Category: Showbiz

  • Në sherrin e Dafinës dhe Melindës, futet edhe Tayna

    Në sherrin e Dafinës dhe Melindës, futet edhe Tayna

    Taynës duket se i ka ardhur në majë të hundës me dramat mes kolegeve të saj.

    Por çfarë ka ndodhur?! Dafina Zeqiri dhe Melinda Ademi nuk i kanë më marrëdhëniet e mira. Së fundmi Melinda ironizoi hapur Dafinën në një postim të sajin duke i thënë: “Ti vetëm feministë që nuk je”, postim i cili erdhi pas sherrit të Dafit me Sara Hoxhën.

    Tani ka ndërhyrë edhe Tayna.

    “Shumë drama të panevojshme, si nuk po përtojnë”, ka shkruar Tayna, që duket si postim direkt për dy koleget e saj.

  • PRAPASKENAT/ Tensione, ironi dhe zëra për ndarje, çfarë nuk u pa në premierën e filmit të Oltës dhe Luizit

    PRAPASKENAT/ Tensione, ironi dhe zëra për ndarje, çfarë nuk u pa në premierën e filmit të Oltës dhe Luizit

    Premiera e “Në Kuadër të Dashurisë” bëri bashkë VIP-at e vendit tonë, duke u shndërruar edhe në një pasarelë në tapetin e kuq.

    Po si çdo event, edhe këtë herë pati shumë për të diskutuar. Incidente, veshje të ekzagjeruara, apo edhe hatërmbetje u vunë re përgjatë kësaj premiere.

    Ja çfarë nuk u pa gjatë mbrëmjes.

    Tensione dhe ironi mes Luizit dhe Oltës edhe në “backstage”

    Kemi folur shpesh për marrëdhënien e tensionuar të Luizit dhe Oltës, ndonëse në këtë film luanin rolin e dy të dashuruarve. Ndonëse gjithnjë e kanë përshkruar marrëdhënien në punë si të mirë, duket se tensionet mes tyre nuk kanë munguar.

  • Arrestohet këngëtari i njohur shqiptar në Greqi/ Jemi rrahur e torturuar…

    Arrestohet këngëtari i njohur shqiptar në Greqi/ Jemi rrahur e torturuar…

    Artisti ka treguar se është mbajtur nga policia greke nga mbrëmja e kaluar deri në orët e para të mëngjesit.

    Mbrëmjen e kaluar, diçka e papritur ka ndodhur për këngëtarin e njohur shqiptar, Arian Agushi.Përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit, artisti ka treguar se është mbajtur nga policia greke nga mbrëmja e kaluar deri në orët e para të mëngjesit, për shkak se dikush e ka spiunuar dhe si pasojë nuk ka mundur të jetë pjesë e koncerteve të tij.

    Këngëtari ka teguar se shkak i ndalëses së tij janë bërë këngët e tij patriotike.

    “Lajmërim për shqiptarët në Greqi“, nis postimin e tij këngëtari.

    “Mbrëmë rreth orës 1:00 të mesnatës arrita në Athinë. Në kontrollin e pasaportave, u ndalova nga policia greke dhe më mbajtën të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm. Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë të ndaluar hyrjen në atë vend”.

    “Ju kërkoj falje të gjithë dashamirësve që do të ishin sonte edhe nesër prezent në koncertet e mia. Shpresoj të shihemi herë të tjera”.

    “Kushdo që ka spiunuar, dua t’i them disa fjalë. Jemi burgosur historikisht, kemi vdekur nga rrahjet dhe torturat por emra nuk kemi nxjerrë. Dhe tani pa na rrahur askush, e nxjerrim njëri-tjetrin në gracka për fitime personale. Jam mësuar se kjo nuk është hera e parë. Nuk jam fajtor që jam shqiptar”, shkruan këngëtari në profilin e tij të Instagramit.

  • “Ç’dreqin po bën”, Vivien shfaqet në gjendje jo të mirë emocionale

    “Ç’dreqin po bën”, Vivien shfaqet në gjendje jo të mirë emocionale

    Vivien deklaroi pak ditë më parë se arsyeja pse u nda nga Getinjo ishte fakti se reperi luan bixhoz. Në lidhje me këtë deklaratë reagoi edhe vetë Getinjo, i cili e akuzoi Vivienin se po kërkon vëmendje.

    Mesa duket fansat e reperit kanë sulmuar Vivien, prandaj në një deklaratë së fundmi ai i ka kërkuar të gjithëve të mos e sulmojnë ish-partneren.

    Pas Getinjos, ka reaguar edhe Vivien, e cila është shfaqur në gjendje jo të mirë emocionale. Ajo shkruan: “O zot ndihem e turpëruar! Ç’dreqin po bën?!”.

  • Ina Kollçaku përplaset me Ilir Shaqirin, ndërhyn Valbona Selimllari

    Ina Kollçaku përplaset me Ilir Shaqirin, ndërhyn Valbona Selimllari

    Pas kërcimit në spektaklin e “Dancing With the Stars”, ish-konkurrentja e Përputhen Ina Kollçaku ka debatuar me balerinin Ilir Shaqiri.

    Ajo i ka theksuar Shaqirit se nuk është “Big Brother” ky spektakël dhe se duhet të japë komentet për kërcimin e saj dhe jo për balerinin që e shoqërin.

    Gjatë debatit ndërhyri edhe Valbona Selimllari, por Kollçaku nuk u tërhoq nga qëndrimi i saj, duke i theksuar kësaj të fundit se ka ikur koha e komunizimit.

    Debati:

    liri: Me këtë kompleksim që ti ke, komplekson edhe damën tënde.

    Ina: Kjo nuk është normale. Mos fol për balerinin, por për mua.

    Iliri: Disiplina e parë e balerinit është që të mos flasësh kur flet koreografi.

    Ina: Nuk është Big Brother, është Dancing With The Stars.

    Iliri: Unë e di shumë mirë, ti ndoshta nuk e ke kuptuar. Ti thyhesh në mes dhe kjo sjell jostabilitetin që vazhdon gjatë gjithë kor.

    Ina: Do ta vlerësoja nëse do të flisje për mua.

    Eltioni: Fol, se pema që ka kokrra, gjuhet.

    Iliri: Se ti ke kokrra shumë…

    Valbona i drejtohet Inës: Nuk mund t’i flasësh kështu kryetarit të jurisë.

    Ina: Të mos flasë për Eltionin.

    Valbona: Kur flas unë, ti mos fol.

    Ina: Komunizmi ka mbaruar.

    Valbona: Jo, nuk është komunizëm.

  • Vetëm Luizi e vizitoi, Arjani Konomi ironizon mikeshat e tij ‘VIP-e’: Shoqet e mia nuk erdhën kurrë

    Vetëm Luizi e vizitoi, Arjani Konomi ironizon mikeshat e tij ‘VIP-e’: Shoqet e mia nuk erdhën kurrë

    Pak ditë më parë, një video e opinionistit të njohur Arjan Konomi u bë virale në rrjet, pasi ai shfaqej me flokë të thinjur dhe komplet ndryshe në pamje fizike, duke i shqetësuar fansat për shëndetin e tij.

    Megjithatë, ishte vetë Konomi ai i cili bëri me dije se ishte mirë me shëndet teksa ndodhej në një udhëtim shumë larg Shqipërisë.

    Fansat u shqetësuan, por duket se miqtë e mikeshar e tij jo. Prandaj, opinionisti nuk i ka lënë pa përmendur. Në dyqanin e tij ka shkuar Luizi, i cili mesa duket e ka ‘vizituar’ opinionistin dhe ka kaluar qoftë edhe për një përshëndetje dhe kaq ka mjaftuar që Konomi të ‘ironizojë’, mikeshat e tij të cilat i quan ‘VIP-e’, duke thënë se Luizi erdhi ‘u interesua’, por ato asnjëherë.

    Me kë i ka mbetur hatri? Olsa Muhametin? Arbanën…?

  • ‘Kuq e zi, gjithë jetën’! Ndjekësi ironizon Arbanën, ajo nuk ia lë mangut

    ‘Kuq e zi, gjithë jetën’! Ndjekësi ironizon Arbanën, ajo nuk ia lë mangut

    Moderatorja ka ndarë disa foto e veshur kuq e zi, duke bërë tifo për skuadrën e zemrës.

    “Kuq e zi gjithë jetën”, shkruan Arbana në një foto në Instagram krah mikes së saj, Xhemi Shehu.

    Të shumta ishin komentet, por këtë herë njëri ja ka marrë vëmendjen Arbanës.

    “Kuq e zi, ama pushimet në Itali”, shkruan komentues.

    Moderatorja ia kthen me ironi: “Edhe dasmën mos harro”.

  • Të ndarë, por Getinjo ka një lutje për fansat dhe lidhet me Vivienin

    Të ndarë, por Getinjo ka një lutje për fansat dhe lidhet me Vivienin

    Vivien deklaroi pak ditë më parë se arsyeja pse u nda nga Getinjo ishte fakti se reperi luan bixhoz. Vivien u shpreh se ky ves bën që një familje të shkatërrohet dhe se ishte munduar ta largonte Getinjon nga bixhozi. Në lidhje me këtë deklaratë reagoi edhe vetë Getinjo, i cili e akuzoi Vivienin se po kërkon vëmendje.

    Mesa duket fansat e reperit kanë sulmuar Vivien, prandaj në një deklaratë së fundmi ai i ka kërkuar të gjithëve të mos e sulmojnë ish-partneren.

    “Po i lëmë shakatë anash. Ju lutem të gjithëve që më ndiqni dhe më njihni, mos e bëni të madhe punën e ish-lidhjes time edhe të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur muajt e fundit. Jeta vazhdon, ju kisha lutur që ta lini rehat edhe personin që kam qenë me të por edhe mua. Mos e fyeni askënd mos e zmadhoni çdo gjë edhe postimet e mia nëpër rrjete sociale nuk lidhen me lidhjet e mia dashurie”, ka shkruar Getinjo.

  • Erdhën me një duet, Dafina dhe Mozzik “kryqëzohen” nga ndjekësit: Turp, a nuk mendon për vajzën…

    Erdhën me një duet, Dafina dhe Mozzik “kryqëzohen” nga ndjekësit: Turp, a nuk mendon për vajzën…

    Dy këngëtarët më të pëlqyer nga publiku, Mozzik dhe Dafina Zeqiri kanë publikuar duetin e tyre pak orë më parë.

    Ky projekt, prej disa ditësh ështe pritur me padurim nga admiruesit e tyre, por mesa duket disa prej tyre janë zhgënjyer.

    “Degjenerim, çfarë teksti tmerr”, shkruan një prej komentuesve.

    “Turp, e fillon këngën direkt me tshajtme, a nuk mendon pak për rinin e sotshme, përfshirë dhe vajzën tënde,” thotë një tjetër.

  • Mozzik Dafina Zeqirit: Ti je shembulli më i mirë se çfarë mundet të bëjë një femër

    Mozzik Dafina Zeqirit: Ti je shembulli më i mirë se çfarë mundet të bëjë një femër

    Përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit, Mozzik ka shkruar fjalët më të bukura për Dafina Zeqirin. Mozzik e Dafi do vijnë me një bashkëpunim e për reperin, Dafina është bashkëpunëtorja më e mirë.

    “Edhe mendova, ta shkruaja apo mos ta shkruaja. Më ka rënë të punoj me shumë emra të estradës sonë, jashtë dhe në botë por nuk rri dot pa e përmendur që ti je më e mira. Eshtë njeriu më i mirë që kam takuar këtë vit dhe mos të them që është edhe njeriu më i mirë që kam bashkëpunuar ndonjëherë. Komplet energji, talent i pastër, pa urrejtje. Nuk e dëgjova ndonjëherë të flasë keq për dikë. Zemrën e mirë, punën e pastër, qëllimin e qartë, e vendosur për sukses, e dashur, e respektueshme. Një dashuri Duffy. Ti je shembulli më i mirë se cfarë mundet të bëjë një femër”, ka shkruar Mozzik.

    Dafina e ka falenderuar reperin duke u shprehur se dhe ai është një artist i vërtetë, njeri i thjeshtë, i zgjuar dhe i talentuar.