Category: Showbiz

  • E trishtë/ Ndërron jetë në moshë të re modelja e njohur, dyshohet se… (Foto)

    E trishtë/ Ndërron jetë në moshë të re modelja e njohur, dyshohet se… (Foto)

    Disa orë para vdekjes Luana Andrade pozonte në foto me kostumin e stërvitjes për gjysmë milionë ndjekësit e saj në rrjetet sociale, para se të shkonte te kirurgu estetik për një ndërhyrje në gju.

    29-vjeçarja ishte e ndjekur për bukurinë e saj dhe nuk kuptohet përse kishte nevojë për procedurës e reduktimit të dhjamit të njohur si “liposuctuion’.

    Andrade kishte shkuar në spitalin e qytetit të saj São Paulo, në Brazil, ku doktorët thanë se u detyruan të ndërprisnin procedurën prej një embolizmi pulmonar që pacientja kishte pësuar.

    Disa orë më vonë vajza kishte vdekur nga katër arreste kardiake, zbulonin zyrtarët.

    Ata thanë se testet tregonin se pacientja kishte pësuar një trompozë masive ne mushkeri dhe ishte dërguar në repartin e emergjencës për t’i shpëtuar jetën, por tragjikisht pa sukses.

    Procedura e ‘liposuction’ ishte kryer nga një kirurg dhe një anestetist që ishin pajtuar nga familjarët e saj.

    I dashuri i saj João tha pas ngjarjes se ishte i shkatërruar, duke jetuar makthin më të keq pas vdekjes së papritur të Luana. Ai e kujtonte atë si një person “të jashtëzakonshëm” që mahniste këdo “me mirësi e elegancë”.

    Futbollisti i njohur brazilian Neymar gjithashtu bënte homazhe për vdekjen e papritur të Andrade me një mesazh në rrjetet sociale.

    “Një ditë e trishtë me lajme të këqija, së pari për prindërit e mikes time Luana, ngushëllime familjes, Zoti ta presë atë me krahë hapur”, shkruante Neymar.

    Luana kishte lindur në São Paulo por kishte jetuar në Vitória ku punonte me programet televizive. Policia tha se vijon hetimet për ngjarjen.

  • Plas keq mes Arbana Osmanit dhe Top-it, ja postimi që ngre dyshime

    Plas keq mes Arbana Osmanit dhe Top-it, ja postimi që ngre dyshime

    Prej ditësh, lart e poshtë flitet se Arbana Osmani mund të mos moderojë këtë sezon të 3 të “Big Brother VIP”. Së fundmi moderatorja ka ndarë një foto nga kinemaja duke parë filmin “Killers of the Flower Moon”.

    Mirëpo fill pas kësaj “Top Channel Films” në Instagram ka shkruar një artikull të dedikuar ku sipas tyre, “Në kuadër të dashurisë” ka arritur t’ia kalojë edhe filmit “Killers of the Flower Moon”, i cili aktualisht po “përqafohet” jo vetëm në Shqipëri edhe në botë.

  • Habit Blero: Po më tha nusja të dal, do dal nga Big Brother

    Habit Blero: Po më tha nusja të dal, do dal nga Big Brother

    Blero ka folur i përmallur për të dashurën e tij. Ai ka përshëndetur nga kamera dhe tha se nëse ajo ja kërkon është gati të lërë lojën në shtëpinë e famshme.

    “Me më thanë nusja dil tani, unë dal në sekondë. Beb nëse thua me dalë, unë dalë menjëherë. E jap jetën për të. Pa të nuk mund të rri”, u shpreh artisti i njohur.

  • Kiara dhe Luizi prindër për herë të parë, zbulohet gjinia e fëmijës!

    Kiara dhe Luizi prindër për herë të parë, zbulohet gjinia e fëmijës!

    Kiara dhe Luizi do të bëhen prindër për herë të parë. Po-po, siç e lexuat, revista “Who” ka zbuluar se ditën e sotme është organizuar edhe “gender reveal”, një festë shumë private, ku është zbuluar gjinia e bebes. Është vajzë.

    Prej javësh përflitej lajmi se dyshja do të bëhen prindër, megjithatë asnjëri prej tyre nuk kishte konfirmuar. Kujtojmë se Kiara dhe Luizi u njohën, u dashuruan dhe u martuan gjatë aventurës së tyre në “BBV”.

    Tani nis një aventurë e re për ty, ajo e prindërimit.

  • E papritur, këngëtarja shqiptare banore në BBVIP 3

    E papritur, këngëtarja shqiptare banore në BBVIP 3

    Soni Malaj ka zbuluar një ditë më parë nëse do të pranonte që të bëhej pjesë e edicionit të tretë të “Big Brothr VIP”. E ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” në “E Diell”, këngëtarja e njohur tha se ‘do ishte shumë e mërzitshme’.

    “Jam natyrë introverte, jam shumë e mbyllur, shumë private. Do isha shumë e mërzitshme sepse në shtëpi dhe mami thotë na lodhe. Nuk është e vërtetë. Nuk ndodh. Mua më pëlqen, por…”, tha Soni Malaj.

    Gjatë kësaj interviste, këngëtarja foli edhe për kantautorin e dashur për publikun, Flori Mumajesi.

    “Ne jemi persona të rritur, kemi qenë të rinj, ka qenë një lidhje, ka kaluar, kemi kaluar në marrëdhënien e parë, kemi qenë për shumë vite shokë me njëri-tjetrin. Nuk mund të mësosh dikë të dashurojë, dashuria varet kur qëllon, mua më ka qëlluar vonë, mbi të 20-tat. Është një moment në jetë që vjen një person, ke një kimi të jashtëzakonshme, prandaj kam bërë këngën “Shpirti im binjak”, sepse ai është shpirti im binjak”, tha Malaj.

  • Pas përkushtimit në fenë islame, Fero do të hapë “Fast-food”

    Pas përkushtimit në fenë islame, Fero do të hapë “Fast-food”

    Ish-reperi nga Kosova, Fero Fera kohët e fundit është përfolur shumë për ish-romancën e tij me modelen Arbenita Ismajli, pasi i kërkoi një rikthim por ju refuzua.

    Megjithatë ai duket se tashmë ka lënë pas gjithë përpjekjet për t’u bashkuar me nënën e vajzës së tij, Nina, duke u fokusuar në biznesin që ai do të hapë.

    Pas largimit nga muzika dhe përkushtimit në fenë Islame, Fero ka njoftuar sot se do të hapë një biznes të ri! Një ‘fast food’ në qytetin e tij të lindjes në Gjilan.


    Theksojmë se Fero është aktualisht në procedura divorci me modelen Arbenita Ismajli me të cilën ka një vajzë.

  • Dafina konfirmon lajmet për martesë, ja kur do mbahet dasma

    Dafina konfirmon lajmet për martesë, ja kur do mbahet dasma

    Pak ditë më parë burime për “Prive” bënë të ditur se Dafina Zeqiri po përgatit dasmën me partnerin e saj të ri, Kreshnik Gjergjin. Të njëjtat burime tregonin që ceremonia do mbahet me një rreth tejet të kufizuar të pjesëmarrësve, duke kërkuar kështu privatësi maksimale.

    Sot Dafina i ka konfirmuar lajmet duke zbuluar se dasma do mbahet në 2024.

    “Është zyrtare. Do të martohem në 2024”, shkruan ajo.

  • Vajza e Inis Gjonit në gjurmët e së ëmës, publikon këngën e saj të parë (VIDEO)

    Vajza e Inis Gjonit në gjurmët e së ëmës, publikon këngën e saj të parë (VIDEO)

    Coco Antonel, vajza e këngëtares dhe aktores Inis Gjoni i është futur industrisë së muzikës.

    Si duket ajo ka ndjekur hapat e të ëmës dhe së fundmi ka publikuar këngën e saj të parë.

    Ka qenë Inisi, që ka publikuar një pjesë nga videoklipi i së bijës, ndërsa reagimet kanë qenë të shumta.

    Kujtojmë që një intervistë të disa viteve më parë kur Coco ishte e vogël, Inisi shprehej se nuk do të donte që vajza të ndiqte hapat e saj por me sa duket e bija po e projekton vetë të ardhmen e saj.

    https://www.instagram.com/inisgjoni/?utm_source=ig_embed&ig_rid=9b0fb563-efd3-4810-a95a-bcf3c0a6eb8f

  • “Pishman nuk jam bërë hiç”, Anita Haradinaj aspak e penduar për ofendimin ndaj banorit të Big Brother VIP

    “Pishman nuk jam bërë hiç”, Anita Haradinaj aspak e penduar për ofendimin ndaj banorit të Big Brother VIP

    “A e ke parë veten në pasqyrë?” Kështu iu drejtua në një bisedë “prime-n” e kaluar Anita Haradinaj Gani Gërmisë teksa po flisnin për ish-banoren Brikenda Karricaj.

    Kjo deklaratë bëri bujë të madhe e u përfol gjithandej, madje Anita u kritikua në rrjete sociale se nuk duhej të bënte një ofendim të tillë.

    Mirëpo Anita jo vetëm që nuk është penduar për fjalët që tha, por shprehet e lumtur që “bëri punën” e saj dhe “BBVK” u përfol gjithandej.

    “Pishman nuk jam bërë hiç. Madje më vjen shumë mirë që audiencën e kam çuar në maksimum, Big Brother Kosova 2 është komentuar deri në limitet ku nuk kalohet më dhe kjo është puna ime që ta bëj temë Big Brother-in.

    Edhe të betohem në atë pyetjen kush është më i preferuari, do të dalë Ganiu pasi në këtë shtëpi kushdo që viktimizohet e sulmohet del më i preferuari.”

  • “Luftë e ftohtë”/ Plas keq mes Arbana Osmanit dhe Top-it, ja postimi që ngre dyshime

    “Luftë e ftohtë”/ Plas keq mes Arbana Osmanit dhe Top-it, ja postimi që ngre dyshime

    Prej ditësh, lart e poshtë flitet se Arbana Osmani mund të mos moderojë këtë sezon të 3 të “Big Brother VIP”.

    Edhe pse asnjëra palë, si Arbana ashu edhe televizioni nuk ka bërë asnjë reagim për këtë, janë sinjalet në rrjetet sociale që tregojnë shumë.

    Së fundmi moderatorja ka ndarë një foto nga kinemaja duke parë filmin “Killers of the Flower Moon”. Deri këtu asgjë e jashtëzakonshme.

    Mirëpo fill pas kësaj “Top Channel Films” në Instagram ka shkruar një artikull të dedikuar ku sipas tyre, “Në kuadër të dashurisë” ka arritur t’ia kalojë edhe filmit “Killers of the Flower Moon”, i cili aktualisht po “përqafohet” jo vetëm në Shqipëri edhe në botë.

    Meqë e gjithë “lufta” bëhet rreth filmave, kujtojmë këtu se bashkëshorti i Arbana Osmanit është gjithasht regjisor dhe ka krijuar disa filma në kineatografinë shqiptare. Të jetë kjo arsyeja?