Category: Showbiz

  • “Kurrë nuk kam njohur dikë si ti”, Dea Mishel i kërkon ish të dashurit rikthimin?

    “Kurrë nuk kam njohur dikë si ti”, Dea Mishel i kërkon ish të dashurit rikthimin?

    Dea Mishel është kthyer në një ndër emrat më të komentuar të mediave rozë. Ajo është përfolur herë pas here për jetën e saj private.

    Por Dea pati një lidhje të gjatë dhe për këtë raport ka folur gjithnjë nëpër intervista e ndante shumë foto, video e detaje në mediat sociale. Por papritur Dea zbuloi se është single dhe i ka dhënë fund kësaj marrëdhënie.

    Në InstaStoryn e fundit, Dea Mishel duket sikur është penduar e kërkon të rikthehet me ishin, ose të paktën kështu thotë nëpërmjet këngës “Reflections”, e cila flet për humbjen dhe mallin për ish-in.

    “Sa tekst të bukur ka kjo kënga”, shkruan Dea Mishel krah vargjeve:

    “A e dini nëse do të kthehesh?
    Ishim shumë afër
    Unë kurrë nuk kam njohur dikë si ti,
    Preferoj të humbas dikë sesa të përdor dikë
    Ndoshta është një bekim në maskim (Unë e shita shpirtin tim për ty)
    Unë shoh reflektimin tim në sytë e tu”

    Ish i dashuri i saj, Isli është bërë dashur pa dashur pjesë e medias rozë, sidomos gjatë pjesmarrjes së Deas në BBV.

  • Poston fotot me Hanën, Getinjo i bën dedikimin më emocionues

    Poston fotot me Hanën, Getinjo i bën dedikimin më emocionues

    Mbesa e tij Hana duket se është ‘pika e tij e dobët’, pasi asnjëherë nuk ngurron të shprehë dashurinë që ka për të

    Reperi i njohur, Getinjo, rrallëherë e shfaq anën e tij emocionale, ama për personat që ai i do më shumë është gati të bëjë çdo gjë. Mbesa e tij Hana duket se është ‘pika e tij e dobët’, pasi asnjëherë nuk ngurron të shprehë dashurinë që ka për të.Madje së fundmi ai ka shkuar edhe në Zvicër për ta takuar të vogël e familjes Aliu.

    Reperi ka postuar dy fotografi ku shfaqet krahas mbesës së tij dhe ka emocionuar me një dedikim që i ka bërë. Ai shprehet se Hana është i vetmi person në jetën e tij që e do më së shumti në botë, edhe pse është njeri i ftohtë dhe nuk e shpreh dashurinë.

    “Njeri i vetëm qe e du n ‘këtë bote Hana Aliu. Un sun ja shprehi dashnin aq sa kam për to se vet jam lloj i ktij tipi por nuk ka njeri që e du ma shumë ne këtë jete’’, ka shkruar reperi krahas fotove që janë pëlqyer dhe komentuar shumë nga fansat.

  • Shpallen 5 çiftet gjysmëfinaliste të Love Island Albania

    Shpallen 5 çiftet gjysmëfinaliste të Love Island Albania

    Love Island Albania është shumë pranë finales dhe në prime e të dielës ka ndodhur rikrijimi i çifteve.

    Çiftet gjysmëfinaliste janë: Denis-Xhesika, Haris-Amadea, Everaldo-Aisha, Aleksandros-Erida, Arlind-Ueda.

    Pjesë e rikrijimit të çifteve është edhe Xhoana e cila është rifutur në vilë. Ajo mund të zgjidhet nga djemtë, pasi radhën për të rizgjedhur këtë javë e kanë ata.

  • Publikoi bisedat me “Luizin”, ish-aktorja e Al Pazar: Më kanë ngacmuar politikanë e futbollistë

    Publikoi bisedat me “Luizin”, ish-aktorja e Al Pazar: Më kanë ngacmuar politikanë e futbollistë

    Pak kohë më parë, Eriselda Shllaku e njohur si aktorja e Al Pazar publikoi në InstaStory një kompliment nga “Luizi” në Instagram, i cili vinte nga një nga adresat e shumta fallco në emër të këngëtarit.

    Për këtë aktorja foli së fundmi në “Zgjohu me Mcn” duke thënë se ishte menaxheri i saj i cili e publikoi atë mesazh.

    Më tej, e pyetur nga gazetarja nëse ka patur raste që e kanë ngacmuar politikanë, ajo u përgjigj:

    “Janë të pashmangshme ngacmimet nga politikanët. Politikanë, futbollistë janë normale”.

  • I publikoi mesazhet, Unikkatili akuzon Arbenitën për montazh, ajo i nxjerr provat: Mos u merr me mua

    I publikoi mesazhet, Unikkatili akuzon Arbenitën për montazh, ajo i nxjerr provat: Mos u merr me mua

    Unikkatil ka reaguar në lidhje me mesazhin që publikoi Arbenita. Në mesazhin e publikuar nga modelja, reperi i ofronte ndihmë të çlirohej nga Fero.

    Unikkatili ka reaguar duke mohuar që mesazhet t’i ketë çuar vetë ai dhe akuzon Arbenitën për montazh.

    Pas kësaj, Arbenita ka publikuar një video ku duken bisedat e saj në Instagram, ndër to edhe ajo e Unikkatilit.

    “Kontrollo veprimet e tua, nëse nuk do të kërkosh falje. Gjasme këndon për Shqipërinë dhe ul vajzat shqiptare. Mirupafshim djalosh,”ka shkruar fillimisht modelja.
    “Edhe mos u merr më me mua. Ti e fillove gjithë këtë, 45-vjeçar,” shton ajo.

  • “Ti e shet veten, mbylle gojën nuk të duroj…” / Erjola Doci “shpërthen” ndaj Krist Aliaj!

    “Ti e shet veten, mbylle gojën nuk të duroj…” / Erjola Doci “shpërthen” ndaj Krist Aliaj!

    Rubrika “Trotuar” në “E diell” është gjithmonë një nga rubrikat më të zhurmshme të programit, ku trajtohen çështje nga më të ndryshmet me një panel prej disa personazhesh publikë.

    Tema e kësaj jave ka pasur të bëjë me mëkatet dhe ato veprime çfarë konsiderohen mëkate. “Sa shpirtërore dhe sa materialistë duhet të jemi në jetën tonë të përditshme” – ka qenë pyetja e Edi Manushit drejtuar të ftuarit special, At Nikollës.

    Kësaj pyetjeje i është përgjigjur edhe Kristi me këndvështrimin e tij, duke thënë se që të gjithë në jetën tonë jemi të korruptuar dhe degjeneruar. Ky koment i Kristit, i cili ka folur në shumës ka bërë që moderatorja Erjola Doci të “shpërthejë” kundrejt tij.

    “Ena e zbrazët e ka zërin e lartë Krist Dragot Aliaj. Kush je ti dhe me ça kompetence flet me absolutizma për të gjithë njerëzit këtu? Ti mëkaton sa zgjohesh në mëngjes kështu që mos fol. Mbylle dhe gojën dhe fol për vete aty se nuk të duroj fare.” – ka thënë Erjola drejtuar Kristit.

  • Ndarja e bujshme me Olsin, habit ish- banorja e BB: Familja e tij nuk ka respektuar Eglin

    Ndarja e bujshme me Olsin, habit ish- banorja e BB: Familja e tij nuk ka respektuar Eglin

    Edhe një herë tjetër historia Olsi-Egli është kthyer në vëmendjen e mediave, pikërisht prej reagimeve të fundit të dyshes. Por, çfarë ndodhi?

    E gjitha filloi kur Egli postoi disa fjalë të aktores Meryl Streep, gjë që u mor si reagim nga rrjeti e mediat për lidhjen e re të Olsi Bylykyt. Nga ana tjetër, Olsi i cili deri tani kishte qëndruar në heshtje lidhur me lajmet që qarkullonin, pas reagimit të Eglit postoi një video nga makina, ku duket se mohonte lidhjen e tij të re, të shumëpërfolur.

    Këto postime të fundit nga dyshja Egli-Olsi, janë diskutuar edhe në studion e “Shqipëria Live”, ku ka qenë e ftuar Fjorentina Halili, ish-banore e BB.

    “Unë mendoj që mes Eglit dhe Olsit mund të ketë pasur ndonjë problem shumë të madh në familje, që mbase nuk e kanë respektuar Eglin dhe ka gjetur këto fjalë për t’a thënë. Pjesë e showbiz jemi, kur dalim jashtë edhe dëgjojmë. Njohim njerëz që mund t’i njohin ata dhe me të dëgjuar kanë thënë që edhe familja ka ndërhyrë pak.” – është shprehur Fjori.

    Kujtojmë se këtë thashethem, Egli e ka mohuar disa kohë më parë e indinjuar, duke kërkuar gjithashtu që të mos përfshihen familjet në situata të tilla.

  • Kiara shtatzënë, Luizi zbulon gjininë e bebit

    Kiara shtatzënë, Luizi zbulon gjininë e bebit

    Prej ditësh në media qarkullon lajmi se Kiara dhe Luizi do bëhen prindër. Kiara i nxiti më shumë thashethemet me komentin e saj mbi nepsin në një prej puntatave të DWTS Fan club. Sot Prive e ka konfirmuar lajmin se çifti janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

    Ndërkohë Luizi ka bërë një postim ku duket sikur pohon faktin që Kiara është shtatzënë dhe për më tepër zbulon janë në pritje të një vajze.

    Në InstaStory Luizi ka postuar një foto ku shfaqet me punonjës sigurie dhe ka shkruar: “Kështu do e shoqëroj vajzën në mbrëmjen e maturës”.

  • E kritikoi për pikët që jep dhe e quajti dhelpër, Iliri reagon ndaj deklaratave të Albit: Nuk kam këtë lloj ekstremi psiqik

    E kritikoi për pikët që jep dhe e quajti dhelpër, Iliri reagon ndaj deklaratave të Albit: Nuk kam këtë lloj ekstremi psiqik

    “Të komentoj njërën kafshë, apo kafshën tjetër nuk kam shumë dëshirë, por e thënë nga Albi është një kompliment”

    Koreografi i njohur, Albi Nako, gjatë një puntate në “Dancing With The Stars Fan Club”, ka kritikuar anëtarin e jurisë, Ilir Shaqiri, duke e quajtur “dhelpër” dhe se pikët që ai jep nuk përshtaten me komentet që bën.“Vë re shpesh herë në juri që ‘bravo të lumtë, ulu, katër’ dhe ‘nuk ishe fare mirë sot, ulu 10’”, është shprehur Albi Nako në një puntatë më herët në DWTS Fan Club.

    Lidhur me këtë deklaratë të Nakos, Ilir Shaqiri është përgjigjur përmes një video të realizuar nga “DWTS Fan Club”.

    “Unë nuk kam këtë lloj ekstremi psiqik që të ha atë që them si koncept, origjinë, kritikë ose si vlerësim, ato pikë jap. I them Albit që ndoshta duhet të ulet dhe t’i rishikojë momentet, kur unë jam shprehur, si profesionist që është dhe ta analizojë më me ftohtësi këtë gjënë sepse të gjeneralizosh është shumë kollaj, të specifikosh është shumë e vështirë”, tha kryetari i jurisë së spektaklit të kërcimit.

    Ndërsa për deklaratën e Nakos, ku shprehet: “Në një proces gjyqësor të pulës, nuk mund të jetë anëtar i jurisë një dhelpër në këtë rast. Dhelpra është Iliri dhe pula është Tokja (balerini)”, Iliri i është kundërpërgjigjur duke u shprehur:

    “Të komentoj njërën kafshë, apo kafshën tjetër nuk kam shumë dëshirë, por e thënë nga Albi është një kompliment. I kam komplet si shiu mbi mushama dhe nuk më prek asnjë gjë, jam mësuar me këtë lloj hidhe prit dhe më the e të thashë. Unë i uroj Albit të përfaqësojë në Fan Club atë që është zhaneri ynë, që është kërcimi dhe që ai e di shumë mirë në të gjithë kompleksin e fjalës kush jam unë, kush është ai dhe kush është gjithë dynjaja”.

    Gjatë Fan Club ditën e sotme, pasi pa reagimin e Ilirit përmes një video, Albi Nako shprehet:

    “Në lidhje me batutën e dhelprës dhe pulës, është në kuadrin e një batute, ajo është një situatë e metaforizuar dhe nuk është se unë Ilirin e quaja dhelpër si karakter, si njeri, po ashtu edhe Tokjen me të gjithë respektin që kam e quaj pulë. Unë e shpjegova dhe herës që kaloi, që kjo është një situatë e mbartur nga BBV, këtu nuk është faji im që një pjesë e konsiderueshme e kastit janë kast nga BBV dhe për mua ngelet një fitil i ndezur në një kohë të shkuar dhe bombat apo shashkat shpërthejnë në këto lloj emisionesh”.

  • “Pica ju blej sa të doni për ndihmë humanitare”/ Reperi i njohur ironizon Arbenitën

    “Pica ju blej sa të doni për ndihmë humanitare”/ Reperi i njohur ironizon Arbenitën

    Një ditë më parë, Unikkatil ka vendosur që të reagojë në lidhje me mesazhin që publikoi Arbenita Ismajli

    Një ditë më parë, Unikkatil ka vendosur që të reagojë në lidhje me mesazhin që publikoi Arbenita Ismajli.

    “Hahaha që të të kishte funksionuar shakaja duhet ta kishe vendosur edhe tiketën blu. Ju shpikni dhe montoni, por ndikimi që jepni lë një shijë të keqe. Pica ju blej sa të doni për ndihmë humanitare, por për të bërë nuk di”, postoi reperi i njohur në “Instastory”.

    Ndërkohë kujtojmë se më herët modelja e njohur publikoi në “Instagram” një mesazh të cilin pretendonte se i kishte ardhur nga reperi ku shkruhej: “Kam një ide që mund të të ndihmojë të heqësh stresin dhe kjo duke respektuar privatësinë tënde të plotë”.Nga ana tjetër, përgjigja e modeles ishte: “Po patjetër. Por para kësaj a mund të porosis një picë?”-duke i bërë dhe bllok.

    Mirëpo më vonë ne vumë re se në fakt llogaria që i kishte shkruar Arbenitës ishte pa tiketën blu që ka profili i Unikkatil.

    Ky i fundit siç e lexoni e ka “akuzuar” modelen për montazh dhe i ka kthyer ironinë.

    Nga ana tjetër, përgjigja e modeles ishte: “Po patjetër. Por para kësaj a mund të porosis një picë?”-duke i bërë dhe bllok.

    Mirëpo më vonë ne vumë re se në fakt llogaria që i kishte shkruar Arbenitës ishte pa tiketën blu që ka profili i Unikkatil.

    Ky i fundit siç e lexoni e ka “akuzuar” modelen për montazh dhe i ka kthyer ironinë.