Category: Showbiz

  • “Do bëhemi prindër”- Nga shtatzënia e Kiara Titos, tek sherri me Arbana Osmanin dhe Olta Gixharin, rrëfehet Luiz Ejlli! Ç’ndodhi mes fituesit dhe moderatores së BBV

    “Do bëhemi prindër”- Nga shtatzënia e Kiara Titos, tek sherri me Arbana Osmanin dhe Olta Gixharin, rrëfehet Luiz Ejlli! Ç’ndodhi mes fituesit dhe moderatores së BBV

    Luiz Ejlli aktualisht po shijon suksesin e filmit të tij “Në Kuadër të Dashurisë”. Së bashku me kastin e aktorëve, ai po udhëton nëpër Shqipëri dhe jo vetëm, për të prezantuar premierën. Natyrisht që interesi më i madh për të kanë qenë pyetjet rreth bashkëjetesës me Kiarën, por edhe dinamikave të ndryshme.

    Këtë herë, fituesi i “Big Brother”, ka vendosur që t’i thotë të gjitha, duke përfshirë edhe hatërmbetjet. Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi nga mediat, një ndër gazetarët e ka pyetur Luizin nëse janë të vërteta lajmet që po qarkullojnë në lidhje me Arbanën, ndërsa këngëtari duke mos zbuluar shumë detaje tregoi se mes tij dhe moderatores ka një krisje.“Ajo është atje, unë këtu. Ka krisje mes meje dhe Arbana Osmanit, por në maj do të zbuloj më shumë sepse nuk më lejohet”, tha Luizi.

    Kujtojmë se me nisjen e sezonit të ri televiziv, lindën dhe zërat se mes Luizit dhe Arbanës dhe regjizorit Eduart Grishaj mund të kishet një përplasje. Ndërsa, Kiara Titos iu besua një format përmbledhës për “Dancing With the Stars”, nga ana tjetër edhe Luizi, që mbetet ndër emrat më të pëlqyera, ka pasur ambicie që të kishte një karrierë televizive, këtë herë jo vetëm si këngëtar.

    Në rrjet prej kohësh është përfolur se ai do të ishte opinionist në “Big Brother VIP 3”. Zërat u shtuan pasi vetë Arbër Hajdari konfirmoi se vitin e ardhshëm nuk do të ulej në poltronën e opinionistit. Megjithatë, një vendim i tillë duket i vështirë. Në rrjet është përfolur se Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj ishin kundër pjesëmarrjes së Luizit në këtë format. Dhe ka qenë pikërisht ky fakt “molla e sherrit” mes fituesit të “Big Brother” dhe çiftit të famshëm.

    Luizi i largoi nga Instagrami, bashkë me disa ish-banorë të tjerë, duke sjellë kështu mbylljen përfundimtare të marrëdhënieve mes tyre. Natyrisht që Luizi nuk mund të mos pyetej edhe rreth një shtatëzanie të Kiarës. Përgjigje, me të cilën Luizi u përpoq të bënte edhe më shumë konfuz ndjekësit. Pyetjet nëse partnerja e tij është shtatëzënë, ai i është përgjigjur “S’e di”.

    “Do bëhemi prindër, kur të lindë Kiara, kur ta ketë shkruar ai lart. Nuk ka rëndësi vajzë apo djalë, vetëm të jetë shëndoshë e mirë. Motra ime ka tre vajza, ndërsa unë çfarë të jetë”, u shpreh ai, duke u treguar i kujdesshëm që mos të zbulojë shumë detaje.

    Kiara Tito prej kohësh flitet se është në pritje të ëmbël. Lajmet kanë shkaktuar shumë zhurmë në rrjet megjithatë ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga ana e tyre. Moderatorja gjatë prezantimit të “DWTS Fan Club” ka ngritur dyshimet akoma më shumë me deklaratën e saj.

    “Përpara se të nis programin nëse jeni duke na ndjekur me ndonjë pjatë të shijshme përpara mos na bëni tag në Instagram se na vjen nepsi ne këtu”.

  • Arbana Osmani dhe Eduarti festojnë 3-vjetorin e djalit të tyre në Londër(FOTO LAJM)

    Arbana Osmani dhe Eduarti festojnë 3-vjetorin e djalit të tyre në Londër(FOTO LAJM)

    Dielli i Arbanës dhe Eduartit ka festuar ditëlindjen e 3-të 2 ditë më parë.Pas urimit special në rrjetet sociale, Arbana dhe Eduarti janë siguruar që edhe festae ditëlindjes së tij të jetë po aq speciale.
    Çifti ka udhëtuar drejt Londrës, ku Dielli ka fryrë qirinjtë e tortës së 3-vjetorit.
    Bashkë me to kanë qenë edhe disa familjarë.

    Moderatorja shumë e njohur e ekranit shqiptar, Arbana Osmani është nënë e një djali nga martesa e parë dhe dy fëmijëve të tjerë nga nga martesa me regjisorin Eduard Grishaj./albeu.com/

  • Deklaroi se do bëjë namin, Shqipja e Përputhen futet në Big Brother VIP Kosova

    Deklaroi se do bëjë namin, Shqipja e Përputhen futet në Big Brother VIP Kosova

    Shqipe Hysenaj, ish-konkurrentja e “Përputhen” është futur sonte në “Big Brother VIP Kosova 2”. Shqipja mori vëmendjen me hyrjen e saj në shtëpi e veshur me kostum popullor.

    Muaj më parë, kur ndjekësit e pyesnin nëse do futej në Big Brother VIP, Shqipja deklaronte se asokohe nuk i kishte ardhur ftesë pasi kishin frikë se ajo do ja digjte klikimet, duke nënkuptuar se do bënte namin.

    “Nuk më ka ardhur ftesë dhe ofertë as te i Kosovës, as te i Shqipërisë…. Kishin hall mos i digjeshin klikimet dhe se mos shkonin 3 milion subscriber me mua. Por më keq më ka ardh nga Kosova se vjet e mora ftesën nga Ben Blushi”, shkruante Shqipja.

  • Çfarë ndodhi pas performancës, Ina Kollçaku dhe Olta Gixhari shpërthejnë në të qara (VIDEO)

    Çfarë ndodhi pas performancës, Ina Kollçaku dhe Olta Gixhari shpërthejnë në të qara (VIDEO)

    Mbrëmja e së premtes në “Dancing with the stars” i ishte dedikuar filmit dhe kinemasë botërore. Secili nga konkurrentët interpertuan performancat e tyre duke u bazuar në një film përkatës.

    Ina Kollçaku vendosi të vinte në rolin e “Barbie”, dhe performoi duke transmetuar një mesazh.

    Kërcimi i saj dedikuar figurës së gruas solli shumë emocione, madje vetë Ina dhe Olta shpërthyen në lot në fund të performancës.

    Vajzat u përqafuan, duke vazhduar të qanin dhe duke i dhënë suport njëra tjetrës

  • “Kam bërë boll s*ks, ndaj…”- P*rnostarja e njohur bëhet pjesë e “Big Brother Vip”! Dyshimet se e kishte fëmijën me kengëtarin e famshëm shqiptar

    “Kam bërë boll s*ks, ndaj…”- P*rnostarja e njohur bëhet pjesë e “Big Brother Vip”! Dyshimet se e kishte fëmijën me kengëtarin e famshëm shqiptar

    Pornostarja e njohur Alby Rydes është bërë pjesë e spektaklit “Big Brother Vip Kosova” mbrëmjen e së premtes.

    Ajo u shfaq në klipin prezantues e veshur me të brendshme të zeza dhe geta me rrjeta, teksa bënte lëvizje provokuese.

    Gjithashtu në një moment, pornostarja mban pranga në duar.

    “Kam qenë aktore e filmave për të rritur”, shprehet ajo, teksa shton: “Do ja lejoja seksin, që të më heqin mua nga qafa se kam bërë boll.”Alby Rydes zbuloi se është “single si një dollar’ ndërsa zbuloi se është nënë e një vajze 4-vjeçare e gjysmë, e cila i ka dhënë porosi të fitojë BBVK që të blejnë një shtëpi.

    “Jam single si një dollar, edhe ai që single nuk është më single se unë. Vajza ime është vetëm 4-vjeçe gjysmë dhe është e zgjuar, më tha shko fitoje dhe hajde që të më blesh një shtëpi”, tha ajo.Alby Rydes ka mbërritur në Kosovë disa ditë në parë dhe ka qenë reperi i njohur shqiptar, Don Xhon që ka postuar një video me të në InstaStory.

    “Jam shoferi yt sot”,- ka shkruar reperi.Alby jeton në Miami Florida prej vitesh ku është përfshirë në industrinë e seksit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Origjina e saj është e përzier, shqiptaro-kubaneze dhe ka filluar performancat e saj në filmat hard në vitin 2013.

    Rydes ka tatto të ndryshme në trup, si mbante piercing në gjoks. Por ajo hoqi dorë nga roli i aktores në filmat me pullë të kuqe, për t’iu dedikuar familjes së saj.

    Në vitin 2018, ajo zbuloi se do të bëhej nënë për herë të parë, teksa publikoi foto ku tregonte barkun e rrumbullakosur në javën në javën e 33 të shtatzënisë.33-vjeçarja publikon shpesh foto erotike dhe provokuese në profilin e saj në Instagram, ku ka ekspozon pjesët e saj intime.

    Ajo si një nga femrat më të nxehta të kësaj industrie dhe e veçanta e saj është se në çdo pjesë të trupit ka të realizuar nga një tatto, madje edhe në pjesët intime, ku jo çdokush e ka guximin ta bëjë.

    Në një intervistë të realizuar nga mediat e huaja, Alby është pyetur se çfarë shijon më shumë gjatë realizimit të skenave pornografike.

    Në bisedën pa asnjë kompleks, Alby ka pranuar se më shumë shijon skenat me femra: “Më pëlqejnë shumë skenat që realizoj me femra, aksionet lezbo më ndezin fare, edhe pse për mua nuk janë më pak të rëndësishme ato me meshkuj’’.

    Misteri i lidhjes së Flori Mumajesit me pornostaren

    Pas lajmit të shtatzënisë, Alby Rydes u përfol se ishte në një lidhje dashurie me Flori Mumajesin, madje fëmija që ajo priste ishte i kantatutorit.

    “Gazeta Express” botoi lajmin “ekskluziv” me titullin “Flori Mumajesi po bëhet baba, ylli i filmave pornografik po pret fëmijën e tij”, për t’u pasuar nga të tjera media.

    Sipas tyre, Flori Mumajesit po i ndodhte e njëjta gjë si reperit Drake, i cili po ashtu u bë baba për herë të parë nga marrëdhënia me një pornostare. Emisioni “SevenBizz” zbuloi nga burime të sigurta se ylli i filmave për të rritur, Alby Rydes, po priste fëmijën e kantautorit të njohur.

    Ndërkohë, benzinë zjarrit i ka hedhur artisti i njohur me emrin Loco. Me anë të një postimi, ai ka uruar Albyn për këtë shtatzëni, duke i shkruar: “Urime Alby, dëshiroj gjitha t’mirat, po a s’pate mashkull ma t’mirë me gjet veç Flori Mumajesit me ta fry barkun a?”.

  • Arbenita krahason Izraelin me Feron: Narcist psikopat

    Arbenita krahason Izraelin me Feron: Narcist psikopat

    Arbenita Ismajli ka shpërndarë ditën e sotme në TikTok një video ku ‘shënjestron’ Feron. Ajo ka përdorur një audio e cila thotë: “Të merresh me Izraelin është shumë e vështirë sepse është si të jesh në lidhje me një narcist. Ai të shkatërron dhe të bën të mendosh se është faji yt”.

    Krah videos, modelja shkruan: “Të jem e sinqertë duket si ish-i im”.Kjo vjen pas përplasjeve të tyre virtuale më herët këtë javë. Përmes disa statusesh Fero shkroi djeshme se është ndarë nga Arbenita pavarësisht dyshimeve për rikthim. Ai zbuloi se ligji në Kosovë parashikon që ta takojë të bijën vetëm 3 orë në javë që i bie 2 muaj në 1 dekadë.

    Duke e cilësuar këtë si korrupsion dhe mungesë barazie, ish-reperi kërkoi drejtësi dhe iu drejtoua të bijës duke thënë si në burg, edhe tani i lirë e sheh përmes fotografive.

    Pas tij, përmes një statusi reagoi Arbenita, e cila shprehej e shqetësuar nga lutjet e vazhdueshme të Feros për rikthim dhe gjuhën e urrejtjes ndaj saj. Ajo shkruante se e ka lejuar ta takojë vajzën më shumë se 3 orë dhe se e ka takuar edhe vetë që të kenë një bashkëprindërim të mirë.

    Por, modelja tha se Fero nuk pranon t’i japë divorcin dhe kjo po i sjell shumë pasoja psikologjike, emocionale, dhe në karrierë. Arbenita shkruante se ka jetuar me të 5-6 vite dhe e njeh kush është, duke shtuar se: “Edhe kripa duket sheqer”.

  • “Më erdhi për të qarë që nuk e bëre dot”/ Kërcimi nuk shkoi siç duhej, ja me sa pikë u vlerësua Juliana (VIDEO)

    “Më erdhi për të qarë që nuk e bëre dot”/ Kërcimi nuk shkoi siç duhej, ja me sa pikë u vlerësua Juliana (VIDEO)

    “Je shumë e mirë, por çlirohu në kërcim”

    Mbrëmë performanca e Julianës dhe Dionit nuk shkoi aspak siç duhej. Kërcimi salsa i tyre pati disa probleme gjatë performancës në skenën e “Dancing With The Stars”.Në një moment gjatë kërcimit konkurrentja është përballur me vështirësi në realizimin e kërcimit, gjë që u vu re me detaje nga juria.

    “Më erdhi për të qarë që nuk e bëre dot, se unë e pashë gjatë pasdites që po e bëje shumë mirë. Je shumë e mirë, por çlirohu në kërcim”, deklaroi Olta Gixhari.

    Edhe vetë Juliana e pranoi se pati vështirësi në një moment, por sërish i kërkoi publikut ta votojnë në VIP5.

    Juria e vlerësoi dyshen me 21 pikë në total, ndërsa shifrën më të ulët e dha Ilir Shaqiri.

  • Fifi përplaset me Lorin: Jam 77 kile jo 52, ma gjej një …

    Fifi përplaset me Lorin: Jam 77 kile jo 52, ma gjej një …

    Fifi, një nga konkurrentet e spektaklit të kërcimit “DWTS” ka vendosur që këtë të premte të vinte plot entuziazëm, si “Kruela” në kërcim.

    Megjithatë, nuk u prit mirë nga juria, e cila nuk e pa atë entuziazmin e këngëtares që aq shumë e karakterizon.Batutat

    Lori: Fifi kur nis kërcimin ke një impostim në pjesën sipër që tregon që do e djegësh skenën. Shoh Gracianon që gjithë kohën gjatë performancës të jep zemër, ti nuk i përgjigjesh në të njëjtën formë.

    Fifi: Zemra, po sa kam lindur moj.

    Por si u vlerësua Fifi? Valbona Selimllari 7 pikë, Lori Bala 6 pikë, Ilir Shaqiri 6 pikë, Olta Gixhari 6 pikë. 25 pikë në total.

    Me marrjen e pikëve, partneri i Fifit, balerini Graciano Tagani tha se këto javë kemi parë një juri të ndarë në dy grupe; Olta me Ilirin dhe Valbona me Lorin.

    Diskutimi

    Graciano: Dy juri të ndara. Duhet të vlerësohemi për padjeshkat (rrotullimet) apo…

    Lori: Unë do të doja një goditje këmbe shumë të fortë nga Fifi.

    Fifi: O zemra jam 77 kg, nuk jam 52.

    Lori: S’ka lidhje.

    Fifi: Ma sillni një 77 kg tjetër ta sfidojë këtu.

    Bora: Në momentin që ne kërkojmë nga Fifi mendojmë se mund të mbërrijë diku më shumë.

    Graciano: Dakord, por kam përshtypjen se duhet suportuar pak më shumë në pikë.

    Olta: E drejtë dhe Fifi është suportuar. Kam përshtypjen se kështu je duke i bërë dëm.

    Pas diskutimit, Fifi i ka vënë “kapak” gjithçkaje duke u kërkuar ndjekësve të votojnë VIP 14.

  • Në “folenë e dashurisë” Denisi frymëzohet për Xhesikën: “Do doja një shkop…”

    Në “folenë e dashurisë” Denisi frymëzohet për Xhesikën: “Do doja një shkop…”

    Xhesika dhe Denisi ishin një ndër çiftet që shkuan në “folenë e dashurisë”.

    Një mesazh erdhi në vilë për Xhesikën, e cila vendosi t’i bëjë një “prank” Denisit. Edhe ky i fundit e mbajti lojën duke u shprehur “nuk vij”.

    Megjithatë, çifti u fut më pas në “fole” dhe Denisi deklaroi se është i përqendruar te Xhesika.

    Pjesë nga biseda

    Xhesika: Këtë dolli do e ngre për guximin që të zgjodha ty për të vazhduar këtu brenda.

    Denisi: Ky “Prime” na ka ftohur e pranoj, por nuk mund të mbyllen të gjitha plagët brenda një nate. Do të doja që të kisha një shkop magjik që t’i rregulloja të gjitha, por nuk e kam. Familja jote do që të shohin ty larg meje, ata duhet ta shohin që ti je me mua sepse ke dëshirë.

    Xhesika: Pyetja që kanë të gjithë është që a ke të njëjtën dëshirë ti?

    Denisi: Absolutisht që po, nuk i kam hapur asnjë dritare tjetër vetes. Jam përqendruar vetëm te ty.

  • Hyrja e transgjinores në BBVK shkaktoi polemika, si e pritën banorët (VIDEO)

    Hyrja e transgjinores në BBVK shkaktoi polemika, si e pritën banorët (VIDEO)

    Ka nisur mbrëmjen e djeshme ka nisur “Big Brother VIP Kosova”.

    Mes shumë emrave të njohur ka qenë edhe transgjinorja nga Kosova, Edona James.

    Edona, emri i së cilës origjinal është Kujtim Shehu, vjen nga Suhareka dhe është rritur në Gjermani. A
    Por përfshirja e saj në këtë BBV nuk u prit qetësisht nga të gjithë. Ka qenë Monika e cila është tradhtuar nga mimikat në fytyrë, e gjithashtu ndryshe nga të tjerët nuk është ngritur në këmbë për ta pritur.

    Edona mori famë veçanërisht në vitin 2014, kur u përfol për një aferë me legjendën e futbollit gjerman, Stefan Effenberg. Ajo ka qenë paraprakisht në Big Brother në Gjermani dhe tha se nuk do t’i bëjë disa gabime që i ka bërë atje.
    Në po atë vit, ajo mori vëmendje të madhe si transgjinorja e parë shqiptare.