Category: Showbiz

  • Plas sherri në BBVK, banoret shpërthejnë në ofendime ndaj njëra-tjetrës: Shyqyr kam familje, jo si ti!

    Plas sherri në BBVK, banoret shpërthejnë në ofendime ndaj njëra-tjetrës: Shyqyr kam familje, jo si ti!

    Dy banoret e “Big Brother VIP Kosova”, Edona James dhe Vesa Vllasaliu janë përfshirë mbrëmjen e djeshme në një debat të ashpër.

    Në bisedë e sipër ato kaluan në ofendime, duke përmendur edhe familjet e njëra-tjetrës.

    “Nëse thua edhe një herë ta thyej kokën, ta thyej unë ty. Ti je paranojake, normal që nuk ke burrë”, i tha Edona, Vesës.

    Kujtojmë se kjo e fundit ka folur shpesh për ndarjen e saj nga futbollisti Mërgim Berisha në prag të martesës.

    Nga ana tjetër, kjo e fundit nuk është ndalur më kaq dhe e ka ofenduar Edonën, duke i përmendur familjen.

    “37 vjeçe dhe ende është e pa martuar”, -ia ktheu Vesa duke qeshur dhe duke shtuar, “Shyqyr kam familje, jo si ti! Unë kam edukim, jo si ti!”

    E prekur nga fjalët e Vesës, Edona ka shpërthyer në lot.

    Ndërkohë banorët i kanë kritikuar vajzat dhe mbi të gjitha Vesën për fjalët e pandjeshme që i ka drejtuar Edonës, e cila ka rrëfyer se ka shumë vite që nuk flet me të atin dhe familjen e tij.

  • Soni Malaj, banore zyrtare në BB VIP 3? Këngëtarja: Edhe mami thotë…

    Soni Malaj, banore zyrtare në BB VIP 3? Këngëtarja: Edhe mami thotë…

    “Jam natyrë introverte, jam shumë e mbyllur, shumë private”

    Soni Malaj ka zbuluar një ditë më parë nëse do të pranonte që të bëhej pjesë e edicionit të tretë të “Big Brothr VIP”. E ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” në “E Diell”, këngëtarja e njohur tha se ‘do ishte shumë e mërzitshme’.

    “Jam natyrë introverte, jam shumë e mbyllur, shumë private. Do isha shumë e mërzitshme sepse në shtëpi dhe mami thotë na lodhe. Nuk është e vërtetë. Nuk ndodh. Mua më pëlqen, por…”, tha Soni Malaj.

    Gjatë kësaj interviste, këngëtarja foli edhe për kantautorin e dashur për publikun, Flori Mumajesi.

    “Ne jemi persona të rritur, kemi qenë të rinj, ka qenë një lidhje, ka kaluar, kemi kaluar në marrëdhënien e parë, kemi qenë për shumë vite shokë me njëri-tjetrin. Nuk mund të mësosh dikë të dashurojë, dashuria varet kur qëllon, mua më ka qëlluar vonë, mbi të 20-tat. Është një moment në jetë që vjen një person, ke një kimi të jashtëzakonshme, prandaj kam bërë këngën “Shpirti im binjak”, sepse ai është shpirti im binjak”, tha Malaj.

  • Luana është larguar nga Top Channel, por Sara Hoxha i habiti të gjithë me veprimin ndaj saj

    Luana është larguar nga Top Channel, por Sara Hoxha i habiti të gjithë me veprimin ndaj saj

    Mbrëmë u mbajt finalja e spektaklit “Love Island Albania” dhe urimet për suksesin e Luanës kanë qenë të shumta. Mirëpo komenti që ra më shumë në sy ishte i Sara Hoxhës. Luana prej kohësh i ka shkëputur marrëdhëniet me Top Channel, por me Sarën duket se ruan raporte të mira.

    https://www.instagram.com/luanavjollca/?utm_source=ig_embed&ig_rid=8c71b6c6-a5d2-4069-b7dd-4e0feac50022

  • Pas tensioneve me TCH, zbulohet kush mund t’ja marrë vendin Arbanës në BBV

    Pas tensioneve me TCH, zbulohet kush mund t’ja marrë vendin Arbanës në BBV

    Arbana Osmani mund të mos jetë më prezantuesja e “Big Brother”. Ishte ky lajmi që bëri konfuz rrjetin.

    Nuk është ende e pasigurt, por ekziston mundësia që të mos jetë Arbana Osmani, moderatorja e sezonit të ardhshëm. Aktualisht, duke marrë në konsideratë natyrën delikate dhe konfidenciale të negociatave të tilla, nuk dihen më shumë detaje, megjithëse brenda “Top Channel” kanë nisur të qarkullojnë emra të tjerë.

    Një emër që mendohet se mund t’i besohet BBVA-3 është vete Ledion Liço. Ky i fundit, prej kohësh i angazhuar si producent në “TCH”, mund të jetë gati për rikthimin në ekran, qasje që duket sikur vërtetohet edhe falë projekteve të fundit si “A live night” apo filmi “Në kuadër të dashurisë”. Përpos kësaj, Ledion Liço ka prezantuar më parë sezonin e tetë të “Big Brother”.

    Një emër tjetër që po diskutohet është Bora Zemani, e cila aktualisht prezanton “Dancing With the Stars”.

    Megjithatë, vetë Arbana Osmani ka zgjedhur të reagojë për këto lajme. Me një foto nga kafeja e “TCH”, ajo ka treguar se në fakt asgjë s’ka ndryshuar.

    Kohët e fundit, Arbana ka qenë e angazhuar me hapjen e restorantit të saj të parë, të cilin do ta inaugurojë, që do të jetë tek Piramida. Ky është aktualisht angazhimi i saj i momentit, duke lënë disi me në hije situatën në televizionin ku punon.

    Burimi: Panoramaplus

  • “Vajzat i kam si beba, jo si…”/ Habit Fation Kuqari: Nuk kam qenë kurrë i lidhur me…

    “Vajzat i kam si beba, jo si…”/ Habit Fation Kuqari: Nuk kam qenë kurrë i lidhur me…

    Si çdo javë rubrika “Trotuar” trajton tema të cilat prekin diskutimet e përditshmërisë sonë. Tema e kësaj jave kishte të bënte për çiftet me diferencë të madhe moshe, dashuri apo interes?

    Gjatë bisedës në studio, Fation Kuqari u shpreh se nuk ka pasur kurrë një lidhje dashurie me një vajzë më të madhe se ai.

    Ish-konkurrenti i “Për’puthen” shprehet se po të ishin vetëm 2-3 vite diferencë nuk ka problem, por po flet për diferencë më të madhe.

    “Në radhë të parë, unë i kam femrat të jenë si beba, jo të jenë si mami. Unë realisht i dua femrat më të vogla se vetja, nuk kam pasur asnjëherë lidhje me dikë më të madhe. Jam me idenë që, domethënë ndihesh i çik inferior kur është femra i çik më e madhe, vjen natyrshëm kjo te mashkulli. Vjen natyrshëm, nuk është çështje fuqie. 2-3 vite besoj se nuk është diferencë, po themi distanca të mëdha. 2-3 vite mua më duken shumë normale në një lidhje, si nga mashkulli si nga femra, po flasim për çështje shumë më madhore”, tha ish-konkurrenti i “Për’puthen”.

  • Vesa shokon banorët me rrëfimin për Mërgimin: Kisha gjakderdhje…

    Vesa shokon banorët me rrëfimin për Mërgimin: Kisha gjakderdhje…

    Një nga banorët e spektaklit televiziv “BBVK2”, Vesa Vllasaliu, ka zbuluar detaje të reja shokuese nga marrëdhënia me ish të fejuarin e saj, futbollistin Mërgim Berisha.

    Gjatë rrëfimit, Vesa u ka treguar vajzave se ka qenë shtatzënë dhe e ka humbur fëmijën.

    Ajo ka treguar se për këtë gjë nuk ishin në dijeni as nëna e as babai i saj.

    “Isha në Itali me shoqe, kisha alergji dhe më dërguan në spital. Më kanë pyetur a je shtatzënë, unë u kam thënë që s’jam dhe pas pak çastesh kisha gjakderdhje.

    Nuk e di as nëna, as babi. Aty e kam mësuar, se kam pasur shumë gjakderdhje. Letrën e analizave e kam grisur që mos ta shikonin”, tha ajo.

  • Deklarata e fortë ndaj Ganiut, Zhaklina “mesazh” Anita Haradinajt

    Deklarata e fortë ndaj Ganiut, Zhaklina “mesazh” Anita Haradinajt

    “A e ke parë ndonjëherë veten në pasqyrë?”, ishte kjo deklarata e Anita Haradinajt për banorin e “BBVK2”, Gani Gërmia, në “Prime-n” e kaluar, që nuk u prit aspak mirë nga publiku.

    Të shumtë ishin ata që “kryqëzuan” këtë koment, ndërsa së fundmi një reagim ka bërë edhe opinionistja e sezonit të fundit të “BBVA”, Zhaklina Lekatari.

    Ajo ka bërë një postim ironizues për Anitën në rrjetin social “Instagram”, ku shkruan: “Nuk e shoh të përshtatshme të komentoj emisionet e tjera, mbi të gjitha kur nuk paguhem për të dhënë opinion, por di të them që: La classe non e’ acqua.”.

    Shprehja “La classe non e’ acqua”, përdoret për të thënë që klasi, pra mënyra e sjelljes së një personi, është një karakteristikë e rrallë dhe nuk gjendet si uji.

  • Soni Malaj “e përndjekur” nga Flori Mumajesi: Çudi që s’ma keni përmendur

    Soni Malaj “e përndjekur” nga Flori Mumajesi: Çudi që s’ma keni përmendur

    Në lojën me fotot e personazheve të njohur publik, Soni vuri re që mungonte fotoja e Florit…

    Këngëtarja Soni Malaj e ftuar në “Mos i bjer me top”, nuk mundi të mos përmendë Flori Mumajesin.

    Në lojën me fotot e personazheve të njohur publik, Soni vuri re që mungonte fotoja e Florit, ndërsa theksoi se i vinte çudi, duke treguar kështu që emri i tij përmendet në të gjitha intervistat e saj.

    Soni: S’ma paskeni vënë Florin? Çudi…

    Ronaldo: E di ku ka ngelur Flori… te kafja e Top Channel jashtë. E printuam foton dhe ishim në dilemë me Eriolën, ta nxjerrim Florin në emisionin apo jo.

    Soni: E di pse, se Getoari dhe Flori janë dy artistë që shumë artistë të tjerë i detyrohen.

    Ronaldo: I them Eriolës mos nuk është korrekte. Mos nga ikën nga studio po i nxorëm Florin.

    Soni: Jo, pse? Absolutisht jo.

    Ronaldo: Gjithmonë shkruhet aludohet edhe në kohën e Big Brother, është shkruajtur shumë për ju… për këngën që Flori nxori në Instagram “Fluturimi”.

    “Ne jemi persona të rritur, ne nuk ‘shtihena’ me pushkë me njëri tjetrin. Kemi qenë të rinj, ka qenë një lidhje, ka kaluar. Për shumë vite kemi qenë shokë, që nga viti 98’, imagjinojeni vetë. Dikur edhe jemi bërë bajat për njëri tjetrin”, u shpreh këngëtarja./ Top Channel

  • Ueda dhe Arlindi fitojnë ‘Love Island Albania’

    Ueda dhe Arlindi fitojnë ‘Love Island Albania’

    Çifti fitues i edicionit të parë të Love Island Albania është Ueda dhe Arlindi.

    Ueda fitoi zarfin me 50 mijë Euro ndërsa Arlindi zarfin me 0 Euro.

    E pyetur nga Luana nëse ajo dëshiron ti ndajë paratë më Arlindin, Ueda u përgjigj: “Unë zgjedh dashurinë dhe dua t’i ndaj paratë me Arlindin”!

  • Luizi vë re një detaj në fotot e Kiarës dhe nuk ia lë mangët

    Luizi vë re një detaj në fotot e Kiarës dhe nuk ia lë mangët

    Luizi ka marrë sërish vëmendjen. Dhe këtë herë jo me postimet në Instagramin e tij, por me një koment në Instagramin e Kiarës. Kjo e fundit ka postuar dy foto me veshjen e zgjedhur për puntatën e re të “DWTS Fan Club”, por Luizi ka vënë re një detaj.

    Ai ka komentuar tek fotot e Kiarës dhe me humor shkruan se ata nuk janë më bashkë sepse ajo i ka hequr unazat.

    “A ju kam thene qe nuk jane me bashke?
    Ku i ka unazat?”, shkruan Luizi.