Category: Showbiz

  • ‘Po nxit njerëzit të më urrejnë’, Dea Mishel akuzon Luizin: Më tha do të shaj prapë

    ‘Po nxit njerëzit të më urrejnë’, Dea Mishel akuzon Luizin: Më tha do të shaj prapë

    Dea Mishel Hoxha e ftuar në “S’e Luan Topi” tregoi se sulmet e fansave të Luizit vazhdojnë edhe pas mbarimit të Big Brother VIP, por për më tepër këngëtari i nxit ata që ta urrejnë.

    “Doja t’i thoja publikisht që të përpiqet që këta ndjekës që i ka kaq të zjarrtë, dhe shumë mirë që i ka dhe ti shtohen sa më shumë, t’i udhëzojë që të jenë sa më të dashur dhe më pozitivë”, e ka këshilluar ajo.

    “Jam prekur se unë këtë gjë e kam pasur që nga Big Brother, kam pasur një përplasje me Luizin për shkak të një nominimi që për mua ka qenë vetëm lojë. Dhe nuk kam menduar që kjo gjë do të vazhdojë edhe jashtë. Dhe kur ka vazhduar edhe në koncertin që ka pasur, edhe në Shkodër që nxiti një turmë me njerëz që të më urrenin mua, dhe më pas edhe LIVE. Më vjen shumë keq që situata duhet të shkonte kështu personalisht. Por kam dashur ta flas”, është shprehur Dea Mishel.

    Ajo tregon një situatë që i ka ndodhur me Luzin.

    Dea Mishel: Patëm në moment që e takova dhe më tha do të shaj prap.

    Si ia bëni kur jeni bashkë?

    Dea Mishel: E kam shmangur.

    Ai tenton të flasë, të afrohet?

    Dea Mishel: Herën e fundit qe tentoi më tha do të shaj prap kështu që…

    Mos ka qenë shaka batutë, se e njohim Luizin që është i batutës.

    Dea Mishel: Jo s’ka qenë batutë.

  • Kim Kardashian fiton miliona Dollarë në pak minuta

    Kim Kardashian fiton miliona Dollarë në pak minuta

    Kim Kardashian fiton miliona dollarë në vetëm pak minuta.

    Kështu shkruan tabloidi britanik Daily Mail që nënvizon faktin se bukuroshja po fiton të ardhura të larta falë suksesit të linjës së re të veshjeve të brendshme për meshkuj.

    43-vjecarja lançoi markën e saj të veshjeve ‘Skims’ në 2019, por tani po thyen rekorde për shkak të numrit të lartë të blerjeve. Burime pranë bukuroshes thonë se ka patur 25,000 porosi brenda vetëm pesë minutave.

    Çmimet për veshjet e brendshme fillojnë nga 20 Dollarë dhe shkojnë deri në 80 Dollarë. Për këtë linjë veshjesh të brendshme ka patur një fushatë të suksesshme reklamimi ku kanë marrë pjesë yje të sportit si i Neymar Jr, Nick Bosa dhe Shai Gilgeous-Alexander.

    Kim pranoi se një nga lëvizjet më të mëdha në historinë e kompanisë ishte edhe vendimi për të zgjeruar gamën e veshjeve edhe për meshkujt.

  • Kur do bësh një fëmijë? Olsa Muhameti jep përgjigjen epike për ndjekësit

    Kur do bësh një fëmijë? Olsa Muhameti jep përgjigjen epike për ndjekësit

    Olsa Muhameti ishte e ftuar këtë javë në “Më lër të flas”, për të diskutuar mbi një temë mjaft të ndjeshme për shoqërinë, sikurse është ulja e lindshmërisë.

    Ajo ka ndarë me publikun edhe detaje mbi lidhjen më të gjatë që ka pasur, e cila ka zgjatur plot 10 vite.

    E pyetur se kur mendon të martohet dhe të lindë fëmijë, autorja e emisionit “Për’puthen” u përgjigj kështu: “Unë s’e kam aspak problem të gjej dikë dhe të lind fëmijë, por s’ka qenë zgjedhja ime deri më tani…”

  • Do të martohen më në fund? Bora dhe Donaldi zbulojnë përgjigjen

    Do të martohen më në fund? Bora dhe Donaldi zbulojnë përgjigjen

    Bora Zemani dhe Donald Veshaj prej vitesh janë në një lidhje dashurie, e cila ka treguar se i ka rezistuar shumë sfidave dhe pengesave. Mirëpo, edhe pse çifti prej vitesh jetojnë se bashku, nuk e kanë kurorëzuar ende me martesë romancën e tyre.

    Së fundmi, dyshja kanë zbuluar planet e tyre, pjesë e së cilave është edhe një dasmë. Më në fund dyshja do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

    Këtë lajm e kanë bërë me dije burime për “Prive” të cilat shprehen se ata madje kanë nisur përgatitjet që tani.

  • Rita Ora me tenistin serb? Ndeshja që bëri bashkë këngëtaren kosovare me Novak Djokovic. Mos e humbisi reagimin e tyre për kamerat!

    Rita Ora me tenistin serb? Ndeshja që bëri bashkë këngëtaren kosovare me Novak Djokovic. Mos e humbisi reagimin e tyre për kamerat!

    Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, duket se zgjodhi të ndjekë nga afër një ndeshje ragbi, në prani të një tenisti serb.

    Ajo është parë e shoqëruar ndërsa ishte ulur pranë me tenistin Novak Djokoviç.

    Gjatë ndeshjes, kamera ishte e fokusuar për një moment tek ata dhe reagimi i dy personazheve pasi e vunë re këtë gjë, nuk duhet humbur.

    https://zebra.cdnja.co/v/2l/2LAer.mp4?token=_vO9FqIfuZWQ2PcZ5oyslg&expires=1698563325

  • “Kryeministër më fal…”/ Cana telefonon live Edi Ramën: Thash se u kujtove të pyesësh si..

    “Kryeministër më fal…”/ Cana telefonon live Edi Ramën: Thash se u kujtove të pyesësh si..

    Cana u sfidua të telefononte kryeministrin Edi Rama, gjatë emisionit live

    Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, i ftuar në “Më Lër të Flas”, telefonoi live kryeministrin Edi Rama.

    Kjo ishte një sfidë që futbollisti duhej të realizonte, dhe t’i thotë që i ra padashje në telefon.

    Biseda telefonike:

    Rama: Alo

    Cana: Kryeministër, më fal se i rash padashje.

    Rama: Ou, thash se u kujtove njëherë të thuash ore si ke qenë, a je gjallë a s’je gjallë?

    Donaldi: Jemi live zoti kryeministër, të përshëndesim.

    Cana: Jam me Donaldin dhe Romeon ne telefon dhe isha duke zgjedhur disa gogla dhe nga ato që të bien aty duhet ti bësh. Të mora u përgjigje, ti e mbylle punën tënde jashtëzakonisht mirë.

    Rama: Kjo do dali në emision?

    Cana: Absolutisht po. E vërtetove që nuk të kërkoj ndere, ti nuk me kërkon ndere dhe jemi me plot respekt njëri tjetrit.

    Rama: Ti ma more nderin pa ma kërkuar, sepse nuk telefonove me thënë si je.

    Cana. Kur ma japin një sfidë dhe e jap fjalën që e bëj, jam i detyruar ta bëj.

    Rama: Bashkë me ata të lodhurit e Vlorës aty.

    Donaldi: Loriku, me Donaldin po flet, nuk të kërkon ndere as s’ka kërkesa për ty.

    Rama: Nuk ka nevojë ta saktësosh se njësoj jeni ju. Shqyyr që njëri u martua të paktën.

    Donaldi: Faleminderit, jeni i ftuar në dasëm. Duam të bëjmë një ftesë tani për emision live.

    Rama: Ti martohu njëherë pastaj flasim.

    Donali: Nuk po ju mbajmë më gjatë se e dimë që keni shumë punë.

    Rama: Nuk janë të gjithë papunë si ti me Lorikun.

  • Kemi dasmë! Zbulohet kur do të martohen Bora dhe Donaldi

    Kemi dasmë! Zbulohet kur do të martohen Bora dhe Donaldi

    Këtë verë dhe gjatë vjeshtës madje nuk munguan dasmat VIP. Si duket kjo është periudha e preferuar pasi që tani është bërë me dije se verën e 2024 kemi një tjetër dasmë të madhe VIP.

    Do të martohet Donaldi dhe Bora. Po, siç e lexuat. Më në fund dyshja do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

    Këtë lajm e kanë bërë me dije burime për “Prive” të cilat shprehen se ata madje kanë nisur përgatitjet që tani.

    Të njëjtat burime shtojnë se në rrethin e ngushtë Bora dhe Donaldi kanë biseduar me miqtë e tyre që të koordinojnë pushimet me ceremoninë e tyre.

  • E motra i zbulon “sekretin”, Arjon Muça është bërë baba për herë të parë

    E motra i zbulon “sekretin”, Arjon Muça është bërë baba për herë të parë

    Arjon Muça është bërë baba për herë të parë. Po e lexuat mirë!

    Lajmin e bukur e ka bërë me dije motra e moderatorit e cila ka publikuar një postim në Instagram ku shkruan: Ma vodhe zemrën. Mirë se erdhe më e vogla e familjes Muça. Halla të premton se do të jetë gjithmonë pranë teje, shoqja e zemrës time. Të duam pafund.

    Sipas datës që ka shënuar halla Frensis e vogla e Arjonit paska ardhur në jetë ditën e sotme me 28 tetor

    Kujtojmë që prej kohësh moderatori nuk ka folur për jetën private, por mesa duket gjërat paskan ecur vaj.

  • E rëndë/ Me duar e këmbë të lidhura, modelja e njohur gjendet e vrarë, dyshohet se…

    E rëndë/ Me duar e këmbë të lidhura, modelja e njohur gjendet e vrarë, dyshohet se…

    Trupi i modeles nga Los Angeles, Maleesa Mooney është gjetur i lidhur brenda frigoriferi të saj, në një zbulim që ka shokuar policinë dhe komunitetin.

    Autoritetet thanë se po hetojnë vdekjen e saj si një vrasje teksa detajet e vrazhda të ngjarjes së muajit të kaluar u zbuluan vetëm sot.

    Në apartametin e viktimës 31-vjeçare në qendër të Los Angeles u gjetën gjurmë kokaine ndërsa mjekësia ligjore tha se vdekja ishte shkaktuar nga goditje me sende të forta në kokë, në kurriz e në krahë. Rezultatet e toksikologjisë zbuluan se në trupin e të ndjerës kishte gjurmë metabolitësh kokaine si dhe alkooli.

    “Bazuar në rrethanat e gjetjes së trupit të Mooney dhe plagëve, ne besojmë se ajo ishte përfshirë në një përleshje para vdekjes. Nuk dihet nëse drogat dhe alkooli kanë luajtur një rol në ngjarje”, thuhet në raportin e vdekjes.

    Mooney u gjet në apartamentin e saj në South Figueroa më 12 shtator, pasi e ëma thirri policinë për të kontrolluar pasi nuk mund të kontaktonte me të. Oficerët që hynë në apartament, gjetën një pellg gjaku pranë frigoriferit ku ishte trupi i të ndjerës, sipas raportimeve.

    Përveç shenjave të goditjes oficerët thanë se kishte dhe shenja mbytjeje në qafën e viktimës.

    Motra e Mooney, modelja Jourdin Pauline, tha për rrjetin lokal KTLA se e motra ishte dy muajshe shtatzënë dhe se gjithmonë kishte dashur të bëhej nënë. Mooney ishte vendosur vetëm dy muaj më parë në kompleksin e apartamenteve luksoze.

    Vdekja e modeles bukuroshe ka ngjallur frikë në rezidentët lokalë, veçanërisht pasi dhe një tjetër modele Nichole “Nikki” Coats, u gjet e vdekur dy ditë më parë, disa kilometra më larg në Los Angeles. Familjarët e Coats trembeshin se bija e tyre 32-vjeçare ishte vrarë por autopsia e publikuar dy ditë më parë zbuloi se kishte vdekur nga një mbidozë aksidentale kokaine e alkooli.

    Babai i saj Guy Coats, tha për mediat se kur identifikoi Nikki ajo dukej e shpërfytyruar dhe se e identifikuan vetëm nga tatuazhet. Shkaku i vdekjes së Coats u listua si “helmim nga kokaina e etanoli”.

  • Pyetja për Oltën që la pa fjalë Luiz Ejllin

    Pyetja për Oltën që la pa fjalë Luiz Ejllin

    Nëse mendonit se Luizi ka një përgjigje për gjithçka, këngëtari mbrëmë ka pranuar se për herë të parë nuk ka ditur t’i përgjigjet një pyetjeje të bërë nga publiku.

    Mbrëmjen e kaluar, “Në kuadër të dashurisë” udhëtoi për në Shkup, në Maqedoninë e Veriut dhe sigurisht atmosfera e krijuar në këtë premierë filmi nuk zhgënjeu.Të pranishëm në premierë ishin dy nga aktorët e dashur të filmit, Luiz Ejlli dhe Ylber Bardhi, të cilët nga publiku shkupjan u pritën me duartrokitje dhe shumë dashamirësi.

    Nëse mendonit se Luizi ka një përgjigje për gjithçka, këngëtari mbrëmë ka pranuar se për herë të parë nuk ka ditur t’i përgjigjet një pyetjeje të bërë nga publiku.Teksa po mbante fjalimin e tij për suksesin e filmit, dikush nga publiku iu drejtua Luizit duke e pyetur: “Ku është Oltë, Luiz?” Mbrëmjen e kaluar, “Në kuadër të dashurisë” udhëtoi për në Shkup, në Maqedoninë e Veriut dhe sigurisht atmosfera e krijuar në këtë premierë filmi nuk zhgënjeu.

    Nëse mendonit se Luizi ka një përgjigje për gjithçka, këngëtari mbrëmë ka pranuar se për herë të parë nuk ka ditur t’i përgjigjet një pyetjeje të bërë nga publiku.Teksa po mbante fjalimin e tij për suksesin e filmit, dikush nga publiku iu drejtua Luizit duke e pyetur: “Ku është Oltë, Luiz?”.

    Teksa kjo pyetje ka shkaktuar të qeshura tek të pranishmit, Luizi është përgjigjur:

    “Për herë të parë jam pa fjalë.

    Tani të kanë bërë këtë pyetje apo e ke thënë vetë? A jeni të vetëdijshëm për atë që kërkoni? E forta është se po i thosha direkt që e kam në shtëpi, se kam mësuar që kur më pyesin për Kiarën, u them direkt që e kam në shtëpi.

    Nuk e di ku është, por edhe nëse e di, nuk do ta tregoj.”

    Pas kësaj atmosfere, e cila u shoqërua me shumë të qeshura nga të pranishmit, Luiz vazhdoi fjalën e tij duke falenderuar të gjithë të pranishmit për mbështetjen e treguar për filmin dhe për rolin e tij të parë si aktor.

    Ndër të tjera ai ka treguar një vlerësim të madh për aktorin e talentuar, Ylber Bardhin, duke thënë se ai është bukuroshja e këtij filmi dhe përveç faktit që ka një vëlla në film, shtoi se Ylber tashmë ka një vëlla në realitet.