Category: Showbiz

  • Xhoana dhe Arlindi përballen ashpër me njëri-tjetrin: Jam i dashuruar (VIDEO)

    Xhoana dhe Arlindi përballen ashpër me njëri-tjetrin: Jam i dashuruar (VIDEO)

    Xhoana dhe Arlindi janë përballur për herë të parë me njëri-tjetrin që pas rikthimit të saj në vilë. Ata janë ulur tek rrethi i zjarrit ku Xhoana i kërkon llogari Arlindit për çdo veprim të tij. Ajo i shpreh atij së është lënduar shumë nga fjalët që ka thënë ai për të.

    Xhoana: Si mund ti thuash ti Uedës je shpirti im binjak para meje. A je me të vërtetë i dashuruar me të për 10 ditë?

    Arlindi duket shumë i qartë në ndjenjat e tij dhe i jep përgjigje shumë të qarta Xhoanës.

    Arlindi: Po jam i dashuruar me të, nuk janë vetëm 10 ditë sepse ne rimë 24 orë bashkë. Për çfarë ke ardhur këtu ti?

    Xhoana: Unë të kam shpëtuar ty gjithmonë sepse po të mos isha unë do të kishe dal me kohë nga vila.

  • Edona e gatshme të martohet me Bleron: Ai pe don tash një të pjekme

    Edona e gatshme të martohet me Bleron: Ai pe don tash një të pjekme

    Blero njihet për martesat e lidhjet e tij të shumta e të dështuara.
    Ky fakt komentohet jashtëzakonisht shumë edhe në media por edhe në publikun e gjerë, shkruan lajmi.net.

    Së fundi ai është bërë pjesë e “Big Brother VIP Kosova”, ku as aty nuk ka munguar diskutimi lidhur me këtë.

    Edona është shprehur e gatshme të martohet me Bleron.

    “Blero pe don tash një të pjekme” u shpreh Edona./Lajmi.net/

  • “Jam shtatzënë me burrin tënd”, Orinda merr lajmin e papritur LIVE (VIDEO)

    “Jam shtatzënë me burrin tënd”, Orinda merr lajmin e papritur LIVE (VIDEO)

    Në emisionin “Ndryshe” në rubrikën e telefonatës kurth ishte radha e moderatores Orinda Huta. Kjo e fundit i është përgjigjur telefonates së prezantueses së emisionit, e cila ka pretenduar se e njeh Turin prej dy vitesh.

    Jo vetëm kaq Anxhela njëra nga moderatoret e emisionit e ka vazhduar kurthin duke i thënë se Hyska tani nuk do më asgjë me të dhe e keqja është se ka mbetur shtatzënë.

    Nga ana tjetër Orinda e ka dëgjuar duke mos reaguar, vetëm në fund i ka thënë tekstualisht: Ah sa keq më vjen për ty, kur të mund të lidhesh me Turin flisni se merreni vesh ju, fëmijën mos e hiq se është mëkat.

    Në një moment Orinda ka pranuar edhe të mbajë bebin, por Turin do e lë unë shprehet ajo.

    Pasi kuptoi se ishte një “kurth”, Orinda u shpreh se nuk e besoi vajzën.

  • Nga shitëse boronicash te blerja e shtëpisë së parë, Juliana Nura rrëfen për “jetën tjetër”

    Nga shitëse boronicash te blerja e shtëpisë së parë, Juliana Nura rrëfen për “jetën tjetër”

    Në emisionin “Ftesë në 5” ishte e ftuar Juliana Nura, e cila aktualisht është pjesë e kastit të DWTS.

    Juliana tregoi se familja e saj emigroi drejt Finlandës kur ajo ishte ende foshnjë, por të gjithë anëtarët kanë punuar fort për të arritur një nivel të qëndrueshëm financiar.“Familja më ka mësuar që duhet të punoj për të arritur çdo gjë. Kam qenë 8-9 vjeç kur kam punuar. Kam mbledhur boronica gjithë ditën me prindërit dhe të nesërmen në mëngjes i shisnim në tregun e Finlandës, se atJuliana tha se ka qenë gjithnjë një vajzë që i pëlqente biznesi dhe paratë, ndaj në moshën 18-vjeçare arriti të blinte shtëpinë e saj me kursimet e shumë viteve. 1 l boronicë shkonte 10 euro”.

    Sa i takon jetës sentimentale, Juliana tha se nuk dëshiron të flasë shumë për djemtë. “Sot e kam vendosur mos të flas për asgjë që më ka lidhur me çunat më herët, se nuk mendoj që është e vlefshme. Mua nuk më hyjnë më në punë ata njerëz që kam njohur dikur, ata janë ‘ex’”,- u shpreh ajo.

  • “Djemtë janë thjesht isha”, Juliana Nura rrëfen sfidat; nga puna si shitëse boronicash te blerja e shtëpisë së parë

    “Djemtë janë thjesht isha”, Juliana Nura rrëfen sfidat; nga puna si shitëse boronicash te blerja e shtëpisë së parë

    Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova dhe aktualisht konkurrente në DWTS, Juliana Nura ka flur sot pwr familjen e saj ku tha se emigroi drejt Finlandës kur ajo ishte një bebe, por të gjithë anëtarët kanë punuar fort për të arritur një nivel të qëndrueshëm financiar.

    “Familja më ka mësuar që duhet të punoj për të arritur çdo gjë. Kam qenë 8-9 vjeç kur kam punuar. Kam mbledhur boronica gjithë ditën me prindërit dhe të nesërmen në mëngjes i shsinim në tregun e Finlandës se atje 1 l boronicë shkonte 10 euro”, tha Juliana në emisionin “Ftesë në 5”.

    Juliana tha se ka qenë gjithnjë një vajzë që i pëlqente biznesi dhe paratë, ndaj në moshën 18 vjeçare arriti të blinte shtëpinë e saj me kursimet e shumë viteve.

    Sa i takon jetës sentimentale, Juliana tha se nuk dëshiron të flasë shumë për djemtë.

    “Sot e kam vendos mos me fol për asgjë që më ka lidh me çunat më herët, se nuk mendoj që është e vlefshme. Mua nuk më hyjnë më në punë ata njerëz që kam njohur dikur, ata janë ‘ex’”, u shpreh ajo.

  • U përplas me Unikatilin në rrjetet sociale, Arbenita i përgjigjet komenteve, përfshin edhe Feron!

    U përplas me Unikatilin në rrjetet sociale, Arbenita i përgjigjet komenteve, përfshin edhe Feron!

    Në një “dramë” që askush nuk e priste, krejt papritur, Arbenita Ismajli postoi disa mesazhe në rrjetet sociale të marra nga reperi i njohur Unikkatil, mesazhe që në fillim u menduan se ishin të rreme, gjë që e pretendoi edhe vetë reperi në reagimin e tij me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”.

    Kujtojmë që Unikkatili i ka shkruar modeles në “Instagram” dhe i propozonte një “kohë të mirë që nuk do e merrte vetë askush”, teksa Arbenita e refuzonte, duke bërë edhe ironi me të, ndërsa më pas reperi pretendoi se ishin imazhe të edituara dhe të bëra në dëm të tij.Megjithatë modelja bëri një reagim ku në një farë mënyre vërtetoi se Unikkatil i kishte shkruar, gjë që habiti jo pak publikun dhe ndjekësit e tij, ndërsa Arbenita nuk pati ndërmend ta ndalonte këtë “dramë”, përkundrazi.

    Në një video në platformën “TikTok”, ajo ka bërë një video ironizuese me një nga trend-et e momentit, ku shkruan: “Ja si ndihem unë pasi kam shkatërruar egon e një mashkulli””. qartazi duke folur për situatën me reperin e njohur.

    Megjithatë, përveç ndjekësve të Unikkatilit, edhe disa ndjekës të Arbenitës i janë kthyer kundra kësaj të fundit, pikërisht për faktin që po e vazhdon gjithë situatën për vëmendje, duke e quajtur madjemedhe “pick me girl”, një frazë që përdoret për ato personazhe që çdo gjë e bëjnë për të marrë vëmendjen.

  • Pas rrëmujes me Unikkatil, Arbenita nuk i ndahet as Feros, çfarë deklaron në rrjet

    Pas rrëmujes me Unikkatil, Arbenita nuk i ndahet as Feros, çfarë deklaron në rrjet

    ‘Sherri virtual’ mes modeles Arbenita Ismajli dhe reperit Unikkatil ka marrë sërish vëmendje dhe këtë herë nga një postim i bërë në ‘Tik Tok’.

    Pasi reperi e akuzoi se mesazhet ‘e ngacmimit’ me porosinë e picës ishin modifikuar, Arbenita vërtetoi të kundërtën dhe së fundmi ka ironizuar gjithë situatën me një video, ku shkruan: “Ja si ndihem unë pasi kam shkatërruar egon e një mashkulli”.

    Ky postim nuk është pritur mirë nga ndjekësit, të cilët komentojnë se kjo ‘histori’ po zgjatet për vëmendje.

    Në disa komente ata shprehen se Arbenita po sillet si një “pick me girl”, një frazë që përdoret për vajzat që duan vëmendje në çdo gjë që bëjnë apo thonë.

    Komenti i ka tërhequr vëmendjen Arbenitës, të cilit i ka kthyer përgjigje me ironi duke përmendur dhe Feron: “Po, sepse nuk e shita babain e fëmijës tek armiqtë, patjetër”.

  • Alby tregon në BBVK historinë e dashurisë me futbollistin e famshëm

    Alby tregon në BBVK historinë e dashurisë me futbollistin e famshëm

    Aktorja e filmave për të rritur, Alby ka rrëfyer një pjesë të historisë së saj të dashurisë me banorët e “Big Brother VIP Kosova”

    Detaji që ajo e veçon është se “ishi” ishte futbollist i njohur dhe që e suportonte vazhdimisht duke e veshur edhe bluzën e tij në çdo dalje të saj.

    Ajo ka rrëfyer se në vitin 2013-2014 ka njohur dikë, dhe për tri vite ajo ishte me të.
    ”Shkoja tek të gjitha lojrat e tij, e vishja bluzën e tij. Unë sa kisha filluar të punoja punën time, si aktore e filmave. E doja punën time, s’kërkoja para nga ai. U takova prapë me të pas disa vitesh dhe kujtuam se sa e donim njëri-tjetrin”, ka treguar Alby.

  • Vëllai i Sarës shton dyshimet se mes saj dhe Ledrit ka marrë fund

    Vëllai i Sarës shton dyshimet se mes saj dhe Ledrit ka marrë fund

    Ditët e fundit është përfolur për një ndarje të mundshme mes Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës. Shkak u bë fakti se Ledri nuk shkoi në dy premierat në Tiranë dhe Prishtinë të filmit “Në kuadër të dashurisë”, ku luan edhe Sara. Reperi ka kohë që nuk është shfaqur më as në rrjete sociale.

    Së fundmi një veprim i vëllait të Sarës ka shtuar më shumë dyshimet se mes çiftit ka probleme. Ai ka pëlqyer një postim ku shkruhet se njerëz pranë Ledrit dhe Sarës kanë konfirmuar ndarjen.

  • Përd*unimi në Vlorë, reagon ashpër Zhaklin Lekatari

    Përd*unimi në Vlorë, reagon ashpër Zhaklin Lekatari

    Gazetarja Zhaklin Lekatari komentoi në një intervistë televizive rastin e 26-vjeçares të përdhunuar nga 3 djem në Vlorë.

    Ndër të tjera ajo përmendi se në të tilla raste duhet pasur kujdes me opinionin publik, pasi ata që flasin hapur për të tilla çështje kaq delikate duhet të kenë parasysh që s’mund të lënë përshtypjen sikur vajzat që dalin e gëzojnë jetën janë ato që meritojnë të përdhunohen.

    “Nuk duhet të ketë asnjë personazh që ka një përgjegjësi publike që duhet të guxojë të nxjerrë horrorre të tilla nga goja. Gjithashtu trajtimi i kësaj çështje duke thënë që zgjidhja jonë është të hapim shtëpitë publike, për mendimin tim është totalisht i gabuar. Dhuna seksuale ka të bëjë me mungesën e kulturës së një shoqërie dhe jo me numrin e marrëdhënieve seksuale që një shoqëri kryen. Gjithashtu trajtimi i kësaj çështje duke nënkuptuar se vajzat që dalin natën janë të pamoralshme dhe e fusin veten në situata të tilla është gjithashtu një mënyrë shumë e gabuar për të zgjidhur këto probleme,” – u shpreh Lekatari.Ajo komentoi dhe qëndrimet e politikanëve, nga të cilët, tha se priste më shumë reagim.

    “Unë nuk e kam parë një status nga deputetët, nga parlamentarët, nga udhëheqësit e këtij shteti, nga politik-bërësit, një lloj ndjenje, empatie apo humanizmi. Mos të harrojmë që detyra e institucionit të policisë është të parandalojë ngjarjet e krimit. Në momentin që ka ndodhur krimi, duke qenë organ institucional, çështja i kalon prokurorisë dhe gjykatës, kështu që do doja që edhe këtu të kishim pak më shumë informacion dhe përgjegjësinë ta mbanin institucionet për sa i takon dhe për sa i përket,” – deklaroi Lekatari.