Category: Showbiz

  • Mark Frroku në burg, por për çfarë “shpërtheu” në lot Rudina Dembacaj

    Mark Frroku në burg, por për çfarë “shpërtheu” në lot Rudina Dembacaj

    Ish-deputeti Mark Frroku dhe 3 persona të tjerë janë përfshirë në sherr me disa banorë të fshatit Shetaj për një pronë tek Kepi i Rodonit, ku u përdoren dhe sendet e forta si edhe armët.

    Sherri nisi pas Frroku dhe të tjerët nisën rrethimin e tokës me pretendimin se përfaqësonin Kishën Katolike dhe aty bëhej fjalë për pronën e kishës.

    Ndërkohë që të gjithë janë “sy e vesh” për reagimin e bashkëshortes së tij, Rudina Dembacaj, kjo e fundit vijon normalisht me postimet në rrjetet sociale, duke zgjedhur të hesht për arrestimin e Markut.

    Në një InstaStory, Rudina ka treguar se është zemërthyer dhe e përlotur për rastin e fëmijëve të humbur në Tiranë.

    Ndërkohë që Rudina ka ndarë këtë InstaStory sot, 1 nëntor rreth orës 15:00, fëmijët për fat të mirë kishin disa orë që ishin gjendur dhe ndodhen pranë familjes./albeu.com/

  • Kiara u kërkoi fansave ndihmë në “Instagram” për…”/ Edhe Luizi ka një kërkesë: Ku mund të gjej një grua të hajrit?

    Kiara u kërkoi fansave ndihmë në “Instagram” për…”/ Edhe Luizi ka një kërkesë: Ku mund të gjej një grua të hajrit?

    Luizi dhe Kiara janë një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar

    Moderatorja e njohur, Kiara Tito, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”. Ajo ndan me ndjekësit foto e video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

    Por jo vetëm kaq, pasi ajo ndodh që t’u kërkojë fansave mendime për ndonjë gjë. Kështu ndodhi edhe një ditë më parë, ku Kiara u kërkoi ndjekësve se ku mund të gjente një ekspres.

    Lidhur me këtë ka reaguar partneri i saj, Luiz Ejlli, duke bërë një postim në “Instastory”-n e tij. Këngëtari i dashur për publikun ka publikuar një video ku shfaqet së bashku me Titon, e duke qeshur shprehet se edhe ai ka një kërkesë.

    “Faleminderit për përgjigjet, për atë ekspresin që kërkoi. Tani kam edhe unë një kërkesë, ku mund të gjej një grua të hajrit?”, thotë Luizi, ndërkohë Kiara teksa qesh i kthehet:

    “Po ça ke o burrë, ça pune po të prish?”.

    “Nuk është Instagram-i dyqan moj”, ia pret Ejlli dhe Kiara shton: “Po e dinë më mirë. Megjithatë, faleminderit shumë për përgjigjet, se e gjeta”.

    Ndërkohë Luizi e mbyll: “Ku po shkon zemër? Po dal me ble. Ku? Këtu te Instagram-i se ka ekspresë të mirë”.

    Luizi dhe Kiara janë një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Ata nisën një romancë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, të cilën e vazhduan dhe jashtë saj. Moderatorja dhe këngëtari ndajnë herë pas here foto e video bashkë, ku tregojnë se janë të lumtur krah njëri-tjetrit.

  • Pas shumë kohësh mungesë në rrjetet sociale, Ledri Vula bën njoftimin e papritur

    Pas shumë kohësh mungesë në rrjetet sociale, Ledri Vula bën njoftimin e papritur

    Ndërkohë që nuk ka bërë asnjë reagim në rrjetet sociale, për të mbështetur partneren e tij, Ledri prej kohësh nuk është aktiv në rrjetet sociale, madje ka fshirë pjesën më të madhe të postimeve të tij në Instagram.

    Ledri Vula ka qënë padiskutim një ndër personazhet me të komentuar së fundmi ne shtypin rozë. Shkak është bërë sigurisht mungesa e tij për të përkrahur Sarën e debutimin e saj si aktore në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, në rolin e Arias.

    Ndërkohë që nuk ka bërë asnjë reagim në rrjetet sociale, për të mbështetur partneren e tij, Ledri prej kohësh nuk është aktiv në rrjetet sociale, madje ka fshirë pjesën më të madhe të postimeve të tij në Instagram.

    Pas shumë kohësh mungesë, Ledri ka bërë një postim në Instastory, përmes të cilit ka njoftuar anulimin e koncertit të tij në Oslo.

    “Fansa të Norvegjisë dhe Skandinavisë, ju njoftoj se koncerti i Oslos nuk do të mbahet. Shumë dashuri për ju, do shihemi prapë”, ka shkruar reperi, koment të cilin e ka shoqëruar me ikonën e zemrës.

    Artisti nuk ka dhënë arsyen e anulimit të koncertit por në një tjetër postim të bërë në profilin e tij, ai ka lajmëruar se shumë shpejt do të jetë në një koncert në Nju Jork.

  • Të dyja në jaht me Mërgim Berishën, del FOTO që vërteton shoqërinë e Edonës me Vesën

    Të dyja në jaht me Mërgim Berishën, del FOTO që vërteton shoqërinë e Edonës me Vesën

    Edona Rudaku, sot bashkëshortja e Mërgim Berishës mohoi akuzat nga Vesa Vllasaliu, se ajo është shoqja që i ka marrë burrin.

    “Nuk jam shoqe e ngushtë me Vesën, nuk ia ka marrë të dashurin dhe nuk është e vërtetë ajo se çfarë po flitet”, tha Edona Berisha.

    Por ndryshe tregojnë fotot, ku vajzat jo vetëm që shihen në shoqëri të njëra tjetrës të përqafuara e të lumtura, por me to është edhe Mërgim Berisha.

    Futbollisti ‘u bë molla e sherrit’ mes vajzave të cilat i dhanë fund shoqërisë.

    Vesa tha se ndarja erdhi si shkak i ndërhyrjes së Edonës në lidhjen e tyre.

  • Dikur miq të ngushtë, Ledion Liço merr vendimin e papritur ndaj Arbana Osmanit

    Dikur miq të ngushtë, Ledion Liço merr vendimin e papritur ndaj Arbana Osmanit

    Lajmi se Arbana Osmani mund të mos prezantojë BBV3 bëri shumë bujë edhe pse nuk ka ende një konfirmimin për këtë.

    Veç kësaj, një veprim i fundit i Ledion Liços, i cili thuhet se do të zëvendësojë Arbanën, ka marrë mjaft vëmendje.

    Pas një kërkimi në profilin e tij të Instagram-it, vihet re se ai nuk e ndjek më Arbanën. Të njëjtën gjë ka bërë edhe moderatorja.

    Mos ndoshta kjo ishte një shenjë konfirmimi për thashethemet që po qarkullojnë në rrjet?

  • Me gërsheta të verdhë e këmishë saten, Zogu i Tiranës: Jam versioni mashkull i Barbie

    Me gërsheta të verdhë e këmishë saten, Zogu i Tiranës: Jam versioni mashkull i Barbie

    Zogu i Tiranës i është bashkuar festës së Hallouinit. Gjatë lidhjes me “Aldo Morning Show” në Tv Klan, korrespondenti u shfaq me dhjetëra gërsheta të verdhë të lidhur bisht. I veshur me një këmishë saten, Zogu shpjegon se cili është personazhi që ai ka zgjedhur të jetë në këtë festë.

    Aldo: Qyqa! Qenke bërë si Timo Shanko!

    Zogu i Tiranës: Jo, në fakt jam bërë si Barbie, versioni mashkull, Ken, burri i Barbie për festën e Hallouin. Gëzuar e për shumë vjet të gjithëve Hallouinin!

    Aldo: Ça është Hallouini, ne s’e kemi festë?

    Zogu i Tiranës: Në fakt është një festë që gjithnjë e më shumë po festohet edhe në Shqipëri.

    Aldo: E si e ka emrin ky burri i Barbie?

    Zogu i Tiranës: Unë jam Ken. Hi Barbie! Hi Ken! Jam bashkëshorti i Barbie sepse Barbie ka burrin e vet ju e dini dhe jam Ken. Është një ‘look’ në fakt, janë flokë me gërsheta, flokë afrikanë të cilat kanë një përdorim të gjerë edhe në Shqipëri.

    Aldo: Sot qenke bërë si ekperiment.

    Zogu i Tiranës: Jo, jo jam vëttet shumë bukur. Janë flokë ‘extension’ të zgjatura me gërsheta. Janë 100 fije gërsheta.

    Për ta shpjeguar më mirë pamjen e tij, Zogu i kërkon një kalimtareje që të zgjidhë bishtin që të mund të tregojë gërshetat për të cilat shton se i janë dashur rreth 5 orë për t’u realizuar./tvklan.al

  • Arbana Osmani përplasje me drejtuesit e Top Channel, “humb” drejtimin e Big Brother

    Arbana Osmani përplasje me drejtuesit e Top Channel, “humb” drejtimin e Big Brother

    Ndryshe nga dy sezonet e kaluara, sezoni i tretë i “Big Brother VIP Albania” mund të mos prezantohet nga moderatorja Arbana Osmani.

    Burime të ndryshme brenda Top Channel thonë për Anabel se moderimi i BBVA mbetet i paqartë për shkak të një “ngërçi” mes administratorëve të televizionit dhe Arbanës, që mendohet se ka lidhje me negociatat mbi kompensimin financiar.

    Çështja është ende e pasigurt, por ekziston mundësia që të mos jetë Arbana Osmani moderatorja e sezonit të ardhshëm.

  • ‘Kam humbur identitetin’, banorja e BBVK rrëfehet mes lotësh

    ‘Kam humbur identitetin’, banorja e BBVK rrëfehet mes lotësh

    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Ledi Vokshi në një bisedë me Shqipe Hysenaj ka treguar një moment të vështirë të jetës ku thotë se kishte humbur identitetin. Ledi rrëfeu se ishte një periudhë kur çdo gjë iu kthye në tmerr.

    “Nuk e di se kush jam më, kam humbur identitetin. Kam qenë në kulmin e jetës time në çdo gjë por atëherë më është kthyer në tmerr në çdo gjë tjetër, në kulmin e profesionit, karrierës, më është kthyer e gjitha në tmerr në anën fizike, mendore, emocionale edhe s’ke çfarë të bësh është pjesë e jetës, por ama që unë të bëhem edhe më e fortë, për burrin tim, fëmijët e mi duhet të krijoj identitetin tim”, u shpreh Ledi.

    Artistja vazhdoi: “Pas gjithë këtyre gjërave, ta gjej vetveten. Nuk e di se kush jam më, kam humbur diçka. Por jam kjo që jam. Ky vit ka qenë një mësim i madh për mua. Nganjëherë nuk është gjithmonë vetëm karriera, bizneset. Pas kësaj sfide këtu, pata kohën time që kur të jem jashtë të jem akoma më e fortë”.

  • Telefonata e papritur në 12 të natës! Ledio prish përballjen e Albës dhe Enisës: Ti kishe dalë për orgji që…

    Telefonata e papritur në 12 të natës! Ledio prish përballjen e Albës dhe Enisës: Ti kishe dalë për orgji që…

    Nuk kanë fund situatat dramatike në “Për’puthen”.

    Alba dhe Enisa janë ulur në një përballje katër minutëshe me njera-tjetrën sa i përket një telefonate të papritur në orët e vona të natës, që Alba i kishte bërë konkurrentes për ta lidhur me një nga miqtë e saj.

    Megjithatë, kjo përballje është shkatërruar nga Ledjo, i cili ka ndërhyrë duke i kërkuar llogari Albës, ndërsa me një gjuhë aspak të hijshme e pyeti: “Ti kishe dalë për orgji që e ftove edhe këtë përmes telefonatës.”

    Alba: Ku është e keqja këtu?

    Enisa: Alba të lutem.

    Alba: Ku është mashtruesja këtu?

    Enisa: Me mua jo këto gjëra. Këto mund ti bësh me ndonjë tjetër.

    Alba: Ky është realiteti. E ke telefonatën, nxirre. Unë jam duke të folur realitetin.

    Enisa: Mua në errësirën tënde nuk më zhyt dot ti, ta harrosh. Në errësirën që ti ke dhe ndjen mua nuk më zhyt dot.

    Ledjo: O Alba, dy sekonda. Ti kishe dalë për orgji që e ftove edhe këtë përmes telefonatës.

    Alba: Jo nuk e ftova…

    Ledjo: Por për çfarë.

    Alba: Duhet t’ju vijë pak turp për shprehjet që përdorni.

    Ledjo: Po ç’është kjo telefonatë në 12 të natës, për ta ftuar atë për orgji?

    Alba: Ledjo të lutem ulu tek karrigia që të takon për t’u ulur.

    Ledjo: Po për çfarë?

    Pas kësaj përballje të ashpër, Alba ka shpërthyer në lot. Duke u përpjekur të shpjegonte rrethanat e situatës, Enisa i është përgjigjur duke thënë se nuk mund ta zhysin në errësirë.

    “Pse pikërisht në orën 12 të natës. Çfarë ka pritur ajo? Ka menduar se Enisa është e vdekur për mashkull dhe më ka marrë në telefon për të më pyetur. Nuk më zhyt dot mua, ta harrosh”- tha Enisa./Top Channel

  • Lënë pas mëritë! Motrat Libohova po përgatisin një surprizë për shqiptarët (VIDEO)

    Lënë pas mëritë! Motrat Libohova po përgatisin një surprizë për shqiptarët (VIDEO)

    Pak ditë më parë, Irma dhe Eranda Libohova gëzuan gjithë shqiptarët kur u shfaqën bashkë duke darkuar, pas 5 vitesh “sherr”.

    Por duket se motrat do t’i kompesojnë shpejt këto vite të humbura. Eranda na ka treguar pak minuta më parë në një InstaStory se ndodhet gjatë provave me Irmën.

    Kështu motrat Libohova do performojnë shërish bashkë në skenë, për shqiptarët./albeu.com/