Category: Showbiz

  • E motra i zbulon “sekretin”, Arjon Muça është bërë baba për herë të parë

    E motra i zbulon “sekretin”, Arjon Muça është bërë baba për herë të parë

    Arjon Muça është bërë baba për herë të parë. Po e lexuat mirë!

    Lajmin e bukur e ka bërë me dije motra e moderatorit e cila ka publikuar një postim në Instagram ku shkruan: Ma vodhe zemrën. Mirë se erdhe më e vogla e familjes Muça. Halla të premton se do të jetë gjithmonë pranë teje, shoqja e zemrës time. Të duam pafund.

    Sipas datës që ka shënuar halla Frensis e vogla e Arjonit paska ardhur në jetë ditën e sotme me 28 tetor

    Kujtojmë që prej kohësh moderatori nuk ka folur për jetën private, por mesa duket gjërat paskan ecur vaj.

  • E rëndë/ Me duar e këmbë të lidhura, modelja e njohur gjendet e vrarë, dyshohet se…

    E rëndë/ Me duar e këmbë të lidhura, modelja e njohur gjendet e vrarë, dyshohet se…

    Trupi i modeles nga Los Angeles, Maleesa Mooney është gjetur i lidhur brenda frigoriferi të saj, në një zbulim që ka shokuar policinë dhe komunitetin.

    Autoritetet thanë se po hetojnë vdekjen e saj si një vrasje teksa detajet e vrazhda të ngjarjes së muajit të kaluar u zbuluan vetëm sot.

    Në apartametin e viktimës 31-vjeçare në qendër të Los Angeles u gjetën gjurmë kokaine ndërsa mjekësia ligjore tha se vdekja ishte shkaktuar nga goditje me sende të forta në kokë, në kurriz e në krahë. Rezultatet e toksikologjisë zbuluan se në trupin e të ndjerës kishte gjurmë metabolitësh kokaine si dhe alkooli.

    “Bazuar në rrethanat e gjetjes së trupit të Mooney dhe plagëve, ne besojmë se ajo ishte përfshirë në një përleshje para vdekjes. Nuk dihet nëse drogat dhe alkooli kanë luajtur një rol në ngjarje”, thuhet në raportin e vdekjes.

    Mooney u gjet në apartamentin e saj në South Figueroa më 12 shtator, pasi e ëma thirri policinë për të kontrolluar pasi nuk mund të kontaktonte me të. Oficerët që hynë në apartament, gjetën një pellg gjaku pranë frigoriferit ku ishte trupi i të ndjerës, sipas raportimeve.

    Përveç shenjave të goditjes oficerët thanë se kishte dhe shenja mbytjeje në qafën e viktimës.

    Motra e Mooney, modelja Jourdin Pauline, tha për rrjetin lokal KTLA se e motra ishte dy muajshe shtatzënë dhe se gjithmonë kishte dashur të bëhej nënë. Mooney ishte vendosur vetëm dy muaj më parë në kompleksin e apartamenteve luksoze.

    Vdekja e modeles bukuroshe ka ngjallur frikë në rezidentët lokalë, veçanërisht pasi dhe një tjetër modele Nichole “Nikki” Coats, u gjet e vdekur dy ditë më parë, disa kilometra më larg në Los Angeles. Familjarët e Coats trembeshin se bija e tyre 32-vjeçare ishte vrarë por autopsia e publikuar dy ditë më parë zbuloi se kishte vdekur nga një mbidozë aksidentale kokaine e alkooli.

    Babai i saj Guy Coats, tha për mediat se kur identifikoi Nikki ajo dukej e shpërfytyruar dhe se e identifikuan vetëm nga tatuazhet. Shkaku i vdekjes së Coats u listua si “helmim nga kokaina e etanoli”.

  • Pyetja për Oltën që la pa fjalë Luiz Ejllin

    Pyetja për Oltën që la pa fjalë Luiz Ejllin

    Nëse mendonit se Luizi ka një përgjigje për gjithçka, këngëtari mbrëmë ka pranuar se për herë të parë nuk ka ditur t’i përgjigjet një pyetjeje të bërë nga publiku.

    Mbrëmjen e kaluar, “Në kuadër të dashurisë” udhëtoi për në Shkup, në Maqedoninë e Veriut dhe sigurisht atmosfera e krijuar në këtë premierë filmi nuk zhgënjeu.Të pranishëm në premierë ishin dy nga aktorët e dashur të filmit, Luiz Ejlli dhe Ylber Bardhi, të cilët nga publiku shkupjan u pritën me duartrokitje dhe shumë dashamirësi.

    Nëse mendonit se Luizi ka një përgjigje për gjithçka, këngëtari mbrëmë ka pranuar se për herë të parë nuk ka ditur t’i përgjigjet një pyetjeje të bërë nga publiku.Teksa po mbante fjalimin e tij për suksesin e filmit, dikush nga publiku iu drejtua Luizit duke e pyetur: “Ku është Oltë, Luiz?” Mbrëmjen e kaluar, “Në kuadër të dashurisë” udhëtoi për në Shkup, në Maqedoninë e Veriut dhe sigurisht atmosfera e krijuar në këtë premierë filmi nuk zhgënjeu.

    Nëse mendonit se Luizi ka një përgjigje për gjithçka, këngëtari mbrëmë ka pranuar se për herë të parë nuk ka ditur t’i përgjigjet një pyetjeje të bërë nga publiku.Teksa po mbante fjalimin e tij për suksesin e filmit, dikush nga publiku iu drejtua Luizit duke e pyetur: “Ku është Oltë, Luiz?”.

    Teksa kjo pyetje ka shkaktuar të qeshura tek të pranishmit, Luizi është përgjigjur:

    “Për herë të parë jam pa fjalë.

    Tani të kanë bërë këtë pyetje apo e ke thënë vetë? A jeni të vetëdijshëm për atë që kërkoni? E forta është se po i thosha direkt që e kam në shtëpi, se kam mësuar që kur më pyesin për Kiarën, u them direkt që e kam në shtëpi.

    Nuk e di ku është, por edhe nëse e di, nuk do ta tregoj.”

    Pas kësaj atmosfere, e cila u shoqërua me shumë të qeshura nga të pranishmit, Luiz vazhdoi fjalën e tij duke falenderuar të gjithë të pranishmit për mbështetjen e treguar për filmin dhe për rolin e tij të parë si aktor.

    Ndër të tjera ai ka treguar një vlerësim të madh për aktorin e talentuar, Ylber Bardhin, duke thënë se ai është bukuroshja e këtij filmi dhe përveç faktit që ka një vëlla në film, shtoi se Ylber tashmë ka një vëlla në realitet.

  • Ups, Oltës i zbërthehet fustani në skenë

    Ups, Oltës i zbërthehet fustani në skenë

    Anëtarja e jurisë së “Dancing With The Stars”, Olta Gixhari, u përball me një incident gjatë spektaklit kur fustani iu zbërtheu papritur.

    Aktorja u ngrit në këmbë dhe tregoi fustanin e saj, duke kërkuar ndihmë për ta mbërthyer. Ilir Shaqiri refuzoi ta ndihmonte, ndërkohë që menjëherë pranë Oltës, u afrua Sardi. Këngëtari u përpoq të mbërthente zinxhirin, ndonëse ishte e vështirë. Ky moment u shoqërua me batuta nga moderatorja Bora Zemani dhe anëtarët e tjerë të jurisë.

  • U shfaq në ekranin e madh të ‘Times Square’, zbulohet kush e surprizoi Kiarën (Video)

    U shfaq në ekranin e madh të ‘Times Square’, zbulohet kush e surprizoi Kiarën (Video)

    Pak ditë më parë, Kiara Tito mori një surprizë shumë të bukur dhe të veçantë, të cilën moderatorja mezi priti që t’a ndante me të gjithë në rrjetet e saj sociale.

    Moderatorja e njohur u shfaq në një billboard në sheshin qendror të Nju Jorkut, Times Square, dhe nuk mund të ishte më e lumtur se kaq.

    Teksa postoi videon kur ajo shfaqej në Times Square, Kiara falenderonte fansat për këtë surprizë.

    “Kam njerezit me te mire ne bote, qe me duan dhe me mbeshtesin ne cdo hap. Sot ne New york, Times Square Ju falenderoj nga zemra per kete surprize kaq te bukur, nuk di si tua shperblej”, shkruante Tito në postimin e saj.

    Video e postuar në “Instagram”-in e moderatores ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, por gjithë vëmendjen e mori ai i partnerit të saj, Luiz Ejlli.

  • E nxorri babai nga “Grande Fratello”, Heidi Baçi “afrohet” me Arbana Osmanin, synon “Big Brother”

    E nxorri babai nga “Grande Fratello”, Heidi Baçi “afrohet” me Arbana Osmanin, synon “Big Brother”

    Ish-konkurrentja e spektaklit “Big Brother” në Itali, Heidi Baçi, është gati të hyjë në versionin shqiptar të “reality shoë”-t. Është kjo çfarë shkruajnë mediat italiane në ditët e fundit.

    Dalja e Heidi Baçit nga shtëpia e “Big Brother” është ende një nga temat më të nxehta të edicionit të ri të “reality shoë”-t në “Canale5” të drejtuar nga Alfonso Signorini. Vendimi i saj ndau dashurinë e publikut për dinamikën e programit dhe shumë e mbështetën vendimin e saj për të braktisur transmetimin. Një përdorues në “X” ka treguar se Heidi nisi të ndjekë shoqen më të ngushtë të prezantueses së “Big Brother”-it shqiptar. Është fjala pikërisht për Xhemi Shehun. “Heidi filloi të ndiqte shoqen më të mirë të prezantueses së ‘GF Albanese’, Arbana.

    Në Shqipëri të gjithë flasin se si u trajtua situata dhe do të donin t’i jepnin një shans Heidi-t për të jetuar përvojën që donte aq shumë pa presion.”, shkruan ai. Duke qenë se “reality shoë” në Shqipëri nuk ka nisur ende, por do të nisë së shpejt, ka një probabilitet të caktuar që ne të mund të shohim edhe Heidin mes konkurrentëve të radhës.

    Heidi ishte në qendër të disa diskutimeve pasi falë përballjes së babait të saj Gentit, ajo vendosi të largohej nga programi, duke i dhënë fund të gjitha marrëdhënieve me aktorin Massimiliano Varrese. Pavarësisht vëmendjes këmbëngulëse dhe nganjëherë ngacmuese të aktorit 47-vjeçar, Heidi ka pretenduar gjithmonë se nuk kishte asnjë interes për të, por me shumë mundësi u shty nga autorët e programit që të luante së bashku dhe të krijonte një lojë në program.
    Mirëpo, përballja me të atin e shtyu atë të hapte sytë dhe pas një të qare të gjatë, Heidi vendosi të largohej nga programi në mes të natës. Duke u rikthyer në episodin e fundit të programit, Heidi zbuloi se pas këtij vendimi për t’i thënë lamtumirë realitetit nuk kishte asnjë manipulim nga ana e babait të saj, por se ai i kishte hapur sytë ndaj manipuluesit të vërtetë të shtëpisë: Massimiliano Varrese. Më tej, ajo pranoi se dalja e saj varej nga gjendja shëndetësore e nënës së saj, e cila nuk ishte shumë mirë. Megjithatë, duket se për të bota e argëtimit ende nuk i ka mbyllur dyert.

  • Postoi foton me bukë e djathë dhe hudhër, Luizi ka përgjigjen epike për Kiarën: Sa mirë që je me nerva me mua… (FOTO)

    Postoi foton me bukë e djathë dhe hudhër, Luizi ka përgjigjen epike për Kiarën: Sa mirë që je me nerva me mua… (FOTO)

    “Kur pashë atë bukën me djathë dhe me hudhër, më ngeli mendja tek ajo hudhra…”

    Një nga çiftet më të dashur të momentit padiskutim që janë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli. Që brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”, ata fituan pëlqimin e fansave dhe tani gjithçka që ata bëjnë përbën lajm në rrjet.Kiara dhe Luizi janë mjaft aktiv në profilet e tyre në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë postimet me njëri-tjetrin. E sigurisht që postimet e tyre bëhen menjëherë virale në rrjet.

    Së fundmi, moderatorja e njohur ka postuar në “Instastory” një fotografi ku tregonte se çfarë po hante.


    “Bukë e djathë dhe hudhra. Ke inat Luiz?”, ka shkruar Kiara krahas fotos ku ka etiketuar edhe partnerin e saj.

    Moderatorja më pas ka ndarë me mijëra ndjekësit e saj edhe një voice që Ejlli i ka dërguar pasi ka parë ‘story-n’ e saj.

    “Kur pashë atë bukën me djathë dhe me hudhër, më ngeli mendja tek ajo hudhra po a di se jam duke menduar se sa mirë që je me nerva me mua për atë punën e smartit, se kështu i bie se ke më kthyer shpinën kur të flemë. Kështu që fle rehat, nuk e ndjej hudhrën”, dëgjohet të thotë këngëtari i dashur për publikun, i cili në fund qesh.

  • “Kisha edhe një batutë perlë për një qeros, por…”- Pas Oltës dhe Dea Mishel, Luizi sherr edhe me Salsanon! Çfarë ndodhi mes tyre

    “Kisha edhe një batutë perlë për një qeros, por…”- Pas Oltës dhe Dea Mishel, Luizi sherr edhe me Salsanon! Çfarë ndodhi mes tyre

    Kemi folur shpesh për marrëdhëniet e vështira që personazhet kanë pasur me njëri-tjetrin gjatë xhirimeve të filmit “Në kuadër të Dashurisë”. Por, veç sherrit tashmë të njohur të Luizit dhe Oltës, të tjera probleme ka pasur në sheshxhirim.

    Luiz Ejlli dhe Salsano Rrapi mesa duket nuk ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëritjetrin. Ky i fundit disa ditë më parë ka publikuar në “InstaStory” një foto të gjithë aktorëve të fimit “Në Kuadër të Dashurisë”, ndërsa këngëtarin nuk e ka përfshirë në të. Megjithatë, fituesi i “BBV” nuk e ka lënë me kaq, duke ia kthyer me të njëjtën monedhë aktorit.

    Një “fanpage” e Luizit ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet Luizi duke folur në premieren e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” në Shkup, ndërsa ky i fundit ka komentuar: “Kjo ishte hera e fundit që më lejojnë të flas për filmin. Kisha edhe një batutë perlë për një qeros, por po e ruaj për ndonjë ditë me shi”.

    Mesa duket me këtë veprim këngëtari ka konfirmuar se dyshja nuk kanë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin, megjithëse nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur mes tyre. Në një intervistë dhënë së fundit, aktorja foli për bashkëpunimin me Luizin në këtë projekt. Gjatë intervistës, ajo tregoi se si është të punosh me “armikun e betuar” në lojë, këngëtarin shkodran.

    “Ne kemi folur shumë për filmin të dy gjatë xhirimeve. Unë jam përpjekur gjatë gjithë kohës me lejen e regjisorit, sinqerisht po e them, që ta fus në atmosferë. Si futet një aktor që nuk është aktor në atmosferë? Duke i treguar rrethanat, duke folur me të dhe duke i thënë si mendon ti ta bëjmë këtë dialog, si e ndjen ti. Për mua kishte shumë rëndësi si e ndjente Luizi, si Luiz, dialogun dhe si energji. E merrnim këtë energji, flisja dhe unë për energjinë time, e përpunonim të dy këtë energji dhe ishim gati për xhirim. Marrëdhënia ka qenë shumë politikisht korrekte. Të dy e dinim që na duhej njëri-tjetri. Ai pa mua nuk e bënte dot dhe anasjelltas, as unë pa të, sepse 90% ose 95% të filmit e kemi me njëri-tjetrin dhe nëse nuk do të kishim një harmoni qoftë edhe gjasme të mirë. Unë flas për veten time, por di të them që kishim një marrëdhënie politikisht korrekte, mendoj që ka mjaftuar për të pasur një fjali nga regjisori pas skenës që është edhe në ‘trailer’ kur ne rrotullohemi, Koloreto tha ‘Ta marrtë dreqi sa bukur gënjeni, gati-gati e besova që e dashuroni njëri-tjetrin’”, tha aktorja.Megjithatë, më herët kemi shkruar edhe për momentit e tensionit që dyshja ka pasur në sheshxhirim, duke i shfaqur këto përplasje edhe në sytë e kastit. Por përplasjet do të vijonin edhe pas xhirimit të filmit. Por, duket se një tjerër debat që ka vijuar gjatë xhirimit të filmit ka qenë edhe ai i Dea Mishel me Luizin. Me një raport të ngrirë mes tyre, dyshes i është dashur të bashkëpunoj në sheshxhirim, ndonëse nuk kanë asnjë kontakt mes tyre. Dhe këtë gjë e ka konfirmuar vetë Dea.

    Teksa u pyet mbi marrëdhënien me Luiz Ejllin, i cili së bashku me Olta Gixharin janë protagonistët kryesorë të filmit ku ajo luan, ish-konkurrentja tregoi se nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë lloj komunikimi me të, pasi ai e ofendoi rëndë nga familja.

    “Xhirmiet ndodhën shumë pak para se ne patëm atë përplasjen në koncertin e tij që me kishte ofenduar nga familja. Nuk është se i kam folur më dhe nuk do t’i flas. Si mund t’i flas më dikujt që të ofendon në atë lloj mënyre. Kemi pasur mundësi komunikimi dhe më tha pra ‘unë të shaj, prapë po të dua’, kështu që nuk do t’i flas më atij njeriu”, tha Dea. Nga ana tjetër, me Oltën ajo ka një raport të mirë. “Olta është një dritë, një dashuri dhe mezi po pres ta takoj sot”, u shpreh ish-banorja.

    E duket se pas këtyre sherreve, më i fundit është ai me Salsanon, ku nuk dihet se çfarë ka ndodhur këtë herë, por jemi të sigurt që në ditët në vijim më shumë detaje do të mësohen nga vetë protagonistët.

  • Çfarë tha Fifi? Graciano i mbylli gojën këngëtares LIVE në skenë (VIDEO)

    Çfarë tha Fifi? Graciano i mbylli gojën këngëtares LIVE në skenë (VIDEO)

    Në “DWTS” Fifi me partnerin e saj në kërcim Graciano Taganin, kërceu një cherleston, i cili u prit shumë mirë nga publiku dhe juria.

    E teksa morën shumë pikë nga anëtarët e jurisë, këto të fundit i kujtuan arsyetimin e javës së kaluar kur u shpreh “se ka 77 kile dhe s’mund të jetë shumë e lirshme në skenë”.

    Pas kësaj për të arsyetuar interpretimin e saj jo të mirë javën e shkuar Fifi bëri edhe një deklaratë të papërshtatshme duke thënë: “Javën e kaluar isha me perioda”.

    Pasi tha këtë, Graciano ia mbylli gojën në shenjë turpi ndërsa Bora Zemani tha se momente të tilla femërore mund të ndodhin në skenë.

    https://cdn-cf-east.streamable.com/video/mp4/dsmgox.mp4?Expires=1698737640&Signature=M5ytlG-ePTdyROKiFLDt8aTKA0NGy3H7lZrXvmgUBAfsgKxZAz80QwGG-nCTknAgyjwAsXsmbAlbDOizaWgngKPXbQcnPpsu0DgPRIK3EdEs4aVcpbnAOIBTVCV9qXFqwiTNG-bMcWcctTklni7wigw7p-gfrmEtfyYBRFxeqTeVglvsn2zRL41VUnP1jWWd–oib48UsLmbiJSie-YbVjc7LHQuT~0LTyEuLYDoxH0SYX~bW~0XeluGqI5ljmA-05-anIRym9fadhOp1AL~YbYcYqgMkGDvD~6lE-mjOBh2nIqZQjjyLn861UdP8sYE0vGckkq9ekaPgPA6dDRS~A__&Key-Pair-Id=APKAIEYUVEN4EVB2OKEQ

  • Flirtoi me gruan e martuar, Bled Mane i drejtohet Azemit: Jam i sigurt që je i virgjër (VIDEO)

    Flirtoi me gruan e martuar, Bled Mane i drejtohet Azemit: Jam i sigurt që je i virgjër (VIDEO)

    Një debat të nxehtë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2 sonte ka sjellur diskutimi mes Lindës dhe Azemit për të cilin pati akuza se ekziston një flirt mes tyre.

    Në një video sekuencë, Linda është shfaqur duke thënë se e ka ngacmuar Azemi, ndonëse e di që ajo është e martuar, këtë gjë Azemi e ka mohuar.

    Pas këtyre skenave, opinionisti Bled Mane është shprehur se “jam i sigurt se je i virgjër”.

    Azemi i ka reaguar ashpër deklaratës së opinionistit, Bledi Mane, i cili më herët gjatë programit e ka quajtur banorin në fjalë “të virgjër”. Azemi ka thënë që Bledi nuk posedon të drejtën të paragjykojë mbi eksperiencat e tij seksuale.

    “S’kam qejf me më akuzu me më thënë se jam a nuk jam i virgjër. Ti je opinionist. Unë jam single”, ka thënë Azemi pos tjerash.

    https://v19-web-newkey.tiktokcdn.com/e1c0c4d279dfd01763de901fa0247477/653d1103/video/tos/useast2a/tos-useast2a-pve-0068/oEfSMCQJPBBibkBIQEJI8UAH8GfQAlBABCV8ig/?a=1988&ch=0&cr=3&dr=0&lr=tiktok&cd=0%7C0%7C1%7C3&cv=1&br=2216&bt=1108&bti=NDU3ZjAwOg%3D%3D&cs=0&ds=3&ft=ApKJEB0Vq8Zmog6uIQ_vj19lPAhLrus&mime_type=video_mp4&qs=0&rc=Zjo0Zzw2OGdoM2lnNmk6M0BpanZmM3Y5cjs1bjMzNzgzM0BjX2E0LS9eXl4xM2AzMmFiYSMtZzAwMmRjc3JgLS1kLzZzcw%3D%3D&l=20231028074518337D3FDC74D966157E99&btag=e00090000