Category: Showbiz

  • “Është më fenomen se Luizi”, kush është personazhi që po çmend shqiptarët

    “Është më fenomen se Luizi”, kush është personazhi që po çmend shqiptarët

    ‘Big Brother Vip Kosova’, edicioni i dytë ka vetëm 4 ditë që ka nisur dhe ndjekësit e këtij ‘reality-shoë’ e kanë tashmë një emër të preferuar për të fituar çmimin e madh

    Bëhet fjalë për Gani Gërmian, i cili sipas ndjekësve po ‘sfidon’ në lojë edhe fituesin e ‘Big Brother Vip Albania’ edicioni i dytë, Luiz Ejlli

    Energjia, humori dhe vetëbesimi janë tre tiparet që i bëjnë dy personazhet e ngjashëm, po a do të ketë edhe Ganiu të njëjtin fat si Luizi?

    Emri i tij i vërtetë është Visar Dërmaku, por njihet se Gani Gërmia. Ai është i njohur si njëri prej gazetarëve më provokativ në Kosovë por edhe si humorist dhe aktor.

    Në këto 4 ditë lojë, Gërmia ka tërhequr vëmendjen e shikuesve me humorin dhe energjinë e tij, ndërsa nuk kanë munguar as strategjitë.

    Mendoni se aktori do të jetë pretendent për të fituar çmimin e madh të ‘Big Brother Vip Kosova’ edicioni i dytë?

  • I krahasuan strategjitë e tij me ato të Luiz Ejllit, shpërthen banori i BBVK: Nuk jam këtu për të gënjyer

    I krahasuan strategjitë e tij me ato të Luiz Ejllit, shpërthen banori i BBVK: Nuk jam këtu për të gënjyer

    Pjesë e Big Brother Vip Kosova 2 është bërë edhe një prej personazheve më karizmatikë dhe interesantë në Kosovë gjatë viteve të fundit, Visar Dërmaku i njohur si Gani Gërmia.
    Visari është i njohur si njëri prej gazetarëve më provokativ në Kosovë por edhe si humorist dhe aktor.

    I njohur si Gani Gërmia, Visari pritej që prej fillimit të shkaktonte situata në shtëpi me humorin e tij të hollë dhe interesant.
    Siç pritej ai edhe pse ka vetëm pak ditë që ka nisur lojën, duket se ka fituar mjaft shumë zemrat e shikuesve.
    Bashkë me këtë pëlqyeshmëri kanë nisur dhe krahasimet e para, ndërsa shumë po i krahasojnë strategjitë e tij me ato të fituesit të edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip Albania’, Luiz Ejlli.

    Në ‘prime-in’ e djeshëm, duke iu përgjigjur këtyre zërave, ai është shprehur se nuk bën kurrsesi një lojë të tillë që 3 ditë gënjen e të tjerat ndryshon, duke ironizuar kështu Ejllin.
    ‘Kam për t’i treguar Big Brother-ave të kaluar që nuk jam me rrejt ditë 3 e ditën e 7 ditët e tjera me fol e më bo si i depresionu’, tha ai.

  • ‘Ledri i vë vulën, heq Sarën nga Instagrami’, ç’po ndodh me çiftin

    ‘Ledri i vë vulën, heq Sarën nga Instagrami’, ç’po ndodh me çiftin

    Ditët e fundit është përfolur për një ndarje të mundshme mes Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës. Shkak u bë fakti se Ledri nuk shkoi në dy premierat në Tiranë dhe Prishtinë të filmit “Në kuadër të dashurisë”, ku luan edhe Sara.

    Ndërkohë orët e fundit në media ka qarkulluar një lajm ku shkruhej se Ledri e ka hequr Sarën nga Instagrami. Por nga një kontroll i shpejtë shihet se Ledri vazhdon ta ndjekë partneren.

    Nuk dihet nëse reperi e ka hequr dhe e ka shtuar prapë në listën e ndjekësve, apo këto ishin thjesht aludimet e fansave që po ndjekin çiftin hap pas hapi.

    Pyetjes nëse janë ndarë apo jo, Sara i është përgjigjur vetë në një intervistë për “T7”.

    “Ledri është në shtëpi. Ju e dini shumë mirë si funksionojnë mediat, kështu që do e shihni.”

    “Pra, jeni e lumtur?” pyeti gazetarja. “Po, unë jam shumë e lumtur,” tha Sara.

  • “Burri i tezes më rrahu, nëna mendoi se do ndryshoj”/ Edona rrëfehet mes lotësh si ndryshoi gjini

    “Burri i tezes më rrahu, nëna mendoi se do ndryshoj”/ Edona rrëfehet mes lotësh si ndryshoi gjini

    Edona James është një nga banoret e këtij edicioni në ‘Big Brother Vip Kosova’.

    Gjatë qëndrimit në shtëpi ajo ka treguar shumë aspekte nga jeta e saj personale.

    Në ‘prime-in’ e mbrëmjes së djeshme ajo ka rrëfyer mes lotësh vendimin që mori në moshën 12 vjeçare për të ndryshuar gjini.Jeta për të nuk ka qenë aq e lehtë pasi ajo tregon se është përballur me dhunë psikologjike dhe fizike.

    Edona shprehet se kurr nuk e kishte në mendje të ishte burrë.“Jam larguar nga shtëpia në moshën 12-vjeçare, nga 12 deri në 16 vjeç nuk e kam takuar nënën, nëna e ka ditur nga fillimi që nuk kisha dëshirë të isha djalë, nëna ka menduar se do të ndryshoj kur të rritem, vëllau vishej me rroba të burrave, unë gjithmonë vishja fustane. Kur jam takuar me nënën në moshën 16-vjeçare kisha marrë hormone, nga mosha 12-vjeçare nisa të marrë hormone, me hormone ndërrohet trupi dhe me 16-vjeçe kam bërë gjoksin. Ju e dini si kanë qenë mentaliteti, thoshin ‘kjo burrë është si do të bëhet grua’. Burri i tezes time më ka rrahur një herë shumë keq, kur më ka parë pas disa vitesh ka thënë kam hyrë në gjynah me ketë çikë, nuk mundesh të ja ndërrosh dikujt mendjen, unë këtë mendje e kam patur prej që kam lindur, kurrë nuk e kisha në mendje të isha burrë.”, rrëfeu ajo./CNA

  • Çfarë ndodhi? Luiz Ejlli përfundon në spital (VIDEO)

    Çfarë ndodhi? Luiz Ejlli përfundon në spital (VIDEO)

    Luiz Ejlli ka shqetësuar fansat ditën e sotme pasi nuk ka qenë aspak aktiv në rrjetet sociale dhe kjo nuk ndodh shpesh.

    Por këngëtari ka ndarë pak minuta më parë një video në InstaStory nga shtrati i Spitalit Amerikan, duke treguar se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë.

    “Meqë kam bërë mungesë në Instagram, se nuk jam mirë. Po ju përshendës këtu nga Amerikani, me këto dy ëngjëjt mbrojtës. Që nuk më kanë lënë vetëm asnjë sekond”, thotë Luizi krah videos me infermieret./albeu.com/

  • ‘Mos ma përdorni kundër’, Olta Gixhari tregon problemin që po e shqetëson së fundmi

    ‘Mos ma përdorni kundër’, Olta Gixhari tregon problemin që po e shqetëson së fundmi

    Olta Gixhari ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një ndër problemet që po has me flokët e saj, për shkak të tërheqjes së tyre.

    “Shikoni si kam ngelur qeros, nga tërheqja e flokëve. Kush do kujdeset për këtë tullacllëkun tim? Kam ngelur me dy qime flokë. Unë qënkam qerose. Si qerose me flokë të gjata”, dëgjohet Olta të thotë në videon e publikuar në Instastory.

    Bashkangjitur kësaj video, aktorja ka shtuar: “Në mirëbesim po e postoj, mos ma përdorni një ditë kundër”.

  • “S’dua të të shoh kurrë”/ Heidi Baci përballet me aktorin 21 vite më të madh: Do doja që këto mesazhe shpifëse…

    “S’dua të të shoh kurrë”/ Heidi Baci përballet me aktorin 21 vite më të madh: Do doja që këto mesazhe shpifëse…

    “Nuk dua më kontakte dhe dua që t’i të ndalosh së foluri për mua, babin dhe familjen time pa e ditur të vërtetën”

    Ish-banorja e “Grande Fratello-s”, Heidi Baci, është rikthyer në shtëpinë më të famshme në Itali, për t’u përballur me Massimiliano Varrese-n, me të cilin u duk se po krijonte një romancë dashurie.Shqiptarja 26-vjeçare e braktisi reality show-n kur në shtëpi hyri babai i saj, Genti, i cili nuk ishte dakord me marrëdhënien e së bijës me aktorin italian, 21 vite më të madh.

    Për këtë arsye, Heidi vendosi që të largohej përfundimisht nga shtëpia e “Grande Fratello’s”. Kur hyri në studion e spektaklit, ajo u shpreh se nuk iku se kishte frikë babain, por kuptoi se nëna e saj ishte e sëmurë.Ndërkohë në përballjen me aktorin italian, ky i fundit i drejtohet duke u shprehur se është prekur shumë nga fjalët e babait të saj.

    “Nuk kam asgjë për të thënë më shumë, Heidi. Lotët që ke parë janë edhe ato të një personi që ka dëgjuar fjalët e forta të babait tënd. Duke mos dashur të komentoj apo të përkeqësoj situatën, nuk munda të shfryj as verbalisht apo në ndonjë mënyrë tjetër, kështu që unë shpërtheva. Në ato imazhe shoh një njeri që ndoshta ka bërë filmin e tij dhe kjo është në rregull. Më vjen shumë keq që më quajtët ‘ky individ’, e marr pak si një nënçmues. Gabimi im ishte mbivlerësimi i ndjeshmërisë së Heidit”, tha Varresse.

    Ndërkohë ish-banorja qëndron e qetë dhe shprehet se: “Ky ‘individ’ është nënçmues sepse të kam mbështetur shumë herë, të kam kuptuar, të kam ardhur në ndihmë dhe pavarësisht kësaj, pavarësisht se të kam thënë një mijë herë të ngadalësosh, të stepesh pak, nuk e bëre, përdore psikologjinë e kundërt, atë të injorimit në një shtëpi ku jetonim bashkë”.

    47-vjeçari i përgjigjet: “Çfarëdo që të thuash është në rregull. Mund të thuash çfarë të duash. Ne do të flasim për këtë…”.

    Ndërsa Heidi e ndalon menjëherë duke i thënë: “Jo, nuk do të flasim më për këtë. Unë po bëj këtë përpjekje për ta mbyllur. Nuk dua më kontakte dhe dua që t’i të ndalosh së foluri për mua, babin dhe familjen time pa e ditur të vërtetën”.

    Para mbylljes së takimit Varrese shprehet: “E gjitha është shumë e qartë, por gjithashtu do të doja që këto mesazhe shpifëse të mos thuheshin më mbi mua”.

  • Shokon Edona, tregon si bëri vetëv*asje i dashuri i saj: E trajtova keq

    Shokon Edona, tregon si bëri vetëv*asje i dashuri i saj: E trajtova keq

    Edona James, është më e komentuara e këtij edicioni të “Big Brother VIP Kosova”.
    Ajo ka nisur të rrëfejë jetën e saj dhe deklaratat kanë marrë shumë vëmendje.

    Teksa po bisedonte me disa nga vajzat e shtëpisë, Edona zbuloi se kur ishte 21 vjeçe, i dashuri i saj me të cilin ka jetuar për 2 vjet, kishte bërë vetëvrasje.

    Ajo tha se këtë i ndjeri e ka bërë pasi ajo e ka trajtuar keq.

    “Ai ka qenë dashuria ime më e madhe. Isha 21 vjeç. Kishim 2 vite bashkë. Jetonim bashkë. Një ditë u zumë se unë e lashë punën për tre muaj dhe s’kishim para dhe unë u thoja ti s’ke për të më mbajtur mua. Fillova prapë punën, e kur u ktheva, ai kishte bërë vetëvrasje”, tha Edona ndër të tjera.

  • Vëllai i Sara Hoxhës konfirmon ndarjen e saj me Ledri Vulën? (FOTO LAJM)

    Vëllai i Sara Hoxhës konfirmon ndarjen e saj me Ledri Vulën? (FOTO LAJM)

    Pyetja që po mundon këto ditë median rozë është: A është ndarë Sara Hoxha me Ledri Vulën?

    Gjithçka nisi pasi këngëtari i fundit u bë “fantazmë” në filmin ku Sara mori pjesë.

    Ledri nuk publikoi asnjë postim mbështetjeje, nuk i shkoi në dy premierat në Tiranë dhe Prishtinë dhe Sara s’pranoi të tregonte se ç’i kishte thënë ai për puthjen në film.

    Por më pas qarkulloi një version se çifti po i ngre vetë këto aludime për vëmendje.

    Së fundmi, një veprim i vëllait të Sara Hoxhës ka ndezur sërish diskutim.

    Kevin i ka dhënë “like” një postimi në Instagram ku shkruhet se njerëz të afërt kanë konfirmuar ndarjen e Ledrit dhe Sarës./albeu.com/

  • “Nuk na ndajnë dot”, Livia tregon sakrificën e Mevlanit për të qenë bashkë

    “Nuk na ndajnë dot”, Livia tregon sakrificën e Mevlanit për të qenë bashkë

    Mevlan Shaba dhe Livia Brunga , janë çift shumë i dashur tashmë për publikun.

    Ata janë tejet aktiv në rrjetet sociale duke ndarë pjesë nga jeta tyre private me fansat e tyre. E si duket diten e djeshme kanë vendosur ta kalojnë diku bashkë, mirëpo për fatin e tyre të keq nuk kishte dhoma dopio.

    E nuk kishte se si të rrinte në shtretër të ndarë, Mevlani e ka rregulluar vetë shtratin dopio. Këto çaste të këndëshme i ka publikuar e dashura e tij duke i thënë ‘ nuk na ndajnë dot’.