Category: Showbiz

  • “Nuk ka menduar kurrë për mua”, Olsi në një lidhje të re, Egli reagon për herë të parë

    “Nuk ka menduar kurrë për mua”, Olsi në një lidhje të re, Egli reagon për herë të parë

    Pak ditë më parë u zbulua se Olsi Bylyku ka nisur një lidhje dashurie me një gazetare me emrin Denada. Lidhja vjen pas ndarjes së Olsit nga Egli Tako, ndarje shumë e komentuar e që nga Egli duket se kemi reagimin e parë.

    Egli ka postuar një fjalim të Meryl Streep ku gjen veten në fjalët e aktores, e cila tregon sesi ka vendosur të respektojë veten e të heqë dorë nga njerëzit që nuk janë më aty për të.

    Fjalët e Meryl Streep, publikuar nga Egli:

    “Me kalimin e kohës ndalova së foluri me ata që nuk më dëgjonin dhe me ata që gjithmonë insistonin që kishin të drejtë.
    Ndalova së kërkuari njerëz që nuk më kërkonin kurrë, ndalova së menduari për ata që nuk kishin menduar kurrë për mua.
    Fillova të bëj atë që më bën të ndihem mirë, pa tepricë, por me pasion.
    Fillova t’i besoja intuitës time për gjithçka, për çdo zgjedhje, për çdo person.
    Fillova të evitoj njerëzit negativë dhe fillova të rri me njerëz të rrallë, por pozitivë.
    Sepse mësova të kem respekt për veten dhe fillova ta vendos veten në radhë të parë. Sepse mendoj se e meritoj.”

  • Skandal i rradhës në PP, konkurrenti i dhuron tanga vajzës në studio (VIDEO)

    Skandal i rradhës në PP, konkurrenti i dhuron tanga vajzës në studio (VIDEO)

    Nuk kanë fund të papriturat në ‘Për’puthen’. Ledio ka zgjedhur ta surprizojë në një mënyrë aspak të ‘hijshme’ Albën duke i dhuruar një palë të brendshme ngjyrë të kuqe.

    Teksa ai u çua në këmbë për të shkuar të ajo me ‘tangat’ në duar, gjithë studioja ka ‘shpërthyer’ në të qeshura, ndërsa Alba duket se nuk e ka pritur mirë këtë gjest e madje është ndjerë në siklet pasi është munduar të mbulojë fytyrën me duar.

    “Të lutem shumë respekto, hapësirën time, nuk e pranoj”, është shprehur ajo.

    https://www.instagram.com/perputhen_tch/?utm_source=ig_embed&ig_rid=645d6713-3660-4d5a-bee4-e6ffdfb4e32b

  • Dafina flet për arsyen pse ka ‘shpërthyer’ në rrjete sociale

    Dafina flet për arsyen pse ka ‘shpërthyer’ në rrjete sociale

    Dafina Zeqiri vendosi të hapë një broadcast channel – një kanal në Instagram që të jep mundësinë për të komunikuar me një mori njerëzish mbi biseda të caktuara – ku ndau disa mendime me fansat e saj.

    “Nëse dikush që e ndiaqni në Instagram, nuk ju respekton live, në prapaskenë, në aeroport, në mesazhe në Instagram, me provokime ose çfarëdo qoftë, a e bëni unfollow? Nëse jo, pse e mbani në Instagram?” pyeti ajo në grupin e titulluar “Drama”.

    “A mendon që duhesh t’i arsyetosh njerëzve pse e ke bërë unfollow? Edhe pse je fytyrë publike? Ka gjëra që nuk shfaqen publikisht, se ti prapë e mban private!” shtoi më tej.

    Dafina e kanalizoi diskutimin si një temë e përgjithshme, ndonëse kushdo mund të mendojë që ajo mund të jetë duke iu referuar dramave të fundit ku hoqi nga Instagrami Ledri Vulën dhe Sara Hoxhën, Beatrix Ramosajn, ish-të dashurin DJ Geek.

    Përsa u përket reagimeve në rrjete sociale (ndoshta i referohet atyre kundrejt Sarës dhe Ledrit), Dafina u shpreh përmes një mesazhi audio:
    “Mos harroni që ne që jemi figura publike, tani po flas për veten time. Kur kthehem në shtëpi, kur vij të fle, kam dhe unë hallet e mia, kam nënën pa qejf, e kam të sëmurë, kam mendime për gjëra të tjera edhe është shumë vështirë ndonjëherë të mos reagosh kur ndodhin këto gjëra, sidomos publikisht, për të cilat ti e di që nuk janë të vërteta. Ti e di se çfarë qëndron mbrapa asaj, çfarëdoqoftë, dhe është goxha e vështirë të përmbahesh dhe të mos reagosh.”

    “Ti shpërthen nga brenda sepse do doje që t’i tregoje të gjithëve të vërtetën, por në fund të fundit kjo nuk ka rëndësi. Të gjithë mendojnë çfarë të duan dhe kanë të drejtë të mendojnë çfarë të duan. E vërteta del kurdo, janë gjëra që vihen re me kalimin e kohës,” shtoi Dafi.

    Por, tani ajo do ta përqendrojë energjinë e saj vetëm te muzika. “Kështu që kam vendosur që t’ia lë kohës dhe të vazhdoj rrugëtimin tim…me gjërat që di të bëj më mirë dhe kjo është muzika,” përfundoi këngëtarja.

  • Genta e BB humb gjyshin: Nuk do jesh më te dera, duke më pritur…

    Genta e BB humb gjyshin: Nuk do jesh më te dera, duke më pritur…

    Genta Gjalpi, e njohur gjerësisht si Genta e BB ka humbur gjyshin.
    Ka qenë vetë ajo e cila ka ndarë disa orë më parë në Instagram lajmin e trishtë.

    Shoqëruar me disa momente krah tij, Genta shkruan:
    “Nuk kam fjale ta pershkruaj sa bosh ndjehem, se mendoja kurre se do vinte kjo dite 💔 Nuk e mendoj se do vij ne shtepi dhe nuk do jesh me te dera duke me pritur, ma le gjyshen vet 😭 u U PREHSH NË PAQE GJYSH”.

    Kujtojmë se Genta ka treguar gjithmonë marrëdhënien speciale me gjyshirët dhe kujdesin që tregonte për to

  • Babai i tha diçka në shqip, vajza shqiptare në “BB Italia” braktis emisionin pas takimit me të atin

    Babai i tha diçka në shqip, vajza shqiptare në “BB Italia” braktis emisionin pas takimit me të atin

    “Big Brother Italia” po dhuron emocione dhe spektakël për shikuesit anë e mbanë globit.

    Këtë vit si konkurrente në formatin e njohur është edhe një shqiptare. 25-vjeçarja Heidi Baci, u bë pjesë e këtij reality show-u që në nisje të tij.

    Por çfarë ndodhi gjatë spektaklit të fundit? Heidi pati një surprizë nga babai i saj.

    Gjatë takimit të shumëpritur me të atin, atmosfera u tensionua, pasi babai i konkurrentes përveç mallit për të bijën duket se kishte edhe një qëllim tjetër se pse kishte hyrë në shtëpi.

    Ai mbajti një fjalim prekës që pati një ndikim të thellë tek vajza.

    Në fjalën e tij, babai i Heidit foli për marrëdhënien që vajza e tij kishte filluar me Massimiliano Varrese konkurrent brenda shtëpisë, duke e bërë të kuptonte se as ai dhe as nëna e saj nuk janë të lumtur nga kjo lidhje.

  • ‘Po shkalloj’, Klea Hutës i ndodh e papritura

    ‘Po shkalloj’, Klea Hutës i ndodh e papritura

    Mbrëmjen e kaluar, Klea Huta, ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj një ngjarje që i ka ndodhur me një telefon, të cilin ajo e ka blerë prej vitesh në Amerika. Moderatorja e njohur ka treguar se kishte rreth dy vite që kishte blerë në Amerikë këtë aparat celulari dhe vetëm mbrëmjen e kaluar, ajo ka gjetur një kartë telefoni brenda tij.

    “Ndihmë se po shkalloj. Kam vetëm dy vjet që e kam blerë këtë telefon. Në Amerikë kam qënë para 6 vitesh”, shkruan Klea bashkangjitur videos.

    Ndjekësit i kanë ardhur menjëherë në ndihmë duke ia bërë të ditur se gjithmonë kur blen një aparat celulari në Amerikë, ai vjen i shoqëruar me një kartë, duke zbuluar kështu misterin që shqetësonte Klean.

  • Nervozohet Megi Pojani: A do e nxirrni nga programi këtë?

    Nervozohet Megi Pojani: A do e nxirrni nga programi këtë?

    Puntata e djeshme e “Për’puthen” ka ardhur sërish tepër e tensionuar mes djemve dhe vajzave që luftojnë për të gjetur dashurinë e tyre.

    “Për’puthen” vijon të krijojë zhurmë në rrjet dhe një ndër personazhet që padiskutim ka thyer “rregullat” e moderimit është Megi Pojani, e cila duket se është e vendosur të mos tolerojë asnjë lloj padrjetësie në këtë program dhe shkopi i shkon më së miri.Puntata e djeshme e “Për’puthen” ka ardhur sërish tepër e tensionuar mes djemve dhe vajzave që luftojnë për të gjetur dashurinë e tyre.

    Gjithçka duket se ka nisur në momentin që djemtë kanë sulmuar gjatë gjithë kohës Aurelin, duke bërë që ai të heqë mikrofonin. Lidhur me këtë, Megi ka reaguar ashpër në momentin që Orjani shprehet se Megi po bën avokatin mbrojtës së Aurelit.

    “Ka një problem shumë të madh këtu Orjan dhe mos e thuaj më këtë gjë. Nëse nuk e di ti apo të gjithë të tjerët këtu, merreni vesh tani. Unë nuk bëj avokatin mbrojtës të askujt këtu brenda sepse nuk më intereson”, shprehet Megi.

    Më tej ajo është nervozuar, teksa Orjani e ndërpret dhe flet mbi zërin e saj, duke thënë: “O Zot i madh, a do e nxirrni nga programi këtë”?

    https://www.instagram.com/perputhen_tch/?utm_source=ig_embed&ig_rid=fae56098-f9ec-4cee-8515-e8a063d73f20

  • “Ai është plak”/ Krijoi afrimitet me një nga banorët, shqiptari nxjerr vajzën nga “Big Brother”

    “Ai është plak”/ Krijoi afrimitet me një nga banorët, shqiptari nxjerr vajzën nga “Big Brother”

    Heidi Baci shqiptarja që u bë pjesë e “Grande Fratello” ka lënë në mes garën pas takimit që zhvilloi gjatë spektaklit me babanë e saj.

    I ati ishte kundër afrimitetit të së bijës me Massimiliano Varrese një tjetër konkurent në Grande Fratello dhe i kërkoi asaj të kthehej në shtëpi.

    “Mami është e sëmurë, ai është plak dhe të keqtrajton. Eja me mua.Unë nuk të njoh më dhe nuk të shoh më siç ishe më parë. Ti më dukesh si një person tjetër. Nuk ke mundur të krijosh një mur me një person që të vuri nën presion”, tha Genti, babai i Heidit.Ai më tej shtoi se nëna e saj nuk e ka ndjekur më dhe nuk e ka mbështetjen e saj në këtë rrugëtim. “Nëna nuk të ka parë më që nga ai moment. Nuk lejoj njeri të sillet keq me vajzën time dhe ti e di.

    Nuk lejoj njeri të shkelë dinjitetin tënd. I kam premtuar mamit se do të çoj në shtëpi sonte sepse ti nuk mund ta nënvlerësosh gjendjen e saj shëndetësore”, vijoi babai i konkurrentes.

    Pas këtij momenti Heidi i kërkoi ndjesë të atit dhe la shtëpinë e famshme duke i thënë produksionit se e kishte marrë këtë vendim për arsye personale.

  • Shqiptari në Itali nxjerr të bijën 26-vjeçare nga “Big Brother” (VIDEO)

    Shqiptari në Itali nxjerr të bijën 26-vjeçare nga “Big Brother” (VIDEO)

    Heidi Baci shqiptarja që u bë pjesë e “Grande Fratello” ka lënë në mes garën pas takimit që zhvilloi gjatë spektaklit me babanë e saj.

    I ati ishte kundër afrimitetit të së bijës me Massimiliano Varrese një tjetër konkurent në Grande Fratello dhe i kërkoi asaj të kthehej në shtëpi.

    “Mami është e sëmurë, ai është plak dhe të keqtrajton. Eja me mua.Unë nuk të njoh më dhe nuk të shoh më siç ishe më parë. Ti më dukesh si një person tjetër. Nuk ke mundur të krijosh një mur me një person që të vuri nën presion”, tha Genti, babai i Heidit.

    Ai më tej shtoi se nëna e saj nuk e ka ndjekur më dhe nuk e ka mbështetjen e saj në këtë rrugëtim. “Nëna nuk të ka parë më që nga ai moment. Nuk lejoj njeri të sillet keq me vajzën time dhe ti e di.

    Nuk lejoj njeri të shkelë dinjitetin tënd. I kam premtuar mamit se do të çoj në shtëpi sonte sepse ti nuk mund ta nënvlerësosh gjendjen e saj shëndetësore”, vijoi babai i konkurrentes.

    Pas këtij momenti Heidi i kërkoi ndjesë të atit dhe la shtëpinë e famshme duke i thënë produksionit se e kishte marrë këtë vendim për arsye personale.

  • A i kanë prishur marrëdhëniet me Arbana Osmanin? Luiz Ejlli flet për herë të parë (VIDEO)

    A i kanë prishur marrëdhëniet me Arbana Osmanin? Luiz Ejlli flet për herë të parë (VIDEO)

    Luiz Ejlli duke folur nga Shkodër i pyetur për marrëdhënien e shumë diskutuar me Arban Osmanin pranoi se ka një krisje mes tyre.

    “Ajo është atje unë jam këtu”, u shpreh Luizi ndërsa se çfarë krisje ka me Arbanën këtë duhet ta mësojmë në majin e vitit të ardhshëm.

    E vërteta është se pak kohë më parë Luizi hoqi nga follow në Instagram Arbanën pasi ajo dhe producenti Eduart Grishaj që është edhe partneri i saj nuk ishin dakord që Ejlli të jetë opinionist në “Big Brother Vip Albania” në edicionin e ardhshëm.

    https://v19-web-newkey.tiktokcdn.com/cf29b9c31519463f2e590209f7762220/652ecadd/video/tos/useast2a/tos-useast2a-ve-0068c001-euttp/oEbeudGADQBDyWQGSOnTPlEPLIGsiXR8lekEok/?a=1988&ch=0&cr=3&dr=0&lr=tiktok_m&cd=0%7C0%7C1%7C3&cv=1&br=924&bt=462&bti=NDU3ZjAwOg%3D%3D&cs=0&ds=3&ft=ApKJEB0Vq8ZmoCNXsQ_vjesFKAhLrus&mime_type=video_mp4&qs=0&rc=PGk8PDo2NTg5ZDk2MzszaEBpM21zbjw6ZjQ4bjMzZjczM0BeLTQzXl8wXjAxNF8wX2EvYSNmYGcucjRnamtgLS1kMWNzcw%3D%3D&l=202310171154437A5530F01994B905382E&btag=e00090000