Category: Showbiz

  • “Qaj për gruan”, Altin Shira rrëfehet si rrallë herë: Shokët më ngacmojnë, më thonë ‘po çfarë burri je’

    “Qaj për gruan”, Altin Shira rrëfehet si rrallë herë: Shokët më ngacmojnë, më thonë ‘po çfarë burri je’

    Këngëtari Altin Shira mbushet në lot teksa flet për bashkëshorten dhe fëmijët.

    I ftuar në “S’e Luan Topi”, surpriza e bashkëshortes e kapi në befasi artistin, saqë ka nisur të tregoi se si u njohën dhe për familjen që formuan.

    Pjesë nga biseda:

    Erjona: Sa vjeç ke qenë kur je dashuruar me bashkëshorten që ke sot?

    Altin Shira: 22-vjeç. Edhe ajo është po në të njëjtën moshë me mua 22.

    Erjona: Sa të rinj.

    Altin Shira: Të rinj, por kur ta bën zemra bam…

    Erjona: Po si ta bëri zemra ‘bam’, na i trego içik si u njohët.

    Altin Shira: Të them të drejtën, kur unë isha ushtar prindrit e mi ndërruan shtëpi. Kur mbarova ushtrinë, sepse atëherë nuk na jepnin leje, shkoj në lagjen e vjetër për të takuar shokët me të cilët isha rritur dhe më pas nisem për tek shtëpia e re.

    Shikoj, nuk njihja njeri aty. Eksplorova pak, nja 6-muaj vija vërdallë, rrija aty dhe shikoj Edën. Ajo ishte fqinje dhe thash ‘ahh moj komshije’.

    Erjona: Po pse, kot janë bërë këngë për komshijet. Po hë, ishte dashuri me shikim të parë.

    Altin Shira: Po po patjetër.

    Erjona: Po për Edën? Ishte dashuri me shikim të parë apo u desh pak kohë që t’ia fitoje zemrën?

    Altin Shira: Jo, u desh pak kohë që t’i fitoja zemrën.

    Erjona: Po si ja fitove?

    Altin Shira: Po rrija poshtë pallatit aty, prapë poshtë dritares unë.

    Erjona: Ti këndoje?

    Altin Shira: Vazhdoja unë, aty me orë të tëra. Kur e mora vesh më mbrapa, Eda dëgjonte Michael Jackson, as nuk i pëlqente këngët e mija fare.

    Erjona: Po, pse çfarë i këndoje asaj?

    Altin Shira: Unë në atë kohë këndoja këngë korçare, serenata. Por me kitarë ato shkonin bukur.

    Erjona: Serenata korçare, hajde hajde…

    Altin Shira: Po ajo korçare është.

    Erjona: Po kur me zërin tënd dhe këngët e tua nuk ra në dashuri, si ja fitove zemrën atëhere? Apo ishte djal serioz?

    Altin Shira: Jo. Si çdo familje shqiptare që ka ato traditat, rregullat e veta. Unë vërtet e shikoja dhe më pëlqente Eda, por punët i bëra me familjen.

    Erjona: Pra i bëre gjërat serioze me familjen? Kërkove dorën?

    Altin Shira: Po, fola me prindrit dhe u thash që më pëlqen kjo vajza, e kemi komshie këtu afër. Më thanë ‘ouu, sa shpejt e gjete’.

    Altin Shira: Jam në rregull sepse as nuk qava, as…

    Erjona: Po pse po të qash, çfarë? Ku ka më bukur sesa një burr që qan për gruan?

    Altin Shira: Në një intervistë që kam dhënë diku tjetër, më ngacmojnë disa shokët e mi. Aty doli Eda për të më përshëndetur dhe të them të drejtën u preka. Mu mbushën sytë me lot. Sa kam hapur telefonin, filluan të më ngacmonin shokët: ‘Po ça burri je? Po ku qan burri për gruan?” Por është më se normale që çdo njeri të emocionohet si për fëmijët, edhe për gruan sepse tek e fundit familja është shpirti dhe zemra e çdo njeriu.

    Erjona: Ndihesh me fat besoj që e ke për krah?

    Altin Shira: Shumë me fat, kam një familje të mrekullueshme.

  • Olta i vë ‘flakën’ studios, lëvizje provokuese ndaj Ilir Shaqirit në tavolinë! I kthen të p*smet dhe…(Video)

    Olta i vë ‘flakën’ studios, lëvizje provokuese ndaj Ilir Shaqirit në tavolinë! I kthen të p*smet dhe…(Video)

    Olta Gixhari ka ndezur studion e “Dancing With The Stars” me lëvizje provokuese.

    Olta Gixhari ka imituar një lëvizje hot të konkurrentes së spektaklit, pasi Ilir Shaqiri i tha kësaj të fundit se nuk i pëlqeu mënyra se si lëvizi belin.

    Në atë moment, aktorja, e cila është anëtare jurie e DWTS së bashku me Ilirin, ka vendosur të demonstrojë lëvizjet në tavolinë.

    Teksa ktheu të pasmet nga kolegu i saj, ajo nisi të bëjë twerk dhe iu drejtua: “Kështu bëhet?”.

    Por Ilir Shaqiri nuk e kishte mendjen në atë momentin pasi po diskutonte me konkurrenten dhe ktheu sytë nga aktorja në çastin që ajo përfundoi “performancën” e saj.

    “Nuk e pashë? E bëre?”, iu drejtua ai Olta Gixharit. Por aktorja iu kthye duke iu përgjigjur: “E humbe” dhe u ul në karrigen e saj.

    Situata krijoi konfuzion tek balerini, i cili shtoi: “Na mbytën performancat”, ndërsa nisën të qeshurat.

    @worldnews546 #oltagixhari #oltagixhari❤❤ #albania🇦🇱 #dancingwiththestarsalbania #ilirshaqiri #borazemani ♬ original sound – WORLD🌎🗞️

  • Egli Tako tregon kuptimin pas tatuazheve: Ky është ‘single tattoo’ tani. Unë kam diellin, Olsi hënën

    Egli Tako tregon kuptimin pas tatuazheve: Ky është ‘single tattoo’ tani. Unë kam diellin, Olsi hënën

    Egli Tako ka plot 15 tatuazhe në trup. Ajo rrëfen për “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan se të parin e bëri kur ishte 18-vjeç.

    Egli Tako: Tatuazhin e parë e kam bërë kur isha 18 vjeç, supozohet që isha adulte, por prapëseprapë im atë nuk më foli nja dy muaj të mirë.

    Por, teksa tregon kuptimin pas tatuazheve që ka në trup, njëri prej tyre na bëri më shumë përshtypje.

    Egli Tako: Kam një tatuazh këtu poshtë (te këmba) që janë dallgët e detit dhe perëndimi. Unë e dua shumë perëndimin edhe pse ka qenë një tatuazh ‘couple tattoo’, tani është single tattoo prapë bën shumë sens sepse perëndimi është pamja ime e preferuar në botë. Unë kam diellin, Olsi ka hënën./tvklan.al

  • Ish-konkurrenti i Përputhen kurorëzon lidhjen në martesë

    Ish-konkurrenti i Përputhen kurorëzon lidhjen në martesë

    Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Beart Rexhepi është martuar. Bearti prej kohësh është në një lidhje me një vajzë për të cilën thuhet se është shtetase gjermane. Pak kohë më parë ata zbuluan se janë në një pritje të ëmbël dhe do të bëhen prindër të një vajze.

    Çifti ka vendosur ta celebrojë marrëdhënien pa ardhur në jetë vogëlushja. Bearti ka postuar një foto nga zyra e gjendjes civile ku ata duket se po nënshkruajnë aktin e martesës

    https://www.instagram.com/beartrexhepi/?utm_source=ig_embed&ig_rid=21d8bd71-4fa0-4870-b27d-db7f40dbb529

  • Ronaldo largohet nga DWTS, edhe një tjetër konkurrent lë garën në mes

    Ronaldo largohet nga DWTS, edhe një tjetër konkurrent lë garën në mes

    Ronaldo Sharka ka mbyllur rrugëtimin e tij në “Dancing With The Stars”. Konkurrenti nuk ka arritur të kalojë në fazën tjetër të programit të kërcimit.

    Juria preferoi të shpëtonte çiftin Ina-Eltion, të cilët do të vazhdojë garën.

    Por përveç Ronaldos, edhe një tjetër konkurrent la garën në mes. Për arsye shëndetësore, Roerdi ka vendosur të largohet nga spektakli.

  • Blero shfaqet i mërzitur dhe i vetmuar në pishinë, qëndron i mënjanuar nga banorët e tjerë

    Blero shfaqet i mërzitur dhe i vetmuar në pishinë, qëndron i mënjanuar nga banorët e tjerë

    Këngëtari Blero Muharremi është këtë edicion një nga konkurrentët më të përfolur të spektaklit Big Brother VIP Kosova. Ai është shpallur si një nga tre banorët më të pëlqyer, në teleovitmin e parë që u hap për banorët më të preferuar nga publiku.

    E teksa ndodhet i izoluar nga kamerat dhe larg aktiviteteve të përditshmërisë, duket se presioni i lojës herë pas here e bën të veten.Së fundmi, këngëtari i hitit “Fotografia” ka kaluar pak kohë i vetëm në pishinë, ku është parak paksa i trishtuar dhe i mënjanuar nga banorët e tjerë.

    Ai ka qëndruar i shtangur për orë të tëra, teksa mund të shihej në sy se ishte mjaft i pikëlluar, me siguri nga mungesa e njerëzve të dashur që ndjen brenda në shtëpi.

    Rikujtojmë se, të premten nga shtëpia më e famshme në Kosovë është larguar banorja e parë për këtë edicioni këngëtarja Brikenda Karricaj.

    Krahas eliminimit të parë pati edhe hyrje të reja, ku në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Kosova’ u fut këngëtari afrikano-zviceran Domenik.

  • ‘Ça thua ore?’, situata del jashtë kontrollit në DWTS: Ilir mos me atë dorën

    ‘Ça thua ore?’, situata del jashtë kontrollit në DWTS: Ilir mos me atë dorën

    ‘Ça thua ore?’, situata del jashtë kontrollit në DWTS: Ilir mos me atë dorën
    Skena e “Dancing With The Stars” është kthyer në një arenë dyluftimi, me yjet e ndara në dy skuadra. Gjykimi i jurisë ka ngjallur debate të forta. Një moment edhe Fifi është kapur me Ilir Shaqirin, i cili me dorë ka bërë një gjest duke treguar se fjalët janë të tepërta aty ku punohet.

    Bora: Fifi, si je ndjerë gjatë kësaj jave?

    Fifi: Shumë mirë. Unë mendoj që ku ka prova ka zhurmë, ku ka zhurmë ka punë. Ilir mos me atë dorën.

    Iliri: Ku ka prova, ku ka punë, nuk ka fjalë.

    Fifi: Ça thua ore?

    Iliri: Juve jeni të gjithë nxënës amator që po ju mësojnë gërmën “a” të kërcimit dhe duhet të respektoni koreografët. Jo të dilni mbi ata me individualizmat tuaj.

    Fifi: Kur ka folur Dioni nga ana profesioniste ne e kemi dëgjuar të gjithë. Sikurse e tha Xhuli, ne jemi të gjithë karaktere të forta dhe nuk durojmë dot të na urdhërojnë.

    Iliri: As balerinët profesionist?

    Fifi: Jo, ka qenë kur ka folur Xhuli, jo profesionistët

  • “Bashkëshortit po i pëlqen më shumë kjo gruaja…”/ Moderatorja e Top Channel drejt divorcit? Postimi i fundit i habit pamasë ndjekësit

    “Bashkëshortit po i pëlqen më shumë kjo gruaja…”/ Moderatorja e Top Channel drejt divorcit? Postimi i fundit i habit pamasë ndjekësit

    Foto të përpunuara dhe të krijuara nga Inteligjenca Artificiale janë kthyer së fundmi në një trend në rrjetet sociale.

    Perfeksioni me të cilën Inteligjenca Artificiale të kthen në një personazh që se kishe menduar kurrë vetën po çmend edhe yjet e ekranit.

    Së fundmi, pre e AI ka rënë edhe moderatorj Erjona Rusi. Por duket se Inteligjenca Artificiale i ka hapur punë me bashkëshortin, pasi sipas saj ai pëlqu më shumë këtë version të saj, thotë me shaka Rusi.

    “Nuk e dija që isha kaq sexy. Denisa Kele ç’na bëre? Burrit po i pëlqen më shumë kjo gruaja e krijuar nga AI (Inteligjenca Artificiale) se sa e vërteta. Ta dish që shpenzimet e divorcit do ti paguash ti”, shkruan Erjona Rusi Krah fotove.

  • Rudina Dembacaj në mes të përmbytjeve: Koha skandal, unë prap jam e bukura dheut (Video)

    Rudina Dembacaj në mes të përmbytjeve: Koha skandal, unë prap jam e bukura dheut (Video)

    Prej disa orësh Shqipëria është “mbërthyer” nga stuhia, ku për shkak të stuhive të forta të shiut dhe erës, i gjithë vendi duket i aralizuar.

    Ndërkohë që gjithandej, në media e rrjete sociale shfaqet pjesë nga Tirana dhe e gjithë Shqipëria ku shiu ka bërë namin, Rudina Dembacaj gjen vend për pak lumturi, pasi ndihet e bukur.

    “Koha skandal, unë prap e bukura dheut. Nuk e di si mka fal Zoti kështu. O Zot faleminderit. Nuk e di”, shprehet aktorja.

  • Shqipja deklaroi se Luizi është takuar me ish-partneren, reagon këngëtari

    Shqipja deklaroi se Luizi është takuar me ish-partneren, reagon këngëtari

    Shqipe Hysenaj në një bisedë të fundit me një prej banoreve të BBVK habiti me deklaratën e saj teksa fliste për fituesin e “BBV2”, Luiz Ejllin. Ajo u shpreh se ky i fundit pas daljes nga programi është takuar me ish-partneren e tij, Genën.

    Shqipja tregoi gjithashtu se fotoja virale asokohe ku shihej Kiara Tito me të ëmën e këngëtarit, nuk ishte moderatorja por Gena, ish-i i Luizit. E si duket kjo deklaratë e Shqipes nuk i ka shpëtuar as këngëtarit.

    Luizi ka qenë në një video live me Kiarën dhe teksa po diskutonte me ndjekësit, në mënyrë ironike ai thotë: “Nuk e puth (Kiarën) se nuk e lejon kontrata”.

    Me këtë, ai ka lënë të kuptohet se nuk mund t’i reagojë direkt Shqipes, por me siguri një përgjigje ka për ta marrë pasi kontrata e tij të mbarojë.