijë klikime.

    Hysi rrëfeu për programin e mëngjesit episode nga jeta e saj, që nga më interesantët, më pikantet deri te më të trishta.

    “Jam ndarë nga burri para 25 vitesh, dhe më besoni, e kam bërë gati vet nusen e burrit me duart e mia, që të shkonte të firmoste aktin e martesës, por jam ndjerë mirë, sepse edhe ajo më ka përkrahur në fëmijë, më ka ndihmuar. Edhe pse ndodnjëherë përzihet aty ku nuk i takon.

    Pastaj kam të rëndë, vdekjen e dhëndrit i cili në moshën 39 vjeç ka ndërruar jetë në gjumë, dhe ndjenja me nipin është e veçantë, mundohem të jem më e afërt më të sepse e ndjen mungesën shumë të tij.

    Sidoqoftë të gjitha këto, më kanë dhënë forcë të vazhdoj para dhe të jem aktive në rrjete sociale se jeta është e bukur dhe duhet vazhduar”, rrëfeu Hysi.

    Ajo gjithashtu foli edhe për eksperiencën e saj në Tiktok.

    “Jam 56 vjeçe dhe vazhdoj të jem aktive në jetën time të re në këtë platformë. Edhe në përditshmërinë time atje, unë mundohem të jem aktive, dhe kam nisur me tik tok. Video e parë me nipin arriti 20 mijë shikime, ishim në Sarandë, dhe bëmë një video me kastravecë dhe kam vazhduar me video të tjera.

    Isha 48 vjeçe kur u bëra gjyshe, në një moshë të re, dhe sa e hapa tiktakun. Kam pasur mesazhe nga më të ndryshmet, deri te ato më kritiket, por kam thënë nuk do i vej re më, do vazhdoj përpara.”

  • E trishtë/ Ndërron jetë në moshë të re modelja e njohur, dyshohet se… (Foto)

    E trishtë/ Ndërron jetë në moshë të re modelja e njohur, dyshohet se… (Foto)

    Disa orë para vdekjes Luana Andrade pozonte në foto me kostumin e stërvitjes për gjysmë milionë ndjekësit e saj në rrjetet sociale, para se të shkonte te kirurgu estetik për një ndërhyrje në gju.

    29-vjeçarja ishte e ndjekur për bukurinë e saj dhe nuk kuptohet përse kishte nevojë për procedurës e reduktimit të dhjamit të njohur si “liposuctuion’.

    Andrade kishte shkuar në spitalin e qytetit të saj São Paulo, në Brazil, ku doktorët thanë se u detyruan të ndërprisnin procedurën prej një embolizmi pulmonar që pacientja kishte pësuar.

    Disa orë më vonë vajza kishte vdekur nga katër arreste kardiake, zbulonin zyrtarët.

    Ata thanë se testet tregonin se pacientja kishte pësuar një trompozë masive ne mushkeri dhe ishte dërguar në repartin e emergjencës për t’i shpëtuar jetën, por tragjikisht pa sukses.

    Procedura e ‘liposuction’ ishte kryer nga një kirurg dhe një anestetist që ishin pajtuar nga familjarët e saj.

    I dashuri i saj João tha pas ngjarjes se ishte i shkatërruar, duke jetuar makthin më të keq pas vdekjes së papritur të Luana. Ai e kujtonte atë si një person “të jashtëzakonshëm” që mahniste këdo “me mirësi e elegancë”.

    Futbollisti i njohur brazilian Neymar gjithashtu bënte homazhe për vdekjen e papritur të Andrade me një mesazh në rrjetet sociale.

    “Një ditë e trishtë me lajme të këqija, së pari për prindërit e mikes time Luana, ngushëllime familjes, Zoti ta presë atë me krahë hapur”, shkruante Neymar.

    Luana kishte lindur në São Paulo por kishte jetuar në Vitória ku punonte me programet televizive. Policia tha se vijon hetimet për ngjarjen.