Category: Showbiz

  • ‘E martuan me zor’, Edona tregon historinë e trishtë të familjes, banorët shokohen

    ‘E martuan me zor’, Edona tregon historinë e trishtë të familjes, banorët shokohen

    Edona ka treguar historinë e martesës së mamasë së saj, me të cilën u shpreh se ka përafërsisht 13 vite diferencë në moshë. Kjo pasi e ëma e saj ishte martuar me zor në moshën 13-vjeçare dhe akoma pa mbushur mirë 14 ka lindur Edonën.

    “Nënën e kanë martuar me zor, në moshën 13-vjeçare, e kanë ndërruar me një lopë. Nëna më thoshte, unë kam qenë fëmijë vetë, kam luajtuar me kukulla,” tregoi Edona.

    Banorët u shokuar sigurisht, sidomos Blero i cili tha se vajza e tij është tani 13 vjeçe, e nuk do të mund ta paramendonte një gjë të tillë.

  • ‘Jemi ndarë’, Sofiela dhe Erato i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja

    ‘Jemi ndarë’, Sofiela dhe Erato i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja

    Pas daljes nga “Love Island Albania”, ish-konkurrentët Sofiela dhe Erato deklaruan hapur marrëdhënien e tyre, por duket se gjithçka është shuar shpejt. Gjatë bisedës në “Rudina” në Tv Klan, Sofiela thotë se secili prej tyre ka vendosur të ndjekë rrugën e tij.

    Sofiela: Për momentin, kemi vendosur të shkojmë çdonjëri në rrugët e veta.

    Rudina Magjistari: Po çfarë ndodhi se kur ishit këtu e kishit ndarë mendjen që do të vazhdonit bashkë, gjenit shumë pika të përbashkëta me njëri-tjetrin…

    Dasara Karaiskaj: Më fal që të ndërpres, por këtë do ia ketë thënë gjatë natës se mbrëmë në gjysmëfinale tha “ja një çikë ashtu, nuk e dimë akoma”. Natën do e kenë vendosur që janë ndarë që sot erdhi dhe tha…

    Sofiela: Vendosëm që të shohim njëherë jetën tonë dhe do i lëmë gjërat hapur tani.

    Dasara Karaiskaj: Po çfarë ndodhi tani?

    Sofiela: Jemi ndarë.

    Rudina Magjistari: Cila ishte drama juaj, çfarë ndodhi?

    Sofiela: Thjesht çdo njeri ka ato, pret diçka nga jeta. Unë pres diçka tjetër, ai diçka tjetër dhe…

    Rudina Magjistari: Cila ishte pika që…

    Sofiela: Po ngaqë unë kam shumë punë në Gjermani dhe tani nuk e di a bëhet që të jemi aq shumë kohë në Shqipëri bashkë.

    Pavarësisht gjithçkaje, Sofiela shton se do vijojë të ketë një raport të afërt me Eraton.Sofiela: Si njeri, do e mbaj afër Eraton ngaqë është shumë njeri i mirë.

  • VIDEO/ “Edona i ka dalë Zotit kundër”, Bled Mane i bën moral Ganiut: Flet për Perëndinë me alkool në dorë

    VIDEO/ “Edona i ka dalë Zotit kundër”, Bled Mane i bën moral Ganiut: Flet për Perëndinë me alkool në dorë

    Opinionisti i spektaklit televiziv “BBVK2″, Bledi Mane i ka kërkuar Ganisë që të ngrihet në këmbë.

    Ai i ka thënë se ky i fundit ka folur në emër të Zotit, por siç u shpreh ai, të gjithë janë njësojë tek Zoti.”Ti ke filluar fletë me Zotin, a ta pyesim Zotin se kë do më shumë, mua apo ty? Në emër të Zotit ke ndëshkuar një nga banorët aty. Me alkool në dorë flet për Perëndinë. Një mëkatar që bën si besimtar. Unë mund të jem më i gjatë se ty, por jemi njësoj para Perëndisë”, është shprehur ai.

  • FOTO/ Olta Gixhari në pritje të ëmbël?

    FOTO/ Olta Gixhari në pritje të ëmbël?

    Mbrëmjen e së hënës, aktorja e njohur, Olta Gixhari, ndodhej në Tuz të Malit të Zi, për promovimin e premierës së filmit “Në kuadër të dashurisë”.

    Jemi mësuar që artisten ta shohim gjithmonë në formë shumë të mirë dhe të kuruar, teksa shpesh është komentuar dhe për format e mira trupore.Por në një videon e publikuar së fundmi në rrjetet sociale ajo i ka habitur jo pak ndjekësit e saj virtualëm, të cilëve iu është shfaqur me barkun pak të fryrë.

    Kjo gjë bëri që menjëherë të nisin aludimet për një shtatzëni të mundshme të aktores.

  • Plas mes kolegësh! Veleshnja thumbon keq Salsano Rrapin: Të lëpin gjithë kohën, spiun (VIDEO)

    Plas mes kolegësh! Veleshnja thumbon keq Salsano Rrapin: Të lëpin gjithë kohën, spiun (VIDEO)

    Pas 17 vitesh sukses dhe karrierë në ekranin e Top Channel, aktori i Portokalli Rezart Veleshnja ka ndarë lajmin se do të largohet, për ta parë tashmë në ekranin e MCN.

    Mirëpo sipas tij largimi nuk ishte në mënyrën si ai do të dëshironte.

    “Çezarit jepi hakun, në të kundërt i bie që nuk jemi artista,”-deklaroi Veleshnja.

    Por në të njëjtin emision, Veleshja ka thumbuar Salsano Rrapin nëpërmjet një zhapiku të futur në skenë.

    “Është prezantues në spektakël humori. E ka emrin Sali. Saliu të lëpin gjatë gjithë kohës. Nuk të bën asgjë. Vetëm flet, të spiunon është si grua e keqe. Nuk të bën asgjë është frikacak. Kam punuar 17 vjet me Salin”, shprehet Rezarti duke lënë qartë të kuptohet se bëhet fjalë për Salsano Rrapin./albeu.com/

  • “Edona i ka dalë Zotit kundër”, Bled Mane vë Ganiun me “shpatulla pas murit”: Flet për Perëndinë me alkool në dorë

    “Edona i ka dalë Zotit kundër”, Bled Mane vë Ganiun me “shpatulla pas murit”: Flet për Perëndinë me alkool në dorë

    Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane i ka kërkuar Ganisë që të ngritet në këmbë.

    Ai i ka thënë se Gania ka folur në emër të Zotit, por siç u shpreh ai, të gjithë janë njësojë tek Zoti.

    “Ti ke filluar fletë me Zotin, a ta pyesim Zotin se kë do më shumë, mua apo ty? Në emër të Zotit ke ndëshkuar një nga banorët aty. Me alkol në dorë flet për Perëndinë. Një mëkatar që bën si besimtar. Unë mund të jem më i gjat se ty, por jemi njësoj para Perëndisë”, është shprehur ai.

    Kujtojmë se Ganiu ka quajtur Edonën gabimi i Zotit duke i thënë se i ka dal kundër rregullave të Tij.

  • Pasi iu zbulua romanca, e dashura e Olsi Bylykut merr vendimin e papritur

    Pasi iu zbulua romanca, e dashura e Olsi Bylykut merr vendimin e papritur

    Pak kohë më parë u bë me dije se aktori i humorit, Olsi Bylyku prej më shumë se 4 muajsh është në një lidhje me gazetaren, Denada Lura.

    Lajmi për të dashurën e re bëri bujë shumë shpejt, mirëpo, duket se vajzës në fjalë nuk i ka pëlqyer aspak kjo vëmendje e madhe, ndaj ka marrë vendimin e papritur.

    Pasi iu bë emri i ditur, Denada ka vendosur të mbyllë llogarinë e saj në Instagram. Edhe pse nuk dihen zyrtarisht shkaqet e këtij vendimi, duket se fluksi i komenteve për këtë lidhje ka qenë i papërballueshëm.

  • ‘Kiara, e di ça më pret në shtëpi’, Luizi shkon surprizë në provat e DWTS, por vihet në siklet

    ‘Kiara, e di ça më pret në shtëpi’, Luizi shkon surprizë në provat e DWTS, por vihet në siklet

    Luizi ka shkuar sot surprizë në provat e “Dancing with the stars”. Ai ka takuar Inën dhe Eltionin duke mësuar edhe disa lëvizje kërcimi nga ta.

    Kur Ina i kërkoi të bënin një padjeshkë, Luizi iu drejtua kamerës dhe i kërkoi falje Kiarës pasi pa se kjo lëvizje kërcimi ishte pak e sikletshme.

    “Kiara e di ça më pret në shtëpi kur të vij”, tha Luizi i drejtuar nga kamera.

  • Mohoi se e kishte shoqe! Publikohet ftesa e dasmës së Vesës me Mërgimin, për Edonën

    Mohoi se e kishte shoqe! Publikohet ftesa e dasmës së Vesës me Mërgimin, për Edonën

    Ish e dashura e futbollistit të njohur Mergim Berisha, Vesa Vllasaliu gjatë pjesëmarrjes në “BBVK” ka ardhur me akuza të forta për bashkëshorten e ish-partnerit të saj, Edona.

    Vesa tha se shkaku i ndarjes me futbollistin ishte ish-shoqja e saj e ngushtë Edona.

    Mirëpo, kjo e fundit hodhi poshtë deklaratat e shoqes saj Vesës e cila dikur është shprehur se ajo ndërhyri në ndarjen e saj me Mërgimin.

    Madje Edona mohoi edhe shoqërinë e saj me Vesën, por letra thotë të kundërtën!

    Dikur Vesa e ftoi shoqen e saj Edonën në dasmën e saj me Mërgimin por veprimi i këtij të fundit ndryshoi gjithë rrjedhën e historisë! Së fundmi ka qarkulluar edhe ftesa e dasmës për Edonën.

    Deklarata e plotë:

    Nuk jam shoqe e ngushtë me Vesën, nuk ja kam marrë të dashurin dhe nuk është e vërtetë ajo se çfarë po flitet, kërkoj nga njerëzit që të mos e paragjykojnë dikë kur nuk e dinë të vërtetën, fillimisht dëgjoni të dy anët e historisë.

    Unë nuk e konsideroj shoqe të ngushtë dikë që e kam parë dy-tri herë, ne njihemi se jemi të dyja të Gjilanit është e pamundur të mos njihemi, Kosova nuk është e madhe.

    Shoqja e imja e vërtetë është dikush që të përkrah në çdo situatë të jetës, që e njeh me vite, që e njeh me familje, ajo nuk ka qenë e tillë.

    Jo ajo nuk është shoqe e imja e ngushtë, ne jemi parë vetë dy-tri herë, ne jemi njohur në një klub, por nuk më kujtohet saktë se si jemi njohur.

    Unë dhe Mërgimi njihemi para se të njihja Vesën, ne njihemi që kur ishim 17 vjeç, por prej atëherë nuk kemi patur kontakt, unë nuk isha e informuar se ata ishin bashkë.

    Isha me shoqe në Turqi dhe unë kisha postuar foto në Whatsapp, ai e ka parë dhe më ka shkruar, unë nuk e dija që ata ishin të lidhur, ai më tregoi që nuk janë më bashkë.

  • E tradhtoi me shoqen e ngushtë? Flet vëllai i Mërgim Berishës: Vesa e ka ndaluar të fliste me familjen (VIDEO)

    E tradhtoi me shoqen e ngushtë? Flet vëllai i Mërgim Berishës: Vesa e ka ndaluar të fliste me familjen (VIDEO)

    Ish e dashura e futbollistit të njohur Mergim Berisha, Vesa Vllasaliu gjatë pjesëmarrjes në “BBVK” ka ardhur me akuza të forta për bashkëshorten e ish-partnerit të saj, Edona.

    Vesa tha se shkaku i ndarjes me futbollistin ishte ish-shoqja e saj e ngushtë Edona, megjithëse këto deklarata kjo e fundit i ka mohuar në një intervistë për emisionin “Fol Shqip Show”.

    “Nuk jam shoqe e ngushtë me Vesën, nuk ia ka marrë të dashurin dhe nuk është e vërtetë ajo se çfarë po flitet, kërkoj nga njerëzit që të mos i paragjykojnë dikë kur nuk e dinë të vërtetën, fillimisht dëgjoni të dy anët e historisë.

    Unë nuk e konsideroj shoqe të ngushtë dikë që e kam parë dy-tri herë, ne njihemi se jemi të dyja të Gjilanit, është e pamundur të mos njihemi, Kosova nuk është e madhe, shoqja e imja e vërtetë është dikush që të përkrah në çdo situatë të jetës, që e njeh me vite, që e njeh me familje, ajo nuk ka qenë e tillë, jo ajo nuk është shoqe e imja e ngushtë, ne jemi parë vetë dy-tri herë, ne jemi njohur në një klub, por nuk më kujtohet saktë se si jemi njohur”, tha Edona.

    Ndërsa vazhdoi: “Unë dhe Mërgimi njihemi para se të njihja Vesën, ne njihemi që kur ishim 17 vjeç, por prej atëherë nuk kemi patur kontakt, unë nuk isha e informuar se ata janë ndarë, isha me shoqe në Turqi dhe unë e kisha postuar foto në ëhatsapp, ai e ka parë dhe më ka shkruar, unë nuk e dija që ata ishin të ndarë, ai më tregoi që nuk janë më bashkë”.

    Lidhur me këtë ngjarje së fundmi ka reaguar edhe vëllai i Mergimit, Besarti i cili gjatë një interviste për “Fol Shqip Show” tregoi se ka qenë Vesa ajo që e ka ndarë futbollistin nga familja e tij.

    “Nuk dihet fare arsyeja. Ajo ka pas dëshirë që Mërgimit t’ia ndërprejë komunikimin me familjën. Ne me Mërgimin s’kemi mundur të flasim në telefon, vetëm nëse ai ka qenë vetëm na telefonuar. Ose për shembull, kur s’ka qenë ajo aty, kur ka qenë në Zvicër te familja e vet, neve Mërgimi na ka telefonuar më lirshëm. Ne s’kemi qenë në gjendje të shkojmë te vëllai jonë, ose babai dhe nëna të shkojnë te djali i tyre në atë kohë kur ka qenë ajo”, ka thënë Besarti.

    Ndër të tjera ai tha se ish-partnerja e vëllait të tij e ka ofenduar këtë të fundit në ambjente publike.

    “Kjo i ka thënë Mërgimit: ‘Ti je bastard si babai yt’. Plus familjen tonë na ka ofenduar. Pastaj është munduar Mërgimit t’ia ndërprejë lidhjen me familjen”- tha ai.