Category: Showbiz

  • “Na tmerruat”/ Çfarë i ndodhi Monika Lubonjës? “O zot mbaju gojën dhe mendjen”

    “Na tmerruat”/ Çfarë i ndodhi Monika Lubonjës? “O zot mbaju gojën dhe mendjen”

    Aktorja e njohur, Monika Lubonja është tepër aktive në rrjetet sociale, ku shpesh herë ndan me ndjekësit e saj momente të përditshmërisë së saj.

    Aktorja njihet gjithashtu edhe për reagimet e saj lidhur me tematika të ndryshme ndërsa mbrëmjen e kaluar Lubonja ka reaguar në profilin e saj të Instagramit për komentet negative që përdoruesit e rrjeteve sociale shkruajnë.

    “Pra po mbyll një ditë super të lodhshme. Po mirë lodhja dhe lajmet, emisionet që dalin në ekran super të shëmtuara por tani të japim llogari dhe grave që nuk të lënë rehat me komente negative. O zot ky vend e ka kaluar kufirin e çmendurisë. Nuk di a do t’i bëjë njeri derman këtij populli. O gra qetsohuni, na tmerruat me gjuhën që flisni. O zot mbaju gojën dhe mendjen këtyre”.

    Duket se shkak për këtë reagim të artistes është bërë pikërisht një postim i saj në rrjetet sociale, ku Monika shihet e veshur me një palë xhinsa dhe një jelek blu, ku na qaf mban një fjongo.

    “Ku e ke bërë gjithë këtë “look” se dua të çoj vjehrrën. Të duket e re dhe ajo e shkreta”, shkruan një përdoruese e Instagramit.

    “Po, unë kam lindur e re dhe do vdes e re. Se është me natyrë kjo punë, jo se çfarë do të bësh ti. Të qendis Zoti që në fillim. Më falni për modestinë e tepruar por ndonjëherë duhet të flasësh, se nuk i mbyll dot gojën njerëzve, me budallalliqet që flasin”, shkruan Monika.

    “Je e sigurt që nuk të ka ikur petulla moj? Zot, po ça jeni bërë?”, shkruan një tjetër.

    “Tani nga botokset po iu plasin faqet, nuk ka lidhje shëndeti”, shton një tjetër.

    Monika nuk e ka lënë pa përgjigje këtë koment, duke shkruar: “Po ti që paske faqe topçe vet, i bie që ke bërë botoks. Po ça janë këto përfundime”.

  • Prishen raportet mes Kiara Titos dhe Dojna Memës, shkak ish-partnerja e Luizit?

    Prishen raportet mes Kiara Titos dhe Dojna Memës, shkak ish-partnerja e Luizit?

    Dy moderatoret Dojna Mema dhe Kiara Tito dikur ka qenë mikesha. Por diçka ka ndodhur dhe dy vajzat nuk kanë më një raport dhe aq të mirë. Është vënë re se ato as nuk ndiqen më në Instagram me njëra tjetrën.

    Përflitet se Vlashenti është mik me Megi Topallin (ish-in e Luizit) dhe bashkëshortin e saj. Megjithatë ende s’dihet nëse është kjo arsyeja e “prishjes” apo ftohjes së marrëdhënies së vajzave.

    Mbetet të presim për ta mësuar!

  • I tha se është shtatzënë me burrin e saj, Orinda Huta: Shaka pa kripë (VIDEO)

    I tha se është shtatzënë me burrin e saj, Orinda Huta: Shaka pa kripë (VIDEO)

    Pak ditë më parë, në emisionin “Ndryshe” në rubrikën e telefonatës ‘kurth’, ishte radha e moderatores Orinda Huta. Kjo e fundit i është përgjigjur telefonates së prezantueses së emisionit, e cila ka pretenduar se e njeh Turin prej dy vitesh.

    Jo vetëm kaq Anxhela njëra nga moderatoret e emisionit e ka vazhduar kurthin duke i thënë se Hyska tani nuk do më asgjë me të dhe e keqja është se ka mbetur shtatzënë.

    Nga ana tjetër Orinda e ka dëgjuar duke mos reaguar, vetëm në fund i ka thënë tekstualisht: Ah sa keq më vjen për ty.

    Në një moment Orinda ka pranuar edhe të mbajë bebin, por Turin do e lë unë shprehet ajo.

    Pas kësaj moderatorja ka bërë një reagim publik për ndjekësit e saj në Instastory, duke thënë se shakaja nuk ishte dhe aq e bukur, por nga ana tjetër ‘kurthi’ i ngritur nga moderatori i emisionit Salsano Rapi ‘dështoi’ pasi ajo e kuptoi që nuk bëhej fjalë për një histori të vërtetë dhe nuk i zuri besë gazetares kur tha se kishte dy vite që njihej me Turin, bashkëshortin e saj.

    Siç tregon ajo të shumtë kanë qenë ndjekësit të cilët i kanë thënë se ishte një ‘shaka pa kripë’ e që moderatorja bie në një mendje me ta.

  • “Jam e dashuruar, do të martohem me Bleron”- Babai i këngëtarit reagon ashpër ndaj deklaratës së transgjinores Edona James: E ka vendin në psikiatri…

    “Jam e dashuruar, do të martohem me Bleron”- Babai i këngëtarit reagon ashpër ndaj deklaratës së transgjinores Edona James: E ka vendin në psikiatri…

    Edona James është një nga personazhet që ka rrëmbyer mjaft vëmendjen pas hyrjes në spektaklin më të famshëm në Kosovë, Big Brother Vip.

    Falë karakterit të saj, mjaft mikpritëse dhe e afrueshme me banorët, ajo ka krijuar afrimitet thuajse me secilin prej tyre në vetëm pak ditë pas nisjes së ‘reality show-t’.Historitë personale, romancat, dramat, e çfarë nuk ka ndarë së fundmi me publikun nga jeta e saj, e duket se kjo karakteristikë e bën atë të jetë në qendër të vëmendjes dhe shumë e komentuar.

    Shpesh ajo shkakton edhe momente gazmore në shtëpi për shkak të deklaratave të papritura. E njëra prej tyre ishte edhe ‘propozimi’ që i bëri një ditë më parë Bleros, ku i kërkoi të martoheshin bashkë, sigurisht në sensin e humorit.

    Por duket se kjo deklaratë nuk është interpretuar njësoj nga babai i këngëtarit, Bajram Muharremi i cili ka lënë një koment paska ‘të ashpër’ për banoren në një postim që është bërë në median e Kosovës ‘Klan Kosova’ në Facebook.

  • “Jam e dashuruar, do të martohem me Bleron”/ Babai i këngëtarit shpërthen ndaj deklaratës së transgjinores në BBVK: E ke vendin në… (Foto)

    “Jam e dashuruar, do të martohem me Bleron”/ Babai i këngëtarit shpërthen ndaj deklaratës së transgjinores në BBVK: E ke vendin në… (Foto)

    Edona James është një nga personazhet që ka rrëmbyer mjaft vëmendjen pas hyrjes në spektaklin më të famshëm në Kosovë, Big Brother Vip.

    Falë karakterit të saj, mjaft mikpritëse dhe e afrueshme me banorët, ajo ka krijuar afrimitet thuajse me secilin prej tyre në vetëm pak ditë pas nisjes së ‘reality show-t’.

    Historitë personale, romancat, dramat, e çfarë nuk ka ndarë së fundmi me publikun nga jeta e saj, e duket se kjo karakteristikë e bën atë të jetë në qendër të vëmendjes dhe shumë e komentuar.

    Shpesh ajo shkakton edhe momente gazmore në shtëpi për shkak të deklaratave të papritura. E njëra prej tyre ishte edhe ‘propozimi’ që i bëri një ditë më parë Bleros, ku i kërkoi të martoheshin bashkë, sigurisht në sensin e humorit.

    Por duket se kjo deklaratë nuk është interpretuar njësoj nga babai i këngëtarit, Bajram Muharremi i cili ka lënë një koment paska ‘të ashpër’ për banoren në një postim që është bërë në median e Kosovës ‘Klan Kosova’ në Facebook.

    “Edona e ka vendin në Psikjatri, jo aty…” shkroi ai.

  • “Hajde këtu hajde”, përplasen fizikisht 2 vajzat e “Love Island” (Video)

    “Hajde këtu hajde”, përplasen fizikisht 2 vajzat e “Love Island” (Video)

    Pas eliminimit të Xhoanës nga vila e “Love Island Albania”, Arlindi ishte zgjedhja e Uedës për “Folenë e dashurisë” ku nisën shkëndijat mes tyre.

    Ata i shprehën pëlqimin njëri-tjetrit dhe ditën në vazhdim u bënë çift, gjë që “tërboi” Xhoanën jashtë shtëpisë.

    Me votat e publikut, ajo u rikthye në vilë me synimin e vetëm për të kërkuar llogari, ndërsa situata është parë e tensionuar këto ditë.

    Xhoana pati një ballafaqim aq shumë të kërkuar me Arlindin, i cili i tha se nuk hedh poshtë ato që ka kaluar me to, por tashmë i është përkushtuar Uedës.

    Mirëpo, mes dy vajzave vazhdon të shihet tension dhe s’dimë nëse bëjnë shaka pasi janë duke qeshur, apo vërtetë ka ndodhur një përplasje fizike mes tyre.

    Në një frekuencë të videos, dëgjohet Xhoana që i drejtohet Uedës “Po të çohem, nuk më intereson se ku jam, do të kap prej flokësh”, ndërsa Ueda e provokon duke i thënë “Çohu”.

  • Degjenerim/ Luana Vjollca u tregon shqiptarëve në një televizion kombëtar sesi të bëjnë seks

    Degjenerim/ Luana Vjollca u tregon shqiptarëve në një televizion kombëtar sesi të bëjnë seks

    Televizionet në Shqipëri janë kthyer në kanale pornografike. Të futura në garë se kush e kush do të thithë më tepër shikues, ka nisur edhe degradimi i përmbajtjes që transmetohet. Nuk pyetet për orar, nëse është mëngjes, drekë, pasdite apo mbrëmje. Në programet e cilësuara si argëtuese ku në qëndër të vëmendjes janë njerëzit protagonist, po ndodhin shfaqje të papëlqyeshme.

    Hera herës skena dhune, e ca më keq kur kalohet në pornografi. Rasti i fundit ka ndodhur në televizionin kombëtar Klan Tv. Në emisionin e pavlerë të Luana Vjollcës e cila përdor frekuencat kombëtare, janë shfaqur në mes të pasdites skena +18.

    Bëhet fjalë për disa të rinj të izoluar në një vilë lluksoze, të cilët kanë marrë urdhër se duhet të imitojnë disa nga pozicionet e marrëdhënieve seksuale. Kaq ka mjaftuar dhe për pak famë më tepër, të rinjtë kanë nisur të shfaqin talentin e tyre erotik, e madje edhe duke lëshuar pasthirrma.

    Të vënë në rresht për një dhe nën instruktim, të rinjtë kanë performuar disa nga “pozicionet e Kamasutrës”. Një shfaqe denigruese e cila është parë edhe nga fëmijët si dhe adoleshentët, të cilët në orët e pasdites gjenden me familjen përpara televizorit. Sikur mos të mjaftonte kjo, për klikime këto fragmente janë hedhur edhe në rrjete sociale ku mund të shihen lehtësisht nga çdo grupmoshë.

    Kjo është e disata herë që Klan Tv por dhe televizione të tjera, shkelin etikën e transmetimit duke shfaqur përmbajtje të padëshirueshme. AMA e drejtuar nga Armela Krasniqi si duket i ka syrin të verbër, veshin të shurdhët dhe gojën të kyçur, përsa kohë nuk merr masa administrative, deri në pezullimin e licensës për televizionin që shkel sistematikisht rregullat e transmetimit.

  • Pas bisedave me Unikkatil, Arbenita përmend dhe Feron: Nuk e shita babain e fëmijës tim

    Pas bisedave me Unikkatil, Arbenita përmend dhe Feron: Nuk e shita babain e fëmijës tim

    Arbenita së fundmi nxorri disa mesazhe ku tregonte se Unikkatil i kishte shkruar në Instagram. Modelja ia ktheu me ironi armikut të Feros dhe tani gjithë situatën e ka ironizuar me një video, ku shkruan: “Ja si ndihem unë pasi kam shkatërruar egon e një mashkulli”.

    Ky postim nuk është pritur mirë nga ndjekësit, të cilët komentojnë se kjo histori po zgjatet për vëmendje. Në disa komente ata shprehen se Arbenita po sillet si një “pick me girl”, një frazë që përdoret për vajzat që duan vëmendje në çdo gjë që bëjnë apo thonë.

    Komenti i ka tërhequr vëmendjen Arbenitës, të cilit i ka kthyer përgjigje me ironi duke përmendur dhe Feron. “Nuk e shita babain e fëmijës tek armiqtë”, shkruan ajo.

    https://v19-web-newkey.tiktokcdn.com/9b2df16392298e5910eea1f2a95fd98e/653a85c1/video/tos/useast2a/tos-useast2a-ve-0068c001-euttp/ooEA9AvtnmEQChIoC4oIIviiDNBZay3TBzheAa/?a=1988&ch=0&cr=3&dr=0&lr=tiktok_m&cd=0%7C0%7C1%7C3&cv=1&br=2492&bt=1246&bti=NDU3ZjAwOg%3D%3D&cs=0&ds=3&ft=ApKJEB0Vq8Zmo2~h2Q_vjT0ZMAhLrus&mime_type=video_mp4&qs=0&rc=Z2RlNzZmNjZmPDZpZDZoZkBpM3M1ZXc5cnJybjMzZjczM0BiNi00NS42NmMxYTQwLTIuYSMucjYtMmRrNm9gLS1kMWNzcw%3D%3D&l=20231026092855BD1784F9E6AE0B112BF1&btag=e00088000

  • Protagonisti i filmit “Në kuadër të dashurisë”, Luiz Ejlli në Cineplexx QTU/ Pamje nga momentet e tij me fansat!

    Protagonisti i filmit “Në kuadër të dashurisë”, Luiz Ejlli në Cineplexx QTU/ Pamje nga momentet e tij me fansat!

    “Në kuadër të dashurisë”, filmi i prodhuar nga Top Media ka udhëtuar në Korçë, Shkodër, Prishtinë, dhe Gjakovë, aty ku ndjekësit pritën me brohoritma kastin e aktorëve”

    “Në kuadër të dashurisë”, filmi i prodhuar nga Top Media ka udhëtuar në Korçë, Shkodër, Prishtinë, dhe Gjakovë, aty ku ndjekësit pritën me brohoritma kastin e aktorëve të cilët ishin aty për të takuar fansat e tyre nga afër dhe për të bërë fotografi me ta apo për të dhënë autografe.Filmi vazhdon të shfaqet ende në kinematë Cineplexx dhe Millenium në Tiranë dhe ka një radhë të madhe njerëzish që duan ta shohin. Projekti i suksesshëm me kastin e aktorëve profesionistë, personazheve publike më në zë të momentit dhe një staf i madh që punuan së bashku arritën që të përcjellin tek publiku emocione, humor dhe energji pozitive.E tashmë, “Në kuadër të dashurisë” u rikthye sërish në Tiranë me një tjetër premierë. Data 25 Tetor, ora 19:30 iu rezervua kinemasë Cineplexx në QTU. Aty protagonisti i filmit, Luiz Ejlli, takoi nga afër fansat e tij, të gjithë ata që nuk mundën të ishin të pranishëm në Pallatin e Kongreseve apo në Cineplexx TEG.

    E tashmë, “Në kuadër të dashurisë” u rikthye sërish në Tiranë me një tjetër premierë. Data 25 Tetor, ora 19:30 iu rezervua kinemasë Cineplexx në QTU. Aty protagonisti i filmit, Luiz Ejlli, takoi nga afër fansat e tij, të gjithë ata që nuk mundën të ishin të pranishëm në Pallatin e Kongreseve apo në Cineplexx TEG.

  • ‘Kam 23 vjet pa e takuar’, flet babai i Edonës: Nuk e kam parë kur u bë femër

    ‘Kam 23 vjet pa e takuar’, flet babai i Edonës: Nuk e kam parë kur u bë femër

    Edona James është një nga banoret më të komentuara të këtij edicioni të “Big Brother VIP Kosova”. Edona nuk ka hezituar të tregojë me detaje për ndërrimin e gjinisë, por shumë pak për babanë e saj, të cilin tha se nuk e ka takuar prej vitesh.

    Në një intervistë për RTV Dukagjinin, babai i Edonës ka treguar se nuk e ka takuar atë prej 23 vitesh, por pas Big Brother do donte ta takonte.

    “Nëna e saj është ndarë prej meje dhe i ka marrë fëmijët me vete, të dy i ka marrë dhe ua ka bërë letrat në Gjermani. Unë kam qenë azilant nuk kam mund të bëj asgjë, më kanë kthyer në Kosovë, e kam vazhduar jetën time, jam martuar dhe kam krijuar familje tjetër, i kam dy djem me gruan tjetër”, ka treguar babai i Edonës.

    “Më ka shkruar para dy jave a mundem me ma nxjerr një pasaportë, ky ka qenë kontakti i f“Prej fëmijërisë nuk e kam parë, kur është bërë femër nuk e kam parë, nuk kam parë ende asgjë, prej 2000, tani është 2023, pra 23 vjet”, tha ai.

    Babai i saj nuk e ka mohuar dëshirën që të takohet me të pas rrugëtimit të saj në BBVK.“Në Big Brother nuk kam qejf ta takoj, por pas Big Brotherit kam qejf me e taku”, u shpreh ai.

    undit”, tha babai i Edonës në lidhje me kontaktin me të.

    Më tej ai ka treguar se nuk e ka takuar Edonën prej 23 vitesh, takimi i fundit ishte kur ajo ka qenë ende fëmijë.