Category: Showbiz

  • Çfarë po ndodh? Pak para spektaklit të “DWTS”, Fifi shpërthen në lot

    Çfarë po ndodh? Pak para spektaklit të “DWTS”, Fifi shpërthen në lot

    Dancing with the Stars” pritet të fillojë pas disa orësh në ekranin e Top Channel, ku personazhet të njohur publik do të ngjiten në skenë për të sjellë kërcimet e tyre të veçanta të bëra gjatë javës.

    Duke mos qënë balerinë profesionistë, është i dukshëm fakti që personazheve të njohur iu duhet shumë punë për të arritur kërcimet e dëshiruara nga ana e jurisë, për të rrëmbyer kupën e “DWTS”.

    Dhe për shkak të këtyre angazhimeve, Fifi nuk po e përjeton mjaft mirë faktin e të qënurit larg djalit të saj, Theo, i cili është ende i vogël.

    Këngëtarja ka publikuar një video të ëmbël në profilin e saj të Instagramit, ku shfaqet djali i saj teksa përkëdhel fytyrën e Fifit, një moment kaq i bukur për një nënë dhe bashkangjitur tij ka shkruar një koment të cilin e ka shoqëruar me ikonën e lotëve, duke nënkuptuar kështu se ndihet e përlotur për mallin që ka për të shtrenjtin e saj.
    “Njeriu që më mungon më shumë këto ditë, je ti evlad. TheoMal të dua fort”, shkruan këngëtarja bashkangjitur postimit të saj në InstaStory, shkrim të cilin e ka shoqëruar me ikonën e zemrës.

    Javën e kaluar, këngëtarja erdhi me një vals, me qëllimin për të qenë sërish ndër konkurrentët me më shumë pikë. Kjo performancë ishte më e veçantë për Fifin, që kërceu nën ritmin e hitit të saj “Marova”.

    “Nga java në javë ti je më e lehtë dhe kjo është për t’u vlerësuar”, tha Olta Gixhari. Ndërsa Graciano tha se këngëtarja është konkurrentja më korrekte dhe ndjek me rigorozitet dietën, aq sa për një javë ka humbur 6 kilogram.

    “Postura në vals nuk është ajo e duhura”, kritikoi Lori Bala.

    “Ti kërceve këngën tënde dhe emocioni erdhi i plotë. Mua më erdhi bukur kërcimi, pavarësisht gjërave të vogla”, tha Valbona Selimllari.

    “Më pëlqeu gërshetimi kontemporan-vals, koreografia më erdhi mirë. E fillove, e mbarova, ama Gracianon nuk e pe në sy, sepse ti kërcen për qejfin tënd. Qejfin duhet ta ndash me Gracianon”, vlerësoi Ilir Shaqiri.

    Në fund, nga katër anëtarët e jurisë, Fifi dhe Graciano morën 26 pikë, dy pikë më shumë se një javë më parë.

  • ‘O Zot sa turp më vjen’, çfarë i ndodhi Dea Mishel

    ‘O Zot sa turp më vjen’, çfarë i ndodhi Dea Mishel

    Kasti i “Në Kuadër të Dashurisë” ka qënë i pranishëm në premierën e filmit në Kosovë. Por Dea Mishel nuk ka mundur të mbërrijë në orar dhe duket se shkaqet kanë qënë të shumta.

    Përmes një postimi të bërë në InstaStory, Dea ka treguar se ndihet shumë e turpëruar. Ajo ka publikuar një mesazh që ka shkëmbyer me nënën e saj, në të cilën i kërkon që t’i thotë diçka që ta kalojë turpin që ndjen.

    “Unë këtu erdha aq vonë. O Zot sa turp më vjen. Më thuaj ndonjë gjë që ta kaloj turpin”, shkruan Dea në mesazhin dërguar nënës së saj.

    “Bëji betim vetes, hera e fundit që vonohem”, përgjigjet nëna e Deas.

    “Biseda me mamin. Unë kam justifikime. Sesi desh bëmë aksident, si na ndaloi policia një orë por janë të kota. Asgjë nuk vlen, unë nuk e përballoj dot turpin. Nuk jetoj dot me të”, shkruan Dea.

  • “Je ndarë nga Ledri?”, Përgjigjet vetë Sara Hoxha

    “Je ndarë nga Ledri?”, Përgjigjet vetë Sara Hoxha

    Një nga temat më të diskutuara në rrjet kohët e fundit ka qenë raporti që ka çifti i njohur i shoëbizzit, Ledri Vula dhe Sara Hoxha.

    Por si qëndron e vërteta? Për këtë ka folur vetë “e zonja e punës”, Sara Hoxha.

    “Ledri është në shtëpi. Ju e dini shumë mirë si funksionojnë mediat, kështu që do e shihni.”

    “Pra, jeni e lumtur?” pyeti gazetarja. “Po, unë jam shumë e lumtur,” tha Sara në një intervistë për “T7”.

    Dyshimet se mes çiftit ka një krisje erdhën pasi Ledri mungoi në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë” si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë.

  • Luizi dhe Olta në “LUFTË” me njëri-tjetrin, por FOTO e fundit tregon diçka tjetër

    Luizi dhe Olta në “LUFTË” me njëri-tjetrin, por FOTO e fundit tregon diçka tjetër

    Luizi dhe Olta janë rikthyer sërish të marrin vëmendjen më të madhe të publikut shqiptar, pasi sëfundmi në të gjitha kinematë shqiptare po transmetohet filmi i tyre “Në kuadër të dashurisë”.

    Në media ëhstë përfollur shpesh se marrdhënia e tyre është mjaft e tensionuar, për shkak të përplasjeve që kanë patur gjatë xhirimit të filmit.

    Por mesa duket ditët e fundit është rikthyer qetësia, dhe Luizi e Olta janë parë shumë pranë njëri-tjetrit si miq të vërtetë.

    Sërfunmi është publikuar dhe një foto mes Luizit, Oltës dhe Ylber Bardhit (Aktori që luan rolin e vëllait të Luizit në film”, ku të treduken mjaft të qeshur. /AlbEu.com/

  • Ish e fejuara e futbollistit shqiptar tregon si shoqja i mori të dashurin

    Ish e fejuara e futbollistit shqiptar tregon si shoqja i mori të dashurin

    Çifti, të cilët kanë qenë bashkë për disa vite, u komentuan shumë për historinë e tyre të dashurisë e po ashtu edhe për marrëdhënien toksike.

    Megjithatë, bukuroshja shqiptare së fundmi ka zbuluar se Mërgimi e ka tradhtuar me shoqen e saj të ngushtë, me të cilën është martuar tani.

    Në rrëfimin e bërë më parë, Vesa u shpreh që Berisha bënte jetë të shfrenuar dhe se e priste në shtëpi deri në orët e hershme të mëngjesit.Tri vite lidhje, rreth dy vite fejesë, kemi jetuar bashkë për një vjet e gjysmë dhe më nxori nga shtëpia dy muaj para dasmës, sepse faktet ishin shumë të rënda për të. 3 javë pasi marrëdhënia e jonë mori fund, njerëzit e panë me një person të ri dhe tash ai e ka shfaqur këtë hapur në rrjetet sociale. Të lutem, më lër të qetë”, ishte shprehur modelja nga Kosova.

    Sulmuesi i Hoffenheim u martua me Edona Rudakun në maj.

    “Zemrën e kam shumë të thyer, por vuajta kalon. U tradhtova nga ish i fejuari im, me shoqen e ngushtë. Shokët mi hapën sytë. Një miku im i ngushtë, prej fillimit më tha “Vesë jo”, unë në kokën time, mendoja se ajo ma do të mirën. Por nuk ishte e vërtetë, ajo ka dashur të kishte jetën time, si private, në publik, në lidhje, marrëdhënien me familjen time. Fillimisht mendova se bërë ishte shumë keq që u ndamë, fillimi është shumë keq për çdo njeri. Por tani kam kuptuar se kush më do dhe më vlerëson. E kisha falur atë për të mirën time, por s’do e kisha harruar kurrë”,- tha Vesa.

  • Drejt divorcit me Ledrin? Sara Hoxha përgjigjet një herë e mirë, ja si qëndron e vërteta

    Drejt divorcit me Ledrin? Sara Hoxha përgjigjet një herë e mirë, ja si qëndron e vërteta

    Një nga temat më të diskutuara në rrjet kohët e fundit ka qenë raporti që ka çifti i njohur i showbizzit, Ledri Vula dhe Sara Hoxha.

    Por si qëndron e vërteta e maredhënies së tyre? Për këtë ka folur vetë “e zonja e punës”, Sara Hoxha.

    “Ledri është në shtëpi. Ju e dini shumë mirë si funksionojnë mediat, kështu që do e shihni.”

    “Pra, jeni e lumtur?” pyeti gazetarja. Po, unë jam shumë e lumtur,” tha Sara në një intervistë.

    Dyshimet se mes çiftit ka një krisje erdhën pasi Ledri mungoi në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë” si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë.

  • Zyrtarisht e ndarë, moderatorja e njohur flet për ish-të dashurin: Ishte personazh publik, e doja!

    Zyrtarisht e ndarë, moderatorja e njohur flet për ish-të dashurin: Ishte personazh publik, e doja!

    “Nuk jam e lidhur. Jam e lumtur dhe e ndarë sepse nuk mund ti bësh të dyja”

    Moderatorja e njohur, Erjola Doçi, ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku foli hapur për jetën e saj personal
    Sa i përket jetës sentimentale, moderatorja u shpreh se është ndarë nga një lidhje dashurie me një personazh publik.

    “Nuk jam e lidhur. Jam e lumtur dhe e ndarë sepse nuk mund ti bësh të dyja. Është shumë e vështirë, sepse unë e dua shumë punën, por edhe personin që do të kisha në krah. Është e vështirë të ndahesh më dysh. Nëse do të isha në një zonë komforti me karrierën dhe ambicien për të ecur përpara normalisht do të kisha si dikë në krah, por tani e shoh si barrierë”, tha ndër të tjera ajo.Ndërsa më pas pohoi se ish-i i saj ka qenë personazh që e njohin të gjithë.

    Gjatë kësaj interviste, Erjola Doçi shtoi se puna e saj e parë ka qenë si recepsioniste n Gjatë kësaj interviste, Erjola Doçi shtoi se puna e saj e parë ka qenë recepsioniste në një kompani private e paga e parë që ka marrë ka qenë 450 euro.

    Në këtë punë, ajo u shpreh se nuk ka qëndruar shumë por vetëm dy muaj. Më pas ajo ka kaluar te burimet njerëzore dhe gjithashtu ishte edhe në universitet.

    Më pas Erjola shton se ‘ra karantina dhe e rekrutuan në Top dhe nuk iku më nga Topi’.

    Sa i përket jetës sentimentale, moderatorja tha se është ndarë nga një lidhje dashurie me një personazh publik.

    “Nuk jam e lidhur. Jam e lumtur dhe e ndarë sepse nuk mund ti bësh të dyja. Është shumë e vështirë, sepse unë e dua shumë punën, por edhe personin që do të kisha në krah. Është e vështirë të ndahesh më dysh. Nëse do të isha në një zonë komforti me karrierën dhe ambicien për të ecur përpara normalisht do të kisha si dikë në krah, por tani e shoh si barrierë”, tha ndër të tjera ajo.

    Ndërsa më pas pohoi se ish-i i saj ka qenë personazh që e njohin të gjithë.

  • Moderatorja e ‘Top Channel’ i jep fund lidhjes me partnerin dhe bën deklaratën e papritur në mes të emisionit

    Moderatorja e ‘Top Channel’ i jep fund lidhjes me partnerin dhe bën deklaratën e papritur në mes të emisionit

    Moderatorja Erjola Doçi ka folur në një intervistë televizive për jetën sentimentale.

    Ajo zbuloi se ka qenë e lidhur me një personazh publik, por u ndanë.

    “Nuk jam e lidhur. Jam e lumtur dhe e ndarë sepse nuk mund ti bësh të dyja. Është shumë e vështirë, sepse unë e dua shumë punën, por edhe personin që do të kisha në krah. Është e vështirë të ndahesh më dysh. Nëse do të isha në një zonë komforti me karrierën dhe ambicien për të ecur përpara normalisht do të kisha si dikë në krah, por tani e shoh si barrierë”, tha ndër të tjera ajo.

    Ndërsa më pas pohoi se ish-i i saj ka qenë personazh që e njohin të gjithë.

  • “Thonë se jam Homoseksual”, shpërthen në lot konkurrenti i PP: Asnjëherë nuk kam dyshuar te vetja

    “Thonë se jam Homoseksual”, shpërthen në lot konkurrenti i PP: Asnjëherë nuk kam dyshuar te vetja

    Ledjo ka rrëfyer në “Përputhen”, se ka kaluar një moment shumë kritik të jetës së tij. Konkurrenti i programit të dashurisë ka treguar se njerëzit e kanë marrë për dobësi dashamirësinë e tij, duke iu përgjigjur edhe komenteve për seksualitetin.

    “Nuk e mendoja që do më shfrytëzonin për pjesën që jam njeri i butë. Ok kam dhe atë pjesën pak agresiv, por e kam prej karakterit impulsiv. Unë jam njeri shumë i dashur dhe i dua njerëzit pa kushte. Asnjëherë nuk kam dyshuar te seksualiteti im, më kanë sulmuar pa të drejtë. Kam qenë për të tjerët shumë i dashur, shumë i afrueshëm, kam qenë në momentet e tyre më kritike dhe të vështira, por ata nuk ishin për mua”, tha Ledjo.

    https://www.instagram.com/perputhen_tch/?utm_source=ig_embed&ig_rid=58c982d9-bcea-4984-85fb-2a18574208e3

  • Arbana uron të birin për ditëlindje me fotot e papublikuara nga dasma dhe lindja

    Arbana uron të birin për ditëlindje me fotot e papublikuara nga dasma dhe lindja

    Arbana Osmani feston sot ditëlindjen e djalit të saj, Diellit. Moderatorja ka zgjedhur të ndajë një urim dhe disa foto të papublikuara, të cilat përfshijnë momente nga dasma, nga lindja e Diellit, si dhe momente të ëmbla familjare.

    “Gëzuar ditëlindjen Dielli i jetës sime; O Zot çfarë Dielli je ti!”, -i ka mbishkruar ajo fotot duke shtuar edhe një emoji zemre.

    Në foton e parë ajo shihet duke mbajtur Diellin dhe duket se është një foto e dasmës, ndër të paktat që Arbana ka ndarë me publikun.

    Në një foto tjetër shihet ajo me Diellin e porsalindur dhe Jonin në shtratin e maternitetit.

    Edhe fotot e tjera janë të gjitha foto që përcjellin lumturi.