Category: Showbiz

  • Të dyja në jaht me Mërgim Berishën, del FOTO që vërteton shoqërinë e Edonës me Vesën

    Të dyja në jaht me Mërgim Berishën, del FOTO që vërteton shoqërinë e Edonës me Vesën

    Edona Rudaku, sot bashkëshortja e Mërgim Berishës mohoi akuzat nga Vesa Vllasaliu, se ajo është shoqja që i ka marrë burrin.

    “Nuk jam shoqe e ngushtë me Vesën, nuk ia ka marrë të dashurin dhe nuk është e vërtetë ajo se çfarë po flitet”, tha Edona Berisha.

    Por ndryshe tregojnë fotot, ku vajzat jo vetëm që shihen në shoqëri të njëra tjetrës të përqafuara e të lumtura, por me to është edhe Mërgim Berisha.

    Futbollisti ‘u bë molla e sherrit’ mes vajzave të cilat i dhanë fund shoqërisë.

    Vesa tha se ndarja erdhi si shkak i ndërhyrjes së Edonës në lidhjen e tyre.

  • Dikur miq të ngushtë, Ledion Liço merr vendimin e papritur ndaj Arbana Osmanit

    Dikur miq të ngushtë, Ledion Liço merr vendimin e papritur ndaj Arbana Osmanit

    Lajmi se Arbana Osmani mund të mos prezantojë BBV3 bëri shumë bujë edhe pse nuk ka ende një konfirmimin për këtë.

    Veç kësaj, një veprim i fundit i Ledion Liços, i cili thuhet se do të zëvendësojë Arbanën, ka marrë mjaft vëmendje.

    Pas një kërkimi në profilin e tij të Instagram-it, vihet re se ai nuk e ndjek më Arbanën. Të njëjtën gjë ka bërë edhe moderatorja.

    Mos ndoshta kjo ishte një shenjë konfirmimi për thashethemet që po qarkullojnë në rrjet?

  • Me gërsheta të verdhë e këmishë saten, Zogu i Tiranës: Jam versioni mashkull i Barbie

    Me gërsheta të verdhë e këmishë saten, Zogu i Tiranës: Jam versioni mashkull i Barbie

    Zogu i Tiranës i është bashkuar festës së Hallouinit. Gjatë lidhjes me “Aldo Morning Show” në Tv Klan, korrespondenti u shfaq me dhjetëra gërsheta të verdhë të lidhur bisht. I veshur me një këmishë saten, Zogu shpjegon se cili është personazhi që ai ka zgjedhur të jetë në këtë festë.

    Aldo: Qyqa! Qenke bërë si Timo Shanko!

    Zogu i Tiranës: Jo, në fakt jam bërë si Barbie, versioni mashkull, Ken, burri i Barbie për festën e Hallouin. Gëzuar e për shumë vjet të gjithëve Hallouinin!

    Aldo: Ça është Hallouini, ne s’e kemi festë?

    Zogu i Tiranës: Në fakt është një festë që gjithnjë e më shumë po festohet edhe në Shqipëri.

    Aldo: E si e ka emrin ky burri i Barbie?

    Zogu i Tiranës: Unë jam Ken. Hi Barbie! Hi Ken! Jam bashkëshorti i Barbie sepse Barbie ka burrin e vet ju e dini dhe jam Ken. Është një ‘look’ në fakt, janë flokë me gërsheta, flokë afrikanë të cilat kanë një përdorim të gjerë edhe në Shqipëri.

    Aldo: Sot qenke bërë si ekperiment.

    Zogu i Tiranës: Jo, jo jam vëttet shumë bukur. Janë flokë ‘extension’ të zgjatura me gërsheta. Janë 100 fije gërsheta.

    Për ta shpjeguar më mirë pamjen e tij, Zogu i kërkon një kalimtareje që të zgjidhë bishtin që të mund të tregojë gërshetat për të cilat shton se i janë dashur rreth 5 orë për t’u realizuar./tvklan.al

  • Arbana Osmani përplasje me drejtuesit e Top Channel, “humb” drejtimin e Big Brother

    Arbana Osmani përplasje me drejtuesit e Top Channel, “humb” drejtimin e Big Brother

    Ndryshe nga dy sezonet e kaluara, sezoni i tretë i “Big Brother VIP Albania” mund të mos prezantohet nga moderatorja Arbana Osmani.

    Burime të ndryshme brenda Top Channel thonë për Anabel se moderimi i BBVA mbetet i paqartë për shkak të një “ngërçi” mes administratorëve të televizionit dhe Arbanës, që mendohet se ka lidhje me negociatat mbi kompensimin financiar.

    Çështja është ende e pasigurt, por ekziston mundësia që të mos jetë Arbana Osmani moderatorja e sezonit të ardhshëm.

  • ‘Kam humbur identitetin’, banorja e BBVK rrëfehet mes lotësh

    ‘Kam humbur identitetin’, banorja e BBVK rrëfehet mes lotësh

    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Ledi Vokshi në një bisedë me Shqipe Hysenaj ka treguar një moment të vështirë të jetës ku thotë se kishte humbur identitetin. Ledi rrëfeu se ishte një periudhë kur çdo gjë iu kthye në tmerr.

    “Nuk e di se kush jam më, kam humbur identitetin. Kam qenë në kulmin e jetës time në çdo gjë por atëherë më është kthyer në tmerr në çdo gjë tjetër, në kulmin e profesionit, karrierës, më është kthyer e gjitha në tmerr në anën fizike, mendore, emocionale edhe s’ke çfarë të bësh është pjesë e jetës, por ama që unë të bëhem edhe më e fortë, për burrin tim, fëmijët e mi duhet të krijoj identitetin tim”, u shpreh Ledi.

    Artistja vazhdoi: “Pas gjithë këtyre gjërave, ta gjej vetveten. Nuk e di se kush jam më, kam humbur diçka. Por jam kjo që jam. Ky vit ka qenë një mësim i madh për mua. Nganjëherë nuk është gjithmonë vetëm karriera, bizneset. Pas kësaj sfide këtu, pata kohën time që kur të jem jashtë të jem akoma më e fortë”.

  • Telefonata e papritur në 12 të natës! Ledio prish përballjen e Albës dhe Enisës: Ti kishe dalë për orgji që…

    Telefonata e papritur në 12 të natës! Ledio prish përballjen e Albës dhe Enisës: Ti kishe dalë për orgji që…

    Nuk kanë fund situatat dramatike në “Për’puthen”.

    Alba dhe Enisa janë ulur në një përballje katër minutëshe me njera-tjetrën sa i përket një telefonate të papritur në orët e vona të natës, që Alba i kishte bërë konkurrentes për ta lidhur me një nga miqtë e saj.

    Megjithatë, kjo përballje është shkatërruar nga Ledjo, i cili ka ndërhyrë duke i kërkuar llogari Albës, ndërsa me një gjuhë aspak të hijshme e pyeti: “Ti kishe dalë për orgji që e ftove edhe këtë përmes telefonatës.”

    Alba: Ku është e keqja këtu?

    Enisa: Alba të lutem.

    Alba: Ku është mashtruesja këtu?

    Enisa: Me mua jo këto gjëra. Këto mund ti bësh me ndonjë tjetër.

    Alba: Ky është realiteti. E ke telefonatën, nxirre. Unë jam duke të folur realitetin.

    Enisa: Mua në errësirën tënde nuk më zhyt dot ti, ta harrosh. Në errësirën që ti ke dhe ndjen mua nuk më zhyt dot.

    Ledjo: O Alba, dy sekonda. Ti kishe dalë për orgji që e ftove edhe këtë përmes telefonatës.

    Alba: Jo nuk e ftova…

    Ledjo: Por për çfarë.

    Alba: Duhet t’ju vijë pak turp për shprehjet që përdorni.

    Ledjo: Po ç’është kjo telefonatë në 12 të natës, për ta ftuar atë për orgji?

    Alba: Ledjo të lutem ulu tek karrigia që të takon për t’u ulur.

    Ledjo: Po për çfarë?

    Pas kësaj përballje të ashpër, Alba ka shpërthyer në lot. Duke u përpjekur të shpjegonte rrethanat e situatës, Enisa i është përgjigjur duke thënë se nuk mund ta zhysin në errësirë.

    “Pse pikërisht në orën 12 të natës. Çfarë ka pritur ajo? Ka menduar se Enisa është e vdekur për mashkull dhe më ka marrë në telefon për të më pyetur. Nuk më zhyt dot mua, ta harrosh”- tha Enisa./Top Channel

  • Lënë pas mëritë! Motrat Libohova po përgatisin një surprizë për shqiptarët (VIDEO)

    Lënë pas mëritë! Motrat Libohova po përgatisin një surprizë për shqiptarët (VIDEO)

    Pak ditë më parë, Irma dhe Eranda Libohova gëzuan gjithë shqiptarët kur u shfaqën bashkë duke darkuar, pas 5 vitesh “sherr”.

    Por duket se motrat do t’i kompesojnë shpejt këto vite të humbura. Eranda na ka treguar pak minuta më parë në një InstaStory se ndodhet gjatë provave me Irmën.

    Kështu motrat Libohova do performojnë shërish bashkë në skenë, për shqiptarët./albeu.com/

  • ‘E martuan me zor’, Edona tregon historinë e trishtë të familjes, banorët shokohen

    ‘E martuan me zor’, Edona tregon historinë e trishtë të familjes, banorët shokohen

    Edona ka treguar historinë e martesës së mamasë së saj, me të cilën u shpreh se ka përafërsisht 13 vite diferencë në moshë. Kjo pasi e ëma e saj ishte martuar me zor në moshën 13-vjeçare dhe akoma pa mbushur mirë 14 ka lindur Edonën.

    “Nënën e kanë martuar me zor, në moshën 13-vjeçare, e kanë ndërruar me një lopë. Nëna më thoshte, unë kam qenë fëmijë vetë, kam luajtuar me kukulla,” tregoi Edona.

    Banorët u shokuar sigurisht, sidomos Blero i cili tha se vajza e tij është tani 13 vjeçe, e nuk do të mund ta paramendonte një gjë të tillë.

  • ‘Jemi ndarë’, Sofiela dhe Erato i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja

    ‘Jemi ndarë’, Sofiela dhe Erato i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja

    Pas daljes nga “Love Island Albania”, ish-konkurrentët Sofiela dhe Erato deklaruan hapur marrëdhënien e tyre, por duket se gjithçka është shuar shpejt. Gjatë bisedës në “Rudina” në Tv Klan, Sofiela thotë se secili prej tyre ka vendosur të ndjekë rrugën e tij.

    Sofiela: Për momentin, kemi vendosur të shkojmë çdonjëri në rrugët e veta.

    Rudina Magjistari: Po çfarë ndodhi se kur ishit këtu e kishit ndarë mendjen që do të vazhdonit bashkë, gjenit shumë pika të përbashkëta me njëri-tjetrin…

    Dasara Karaiskaj: Më fal që të ndërpres, por këtë do ia ketë thënë gjatë natës se mbrëmë në gjysmëfinale tha “ja një çikë ashtu, nuk e dimë akoma”. Natën do e kenë vendosur që janë ndarë që sot erdhi dhe tha…

    Sofiela: Vendosëm që të shohim njëherë jetën tonë dhe do i lëmë gjërat hapur tani.

    Dasara Karaiskaj: Po çfarë ndodhi tani?

    Sofiela: Jemi ndarë.

    Rudina Magjistari: Cila ishte drama juaj, çfarë ndodhi?

    Sofiela: Thjesht çdo njeri ka ato, pret diçka nga jeta. Unë pres diçka tjetër, ai diçka tjetër dhe…

    Rudina Magjistari: Cila ishte pika që…

    Sofiela: Po ngaqë unë kam shumë punë në Gjermani dhe tani nuk e di a bëhet që të jemi aq shumë kohë në Shqipëri bashkë.

    Pavarësisht gjithçkaje, Sofiela shton se do vijojë të ketë një raport të afërt me Eraton.Sofiela: Si njeri, do e mbaj afër Eraton ngaqë është shumë njeri i mirë.

  • VIDEO/ “Edona i ka dalë Zotit kundër”, Bled Mane i bën moral Ganiut: Flet për Perëndinë me alkool në dorë

    VIDEO/ “Edona i ka dalë Zotit kundër”, Bled Mane i bën moral Ganiut: Flet për Perëndinë me alkool në dorë

    Opinionisti i spektaklit televiziv “BBVK2″, Bledi Mane i ka kërkuar Ganisë që të ngrihet në këmbë.

    Ai i ka thënë se ky i fundit ka folur në emër të Zotit, por siç u shpreh ai, të gjithë janë njësojë tek Zoti.”Ti ke filluar fletë me Zotin, a ta pyesim Zotin se kë do më shumë, mua apo ty? Në emër të Zotit ke ndëshkuar një nga banorët aty. Me alkool në dorë flet për Perëndinë. Një mëkatar që bën si besimtar. Unë mund të jem më i gjatë se ty, por jemi njësoj para Perëndisë”, është shprehur ai.